krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 47

Home
Curiculum

47
Sapo doli nga burgu, babai bėri disa kėrkesa nė Sarandė, tė merrte triskat e Frontit pėr vete dhe pėr familjen. Por ato mbetėn pa pėrgjigje. Mė nė fund i thanė tė dilte para popullit nė mbledhjen e lagjes dhe tė pranonte fajin publikisht. E dinin nga dokumentet, se nuk e kishte pranuar as nė gjyq, as nė burg. Mirėpo kėtė kėrkesė, sa pėrulėse, aq dhe tė padrejtė, ai nuk e bėnte dot kurrsesi. Shprehej, se nė asnjė mėnyrė nuk mund tė shkelte mbi vetveten, pėr tė pranuar absurdin se gjoja kishte dashur tė arratisej nė Greqi “me kalė tė bardhė”. Djemtė i thoshin: “Dil e thuaj desha tė fluturoj, se pa triskė Fronti na merr nė qafė edhe ne tė tjerėve!”.
Por ai nuk tutej nga e veta, me arsyetimin se vuajti aq vjet, vetėm ngaqė nuk pranoi tė pavėrtetėn. Jo tė thyhej tani, kur edhe pak kohė kishte mbetur pėr daljen e sė vėrtetės nė shesh.
- Po tė pranoj sot atė qė nuk e kam bėrė, nesėr do t’u dėmtoj mė tepėr!... - thoshte me besim tė plotė duke lexuar ēdo ditė faqet e fundit tė gazetave.
Pas kėsaj, u mor njė kohė tė gjatė duke bėrė lutje pas lutjesh deri nė Kuvendin popullor. Shpresonte t’i njihej e drejta e pensionit, pėr vitet e punės nė arsim. Pėrgjigjet ishin identike: “Nuk tė takon pension, se ke qenė nė burg dhe je pa triskė Fronti.” I kapur peng mes kėtyre dy hallkave tė tmerrshme, ai mbeti i dėnuar pėrjetėsisht. Dhe pėr tė mos e ngrėnė bukėn e pleqėrisė pa punė, ndonėse shtatėdhjetė e ca vjeē, shkoi gjatė muajve tė ngrohtė midis fshatit Borsh dhe Fterrė. Gjeti aty njė shtėpi tė rrėnuar, e mbuloi me degė pemėsh dhe filloi tė rriste bletė. Robinsoni plak e kalonte ditėn mes rrėnojave krejt i vetmuar dhe nė mbrėmje shkonte te motra e tij e martuar nė lagjen Kala tė Borshit. Kavanozat e mjaltit tė tij zunė tė shpėrndahen nėpėr tė gjithė fisin dhe arritėn deri nė Librazhd. Por ai vetė nuk mund tė vinte, se kishte frikė mos na prishte biografinė. Diferencat klasore duheshin ruajtur edhe brenda trungut familjar. Kėshtu e kėrkonte regjimi mizor me prapėsitė e tij tė shumta.
Ndėrkohė, nėna mbante hapur derėn e vjetėr tė shtėpisė deri vonė. E prirur nga parimi i saj human “Bukėn mos ia kurse as hasmit se ta shton zoti”. Priste e pėrcillte njerėzit e farefisit qė shkelnin Sarandėn nga i gjithė rrethi, me sofrėn e varfėr gjithmonė shtruar dhe kurdoherė plot. Pak nga tė gjitha e me mjeshtėrinė e gatimit, ia dilte qė edhe me njė kile qumėsht tė bėnte disa gjellė, deri te qumėshtori i saj i rrallė. Dhe i kėnaqte tė gjithė. Kushėriri i largėt nga babai, qė e zuri nata dhe u detyrua tė shkojė aty, kishte thėnė nė fshat: “Kur u ula nė tavolinėn e saj, mė erdhi gjynah. Po kur u ngrita, m’u duk se hėngra darkė te mbretėresha.”
Eh, ē’tė kujtosh mė parė, pėr atė mbretėreshė tė vogėl tė varfėrisė sė madhe. Pėr atė zemėrbujare, qė me shpirtin behar jetoi kohėn e dimrit tė llahtarshėm. Me kurajėn pėr tė mos u pėrkulur pėrballė pėrbuzjes dhe denigrimit zyrtar. Me tolerancėn e saj pėr t’i folur edhe tė ligut. Me durimin dhe sakrificat e shumta pėr tė rritur njė karvan fėmijėsh nė lartėsinė e pėrpjekjeve tė njė burri guximtar, ajo fitoi nė gjerėsi atė pėrnderim njerėzor, qė rrallė gra tė shtresės sė saj e kishin fituar. Shprehja: “Ajo ėshtė grua e madhe” pėrsėritej nga shumė njerėz mirėdashės. Shitėsja e bukės, Katerina, ndonėse pjesėtare e njė fisi tė partishėm, e thėrriste nga rruga dhe i fuste fshehtas nė ēantėn e pazarit nga njė bukė gruri falas. Dhe kėtė e bėnte vetėm pėr Thėllėzėn e respektuar, se gra tė burgosurish qyteti kishte boll.
Vjollca u bė kopja besnike e tė gjitha cilėsive tė nėnės. Ajo vuajti jo vetėm largėsinė, por e futur mes tė panjohurve plot dyshime, e ngjeu kafshatėn me lot. Nė rrobaqepėsitė e Tiranės, ku supet e pėrkulura tė grave shfrytėzoheshin me pagė qesharake, fitoi zemrat e shoqeve. Personaliteti dhe zotėsia e bėnte shpesh pėrgjegjėse apo kontrollore cilėsie. Por babai “Kriminel” e ulte sėrish mbi makinėn qepėse. Vjollca u bė streha e sigurt familjes dhe e pjesėtarėve tė fisit tonė tė madh, qė lėviznim shpesh deri nė Tiranė pėr halle. E ndau pjatėn e saj dhe tė Hysenit me shumė gojė, pėr shumė vite varfėrie. Lindi vetėm njė djalė dhe e rriti si top floriri. Dhe Ēimi i saj u bė vėrtetė flori. Djalė i qetė dhe i etur pėr dije, qė e thithte librin si sfungjeri ujin, me njė lexim tė shpejtė, gati vertikal. Siguroi nota tė larta dhe me mbiemrin e tė atit i doli e drejta e studimit pėr mjekėsi. Por hija e damkės, e reflektuar deri nė tre-katėr breza, e ktheu edhe floririn nė metal tė zi. Ndodhi dukuria e zakonshme e reaksionit zinxhir, nė zinxhirin biografik. Tek uraniumi, njėri shpėrthim shkakton tjetrin, te biografia nga njėri person digjen gjithė tė tjerėt. Sapo emri i tij u afishua te tė drejtat e studimit nė lagje, njė nga veteranėt e kuq tė Jugut e raportoi nė komitetin e partisė. U hoq menjėherė nga listat, se kishte patur gjyshin nė burg. Mjaftonte vetėm fjala burg, e shkėputur nga lloji i fajit, pėr t’i vėnė kazmėn tė drejtės sė dikujt. Ai vetė dhe prindėrit gati sa nuk u ēmendėn. Por malit tė kuq nė mes tė Tiranės nuk i bihej me grushtin e Migjenit dhe djali shkoi ca kohė nė malin e Dajtit, kamerier, pėr tė harruar dhimbjen.
Pemuli, nga punėtor i thjeshtė nė ndėrtim, u bė mjeshtėr i vinēave. Dhe shpejt arriti tė bėhet montues i ashensorėve, me tė huajt qė punonin pėr turizmin e Sarandės. Pėr njė kohė tė shkurtėr, u vu nė krye tė shpikėsve e racionalizatorėve tė rrethit. Por nė tabelė i vihej vetėm fotografia. Kjo i dha shkas tė shprehet: ”Ne shpikėsit pa emėr”. E nxirrte bukėn e familjes edhe nga hekuri i ndryshkur. Me ca tela ēeliku dhe me dalta tė imta, bėnte grepa peshkimi qė lakmoheshin prej peshkatarėve, si mė tė mirė nga tė importit. Peshqit i bindeshin dorės sė tij tė zgjatur te kallami, sikur tė ishte vetė Jezusi nė peshkimin pėr tė uriturit. Mblidhte guaska deti nga tė tėra llojet dhe me kombinacione tė shumta sajonte figura fantastike, qė kėrkoheshin nga vizitorėt e qytetit turistik, si krijime zbukurimi krejt origjinale. Loshi, i aftėsuar pėr riparimin e radiove, mundi tė instalohet nė Delvinė, te reparti radioteknik i komunales. Gjeti shtėpi aty dhe u martua. Kėrkues nė profesion, arriti tė bėjė qarkun e stampuar tė televizorit. Pasi e plotėsoi me ekranin dhe elementet e tjerė tė blerė, e pajisi shtėpinė me atė aparat aq tė kėrkuar, qė shpėrndahej me autorizim nga komiteti. Mė pas ndėrtoi njė aparat galvanizimi, me tė cilin nikelonte monopulat e radiove. Por spiuni, qė i kishte vėnė pas dega e brendshme, raportoi, se kishte ndėrtuar njė radiodhėnės, pėr t’u lidhur me Greqinė. Policia i rrethoi shtėpinė, pėr ta kapur nė befasi dhe e arrestoi tek flinte gjumin e parė. Gjatė kontrollit tė imėt, i gjetėn pikėrisht pajisjen, e cila pas verifikimit nga ekspertėt, doli se ishte vėrtetė aparat galvanizimi. Por arrestimit kot dhe me aq bujė, i duhej gjetur njė shkak, pėr ta ēuar tė birin e “Armikut” nė rrugėn e tė atit, siē ndodhte zakonisht. Diku nėn krevat gjetėn edhe disa shufra karboni, tė mbėshtjella me cipė bakri, qė pėrdoreshin pėr harkun elektrik tė kinemasė. Ia pati dhėnė i vėllai, Parimi, qė punonte nė kinemanė verore tė Sarandės, pėr antenėn e televizorit. Por, pėr tė mos dėmtuar vėllanė, Loshi deklaroi se i kishte marrė te mbeturinat e kinemasė, pa dijeninė e tij. Megjithatė, vėllai prapė u hoq nga puna. Dhe pėr ato pak shufra tė shkurtra karboni, qė vinin bashkė me filmin, si materiale konsumi, pa numėrim e pa vlerė tė faturuar, Loshin e dėnuan me dy vjet burg. Duke na e shtuar kėsisoj edhe ca mė tepėr tonin e zi tė damkės familjare. Dhe frika qe serioze, sa kohė qė sistemi i diktaturės, e kishte vendosur secilin prej nesh mbi njė rrėpirė tė rrėshqitshme, nė fundin e sė cilės ishte burgu. Kjo na kujtoi, se duhej tė mbaheshim me thonj e mė dhėmbė pėr tė mos rrėshqitur.
Kur doli nga burgu e nuk i dhanė sėrish repart riparimi, Loshi gjeti njė motor, me tė cilin u shkonte televizorėve nėpėr shtėpi, nga Himara nė Konispol. Pasi zbulonte shpejt defektin, i drejtohej tė zotit: “Numėro deri nė dhjetė, tė tė them ku e ka!”. Ndodhi qė, duke u kthyer natėn nėpėr fushėn e Vurgut me fenerin tė dėmtuar, u pėrplas me njė kalė karroce kokė mė kokė. Kali ngordhi nė vend, ndėrsa ai pėsoi hemorragji cerebrale. Por i pamposhturi Losh u ngrit sėrish nė kėmbė.
Luani, zemėrbardhė e flokėbardhė si gjyshi, tė cilin e thėrrisnin “Lashi i llahtarisur” i bėnte traktorėt, ruspat, zetorėt e prishur, fije-fije dhe u jepte shpirt. Duart e tij tė shkathėta, si duar magjistari, kalonin lehtėsisht nga riparimet e trasha tė motorėve gjithė graso, deri te riparimet e imta tė orėve tė lubrifikuara me pika vaj bajamesh. Arriti qė nė tė gjithė Jugun, kur kishte ndonjė problem serioz riparimi, tė thonin, kėtė e bėjnė vetėm ata, “Vėllezėrit e Sarandės”.
Kapėrcimi me pengesa tė larta u bė stili i ecjes pėr tė gjithė. Agimi ishte disenjator nė ndėrmarrjen e grumbullimit. Dhe bėnte krijime estetike me njė mori stilesh shkrimi e kombinime ngjyrash, tė cilat mund t’i gjeje vetėm nė Sarandė. Ndėrkohė shkruante reportazhe, pėrkthente nga italishtja dhe krijonte albume poetike me poetėt mė tė mėdhenj tė botės. Letrat anonime tė komunistėve tė ndėrmarrjes, tė pėrsėritura deri nė Komitetin Qendror, bėnė tė lėvizej disa herė, ndonėse kishte bėrė emėr si poet. Kur fuqia e emrit tė tij, u bė mė e madhe se intensiteti kundėrshtues i pengestarėve, e tėrhoqi gazeta “Fitorja” e Sarandės. Bėri shkrime tė bujshme, qė u ribotuan nė organet qendrore dhe krijoi personalitet nė punė. Por as kėtu nuk e lanė tė qetė deri nė fund. Botoi Librin e parė me poezi, tė titulluar “Jug” dhe shpejt tė dytin,“Buka e duarve tona”. Me lirikat meditative pėr detin, tėrhoqi vėmendjen letrare. Kushdo qė shkonte nė Sarandė, kėrkonte tė takohej me tė. Hokatar, qė hedh po edhe pret batuta pa zemėrim, goja e tij si njė burim drite, qė bie nė tė gjitha anėt ku kalon, spėrkat tė njohurit me humorin e vet, duke ua pėrndritur fytyrat. Ky karakter gjithmonė gazmor e me humor tė hollė, bėri qė gjeografia e miqve tė tij tė shtrihet nga Tirana deri nė Kuksin e largėt, ku poeti fatkeq Spahiu, s’e hiqte nga goja nė ēdo rast e me kėdo. Njeri me shpirt tė rebeluar nga shtypja e rėndė e thundrės sė kuqe, Agimi ėndėrronte prej vitesh kataklizmėn botėrore tė komunizmit. Por ishte tepėr i kujdesshėm prej trashėgimisė ėndėrruese...
Parimi, mė i vogli i vėllezėrve, i konkuroi me punė tė gjithė riparuesit e pajisjeve elektronike tė Jugut. Gjithēka e difektuar, qė mbetej pa u rregulluar nga Gjirokastra dhe Vlora, sillej tek ai si mundėsia e fundit. Pėr arsye se vertikalen e aftėsive tė tij nuk e arrinte tjetėrkush, ishin detyruar ta merrnin vetėm me miratim tė komitetit, nga kinemaja, nė repartin elektronik tė komunales dhe nė kabinėn qendrore tė elektrikut. Pas rrufeve, apo avarive tė shpeshta, qyteti numėronte errėsirėn pėr fare pak minuta. Parimi bėnte lidhje tė ndėrsjella me linjat, sikur tė ishin disa fije tė thjeshta brenda kutisė sė radiomarrėsit. Por kjo aftėsi e tij, bėnte qė edhe kur kishte mbaruar turnin, t’i ndėrpritej gjumi me urdhėr tė drejtuesve kryesor tė rrethit. Dhe ndonėse gjithmonė i papėrtuar e punėmbaruar, privohej nga tė gjithė stimujt moral qė gėzonin tė tjerėt.
Me pak pėrshkrime, kėta ishin vėllezėrit e mi, qė i mėsuan tė gjithė profesionet me intuitė dhe virtuozitet. Ngaqė dyert e shkollave u mbylleshin para syve me rrapėllimė. Kėta, qė nė ndeshjet e ashpra tė luftės pėr ekzistencė, i pėrvetėsuan shkėlqyeshėm tė tėra teoritė dhe praktikat e fushave tė dijes. Kėta, qė jetuan kohėn e diktatit me talente tė ndrydhura, me dėshira tė shtypura e me gėzime tė mohuara. Kėta, qė krijuan njė fis tė ri, tė madh, me afro njėzet vajza e djem fytyrėshkruar. Kėta ishin vėllezėrit e mi, njėri mė i zoti se tjetri dhe tė vuajtur e tė nėpėrkėmbur, njėri mė shumė se tjetri. Atėherė, veē tė mirave, cila ishte e keqja qė i erdhi regjimit prej tyre? Pėrse duhej tė vuanim njė jetė tė tėrė bijtė e Thėllėzės hallemadhe, qė i rriti me thėrrime si shqiponja e shkrepit zogjtė e saj? Dhe i bėri mė tė denjė se ēdokush pėr jetėn mbi kėtė tokė...

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA