krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 18

Home
Curiculum

18
Netėve qė pasuan, kinemaja aq tėrheqėse filloi tė lakmohet edhe nga familjet e sharrėtarėve. Njė mbrėmje, pak para se tė afronte ora, erdhi bashkė me tė ėmėn njė vajzė e gjatė, truphollė. Kishte hedhur krahėve njė pallto tė madhe, tė kuqe. Ishte e bija e teknikut korēar tė pyjeve. Sytė e saj tė mėdhenj, nė ngjyrėn e detit tė kthjellėt, s’di pse m’u dukėn si ujėrat e gjirit harkor tė Sarandės. Tamam nė ēastin, kur duke vėshtruar me ngulm nė sytė e saj, pėr tė zbuluar enigmėn e kėsaj ngjashmėrie, vajza kapi vėshtrimin tim. Ajo qė mė ndodhi atė ēast, i ndodh zakonisht hajdutit kur kapet befasisht dhe s’di ku ta fshehė sendin qė ka nė duar. I zėnė ngushtė, mbeta i topitur dhe i lashė sytė lėshuar nė sytė e saj. Ashtu shajnitesha vetėm kur isha i vogėl, duke peshkuar me grep nė ujėrat anės detit. Vura re se ujėrat nė sytė e saj pėsuan pėr pak ēaste njė dallgėzim tė furishėm. M’u bė sikur brenda tyre shkuma e bardhė rrahu dhe u shkri anėve. Pastaj qerpikėt u pėrplasėn disa herė lehtė, sikur tė ishin buzė tė fshehta qė lėviznin nė njė monolog pa zė. M’u duk se ajo diēka kishte thėnė me sy. Mbase ishte njė mesazh i heshtur, misterioz... Ai sinjal elektromagnetik i padukshėm, gati mė gozhdoi dhe jo vetėm atė mbrėmje, por sa herė ajo hodhi sytė e saj mbi sytė e mi.
Kam dėgjuar shpesh tė thonė se disa ngjarje nė jetė janė tė shkruara. Ndoshta nė ato ēaste ajo po mė dėrgonte pikėrisht shkrimin e fatit tė parathėnė. Nuk ishte mė tepėr se katėrmbėdhjetė vjeē. Mora vesh se vijonte klasėn e shtatė nė Korēė dhe vinte te baraka e tė atit, vetėm nė muajt e verės. Dėgjova tė ėmėn ta thėrriste Klea. Ky emėr mė tingėlloi si njė fjalė poetike me kumbim tė pazakonshėm.
Stina e ngrohtė shkoi shpejt dhe Klea iku bashkė me verėn. Por fytyra e saj e rrumbullt, buzėt e kyēura nė njė heshtje tė mistershme dhe vėshtrimi i syve tė mėdhenj si dy pulsantė blu, mė mbetėn nė tru, pėr tė mezipritur ardhjen e verės tjetėr.
Vajzat e tjera qė silleshin pėrqark, ishin tė ardhura nga fshatrat e malėsive, apo bija zeshkane tė kovaēėve e teneqexhinjve. Por tani nė vėshtrimin tim, sytė e vajzės korēare me emrin Klea, kishin mbetur tė fiksuar si nė celuloidin e filmit, ku nuk mund tė shtohej asnjė figurė tjetėr.
Haja nė mensė ushqim tė lirė dhe flija nė njė dhomė tė vogėl, te baraka e nėpunėsve tė sharrės. Kėtė dhomė tė veēantė ma siguroi shef Qemali. Pėr tė mbajtur aty edhe radioamplifikatorin, tė cilin e lidha me dy altoparlantė te sheshi para barakave. U kuptua sikur mjetet e reja erdhėn bashkė me mua. Ndonėse kaherė qėndronin magazinave, apo pėrdoreshin nga zyrtarėt nė dhomat e tyre. Duke vėrejtur, se jeta nė kantierin e sharrės filloi tė gjallėrohet, shef Qemali mė ftonte shpesh te klubi, ku sa pėr t’i bėrė qejfin haja ndonjė llokume. Kjo u bė shkak qė njė ditė tė mė thoshte:
- Or ti, ke me u ba burrė me pi fėrnet, apo do hajsh veē llokume si gratė!
Duke pikasur mbi tryezė, se ata e shoqėronin fėrnetin me llokume, ia ktheva:
- Atėherė, ju jeni gjysmė burra dhe gjysmė gra!...
Qeshi me gėrgamė dhe u gjegj.
- Ju qytetarėt ta lini dopjogjashtėn nė dorė, duhet me u rujt prej jush...
Pas shumė nxitjeve pėr tė pirė alkool, njė ditė ia bėra qejfin Qemalit. Madje edhe drejtorit tė sharrės, Reshitit, njė kuadėr partie ky nga fshatrat e Korēės. Te klubi kishte ardhur verė me fuēi dhe pranova njė gotė tė madhe nga ai musht. Por ata ngulmuan tė pi qerasjen e secilit prej tė katėrve nė tryezė. Dhe nuk mė lėshuan, derisa i rrėkėlleva tė katėr gotat e ujit me verėn “lehonė”, siē e quanin. Mirėpo “lehona” mė bėri edhe mua tė heq vuajtjet e lehonisė. Mė ra aq keq nė kokė, sa prej dalldisjes humba krejt vetėdijen. Kjo pije magjike metamorfozoi gjithēka pėrqark meje e nga nxehtėsia e tepėrt qė mė krijoi, shkova u zhvesha dhe u futa nė lumė. Ishte tetor dhe Shkumbini i turbullt e tepėr i rrėmbyer. Por me tė ndjerė nė trup ftohtėsinė e ujit, ndjeva se edhe mendja m’u kthjellua disi. U sulėn disa tė alarmuar te zalli pėr tė mė shpėtuar. Por asnjėrit nuk ia mbajti tė hynte mes valėve tė egėrsuara. Ata nuk dinin se isha stėrvitur nė lumė dhe nė det, qysh i vogėl. Bėra disa lodra tė shtira kukafshehtas, pastaj u zhyta thellė me notin “fundo”. Dhe nė ēastin kur kujtuan se u mbyta e shkuan tė mė kėrkojnė diku mė poshtė, dola pikėrisht aty ku nuk e prisnin. Te zalli. Qysh atė ditė, u thashė tė mos mė detyronin pėr tė pirė, se do tė shkoja te lumi dhe mund tė mbeteshin pa kinema. Nuk mė trazuan mė tej.
E luta Qemalit tė blinim disa libra, pėr tė krijuar bibliotekėn e sharrės, ku mund tė kaloja kohėn si nė Kokėrdhok. Tha si pa tė keq, se fondi i bollshėm pėr kulturėn ishte djegur ēdo vit. Shkuam nė librarinė kryesore tė Elbasanit dhe blemė mbi dyqind tituj, ēmimi i tė cilave ishte i lirė pėr kohėn. Tani ditėt e mia nuk prisnin me mėrzi mbrėmjen e filmit. Dhe kjo ma zbuti paksa mallin pėrvėlues pėr nėnėn, vėllezėrit dhe pėr Sarandėn, qė e shihja shpesh nė ėndrra tė pėrgjėruara. Ndjeja nevojė pėr detin, njėsoj si peshku i kėrcyer nė rėrė padashur.
Nė pajisjet, qė shpėrndante kėshilli qendror i bashkimeve profesionale pėr sharrat, bėnte pjesė edhe njė fizarmonikė. Kryetar Qemali ma dorėzoi ta mėsoj, sapo u kthye nga Tirana. Kjo vegėl muzikore, gjithė xixėllime marramendėse, m’u bė shoqja mė e dashur e pasioneve rinore. Arrita tė mėsoj shpejt disa pjesė, qė mė pėlqenin mė tepėr dhe sidomos disa valle, qė u pėlqenin atyre qė mė dėgjonin.
Ndėrsa stėrvitja gishtat me orė tė tėra, njėra nga vajzat zeshkane, mė mbeti te dera e kabinės. Kishte fytyrė tė imėt, flokė tė zinj deri te beli dhe emėr tė ēuditshėm, Sahate. Ishte e bija e kovaēit qė i binte daulles. Ajo shkrihej e tėra nga tingujt magjepsės tė kėsaj vegle dhe farfuriste pareshtur ata sytė e zinj me vėshtrim tė zilepsur. Si duket nuk duroi dot mė tej dhe me guximin e ēuditshėm tė moshės adoleshente, krejt papritmas, hyri brenda e m’u hodh nė qafė si nė filma. U detyrova ta pėrzė menjėherė, pėr tė mos rėnė nė sy. Ustai i Sarandės, bashkė me profesionin, ma kishte mėsuar edhe kėtė zanat. Po nuk ma mbante ta ushtroj. Mund tė bėhesha problem, ta merrnin vesh andej poshtė nga Elbasani dhe tė pyesnin Sarandėn kush isha unė... Atėherė, lamtumirė lumturia ime me filma dhe fizarmonikė... Pastaj damka terrorizuese do tė mė rishfaqej sėrish, si ajo hėna e zezė, kur mbulon diellin nė eklipset pranverore.
Mendova se ishte mė mirė ta ngrohja zemrėn me ėndėrrime tė bukura, sesa me realitete tė rrezikshme. Ndaj iu afrova babait tė Kleas sė ikur larg. Ishte njė burrė fytyrashpėr, mbi dy metra i gjatė, me supe tė gjerė. Njė gjigant i vėrtetė. Jo vetėm shtatlartėsia, po edhe gjymtyrėt e mėdhenj kockorė, e bėnin tė dukej njeri tepėr i veēantė, qė spikatej mes tė tjerėve. Ai ishte njė ekzemplar i rrallė i banorėve tė krahinės sė Devollit. Tė gjithė e thėrrisnin xha Pandi. E pyesja shpesh dhe dėgjoja me kureshtje, kur ai pėrtypte e ripėrtypte imazhe nga jeta e tij nėpėr sharrat e Shqipėrisė, prej Veriut nė Jug. Vinte nė kinema dhe shkoja nė dhomėn e tij tė thjeshtė me disa orendi druri, qė i kishte punuar vetė. Rrekesha tė marr me mend, ku kishte qėndruar Klea gjatė muajve tė verės. Shihja fytyrėn mollėzake nė fotografitė e familjes dhe ndjehesha pėrherė disi mė pranė saj. Zmadhova me dorė fotografinė, ku xha Pandi kishte dalė me gruan dhe tė bijėn nė mes. Nė figurėn e saj derdha tė gjithė aftėsinė, duke e rishikuar shumė herė. Derisa e arrita nė karakter, siē e kisha parė nė verė. Dhe qysh nga ai ēast, ajo u bė fotografia e kyēur nė trurin tim. Xha Pandi u kėnaq shumė dhe i bėri njė kornizė tė lustruar. Mė tej u bėmė miq tė mirė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA