krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 6

Home
Curiculum

6
Mbrėmja na zuri matanė Orikumit, nė arat e fushės sė Dukatit. Lart, nga lindja, nxinte Llogarai i largėt dhe poshtė, nga perėndimi sterrohej deti zhurmėmadh. Diku, mes fushėtirės sė shkretuar nga dimri, sytė e mi, tė lėmekur nga lodhja e pamenduar e asaj dite, diktuan njė dritėz tė zbehtė.
- Shiko aty pėrtej!... - i thashė Fatriut qė kishte humbur mendjen s’di se ku, mes errėsirės.
Ai kundroi me shqisa tė tendosura njė copė herė.
- Do jetė nonjė shtėpi... ose nonjė guvė kusarėsh...
Fjala e dytė mė futi frikėn. Megjithatė, u mundova ta kthej nė shaka:
- Vemi, tė shkojmė natėn me ta, ē’do na vjedhin ne, brekėt?...Edhe ato i kemi tė palara...
- Ata ta heqin kokėn nga supet, qė tė mos i marrė vesh njeri ku gjėnden, - ma ktheu Fatriu krejt i qetė.
- U bubuja nėne, edhe ajo lemeri na duhet! - e drodha nė ēast me frikė.
Si pėr t’iu kundėrvėnė fjalėve tė mia, Fatriu u nis papritmas drejt dritės.
- Eja po deshe, - tha shpinėkthyer, - unė do vete tė ha mish tė pjekur me kusarėt, pastaj ata le tė mė hanė edhe mua, po ama ta shuaj njė herė urinė...
- Ore gazep, mos bėj palaēollėqe tė tilla me mua! - i shfryva gati me dėnesė.
Ai iku. Unė mbeta si kallkan i ngrirė nė mes tė fushės sė mbuluar nga nata. U ula pėrtokė duke u dridhur dhe u mendova gjatė. M’u shfaq sėrish nėna, me atė portretin e saj aq tė dhimbsur. Ajo sikur mė buzėqeshte, por nė cepat e syve kishte lagėshtirė lotėsh dhe i dridhej buza gati pėr t’ia nisur vajtimit. M’u drodh zemra dhe sa nuk thirra, nėnė, moj nėnė, jam gjallė, mos ki merak pėr mua, se tani jam rritur... Befas njė angullimė ēakalli, qė u ndie diku nė drejtim tė errėsirės jugore, mė bėri tė ēohem nė kėmbė. Mė mirė nė duart e kusarėve, sesa nė dhėmbėt e ujqėrve, thashė me vete dhe u nisa drejt dritės qė vezullonte nė horizontin e largėt. S’kisha bėrė as njėqind metra, kur u dėgjua njė fėrshėllimė dhe mė pas u ndie zėri i Fatriut, qė mė thėrriste nė emėr tė shkoja aty pa frikė. Me vėshtrimin tė ngulitur te pikėza e dritės, qė sa vinte afrohej dhe duke u rrokullisur nėpėr gropėza kanalesh e pėrmbi plisa, arrita tė shquaj njė kasolle tė vogėl nė formė tjegulle. Pastaj zjarrin e ndezur para saj, Fatriun kėmbėkryq dhe njė mesoburrė me shajakė tė zinj pėrballė tij. Mish qė piqej nė hell jo dhe jo, po as bukė misri qė hahej prej tyre nuk mė zuri syri.
- Qėnka ēilimi, derėziu e punėziu! - u habit mesoburri me shajakė, duke mė hetuar me kujdes. - Hajde ulu, a shati, pa ti nuk je pėr udhė, pa le mė tė tė zėrė nata pėrjashta!
Iu pėrgjigja tė gjitha kėrkesave tė kureshtjes sė tij dhe mė pas mora vesh se ndodhesha nė kasollen e bekshiut tė arave. Ruante kashtėn e qeve dhe veglat e punės sė bujqėrve.
Fatriu u ankua aty, se unė e paskėsha vonuar, pasi ai mund tė kishte arritur sonte Himarėn.
- E jo, a i vrarė, ti nuk je tomobil qė tė veje aq shpejtė, - ia priti me keqardhje bekshiu i arave. - Kot e ke meruar dhe kėtė kalama qė tė marrė gjithatė udhė me kėmbė.
- Deshi vetė, i thashė mos hajde se nuk ecėn dot... - u shfajėsua Fatriu nė ēast.
- Po, po, - vėrtetova qetėsisht. - Do pėrpiqem tė shkoj nė shtėpi, edhe sikur tė vdes udhės, s’kam ē’pres mė nė Vlorė, maqinat s’mė marrin pa biletė...
Bekshiu psherėtiu dhe nuk foli. Kur pa qė m’u var koka mbi supe, na dha tė dyve nga njė copė bukė tė misėrt me pak djathė. Mė pas na tregoi njė velenxė tė shtruar nė njė cep tė kasolles, ku mund tė shtriheshim pėr tė fjetur pa u mbuluar. Tesha tė tjera pėr vete, nuk kishte.
Nė mėngjes herėt, kur isha ende i nemitur nga gjumi i thellė, Fatriu me shkundi me forcė dhe u nis pa e zgjatur.
Sėrish nė udhėn me njė ēakėll gati gėlqeror, ku pluhuri na i kishte bėrė kėmbėt, si tė lyera me miell deri te gjunjėt. Ik e ik nėpėr fushėtirėn e shkretė, qė dukej sikur s’kishte tė sosur. Gjurmoja pas Fatriut, nėn njė qiell tė vrenjtur, i brengosur, i uritur e krejt pa fuqi. As makina, as udhėtarė, as diell, po vetėm tufa resh tė zeza qė vraponin nėpėr murrėtirėn e dhjetorit.
Kishte shkuar mesdita, kur po u ngjiteshim lakadredhave pa mbarim tė Llogarait. Filloi tė binte njė shi i imėt, si rėrė e lėngėt. Andej lart, ku mund tė ishte Qafa, pėr tė cilėn kishte folur Fatriu, nxinte dhe gjėmonte pylli me pisha. Kėmbėt nuk po i ndjeja tė miat. Ecja me valixhen, qė tashmė kishte marrė peshėn e plumbtė. E kaloja sa nė njėrėn dorė me gishta tė skuqur, te tjetra. Por nė atė tė pėrpjetė mizore, ajo po bėhej mė e rėndė pas ēdo hapi.
- Shpejto, se ika! - klithte Fatriu herė pas here diku njė kthesė mė sipėr.
- Jam lodhur shumė, s’kam mė pikė fuqie! - ankohesha me zė tė shuar e me frymėmarrje tė rėnduar.
- Shpejto, se mė le edhe mua, tė mė mbulojė bora!...
Hodha sytė edhe njė herė pėrpjetė dhe pashė se ajo qė tha ishte e vėrtetė. Shiu i imėt ishte bėrė tani mė i lehtė e mė i bardhė. Po qimtonte dėborė. Binte tėrthorazi, e thatė porsi rėrė.
- Vrapo se tė lashė e ika! - jehoi Fatriu pėr herė tė fundit diku larg.
Ik, shfryva me vete durimhumbur, mu nė djall tė vesh, unė po vdes, s’bėj dot asnjė ēap tjetėr pėrpjetė...Dhe u lėshova si trung i prerė, duke u rrokullisur nė cepin e poshtėm tė xhadesė, derisa ndalova pranė njė ferre. Qėndrova ashtu pėrmbys gati njė orė tė mirė, i pėrhumbur e gati i pėrgjumur. Fjeta i kapitur nga lodhja nuk di se sa. Erdha nė vete, kur ndjeva tė ftohtin therės tė shkaktuar nga lagėshtia e borės, qė po shkrihej mbi qafėn time tė hollė. U drejtova me kujdes dhe mbeta ashtu, i ulur pėrtokė, pa ditur ē’duhet tė bėj... Tani isha fill i vetėm nė mes tė kėsaj rruge tė shkretė dhe gati tė errėt. “Po tė kishte dyqan buke kėtu, ai nuk mė linte vetėm...” mendova. Ndjeva vetminė e frikshme dhe tė akullt, si vetė era qė mė fishkėllente te veshėt.
Pas pak dėgjova ca hapa, qė zhurmonin nėpėr zhavorrin e xhadesė, diku sipėr. Vetėtimthi mė shkoi mendja se po kthehej Fatriu. Por jo. Ishte njė djalosh me shajakė tė zinj, qė po zbriste me nxitim, duke fėrshėllyer njė melodi barinjsh. U gėzova pa masė. Ma dėrgoi zoti tė mė bėhet krahė nė kėtė kiamet, mendova dhe mezi prita nė kėmbė afrimin e tij.
Ai erdhi dhe qėndroi pėrballė i heshtur e me shikim tė zymtė. Filloi tė mė hetonte me kujdes nga kėmbėt te koka. Ishte pothuaj moshatar me Fatriun, rreth tetėmbėdhjetė vjeē. Faqeve dhe nėn hundė i prushėritej njė mjekėr e hollė, rrafsh me lėkurėn. Kishte mbi sup njė shkop, nė fundin e tė cilit varej njė trastė e vogėl e leshtė. Te brezi i varej njė biēak i madh me kėllėf prej briri, i lidhur me ushkur tė leshtė, tė zi, tė trashė.
- E ku vete nashti, a i vrarė? - pyeti me ton tė egėr.
Disi i frikuar, nga vėshtrimi i tij aspak miqėsor, i tregova fije e pėr pe tė gjithė odisenė e udhėtimit tim nėn atė qiell dimri.
- Hėm! - ia bėri me njė nėnqeshje pėrbuzėse.– Je nisur tė vesh te ujqėrit e Qafės sė Llogarait, tė tė kullufitin, a i vrarė!…
- Mė mirė tė mė hanė, se sa tė vdes udhėve…
Duke hedhur sytė e pėrndezur nga kureshtja te valixhja e bukur prej kartoni, pyeti ftohtė e me njė shprehje agresive nė fytyrė:
- E ēar ke atje brėna, mo kec?
- Librat e shkollės... - i thashė me gjuhėn e tharė nė gojėn shkarpė.
Ai la pėrtokė shkopin me trastė, qė kishte nė sup dhe hapi vetėtimthi tehun e biēakut tė madh.
- Pa dal ta shohėm! - ma rrėmbeu valixhen nga duart me forcė dhe me njė tė flakėruar tė thikės, preu spangon, me tė cilėn e kisha lidhur te mesi.
Mbeta i mekur, si zogu i rėnė nga foleja pėrpara gjilpėrės sė zgjatur tė gjarprit.
- E ē’tė duhet shkolla, a derėzi e punėzi, apo tė bėhesh budalla! - u skėrmit dhe i fluturoi librat njėrin pas tjetrit te njė ferrė, poshtė nė pėrrua.
Pastaj futi dorezėn e valixhes te shkopi, pranė trastės sė tij tė leshtė. Dhe me tehun e biēakut tė hapur nė njėrėn dorė, zuri me tjetrėn tė mė gėrmonte xhepat. Nga makthi qė mė shkaktoi thika e drejtuar mbi barkun tim bosh, ndjeva se urina po mė ngrohte kofshėn deri poshtė gjurit. Madje nuk e pata mendjen fare, ē’gjeti e ē’mori nga katėr xhepat e mi tė mjerė. Por prisja me tmerr ēastin, kur tehu i mprehtė i biēakut tė tij tė llahtarshėm, do tė ma hiqte kokėn nga supet si tė zogut. Mė rėnkoi shpirti pa zė: ” Nėnė, moj, ē’mė gjeti!” Ky paskėshe qenė njė nga ata hajdutėt e tmerrshėm, pėr tė cilėt foli Fatriu nė mbrėmje atje poshtė.
- Qitetar i pjerdhur! Nashti je shkarkuar e je tamam pėr udhė, a tė q...fsha udhėt! - shau sė fundi me njė vėshtrim pėrbuzės tė shtrembėr.
Mori shkopin e ngarkuar tashmė edhe me valixhen time dhe bėri poshtė me hapa tė mėdhenj. Fėrshėllente sėrish atė melodinė e tij tė pakuptueshme, nėn fjollat e imta tė borės qė binte papushim.
Mė shkoi nėpėr trup njė e rrėqethur e gjatė dhe befas shkova nėpėr mend, se kisha shpėtuar pėr mrekulli. Pėrpara thikės sė tij, tė gjitha tė tjerat s’kishin aspak rėndėsi. Pėr mė tepėr, kuletėn prej lecke tė lidhur poshtė kėmishės, ku kisha vėnė lekėt e bukės, nuk arriti ta gjente nga nxitimi. E ndoqa me vėshtrim tė nemitur, ndėrsa zbriste me nxitim dhe kthesė pas kthese, po bėhej gjithnjė mė i vogėl. Derisa arriti tė dukej si njė buburrec i zi, dhe mė humbi krejt nga sytė. Por pėrsėri, tmerri lėvriu nėpėr trupin tim tė tronditur, pėr njė kohė tė gjatė. Shkova te ferra ndanė pėrroit, ku ishin ēaprashitur e lagur librat dhe fletoret e mia tė hartimit. I mblodha njė nga njė, duke u futur barkas edhe brenda ferrės, ku kishin rėnė disa tė tjera. Gjeta edhe spangon e prerė nga thika e tij dhe i lidha, duke bėrė njė pako, qė mund tė mbahej nėn sqetull.
Sapo kisha dalė sėrish nė xhade, kur befas mes mjegullinės, dy figura tė turbullta po mė vinin nė fokus pak nga pak. Ishin dy burra me automatikė tė hedhur pas krahėve, qė zbrisnin nga lart. Ende s’mė kishin pikasur, sepse bisedonin me zėra tė lartė. Desha tė zbres, tė fshihem nė pėrrua, derisa tė kalonin. Por mendova, se njerėzit me armė tė ekspozuara nė sup, pėrfaqėsonin atė qė quhej shtet dhe duhej patjetėr t’u qaja hallin. Ishin tė veshur civilė, po nuk ishte vėshtirė pėr mua tė dalloja njerėzit e Sigurimit, qė i kisha parė aq herė te Dega e Sarandės.
Kur ishin ende njėqind hapa larg, ata mė vėrejtėn me sy tė ngulmėt e plot habi. Pastaj u ndalėn dhe pritėn gjakftohtė tė gjithė rrėfimin tim tragjik, pėr labin e tmerrshėm me thikėn e madhe. Pyetėn nga iku dhe mė thanė tė shkoj me ta pėr ta gjetur.
U nisėm. Ata pėrpara dhe unė pas. Tashmė me hapa tė shpejtė, tė fuqizuar, jo nga ēlodhja e gjatė aty, por nga shpresa qė mė ngjalli shpėtimi i jetės. Pėr tė ecur pėrkrah hapave tė tyre tė mėdhenj, hapat e mi tė rraskapitur shumėzoheshin me dy e shpesh me tre kėrcime tė stėrmundimshme.
Arritėm nė qendėr tė fushės, diku pranė kasolles, ku kishim fjetur natėn e kaluar me Fatriun e zhdukur pabesisht. Para njė magazine prej dėrrasash tė kalbura, gjetėm njė turmė njerėzish. Ata prisnin njė kamion “Zis”, tė shkarkonte ēimenton, pėr tė shkuar nė Vlorė. Por nuk e pamė askund grabitqarin lab me thikė tė madhe. Po binte mbrėmja dhe zorrėt e mia ia kishin nisur kėngės mė tė trishtuar, qė mund tė krijojė uria njėzetekatėrorėshe nė trupin e njeriut.
Ēasti i nisjes mezi erdhi. Dy operativėt e Sigurimit hipėn nė kabinė. Ndėrkohė ne tė tjerėt u ngjeshėm nė karrocerinė me pluhur ēimentoje, si klloēkat nė njė furrik tė madh.
U gjenda pranė njė personi tė panjohur. Mė tregoi se ishte gjeometėr i ndėrmarrjes rruga-ura. Duke mė parė si dridhesha prej erės therėse, u bė kureshtar. Nė fillim pyeti pėrse gjendesha aty dhe nė fund me ēfarė isha ushqyer deri sot. Kur i thashė se kisha triskėn e bukės me vete, shprehu bujarinė, tė shkoja atė natė pėr tė bujtur nė shtėpinė e tij. Tė nesėrmen do tė interesohej, tė mė niste me ndonjė mjet pėr nė Sarandė. Befas e ndjeva veten tė lehtėsuar, qė kjo ditė e tmerrshme e ndeshjes sė llahtarshme me “kasapin” shajakzi, tė paktėn, po mbyllej zero me zero.
Zbritėm nė Vlorė rreth orės tetė tė mbrėmjes. Njė grimė herė nuk munda tė lėviz nga vendi. U ndjeva krejt i mpirė nga tė ftohtit dhe qėndrimi kruspull, nė kamionin qė m’i troshiti tė gjitha kockat. Gjeometri mė ndihmoi pėr krahu dhe ma lehtėsoi paksa ecjen, derisa u ēmpiva. Kur arritėm te cepi i rrugės kryesore, ai u ndal dhe tha si me mundim :
- Kėtu ėshtė dyqani i bukės, bjere triskėn ta blejmė racionin tėnd, se nė shtėpi s’besoj tė na ketė mbetur ndonjė kothere nga racioni ynė...
Futa menjėherė dorėn nė xhepin e brendshėm tė xhaketės. Si nuk e gjeta aty, ku e mbaja zakonisht, kėrkova me rrėmbim nė tė gjithė xhepat e tjerė. Madje edhe nė kuletėn e lekėve, ndonėse aty nuk e kisha futur asnjėherė. Dhe befas ndjeva njė therje tė hidhur, qė ma pėrshkoi zemrėn tejpėrtej.
- Aaaa, ah, ah! - rėnkova me dhimbje tė thellė, sikur gjoksin tė ma kishte ēarė kryq e tėrthor njė thikė e madhe. - Ai me thikė mė paska marrė edhe triskėn e bukės!...
U trishtova menjėherė, por mė tepėr mė erdhi inat me veten time, qė nuk kisha arritur tė kuptoj, se edhe burimin e vetėm tė jetės e kisha humbur.
Gjeometri mė vėshtroi me keqardhje njė grimė. Pastaj sikur diēka iu kujtua, tha nxitimthi:
- Mė prit kėtu pesė minuta, sa tė marr diēka nė njė vend dhe erdha! - hodhi ca hapa tė ngutshėm rrugės sė drejtė pa njerėz dhe mori njė kthesė diku majtas.
Prita... Prita... Prita, derisa ora e madhe te kulla e sahatit tė Vlorės, ra dymbėdhjetė herė, pėr tė lajmėruar mesnatėn. Ai s’erdhi. Dhe s’kishte si tė vinte. Pseja gjendet te koha me triskat e saj.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA