krijimtariaime800x150.jpg

Pasthėnie

Home
Curiculum

PASTHĖNIE

Deti nė ngjyrė gushrosaku, Kodra ballkon e Sarandės dhe ishulli i Korfuzit, janė tri pamjet aq tė dashura, qė kam kėto ēaste para syve. Pikėrisht te kodra ballkon, pika mė e avancuar e qytetit, Fonsi me punėn nė Greqi, dhe Monda me pikturat e saj, kanė blerė nga njė apartament pėr verim.
Jemi ulur bashkė me Klean nė ballkonin e katit tė tetė, pėrballė ishullit grek. Aq afėr detit, sa mund tė hedhėsh njė karafil adhurimi pėr valėt kaltėroshe. Atje tej, mes refleksesh qė tė lėbyrin sytė, shpejtojnė vaporė turistik tė mėdhenj, si ishuj tė bardhė lundrues. Bulurima e largėt e dallgėve, me njė farfuritje bukurisht tė kaltėr, na shėron shpirtin e na bėn ta tresim pėrbrenda jehonėn e dhimbshme tė kohėrave nga u nisėm. Pulėbardhat, me krahėrrahjet e tyre tė hareshme, sillen mbi ballkonin tonė pareshtur, si pėr tė na shprehur mirėseardhjen pėrzemėrsisht. Flladi jetėdhėnės i pasdites freskon portokallin e nxehur tė diellit. Dhe nė ēastet kur, me flakėrimėn e vet tė kuqėrremtė, zbret i tėri pėr t’u freskuar nė det, nusja e Fonsit, Miranda, bashkė me Evėn e Armandos, nxitojnė tė na freskojnė edhe ne me pije freskuese.
Mozaiku i nipėrve dhe mbesave mė kanė rrethuar me pyetje tė pareshtura, pėr detajet e shumta tė pėrshkruara te ky roman i pemės sė tyre gjenealogjike. Sapo e kanė lexuar nė dorėshkrim tė printuar dhe duan tė zhbirojnė gjithēka. Pasi truri i tyre nuk e pėrtyp dot absurdin e njollosjes me damkėn e zezė, tė fshirė nga balli ynė, Gleni thotė i pėrdėllyer:
- Unė i ngjaj gjyshit!
- Jo ti, unė, unė! – i pėrgjigjet Rei.
- Gjyshes i ngjaj unė! – ia pret Jonida.
- Unė, unė! – ngulmon Megi, qė sapo ka ardhur nga Greqia.
Na gurgullon aorta e zemrės, qė te kėta lastarė tė rinj tė gjakut tė pėrbashkėt, unė dhe Klea shohim lėvoren tonė tė ngjashmėrisė, gjethet e dėshirave tė gjelbra dhe sythat e pėrjetėsisė.
Ndėrkohė Monda po pėrgatitet pėr tė shkuar nė Suedi, e ftuar tė marrė pjesė nė ekspozitėn evropiane, ku janė paraqitur tre punime tė saj. Sakaq, unė po i bėj leximin e fundit kėtij romani, pėr ta ēuar nė shtyp. Tani im vėlla, Agimi, ka nė Sarandė njė shtypshkronjė moderne dhe unė kam nė Tiranė njė shtėpi botuese. Tė tjerėt kanė krijuar biznese tė tjera. E kaluara na takonte neve, por ne tani nuk i takojmė mė asaj.
E kėrkuam gjithė jetėn kėtė oksigjen lirie pėr bronket tona tė asfiksuara. E pritėm me besimin e pakompromentuar te ndryshimi i domosdoshėm dhe me stoicizmin e durimit tė zgjatur, pėr eliminimin pėrfundimtar tė pėrparėsive tė keqvendosura nė shoqėri. Dhe prapė mbetemi me shpresėn e mėtejshme, qė pikėpamja shekullare, ku secili shtypės, ose i shtypur, nė pozicionin e vet plotėson ciklin e dhimbshėm: mjerimi i disave pėrbėn tė mirėn e tė tjerėve, tė mos gjejė asnjė terren. Ideja ėshtė, qė gjithkujt, i modeluar nga Krijuesi i Madh pėr tė njėjtin qėllim, t’i jepet njė shans pėr tė jetuar si njeri mes njerėzve. Pėr arsyen madhore, se nė rruzullin tokėsor, qė kemi zgjedhur tė jetojmė ardhjen tonė tė pėrkohshme, vijmė rrotull sė bashku e tė pandarė me ujėra, pemė, kafshė e shkėmbinj. Dhe se nuk ka Tokė tė cilėn duhet ta zotėrojnė vetėm disa, dhe nuk ka qiell tė cilin duhet ta fitojnė vetėm disa tė tjerė.

FUND

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA