krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 5

Home
Curiculum

5
Me vėshtrim kureshtar nga dritarja, ndiqja ēdo ditė njė mėsuese, e cila pėrjashtonte nga fushėpamja tė gjitha tė tjerat e shumta nė atė shkollė.
Rezana kishte ardhur direkt nga Parizi nė Librazhd me qarkullimin e tė shoqit, ish diplomat nė ambasadėn shqiptare tė Francės. Ai ishte emėruar shef i seksionit tė organizimit nė komitetin ekzekutiv, kurse ajo biologe nė tė mesmen e vetme tė qytetit. Nė dukje tepėr e kėnaqur dhe lozonjare, Rezana pėrshkonte mespėrmes sheshin e shkollės dy herė nė ditė.
Ishte njė grua me duar e kėmbė tė njė bukurie tė pazakontė. Imagjino duart dhe kėmbėt topolake tė njė vogėlusheje trevjeēare, me ato llėrat e rrumbullta nėn lėkurėn e bardhė, tė hollė e tė butė. Pastaj rrite moshėn e saj dhjetė herė, pa ndryshuar asgjė nga materia pėrveē pėrmasave, dhe del pikėrisht pamja e sipėrfaqeve tė ekspozuara tė kėsaj gruaje. Nuk ishte e majmur, si disa gra me tule e vithe tė varura, tė deformuara. Por e shėndetshme si gratė e pikturave tė Rembrandit, me bel tė rrafshėt dhe fytyrė vogėlane. Flokėt me onde, veshėt me dy vėthė tė veēantė, tė artė, sytė me qerpikė tė gjatė dhe buzėt andėndjellėse tė ėnjtura si mulate, tė lyera me njė tė kuq tė lehtė, xixėllues. Po tė kemi parasysh thėnien, se vendi ynė ka femra tė bukura, Rezana ishte njė dėshmi e gjallė e kėtij pohimi. Ishte vetė feminiteti i bėrė femėr. Kishte fuqinė e njė joshjeje magnetike dhe kur ajo tė kalonte pranė, stepeshe padashur i ēfarėdo gjinie tė ishe.
Afrimi i saj mė shkaktonte turbullim dhe rrėqethje. Njė ndjesi kjo, krejt ndryshe nga rėnia nė dashuri. Pėr faktin, se e shihja veten aq larg saj, sa ē’mund ta shohė Marsi Tokėn. Por me tėrėsinė e figurės sė vet, ajo mė kishte prekur nė nervin estetik. Mė pėlqente ta sodisja tek po ēapitej ashtu butė-butė dhe ėmbėl-ėmbėl, duke valėzuar palat e fundeve dhe fustaneve tė llojllojshėm tė sjellė nga Parisi. Veshjet e saj tė veēanta i ndėrronte shpesh dhe robėronte me to, jo vetėm burrat rretheqark, po edhe gratė e dėshiruara aq shumė pėr diēka perėndimore.
Miku im, drejtori i gjimnazit, Peka, vinte shpesh te dhoma ime e punės dhe mė marroste keq me pėrshkrimet adhuruese qė i bėnte figurės, sjelljes dhe fjalorit tė saj. “Nuk e kuptoj, - shprehej plot pasion, - se si burri i saj tė ketė atė mrekulli nė shtrat dhe tė tregohet aq i velur me njė grua, e cila tė bėn gjithmonė tė uritur siē mund tė jetė vetėm ujku i pyllit nė acarin e dimrit!” Qeshja gjithmonė me shprehjet e tij tė frymėzuara, plot humor e fantazi. Por kur fliste pėr Rezanėn, fjalėt e tij i regjistroja nė kujtesė dhe mendoja se jo vetėm ai, por tė gjithė meshkujt e kėsaj shkolle gjendeshin nė ēdo ēast mes fushės sė magnetizimit terrorizues qė shkaktonte prania e asaj gruaje.
Kishte pak ditė qė seksioni i arsimit pati dhėnė urdhėr tė prerė, pėr ngritjen e kabineteve tė lėndėve mėsimore nė tė gjitha shkollat e rrethit. Afati ishte i shkurtėr dhe secili mėsues pėr klasėn e vet, duhet tė siguronte materialet, qė nuk gjendeshin nė treg, duke bashkėpunuar me prindėrit.
Disa prej tyre u turrėn tek unė pėr tė kėrkuar bojėra dhe tabakė kartonēine. Por tė gjitha materialet qė disponoja, ishin tė llogaritura pėr nevojat e muzeumeve. Madje nuk mjaftonin. Duke mos duruar lutjet e shumta, nė disa raste u detyrova tė jepja nga njė lugė gjelle prej ngjyrave guash e ndonjė tabak karton. Por kabinetet kishin mjaft nevoja dhe unė kurrėsesi nuk mund tė shpėrndaja meterialet nė ngarkim, pėr tė lėnė pa pėrfunduar punėt pėr tė cilat paguhesha.
Atėherė ndodhi ajo qė s’ma priste mendja kurrė, se mund tė mė thyente deri nė atė shkallė. Siē mora vesh mė vonė, Peka me dy-tre mėsues “m’a kishin kaluar derrin mes kėmbėve.” Ata kishin biseduar me Rezanėn, duke i thėnė, se isha njė nga ata njerėz pasionant tė artit, qė i pėruleshin me nderim vetėm bukurisė. Nė rastin konkret, kur ata s’kishin nga ia mbanin dhe shkolla mund tė mbetej prapa tė tjerave pėr t’u bėrė pastaj problem, zgjidhja e vetme ishte pikėrisht ajo. Dhe e kishin bindur.
Rezana trokiti nė derėn time dhe hyri brenda bashkė me erėmimin marramendės tė parfumit e me bukurinė e saj tė spikatur posaēėrisht pėr atė ditė. Pėrshėndeti, buzėqeshi, m’u afrua dhe mė dha dorėn e butė si mėndafsh, nė mėnyrėn mė tė thjeshtė e mė konfidenciale qė mund tė bėhet. Pa ditur asgjė pėr shkakun e ardhjes sė saj tė beftė, kisha mbetur i shokuar e me sy tė shajnitur.
- Si je? – pyeti me njė ton tė ngrohtė, qė vetėm pak gra dinė ta sajojnė nė kordat e tyre zanore.
- Si Robinson Kruzoi nė kėtė ishullin tim tė vetmuar, - u gjegja nė gjendje krejt emotive.
Krahasimi i shkaktoi gaz tė ėmbėl.
- Jo, - tha - kėtu brenda je si Kruzoi para se tė shkonte nė ishull. Dritaren e ke nė pozicion qė sheh ēdo gjė dhe besoj tė kalon dita pa u mėrzitur.
- Kam fatkeqėsinė tė mėrzitem pikėrisht nga ato qė shoh... - nėnqesha padashur dhe duke kujtuar tė shoqin nuk e zgjata frazėn, se m’u ngjit gjuha pas qiellzės.
Ajo e kuptoi nėntekstin e shprehjes sime, qeshi dhe u kthye nga rafti i bojėrave:
- S’ke ē’bėn, njeriu sheh shumė gjėra, por jo gjithēka ia vlen tė shihet kur nuk ekziston mundėsia pėr t’i arritur. Pėr shembull, gjithė kėto ngjyra tė bukura qė shoh kėtu, kam dėshirė tė marr diēka prej tyre, por nuk mundem kur ato i pėrkasin tjetėrkujt...
Edhe pėrgjigjja e saj ishte me nėntekst tė qartė. Megjithatė, misteri i afrimit, butėsia e zėrit tė vagėlluar dhe nėnqeshja enigmatike e saj, mė kishin topitur e shushatur krejt. Befas u ndjeva tepėr i dobėt pėr t’i bėrė ballė fuqisė magjepsėse tė saj. Se unė isha njė bunker qė mund tė pėrballoja ēdo gjyle topi, por nuk pengoja dot hyrjen e njė kanarine pendartė te frėngjia ime. S’di se si u zgėrlaqa pėrbrenda atė ēast e ma dha truri pėr tė thėnė:
- Ju mund tė merrni diēka, meqė s’keni kėrkuar ndonjėherė!...
- O faleminderit shumė! - gazmoi e kėnaqur dhe filloi tė marrė me dorėn e saj nga njė kavanoz tė plotė prej tė gjitha nuancave tė ngjyrave. Pasi i vendosi ato nė njė kuti kartoni, mori edhe mjaft tabakė kartonēine. I mbėshtolli nė formė konike, i vuri nėn sqetull. Pastaj u afrua, mė dha njė tė puthur allafrancez nė faqe dhe doli duke mė lėnė gati tė paralizuar.
Mori aq sa deshi, sa nuk do tė kishte marrė askush tjetėr. Dhe s’kishte si tė ndodhte ndryshe, se asaj nuk mund t’i kundėrshtoja dot kurrėsesi. Njė copė herė mbeta si ai trupi mėsimor i njeriut prej allēie nė laboratorin e saj.
Pas njė ore erdhi Peka shtatmadh e simpatik. Mė pėlqente mendja e tij e shkathėt, gjuha energjike me kolorit dhe individualiteti i theksuar. Ai mė tha gjithė gaz:
- E dėrgova “delen rudė” pėr tė mbledhur njė dorė bar nė “strofkėn e ujkut” duke e ditur mirė se ai, njėsoj si ne tė tjerėt, nuk e kafshon dot nga frika e ēiftes sė “bariut” tė saj...
- Ah, i poshtėr, ti ma paske bėrė tetėshin sot, duke mė zhvatur gjithė ato materiale! - i thashė buzagaz dhe ia ktheva: - Sidoqoftė, prova qė dhashė, ndonėse nė dėmin tim, tregoi se jam ndryshe nga ndonjė ujk si ti, qė e kanė vėnė tė ruaj delet...
- Nė fakt ajo tė lavdėroi, tha se ti ishe ujk artist, nga ata tė zbuturit e cirkut. - Peka qeshi me gėrgamė.
Ditėt e tjera “delja rudė” kalonte tej dritares, buzėqeshte me pėrzemėrsi, apo pėrshėndeste me dorė nga larg, por nuk afrohej sėrish te “strofka”. Peka shakaxhi e shpjegonte kėtė qėndrim tė saj, me zgjuarsinė pėr tė qenė e kujdesshme, qė me erėn dhe blegėrimėn e vet tė mos ndizte gjakrat e ujqėrve rretheqark. “Pėr sa kohė ajo do tė qėndrojė nė kėtė shkollė, ne si meshkuj do tė mbetemi vėllezėr nė torturė.” thoshte ai.
Sidoqoftė, ishte kėnaqėsi tė hidhje sytė njė copė herė nga oborri i shkollės kur kalonte ajo. Sepse mė pas, vazhdonte monotonia e zakonshme, kur mėsuese Shpresa, e veshur me tuta sportive, u bėrtiste vajzave maturante, pa menduar se pas xhamave tė mi dėgjohej fare shkoqur: “ Bėjeni mirė moj budallaēka, se nė fund tė semestrit do kėrkoni dhjetė, po vetėm nė ushtrimin e ngritjes sė kėmbėve merrni dhjetė ju, tek tė tjerat zero!” Dhe vajzat qeshnin nė kor.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA