krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 1

Home
Curiculum

1
Kthimi nė Librazhd ishte identik si rrokullisja e Sizifit me gurin e rėndė nė fund tė malit nga u nis. Madje mė keq. Kėtu dashakeqėsit nėnqeshnin me pėrēmim dhe “fėrkonin barkun”. Sytė e tyre qesėndisės dukeshin sikur thonin: “Ky ishte ai qė na shiste mend nėpėr revista, gazeta e televizion?! Ja, kėtu e ka vendin, nėn kėmbėt tona!” Dhe tė jesh nėn kėmbėt e dashakeqėsve injorantė, ėshtė njėlloj si tė jesh nėn kėmbėt shumėtonėshe tė elefantėve.
Tashmė edhe banakierja e klubit tė qendrės, njė e pėrdalė qė lėpihej me kuadrot kryesorė, pasi mė dėrgoi njė kafe tė hidhur dhe i kėrkova t’i shtonte pak sheqer, mė nguli thumbin :
- Qėnke bėrė gjithė pretendime... Po nejse, tė ishe i mirė tė mbanin aty ku ishe...
Gati sa nuk i thashė me mllef “Moj lavire e deklaruar, edhe ti ke mbetur pa e fyer dinjitetin tim? “ Por nuk ishte as koha as vendi pėr njė frazė tė tillė dhe nuk ia vlente tė ndyje gojėn. Nė tė gjitha kohėt, injoranca i ėshtė kundėrvėnė dijes, prapambetja e ka penguar pėrparimin, errėsira e ka luftuar dritėn.
Paksa i druajtur prej reagimeve tė rrėzimit, u shfaqa nė seksionin e arsim-kulturės, pėr tė marrė detyrėn e mėparshme. Kishte arritur dosja me karakteristikėn e punės nga revista “Ylli”. Por mė thanė se ishin porositur nga komiteti i partisė tė punoja pėr ngritjen e dhomės historike tė varrezave tė dėshmorėve. Te varret!… mendova dhe m’u duk vetja si njė i pavarrosur. Nuk e zgjata. Gjithmonė kisha patur pėrballė njė mur me gurė tė mprehtė. Para sė gjithash, duhej ruajtur koka nga pėrplasjet e panevojshme. Takova drejtorin e komunales. Mė dha udhėzimet dhe materialet pėr tė filluar nga puna.
Mirėpo kur kthehesh edhe njė herė nė shpellėn nga je larguar me dėshirė tė madhe, e ndjen veten sikur shkel mbi gjemba murrizi. Ndaj mė duhej ēdo mėngjes, rrugėn nga qyteti te kodra, ku ndodheshin varrezat, ta bėja kokulur dhe krejt shpėrfillės pėr vėshtrimet kureshtare rretheqark. Ngarkova veten me detyrimin, tė veproj krejt ndryshe, nga ē’mund tė bėnte tjetėrkush, nė rrethana tė ngjashme, i vrarė nė shpirt nga njė rėnie si imja. Duke e ditur mirė, se mbajtja e mendjes te pėsimi ishte vetėshkatėrruese, e largova nga mendimet, siē mund tė largohej njė mushkonjė qė mė thumbonte herė pas here. Fillova ta stakoja trurin nga gjithēka pėrreth dhe tė bluaja kapitujt e romanit “Ujėsinor”qė kisha filluar nė Tiranė. Ishte i vetmi ngushėllim, qė mė shkėpuste tėrėsisht nga realiteti i hidhur. Tė jetuarit mendėrisht nė mjediset e fantazisė krijuese, veē tė tjerash, mė krijonte edhe njė gjendje tė ngritur emocionale pėr tė medituar me eufori.
Me afrimin e vjeshtės, Monda filloi tė pėrgatitej pėr nė liceun artistik tė Tiranės. Klea po mė lutej:
- Mos ma hiq vajzėn nga duart pėr nė atė shkollė, se do marrė rrugė tė keqe e do pendohesh!...
- Nėse ke edukuar vajzė tė mirė s’ke pse tė kesh frikė nga ē’ke dėgjuar.
- Shoqėria e keqe bėn tė sajėn...
Por unė ngulmoja nė vendimin qė mora pas bisedės sė hapur me time bijė. I shpjegova Mondės se do tė bėnim njė sakrificė tė madhe, duke i dhėnė tė gjithė rrogėn time mujore pėr veshjen e denjė tė njė vajze nė kryeqytet dhe pėr materialet e shtrenjta qė kėrkonte dega e pikturės. Ndėrsa ne, tre tė tjerėt, do tė mbeteshim me rrogėn e vogėl tė Kleas, qė ishte e mjaftueshme vetėm pėr bukėn thatė. Nė Lice do t’i silleshin pėrqark shumė djem. Me premtimet e tyre, do t’ia zbrisnin hėnėn pėrtokė, pėr t’i thėnė ta shkelte me kėmbėt e saj. Nėse nuk do t’u rezistonte dot e do tė lidhej me ndonjėrin pėr ta lėnė shkollėn pėrgjysmė, atėherė jo vetėm do tė na shkonte mundimi kot, por edhe do tė na shkaktonte dėm e mjerim tė madh. Djem tė mirė kishte edhe kėtu. Me ndonjėrin syresh, mund tė martohej pasi tė mbaronte gjimnazin, pa na futur nė krizė ekonomike e shpirtėrore. Duhej tė mendohej mirė. Tė na premtonte me sinqeritet e besnikėri, si njerėz tė shtrenjtė qė ishim pėr tė.
Monda u mendua njė grimė. Pastaj me sy tė lėngėzuar tha:
- Ju jap fjalėn, se do ul kokėn mbi mėsime dhe pėr katėr vjet nuk do shoh me sy asnjėrin. Sikur tė jetė edhe princi mė i bukur i botės. Po nuk e mbajta premtimin, do jem vajza mė e poshtėr e Shqipėrisė...
Kėto fjalė u thanė me tė gjithė forcėn e shpirtit tė saj tė pastėr dhe me buzėdridhje tė sinqertė.
Qysh vitin e parė, valixhja ime e pikturės filloi tė zbrazej nga tubetat e bojėrave tė vajit dhe temperat. Nuk mjaftuan as ngjyrat qė siguroja me shoqėri, apo duke kursyer nga punėt me tė cilat merresha. Mė dukej sikur ajo nuk punonte me tubetat, po i pėrdorte si ushqim. Si pėrgjigje pėr habinė time, Monda tha se, duke shfrytėzuar ndjenjėn e saj tė kolektivitetit, shoqet e shokėt i kėrkonin herė pas here borxh dhe nuk ia kthenin. Kjo mė nxehu. Ia preva furnizimin, derisa e panė qė ajo s’kishte pėr vete dhe filluan ta ndihmojnė.
Tė gjithė prindėrit gjejnė argumente tė mjaftueshme pėr tė lavdėruar krijesat e tyre. Por ato qė mund tė them pėr time bijė, janė fare pak nga ē’kanė thėnė tė tjerėt. Pak ezmere, me sy e flokė tė zinj, me shtat mesatar tė zhvilluar nė pėrpjestime tė pėrsosura, Monda po merrte pak nga pak vlerat e plota, tė njė vajze nė lulėzimin e hershėm tė zgjimit femėror. Ngjashmėria e ēuditshme me aktoren italiane Klaudia Kardinal, bėri qė portretin e kėsaj aktoreje, tė shkėputur prej njė reviste kinematografike polake, ta hiqja tani nga korniza dhe tė vendosja fotografinė e sime bije. Mirėpo pamja e Mondės u bė edhe e keqja e saj. I solli shqetėsime tė vazhdueshme nga djemtė. Aq sa, shpesh detyrohej tė qėndronte mbyllur nė konvikt. Pas vitit tė tretė, tre djem, madje tė mirė, erdhėn njėri pas tjetrit nė Librazhd dhe kėrkonin me ngulm tė fejoheshin. I pyesja nėse kishte dijeni vajza pėr kėrkesėn e tyre. Pėrgjigjeshin me keqardhje, se ajo nuk kishte pranuar tė ndalej pėr tė biseduar me asnjėrin. Atėherė u shpjegoja me durim, se me tė ėmėn e saj isha lidhur me dashuri para njėzet vjetėsh. Tani nuk mundesha kurrsesi tė martoja vajzėn me mblesėri. Megjithatė, pėr tė gjitha kėrkesat e vija nė dijeni Mondėn. Dhe pėr secilin rast, ajo ma priste shkurt: “E kemi lidhur fjalėn njėherė nė fillim, pa mbaruar shkollėn nuk dua tė di pėr asnjėrin.” Kjo pėrgjigje e palėkundur e sime bije, mė sillte gėzim e kėnaqėsi.
Ndryshe nga herėt e tjera, njė mbrėmje arrita vonė nė Tiranė. Shkova menjėherė te konvikti i vajzave. Roja i natės, tė cilin e shihja pėr herė tė parė, ishte ulur nė karrigen pėrballė shkallėve, i mbėshtetur me tė dy duart mbi shkopin e tij tė lėmuar.
- Dua tė takoj vajzėn time, quhet Monda. - i fola krejt natyrshėm.
Daj Xani mė hetoi nga koka te kėmbėt dhe u prish menjėherė nė fytyrė.
- Shko, or horr, tutje, shko or vakabon, se po ta thej shkopin kresė! - shfryu dhe e ngriti pėrpjetė.
Qesha dhe po e kundroja me habi.
- Nuk tė gėnjej, jam babai i saj...
- Shko, po tė them me tė mirė, se nji ku ashtė telefoni, i baj za policisė e po ta bajnė kurrizin ma tė butė se barkun! - dhe bėri me kokė nga cepi, ku ndodhej njė tryezė e vogėl me njė aparat tė vjetėr manual.
Sakaq, dėgjoi njėra nga vajzat te kreu i shkallėve dhe u kthye pėr ta lajmėruar. Pas pak Monda u lėshua me rrapėllimė dhe m’u hodh drejt e nė qafė me tė puthura.
- Kur erdhe, babi?- pyeti ajo gjithė hare.
Daj Xani shqeu sytė krejt i shtangur.
- Pse mėr ēun, qysh nė djepe qeke martu ti?
- Qysh nė pelena, - i thashė duke qeshur.
- Vallahi, bilahi, kjo asht pėr t’u ēudit. Po shyqyr qė doli goca vetė, se kishe pėr ta hang kėt’ shkop kresė kotnasikot...
- Ta bėj hallall shkopin, mjafton qė po ma ruan vajzėn mirė.- i thashė miqėsisht.
Daj Xani i fėrkoi krahėt Mondės, krejt i qeshur tashmė.
- Kjo ashtė ene goca ime. Sa herė kalon shkallėve i flet dajės, mirėmbrama, mirėmėngjes, daj Xani, jo si ca tė tjera, qė s’pysin se po kacafytem me horrat pėr me i rujt...
Mė pas i bleva daj Xanit njė paketė cigare dhe u nisa pėr tek ime motėr. Fatmirėsisht, Vjollca i gjendej Mondės gjithmonė pranė dhe e merrte tė shtunave nė shtėpi.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA