krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 41

Home
Curiculum

41
Te mjedisi i punės, prapa “Zogut tė Zi”, shoferi i komandantit mė solli njė shokun e vet pėr t’i rregulluar targat e xhipit. Ushtar i vitit tė parė, Syrjai nga Pėrrenjasi, shėrbente si shofer i ofiēinės nė repartin e tankeve me njė xhip tė vjetėr tė tipit anglez. Pas shoferit Salo Mema nė Stravaj, Syrjai u bė miku i ngushtė, me tė cilin kaloja pasditet boshe, kur eprorėt tanė kishin shkuar nėpėr familje. Nisėm t’i biem Tiranės rretheqark me xhipin nė dispozicion, mes veturave tė rralla, turmave nė kėmbė, apo qė shtyheshin para dyerve tė urbanėve. Dhe na dukej vetja sikur fluturonim nė krahėt e njė shpendi tė hekurt, qė ushqehej me benzinė tė bollshme nga fuēitė e tankeve. Syrjai sillte herė pas here ndonjė shofer kamioni pėr t’i bėrė targat e mėdha tė spondeve, kundrejt pagesės qė ua caktonte vetė. Pasi kurseja diēka pėr nė shtėpi, me tė hollat e pakta qė mbaja nė xhep dhe me pagėn qė i jepej Syrjait si ushtar i repartit tė rregullt, shuam lakminė provinciale pėr skenat e kryeqytetit. Pamė pothuaj tė gjitha pjesėt e reja teatrale, numrat e estradės sė shtetit dhe cirkun.
Rastėsisht, njė oficer i ri nga reparti i Syrjait, qė dėgjoi se i bija fizarmonikės, mė ftoi tė shkoj tė zėvendėsoj fizarmonicistin e grupit tė tyre shoqėror, kur lodhej e donte tė vallėzonte. Nė bodrumin e maskuar tė farmacisė “5”, tė shtunave nė mbrėmje mblidheshin pėr tė vallėzuar djem e vajza tė reja. Fizarmonicisti, ishte njė djalosh i panjohur nė atė kohė, qė u bė mė vonė kompozitori i dėgjuar Krajka. Mes tyre, futbollisti Pano lakmohej nga tė gjitha vajzat. Kėrcehej pareshtur, pihej birrė dhe shtroheshin meze tė bollshme. Pra, jo keq pėr njė ushtar tė destinuar tė kalbej nėpėr kanale.
Por nga ana tjetėr, mė duhet tė pohoj pa modesti, se disa eprorė ushtarakė u graduan me produktin e duarve tė mia, duke rrahur gjoksin se kishin punuar shumė pėr t’i bėrė repartet “shembullorė”. Mirėpo kjo fjalė e ndritshme kishte kuptim, vetėm te paraqitja propagandistike e reparteve tė tyre. Sepse nga anėt e tjera, tė papėrfillshme pėr sistemin, nxinin.
Koha me variacione interesante erdhi pak mė pas. Drejtori i Tipografisė Ushtarake kishte rėnė dakord me komandantin e brigadės, tė bėja aty stendat e reja tė kėndit tė kuq dhe disa parulla tė gjata pėr fasadat e dy ndėrtesave. Kjo shtypshkronjė ushtarake, me cikėl tė mbyllur nė proceset e shtypit, gjendej te krahu i majtė i “Zogut tė Zi”. Nė turnet e saj punonin shumė gra e vajza, kryesisht tė ushtarakėve dhe pak burra, teknikė, makinistė. Kėndi i kuq ishte njė sallė e madhe e lidhur me mensėn, nė mes tė njė lulishteje, pėrballė ndėrtesave tė shtypshkronjės. Drejtori Merja e shfaqte hapur kėnaqėsinė pėr ēdo punim qė bėhej, duke u treguar mjaft i afėrt, e duke mė shpėnė disa herė pėr kafe.
Mes asaj morie grash e vajzash, qė silleshin pėrqark e mė pėrshėndesnin rregullisht, e ndjeva veten si gjel me pendė jeshile. Por larg instinktit pėr tė shkelur ndonjė pulė. Kisha vėne mend, pėr tė qenė sa mė i rregullt nė sjellje e paraqitje dhe nuk e hiqja asnjėherė rripin nga mesi e kapelėn nga koka. Punoja krejt shpėrfillės, me vėshtrimin tė ngulitur mbi telajot e mia. Disa syresh filluan tė afrohen pėr tė parė punėt dhe zunė tė mė thėrrisnin nė emėr. Te shprehjet miqėsore dhe pėrkujdesjet, kuptova se bashkė me dhembshurinė e zakonshme pėr ushtarin larg shtėpisė, ishte krijuar edhe mendimi pozitiv pėr njeriun. Kjo mė kėnaqte, mė tepėr se ushqimi i mirė dhe qenia i lirė e i pavarur. Madje njė ekonomiste e re nė zyrėn ngjitur, qė i pėlqenin punėt grafike, vinte shpesh e mė fliste me pasion tė veēantė pėr operat, tė cilat ende nuk i kisha shijuar. Mė preu biletė dhe bashkė me tė fejuarin e saj, inxhinier arkitekt, pamė operėn “Madam Baterflai” qė mė la mbresa tė thella. Me arkitektin u miqėsuam dhe kėmbyem mendime tė vlefshme. Mesa kuptova, disniveli im arsimor, nuk ra fare nė sy, falė njohurive, aftėsisė shprehėse dhe elokuencės sė fituar nga leximet. Madje fitova namin e njė njeriu mjaft tė ditur, sa kohė qė s’isha veēse njė i paditur. Dhe u habitėn, kur u fola pėr shtatėvjeēaren time fatkeqe. Sidoqoftė, shkollimi mė trishtonte shpesh. Mė ngushėllonte vetėm shembulli i Gorkit, qė s’pati shkuar nė shkollė dhe nga leximet kishte arritur tė bėhej shkrimtar i madh i Rusisė. Por, nė fund tė fundit, ē’ėshtė shkolla? Njė program njohurish, i diktuar dhe i kontrolluar nga mėsimdhėnėsit. Dituria mund tė merret edhe me vjeljen e pavarur e sistematike tė dijeve, kur nxitesh nga njė ngulm i vullnetshėm erudit. Natyrisht, mėnyra e dytė ėshtė e rropatėse. Dhe riprodhimi i njohurive, i ngjan asaj bukės qė furrtari duhet ta nxjerrė jo nga mielli i gatshėm, por duke shirė kallėzat e grurit me purtekė e duke i bluar me mokėr. Buka ime e gatuar kėsisoj nga halli, nuk i ka shijuar vetėm arkitektit dhe sė fejuarės, po edhe mjaft tė tjerėve. Prapėseprapė, nevojėn e arsimimit e vuaja nė heshtje, me shpresėn e pėrndezur, se dikur do ta merrja patjetėr. Qoftė edhe pėr dokumentin vėrtetues, si ēelėsin qė hap dyert e veprimtarisė nė jetė. Pavarėsisht se ka edhe nga ata qė i marrin diplomat me mik, o me para dhe kur vjen puna, nuk dinė se gomari lidhet nga kėmba.
Disa herė nė mensė vura re, se njė vajzė krejt e re, fytyrėbardhoshe, me vetulla tepėr tė zeza dhe flokėt bukle, qė i vareshin si tubeta spiralesh nga tė gjitha anėt, ulej rregullisht te njė nga tryezat pėrballė. Gratė pranė e nxitnin tė hante. Ajo pėrgjigjej se s’kishte oreks dhe nuk m’i ndante sytė. Ndėrrova vend te njė tryezė e largėt prapa shpinės sė saj. Por ajo filloi tė kthehej sėrish nė pozicionin pėrballė. Atėherė pėr t’i fryrė kosit, pasi isha pėrvėluar nga qulli i Xhinės, zura tė shkoj nė mensė kur kishte ikur ajo. Mirėpo dhe kjo zgjidhje ishte e pėrkohshme. Vajza filloi tė dilte gjatė punės nga reparti i libėrlidhjes, gjoja pėr tė shkuar te banjat, rruga e tė cilave kalonte pėrbri dritares ku punoja. Vura re se shkonte deri te lavamani, shpėlante duart dhe kthehej me vėshtrimin tė ngulitur te dritarja. Atėherė u interesova tė nuhas si larg e larg dhe mora vesh, se Jeta shtatėmbėdhjetėvjeēare ishte mbesa e ministrit tė mbrojtjes. U bu, bu, moj nėne, ē’ėshtė kėshtu, thashė me vete, tė gjitha shigjetat e helmatisura tek unė do vijnė tė ngulen?...
Disa herė nė ditė ajo dilte e mė shigjetonte drejt me ata sytė e saj, si dy kokrra ulliri tė zinj. Por unė nuk mund ta haja mė atė kokėrr ulliri, qė tė zgjatej kjo lojė derisa tė merrej vesh dhe ta pėsoja sėrish me mosveprimin tim. Pėrgatita njė pusullė me dorėn e majtė, ku shkrova: “Bisedojmė sot pasdite nė orėn katėr te Parku Rinia” Sapo u afrua me vėshtrimin shigjetues te dritarja, i hodha pusullėn te kėmbėt. Ajo e rrėmbeu si zogu thėrrimen, e futi nė gji dhe fluturoi gjithė gėzim e dredhule. Ah, moj zogėz e vogėl, mendova, mos u gėzo aq shumė, se nė atė thėrrime ka helm…
Pasdite e prita te njė stol i parkut pėrballė Hotel “Dajtit”. Erdhi direkt nga puna, sepse kohėn e kisha llogaritur. I dhashė dorėn dhe vura re, se nga emocionet i dridheshin harqet e vetullave, qė i kishte mė tė zeza se mustaqet e mia. (Disa herė kisha menduar t’i pres, se mund tė bėheshin lak pėr sytė e femrave dhe prapė mė vinte keq.) Dukej aq engjėllore, sa tė magnetizonte trurin. Por nė rastin tim, dėshirat ishin nepėrka qė duheshin mbyllur nė kavanoza me kapak.
- Hė, moj Jeta, si ja ēon ti, a je mirė? - e pyeta buzagaz, pėr tė hapur muhabet.
- Mirė. - tha me gjysmė zėri.
- Mė thuaj tė vėrtetėn, ke dashur ndonjė djalė?
- Asnjė…
- Pse, djem ka sa tė duash?!
Heshti pakėz, pėrdridhte me gishta njė lidhėse tė varur nga jaka rrethore e bluzės sė hollė.
- Mė duken budallenj…
- Edhe unė budalla jam, bile mė i madh se se ata qė ke parė ti…
- Jo, - tha duke e shoqėruar edhe me lėvizjen kundėrshtuese tė kokės gjithė bukle.
- Ku e kupton ti?
- E kuptoj se tė shoh pėrditė.
- Prandaj mė vėshtron ashtu?
Nuk foli. Mbeti njė grimė si e turpėruar.
- Mė njeh ti mua? – vijova ta pyes.
- Po…
- Nga mė njeh, unė mund tė jem njeri i keq?
- E thonė tė gjitha gratė…
- Ēfarė thonė ato?
- Qė je i mirė dhe duarflori.
- Gratė nuk dinė gjė,- i thashė me ton serioz dhe vijova: - Mund tė jem duarflori, po jam zemėrkatran. Unė jam kryetari i horrave tė Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė. Kam mashtruar gjysmė batalioni me vajza. Njė pjesė e tyre kanė pėrfunduar nė psikiatri dhe ca tė tjera janė mbytur nė liqenin artificial. Habitem si ke guxim tė mė afrohesh …
Ajo qeshi dhe sytė e saj patėn njė pėrshkėnditje tė dukshme.
- Pse tallesh? – tha me naivitet.
- Nuk ke dėgjuar se kėto kanė ndodhur?
- Kanė ndodhur, po nuk je ti ai...
- Jam pikėrisht unė dhe ca tė tjerė si unė, qė ti nuk mund t’i njohėsh aq lehtė.
Mė vėshtroi ngultas dhe nėnqeshi pakėz.
- Vazhdon tė tallesh… - tha pėrsėdyti.
- E kam seriozisht, unė jam i martuar me njė nuse po kaq tė bukur sa ti dhe kam dy fėmijė.
Nga shprehja e fytyrės sė saj, kuptova se deklarimi i fundit e bėri krejt mosbesuese.
- Ohu, lėri shakatė, se s’ka lezet!...
Atėherė nxora nga xhepi portofolin. I tregova fotografinė, ku kisha dalė me Klean dhe dy fėmijėt, kur pata shkuar nė shtėpi pėr Vitin e Ri.
Pėrpėliti sytė njė copė herė. U mbush me njė frymėmarrje tė dridhshme, qė ia tronditi tė gjithė gjoksin e njomė dhe uli kokėn pėr pak sekonda.
- Faleminderit! - tha pas pak me turp.
- Qofsh e nderuar e me mend nė kokė, tė zgjedhėsh njė djalė tė mirė siē je vetė. - ia ktheva i lehtėsuar, qė mė nė fund arrita ta ē’aktivizoj mekanizmin shpėrthyes tė asaj mine.
Ajo mė dha dorėn e lagėshtitur, nga sikleti qė pati hequr gjatė asaj bisede dhe iku me vrap. Tė nesėrmen, Jeta, paksa e turpėruar, filloi t’i vidhej vėshtrimit tim miqėsor.
Pas kėsaj, miku im i ri, tipograf Xhaviti, mė qau hallin se si duroja me atė rrip ushtari tė lidhur fort, ndėrsa mė silleshin pėrqark gjithė ato fustane. Dhe pėr tė mė ardhur nė ndihmė, mė ofroi njė mikeshėn e tij me tė cilėn mund tė shkoja atė natė. Kur i shpjegova se shkoja shpesh tė shtunave nė shtėpi, ai e shprehu bujarinė e vet me dy gota birrė dhe mė dha fotografinė familjare pėr zmadhim.
Xhaviti punonte nė repartin ku shtypeshin materialet sekrete tė Komitetit Qendror tė partisė dhe tė Ministrisė sė mbrojtjes. Dera aty ishte me zgarė hekuri dhe hyhej vetėm i shoqėruar nga drejtori. Duke vėnė re, se drejtori shpesh mė qėndronte pranė, ai mė ftoi disa herė te makina e tij dhe shkova. Retheqark ishin stivuar fashikuj tė shumtė me siglėn “Tepėr sekret” Edhe kėtu mė shkoi mendja sėrish te “Sekreti im i madh” dhe qėndrova si mbi gjemba deri sa u shkėput biseda.
Punimet nė tipografi zgjatėn gati tre muaj, pėr arsye se afati u shty dy herė nga drejtor Merja, i cili i paguante komandės me interes tė mirė vleftėn e punės sime. Pėrpos stendave, bėra njė hartė tė madhe tė Shqipėrisė nė xham dymetėrsh tė trashė me veprat e parashikuara tė pesėvjeēarit. Pėrfundimi u shėnua me shpėrblimin e drejtorit, prej katėrmijė lekėsh dhe njė pako me libra tė zgjedhura, listėn e tė cilave ma kishte kėrkuar mė parė.


lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA