krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 36

Home
Curiculum

36
Nėnreparti i punės gjendej nė krahun e majtė tė fabrikės sė sheqerit. Dhe ekzaktėsisht, te kodrina e parė matanė kanalit tė shkarkimit tė ujėrave tė kėnetės sė Maliqit. Kapanonėt e fjetjes pėr dy kompani dhe ngrehinat e tjera prej dėrrasash tė mbuluara me letėrkatrama, formonin njė hark tė madh, rreth njė sheshi prej dheu gri, tė ngjeshur nga kėmbėt e ushtarėve.
Sapo kapter Qosja dorėzoi skuadrėn tonė te zyra e komandantit, na dhanė sė pari batanijet dhe veglat e punės. Zgjodha, si pėrherė, njė lopatė mesatare, tė mprehtė. Mė pas prita i shtrirė te krevati i drunjtė nė katin e sipėrm tė kazermės, ku binte erė e rėndė djerse dhe balte. Kompania e parė, ku mė kishin caktuar, punonte atė ditė nė turnin e tretė. Nuk shkova fare nė mensė. Hėngra ca petulla, qė mė kishte vėnė Klea nė ēantėn e shpinės prej doku dhe rashė pėr tė fjetur. E, ku tė mė zinte ai i shkretė gjumi nė atė mjedis me erė plehu e me atė ekuilibėr shpirtėror tė shkatėrruar sėrish.
Nė orėn nėntė e gjysmė tė darkės, u radhitėm me vegla nė sup dhe ēizme llastiku nė kėmbė. Pas apelit tė shpejtė u nisėm nė dy rreshta drejt kanalit. Prej kodrės ku po zbrisnim, dukej njė pellg i gjerė, i ndriēuar me llamba tė vendosura nėpėr hunj tė shtrembėr dhe ushtarėt qė gėlonin pareshtur. Shėmbėllimi i tij natėn, ngjante si njė vragė dheu mes njė pylli tė errėt, ku zvarritej njė karvan i gjatė milingonash tė ngarkuara me thėrrime tė bardha kėrpudhash. Diēka piktoreske nga larg. Po kur hymė nė atė llagėm tė madh, pėr tė zėvendėsuar turnin e dytė, pamė se ato thėrrimet e bardha, ishin gropa me ujė dhe baltė torfe tė zezė, tė ndriēuara nga ca llamba elektrike tė zbehta. Ēdo gjė pėrreth llapsiste nga lagėshtia. Turmat e zymta tė ushtarėve tė llangosur kokė e kėmbė e tė rraskapitur nga norma, lėshonin pozicionet e punės. Ēizmet e tyre llapashiteshin mbytur nėpėr pellgje dhe gurė tė thyer prej barominave dhe matrapikėve aq zhurmues, sa tė dhembte koka.
U mjerova shpirtėrisht menjėherė. Ē’mund t’u bėja togjeve tė gurėve tė mėdhenj me dy krahėt e mi tė vegjėl, pėr tė ngrėnė i qetė “toēin” e bukės ushtarake?!... Mė ra ndėr mend, se shumė vite mė parė kishin punuar kėtu, pėr tė hapur kanalin e tharjes sė Kėnetės sė Maliqit, tė burgosurit politikė tė pasēlirimit. Tani ne, bijtė e tyre, do tė gėrmonim nė tė njėjtin terren, tė pahapshėm pėr mjetet e asaj kohe. Do tė thellonim kanalin, qė tė kullonte mė mirė kėneta gjysmė e tharė, duke na u quajtur se po bėnim ushtrinė... Me fjalė tė tjera, do tė kryenim edhe ne njė dėnim tė dytė, pėr ish tė dėnuarit. Cila mendje vallė e kishte pjellė sė pari kėtė torturė komuniste, sipas “parimeve tė shquara” marksiste-leniniste!?... Mallkuar qoftė, thashė dhe pėshtyva mbi ēizmet e zhytura nė llurbėn e zezė.
Por befas nga kėto meditime “armiqėsore” mė nxori britma e mprehtė e toger Refikut:
- Ej, ej, ti atje, hajt, luj durėt, s’ke ardhun kėtu pėr me fjetun nė kambė! Pėrndryshe normėn ke me e ba deri nė turnin tjetėr!...
Prania e toger Refikut, fytyrėmprehtė dhe nervoz, nga Tirana, ndjehej kurdoherė nga toni i ashpėr dhe britmat. Nuk e kishte parė askush atė njeri, ta vinte njė herė buzėn nė gaz qoftė dhe nė kohėn e lirė. Njihej aty si arrogant e mendjemadh, qė dinte ēdo gjė dhe kishte nė dorė gjithēka. Por mė vonė doli se s’dinte asgjė dhe s’kishte nė dorė as gruan e vet.
Ndonėse ishte verė, lodhja, mjedisi gjithnjė i lagėsht, ajri i ftohtė i mesnatės dhe gjumi kaplues i orės katėr, ma bėnė trupin ta ndjeja si njė masė qulli tė ngrirė. Edhe pse kisha njė farė pėrgatitje nga punėt e rėnda, ku kisha marrė pjesė mė parė, kėtu e pashė gjendjen time fizike tėrėsisht tė falimentuar. Kush di ta ēmojė trupin e vet, di edhe ta pėrbuzė atė. Duhet tė pranoj, qė pėr herė tė parė mendova se kisha lindur kot...
Por doli se mė lanė qėllimisht tri javė tė plota, tė pėrgatitem nga ana psikologjike pėr tė vlerėsuar si duhet privilegjin. Mė pas komandanti komunikoi se mė kishte caktuar shkrues tė nėnrepartit. Kapiten Zaimi, i gjatė e me sytė larash si tė maces, ishte nė pamje dhe nė sjellje i ftohtė, por nė shpirt jo i keq. Duhej tė bėja “xixė”, siē u shpreh ai, dhomėn ushtarako-politike me citate e piktura, t’i bija fizarmonikės dhe tė mbaja “xham” tė pastėr e pa gabime regjistrin e ushtarėve.
Premtova me lehtėsi se do t’i bėja xixė dhe xham tė gjitha. Vetėm tė arrija tė shkarkoja peshėn e rėndė, qė pati lėnė kanali i zi nė shpirtin tim, tė robtuar gjatė netėve tė ferrit.
Bashkė me zyrėn ku do tė mbaja dokumentet e shkruesit, mė dhanė edhe ēelėsat e sallės ku do tė punoja stendat. Pasditeve argėtoja ushtarėt me fizarmonikė. Bėja apelin e mbrėmjes para kompanive tė rreshtuara. Raportoja me shkrim nė komandė mbi gjendjen e efektivit. Pastaj shkoja sėrish pėr tė punuar stendat, deri nė turnit tim tė tretė. Me gjithė ngarkesėn e tejrėnduar, kjo punė ishte tejet mė e fisme, nga kanali i tmerrshėm ku vuanin shokėt e mi.
Ngjitur me zyrėn e shkruesit, kisha derėn e kujdestarit tė nėnrepartit, kapter Qoses. Atij i pėlqenin mjaft kėngėt me iso tė anės sė Korēės. Rrekesha tė improvizoj diēka edhe pėr tė, duke luajtur me akorde dhe ai shkrihej i tėri. Filloi tė mė jepte ndonjė konservė sardelesh, pėr tė plotėsuar ushqimin dhe rrallė ndonjė konservė mishi. Zbulova aty, se ēaji i pėrzier me sardele tė shtypura merrte shije mjaft tė mirė...
Tė interesuar qė tė konkuronin me njėsitė e tjera, mė dhanė materiale pa kursim. Pas njė pune ngulmuese e me orė tė zgjatura, arrita tė pėrfundoj njė dhomė ushtarako-politike model pėr tė gjithė repartet e punės. Tridhjetė stendat e mėdha me shkrime e fotografi, citatet nė xham dhe direktivat e pesėvjeēarit me shumė ilustrime grafike, e mbushėn plot sallėn e madhe. Nė fund, kapiten Zaimi dhe propagandisti i komandės sė brigadės, i ardhur nga Tirana, kėrkuan tė bėj edhe portretet e byrosė politike. Ngulmonin, se me ta nė ballė tė sallės, qė kjo punė do tė quhej e pėrkryer. Nė fillim ngurova, pėr shkak se portretet kėrkonin punė me pėrgjegjėsi nga ngjashmėria, si dhe shumė tubeta me ngjyra vaji. Por ata premtuan se do t’i gjenin dhe i sollėn shpejt nga Tirana. Atėherė, i nxitur edhe nga zhurma qė bėhej deri nė komandėn kryesore pėr kėtė punė, fillova t’i punoj portretet me furēė tė thatė nė telajo bezje tė bardhė. Duke fėrkuar ngjyrėn lehtė mbi beze, pashė se dilnin njėsoj si portretet qė kisha parė nė Tiranė, tė bėrė me pistoletė nga piktorėt dekoratorė tė kryeqytetit.
Salla model tėrhoqi disa ekipe nga repartet e brigadės dhe nga njėsitė e reparteve tė rregullt tė Korēės e Pogradecit. Shpėrblimi: Viza e verdhė e gradės tetar dhe pesė ditė leje nė shtėpi.
Pėr tė krijuar estradėn e repartit, u gjenda befas i qerthulluar nga disa tė talentuar. Pėr t’i shpėtuar qoftė edhe njė ditė kanalit tė ferrit, ata kėndonin, luanin skeēe dhe bėnin imitime, qė ua kalonin edhe majmunėve mė tė zhdėrvjellėt tė xhunglės. Shfaqjet nė kinoklubin e Maliqit dhe nė disa fshatra tė fushės sė Korēės, bėnė qė komandant Zaimi tė lavdėrohet deri lart.
Pasi kapter Qosja kishte pėrshtatur pėr vete njė kostum tė pėrdorur me stof oficeri, gjeti njė tė tillė edhe pėr mua. E ktheva nė uniformė ushtari te rrobaqepėsi i Maliqit dhe qepa mbi spaleta vijėn e verdhė tė tetarit. Fėrkova me sidol togėzėn e rripit tė mesit, derisa shkėlqeu si ari. Lashė mustaqe tė holla, qė mė shkonin mjaft dhe u bėra kėsisoj njė pusht i vėrtetė. Tani ngjasoja mė tepėr me njė kadet, se sa me ushtarin e rėndomtė tė punės. Sytė e tė gjithė ushtarėve mė kundronin me zili dhe thonin “Hallall pėr atė punė qė bėn.” Por, ky ishte i gjithė shkėlqimi im. Pas tij do tė vinte patjetėr rėnia, siē kishte ndodhur edhe herėt e tjera.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA