krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 20

Home
Curiculum

20
Ka ēaste nė jetė, kur njeriu del jashtė kohės dhe hapėsirės ku jeton. I dėnuari me vdekje harron dėnimin, i sėmuri harron sėmundjen, sakati harron gjymtimin. Kėsisoj edhe unė kisha kohė, qė nė pasqyrėn e shpirtit nuk e kisha parė fytyrėn e njollosur me damkėn e pashlyeshme. Nga kinemaja te fizarmonika, nga librat te klubi, nga sytė e mėdhenj bojė deti te kėmbėt e bardha me qime, pata harruar cili kisha qenė para pak kohėsh. Kėtė ma kujtoi rasti i keq, kur desh mė ngriu zemra nga e papritura tronditėse.
Ishte e mėrkurė, afėr mesditės. Duke shkuar krejt i shkujdesur te sheshi i shtruar me ēimento para klubit, pashė gjėnė mė tė pabesueshme pėr sytė e mi. Nė tryezat e jashtme, ndanė xhadesė nacionale, pinte kafe, me drejtor Reshitin dhe Qemalin, kryetari komitetit ekzekutiv tė Sarandės, Tahir Gremi. O perėndi, ē’po mė shohin sytė!... Jo, jo, s’ka mundėsi, mund tė jetė ndonjė fytyrė e ngjashme!... Por shenja e prerjes te faqja, kasketa ballore me strehė, xhaketa ushtarake pa spaleta dhe ēizmet prej meshini, ishin pikėrisht ato qė mė kishin parė sytė me dhjetėra herė nė Sarandė. Pastaj kur pikasa ndanė xhadesė edhe gazin e tij me targėn SR, zura kokėn me duar. Dhe duke bėrė njė rrotullim tė plotė, ia mbatha nga sytė kėmbėt. Me vrapim tė pavetėdijshėm, sikur tė kisha djallin pėrbrenda, kapėrceva urėn e pasarelit mbi Shkumbin dhe dola te hidroturbina e vogėl, qė furnizonte barakat me energji elektrike. E gjithė kjo turrje vrulluese, u komandua nga truri i ēoroditur prej frikės, se ai kishte ardhur pėr tė informuar drejtuesit tė mė hiqnin nga puna. Pra, duhej tė mos mė gjenin, kur tė mė kėrkonin pėr ballafaqim. Ndryshe, ē’kėrkonte ai nga aq kilometra larg, tė pinte kafe me drejtuesit e kėtushėm... Zemra mė rrihte me gjėmim dhe rashė nė humnerėn e njė dėshpėrim tejet tė thellė. Mė erdhėn ndėr mend lloj-lloj veprimesh. Por sidomos, mėnyra se si duhej t’ia mbathja fshehtas e tė shkoja sėrish, aty ku kisha vuajtur dhe isha pėrbuzur aq shumė...
Prita nė vetmi tri orė tė mira, derisa nga uria s’po duroja dot mė tej. Zbrita ngadalė e me sytė katėr, duke iu shmangur xhadesė. Mendova tė afrohem pa rėnė nė sy, pėr tė nuhatur diēka nga ajo qė kishte ndodhur. Kalova me zemėrdridhje prapa klubit dhe vura re, se njeriu aq i frikshėm pėr mua, nuk ishte mė aty. Mė dukej sikur tė gjithė ata qė hidhnin sytė drejt meje, thonin, ja, ky ėshtė ai pėr tė cilin erdhi sot deri kėtu kryetari i Sarandės. Eca mė tej dhe hyra nė mensė, me shpresė se mund tė takoja ndonjėrin nga dy tė tjerėt. Po asnjėri nuk ishte aty. Hėngra drekė me ngut dhe dola pėr tė gjetur Qemalin, i cili, patjetėr, do tė mė shfaqte i pari opinionin pėr ēka ishte folur.
Dhe e gjeta te dhoma e tij e gjumit, ku sapo ishte shtrirė tė pushonte. Ai u ēua i habitur dhe mė bėri vend tė ulem. Ia ngula sytė depėrtues pėr tė kapur nė ēast reagimin e fytyrės sė tij.
- Hė? - tha si gjithmonė duke u ēelur nė pamjen e vet dhe zbuloi dhėmbėt e zverdhur nga duhani. - Ē‘hall ke? Tė shof tė prishun nė fytyrė, mos je zanė me ndonji?
U mbusha me frymė thellė dhe, duke u rrekur tė mposht trokėllimėn e ēakorduar tė gjoksit, i thashė me mundim:
- Pse, mos jam zėnė me ndonjė deri tani?...
- Jo, s’je nga ata ēuna ti, po sikur je zverdhun pak.
E mblodha veten dhe nė ēast lėshova nga goja ē’mė erdhi ndėrmend.
- Kam vrapuar tė tė pyes, a mund ta shfaq filmin nesėr paradite pėr nxėnėsit e shkollės sė fshatit Hotolisht. Se mėsuesja pret pėrgjigje dhe nuk desha tė tė shqetėsoj aty te klubi, kur ishe me drejtorin dhe atė oficerin...
Ai vuri sėrish buzėn nė gaz.
- Ē’ne oficer, bre, ai ishte kryetari i komitetit tė Sarandės.
- Ē’deshi deri kėtu?
- E ēoi ministria me sigurue dy makina dėrrasė pėr ndėrmarrjen e ndėrtimit tė Sarandės.
Desh thirra me zė, “Po fol, mor, tė shkretėn, se po mė ēahet zemra!” Po nuk shqiptova asgjė, se mė topiti rėnia e menjėhershme e tensionit nervor. Ndoshta atyre as u kishte shkuar ndėrmend ato ēaste qė unė isha nga Saranda. Dhe aq mė mirė pėr mua. Pastaj Qemali mė udhėzoi, se mund tė shfaqja film pėr shkollat rretheqark, po tė ishte ndonjė luftarak ose pa shumė dashuri.
Brofa nė kėmbė, i shtrėngova dorėn me rrėmbim dhe shkova nė dhomėn time. Rashė pėrmbys mbi krevat, pėr ta marrė disi veten nga ethet e tmerrshme tė makthit, qė mė kishin kapluar pėr mėse tri orė. Frika e pėllumbave prej skifterėve tė fuqishėm dhe frika e tė pėrndjekurve prej pushtetarėve tė diktaturės, ndryshojnė mjaft. Por kanė tė pėrbashkėt zemėrdridhjen. Merrni nė duar njė pėllumb tė trembur kėsisoj, pėr tė dėgjuar kambanėn e vogėl nė kraharorin e tij.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA