krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 13

Home
Curiculum

13
Pasi plotėsoja gjashtė orėt me shpirt ndėr dhėmbė, kthehesha nė sektor bashkė me disa vajza moshatare. Shkoja direkt te baraka e mbuluar me letėrkatrama dhe shtrihesha nė dyshekun tim prej kashte. Flija dy orė si i vdekur, derisa ktheheshin tė tjerėt pėr tė ngrėnė makaronat e drekės me bukė. Racioni i varfėr i ushqimit, pėrbėhej prej dy-tre gjellėsh tė pėrhershme, bashkė me ēajin e marmelatėn e mbrėmjes. Disa nga vullnetarėt, qė kishin marrė ndonjė lekė me vete, shkonin pasdite nė Ulzė. Prisnin te radhėt e gjata deri vonė, sa tė dilnin petullat e bėra prej topthave tė brumit tė hedhur nė kazanė me vaj kikiriku tė valuar. Kjo ishte e vetmja mėnyrė pėr tė thyer superurinė e shkaktuar nga puna kapitėse. Ne tė tjerėt, qė s’kishim para, duhej tė mjaftoheshim, duke mbledhur edhe thėrrimet e tryezave tė mensės. Kėsisoj shteti ynė komunist ndėrtonte vepra bujėmėdha, me njė vullnetarizėm tė imponuar, pėr tė shfrytėzuar viktimėn e vet popull, deri nė palcėn e eshtrave.
Pas nesh arriti nė Kokėrdhok brigada e Beratit. Ishin djem e vajza trupvegjėl, tė rritur me bukė misri nėpėr fshatrat varfanjakė tė asaj ane. Poturet e gjera, jelekėt e ngushtė dhe kėmishėt pa jaka, i tregonin mė tė shkurtėr nga ē’ishin nė tė vėrtetė. Siē shihej te tabela e emulacionit socialist, ata mbetėn njė kohė tė gjatė, tė shėnuar nė samarin e breshkės, pa iu afruar dot as gomarit. Dhe s’bėhej fjalė t’i hipnin aeroplanit, ku ishin ngjitur barinjtė e maleve tė Jugut dhe disa brigada tė tjera.
Lodhje nuk ishte vetėm puna. Ēdo pasdite, me thirrjet alarmuese tė ēangės, duhej tė dilnim tė gjithė te sheshi. Tė uleshim kėmbėkryq nė dheun e pluhuruar nga gjurmėt e shumta. Pėr tė dėgjuar informacionet e punės “ēudibėrėse” nė sektorėt e hidrocentralit dhe situatėn politike. Referuesit e shtabit tė sektorit dhe ardhacakėt nga shtabi qendror, krejt tė freskėt pėr detyrėn, lexonin faqe tė tėra grafikėsh e gazetash. Aq sa, tė rinjtė e topitur dremisnin me duar nė prehėr. Dhe mė pas, kur afrohej muzgu, duhej tė ēoheshim nė valle, pėr tė fituar garėn e entuziazmit revolucionar me brigadat e tjera tė sektorit. Krijohej njė zallamahi e vėrtetė tingujsh kakofonik dhe lėvizjesh tė ērregullta, sikur tė ishim njė turmė tė dehurish. Pamja nga larg i ngjante njė fuge tė madhe nė rrotullim tė pandalshėm, nėn njė re tė madhe pluhuri, qė ngrihej pėrpjetė e mė pas rehatohej pak nga pak mbi kokat dhe brėnda mushkėrive tona. Shprehja:“Kėrcen prifti nga belaja” venitej pėrpara realitetit tė ri: “Kėrcen vullnetari nga halli.”
Ndoshta ata ishin tre muajt mė tė gjatė nė jetėn e mbirėnduar tė secilit. Por mė e keqja ndodhi pasi plotėsuam nėntėdhjetė ditėt, pėr tė cilat patėm shkuar. Nė rreshtimin pėr darkėn e parafundit, krejt e papritur u lexua njė shpallje. Periudha e aksionit do tė shtyhej edhe tre muaj tė tjerė, “me kėrkesėn e vetė vullnetarėve...” Kush ka kėrkuar? pyesnim tė gjithė njėri–tjetrin nė heshtje. Askush... Mirėpo, heshtja tregon miratim. Kujt ia mbante ta nxirrte nga goja fjalėn e kundėrt me fjalėn e sekretarit tė parė tė komitetit tė partisė tė hidrocentralit. Kur fill pas njoftimit, ai pėrgėzoi vullnetarėt pėr kėtė “iniciativė revolucionare”.
Dy “mistrecė” beratas, tė cilėt vepruan ndryshe tė nesėrmen, duke ikur fshehur nga sektori, pėsuan gjėnė mė tė tmerrshme qė mė kanė parė sytė e qė s’do tė mė shlyhet kurrė nga kujtesa. Ata u kapėn nga rojat te postblloku i Shkopetit, ku do tė kalonin patjetėr. Ndryshe s’mund tė depėrtonin mbi thikat e shkėmbinjve tė pingultė nė tė dy krahėt e rrugės pėrbri lumit tė Matit. Katėr policė i sollėn nė Kokėrdhok, qysh paradite dhe u mbajtėn tė lidhur nė njėrėn nga zyrat e shtabit tė sektorit. Pasdite u dha urdhri me ēangė alarmi, tė rreshtoheshin brigadat te sheshi nė dy vija paralele. U formua njė ulluk njerėzor disa qindra metra i gjatė me mbi tetėqind vullnetarė. Pa e ditur askush nga ne pse bėhej kjo gjė e ēuditshme. Mė nė fund, shuarja e kureshtjes, ishte si shuarja e njė zjarri tė madh, nga rėnia pėrsipėr e njė orteku tė akullt. Dy tė lidhurit u sollėn nė krye tė kolonave dhe kuadrot e partisė tė ardhur nga shtabi qendror, njoftuan shkurt: “Kėta dy reaksionarė, me prejardhje tė deklasuar, dezertuan nga aksioni, si minj gjirizi, duke hedhur baltė mbi iniciativėn e gjithė tė rinjve pėr tė punuar gjashtė muaj nė hidrocentral. Tani secili nga ju, duhet t’ua kthejė atyre baltėn nė surrat, pėr tė mbetur i pastėr, siē ka ardhur nė kėtė vepėr vigane tė socializmit, nė kėtė kudhėr tė madhe tė kalitjes revolucionare tė rinisė shqiptare!”
Pastaj, sekretarėt e organizatave tė rinisė pėr aksionin dhe komandantėt e skuadrave, tė thirrur veēmas qysh mė parė, ishin dhe tė parėt, qė i pėshtynė drejt e nė fytyrė. Mė tej, tė lidhurit u kaluan nėpėr tė gjithė ullukun e gjatė tė vullnetarėve, duke i shtyrė nga prapa me automatikė. Policėt prisnin derisa tė pėshtyheshin nga tė gjithė. Vėzhgonin secilin tė kryente detyrimin, pastaj hap pas hapi i shtynin mė tej. Kur i sollėn nė pozicionin, tek ndodhesha diku nga fundi, mė panė sytė dy qenie tė llahtarshme, tė jargavitura nga koka te kėmbėt, me njė shkėlqim gėlbazėsh tė neveritshėm. Ngjanin sikur tė ishin dy ligavecė tė mėdhenj. Mos pafsha mė kurrėn e kurrės njė skenė si ajo, qė mė panė sytė atė ēast. “O zot i madh, si mund t’i shkojė nė mendje njeriut njė ndėshkim kaq ēnjerėzor?”- thashė me vete duke u dridhur nga llahtara e kėtij monstruoziteti tė turmės. Mirėpo kėtij populli edhe t’i bėje nėnėn, quhej normale dhe krejt e ligjshme, kur i kėrkohej me ēdo mėnyrė tė tė quante baba. Dhe qė tė arrihej kjo, duhej pėrdorur dhuna nė tė gjitha metaforat e saj. Duhej pėrdhunuar sistematikisht personaliteti i njeriut, deri nė shkallėn, sa tė mos mendonte se ishte njeri, po vetėm njė nga numrat aritmetik tė proletariatit.
Pas kėtij tmerri tė ēmendurisė shqiptare, tė paparė ndonjėherė, mbyllėm gojėn tė gjithė dhe ulėm kryet mbi kazma, lopata e karroca. Njėlloj sikur tė ishim disa qindra memecė tė mbledhur nga memecėria kombėtare e Shqipėrisė, e cila pėrjetonte me ankth persekutimin mė brutal tė fjalės sė lirė.
Dhe shkuam deri aty, sa tė ndryshojmė edhe pėrmbajtjen e korrespondencės me familjet. Duke u nisur nga konstatimet e secilit, se mjaft letra nuk kishin shkuar nėpėr rrethe, u fol se ato kontrolloheshin nga Sigurimi nė postėn e Ulzės dhe zhdukeshin. Bashkė me time motėr i kishim shkruar nėnės pothuaj ēdo javė. Por ajo pėrsėri ankohej, se nuk kishte marrė asnjė letėr dhe thoshte se i lagte netėt me lot, sidomos pėr vajzėn e vetme, sė cilės ia kishte mė shumė merakun. Tani i shkruam letrėn e re: “Nuk lodhemi fare, jetojmė tė gėzuar me kėngė e valle dhe ushqimin e kemi mėse tė bollshėm, prandaj, nėnėz e dashur, fli fare e qetė!” Erdhi pėrgjigjja menjėherė. Nėna jonė ishte gėzuar vėrtetė...

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA