krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 12

Home
Curiculum

12
Agushi mė kumtoi lajmin e pritur prej kohėsh, se mė kishte regjistruar nė listėn e brigadės vullnetare tė Konispolit. Do tė niseshim pas dhjetė ditėsh pėr nė hidrocentral. Sapo ua tregova nė shtėpi, Vjollca kėrceu pėrpjetė me sy tė gjallėruar:
- Thuaju tė mė regjistrojnė edhe mua. Mbase mė japin ndonjė punė kur tė kthehemi!
Nėna u lėkund nė fillim. Po kur mori vesh se nė listė kishte edhe vajza nga Saranda, pranoi.
- Shiko, se mos i bie njeri nė qafė sat motre, se pastaj i ziu ti! - nxitoi tė mė thoshte me merak tė madh. - Do i bėsh sytė katėr e do i qėndrosh pullė poste, se ka plot agushėr andej tutje…
- Agushi e mori pėr grua. - ia ktheva nė ēast. - Nuk ėshtė ashtu siē e di ti.
- E mori, e mori, po kėtė tėnden s’e lė damka ta marrin…
Nėna me Vjollcėn takuan edhe dy vajza tė tjera tė regjistruara vullnetare. Pasi u siguruan mirė pėr kujdesin e tyre, shkova e shėnova edhe motrėn nė listėn qė kishte arritur mbi tetėdhjetė vetė.
U duk sikur dita e nisjes mezi erdhi. Para zyrave tė komunales, ku kisha punuar dikur, kishin ndaluar tre kamionė tė markės ruse “Zis”. Tė zbukuruar me banderola tė kuqe dhe flamuj. Vullnetarėt, shumica nga Konispoli, me shalle trekėndėsh tė kuq, tė lidhur nė qafė, zhurmonin me zėra tė lartė. Rretheqark gėlonin njė mori kureshtarėsh dhe shumė prindėr, pėr tė pėrcjellė vullnetarėt e qytetit.
Nėna na lidhi tė dyve shallet qė na dha komiteti i rinisė dhe iu mbushėn sytė me lot. Pas saj qau edhe Vjollca. Por nėna ia fshiu lotėt shpejt, qė tė mos binte nė sy pėr keq. Dhe i tha tė qeshte me zor, se mos na kthenin. Terrori psikologjik i damkės nuk na ndahej nė asnjė hap.
Na rrasėn nguc e nguc nga dyzet vetė, nė secilin kamion. Nė njėrin “Zis” vajzat, nė dy tė tjerė, djemtė. Dhe na ulėn kėmbėkryq, rrafsh me karroceritė, pėr tė mos rėnė nga spondet e ulėt.
Aty, ndanė turmės pėrcjellėse, pashė burrin e hallės nga Borshi, qė ma bėri me dorė dhe uroi:
- Shkoni, djema, tė rregulloni biografitė, shkoni!...
Drejtori i komunales doli nga zyra enkas pėr tė mė uruar. Pas tij erdhi mė pėrqafoi edhe Agushi. Mė pas borizani i brigadės nė kamionin e parė i ra borisė pėr nisje. Nga tingujt e saj tė ēakorduar ushtuan tė gjitha rrugėt harkore tė Sarandės. Dikush ia filloi kėngės partizane “Bashkohu shokė me ne nė ēetė!“ Dhe pasi tė gjithė vullnetarėt lėshuan zėrat nė kor, u nisėm drejt qafėmalit tė Gjashtės.
Udhėtuam dy ditė e dy net, tė ngjeshur si thasė me patate, nė kamionėt e zbuluar. Rrugėve tė shkreta era bėnte qejfin e saj mbi trupat tanė tė mpirė nga tė ftohtit. Sapo u afroheshim qyteteve, apo qendrave tė banuara, komandantėt e makinave nxirrnin kokėn nga kabina e shoferit. Urdhėronin tė demonstronim entuziazmin tonė tė detyruar, duke bėrtitur fort parullat e zakonshme, derisa linim pas edhe banesėn e fundit.
Diku nėpėr xhadenė e gjatė tė Fushkrujės fillova tė dridhem e tė kollitem shpesh. Mendova se e pėsova keq, qysh me daljen nga foleja e nėnės. Mund tė kisha marrė plevit dhe do tė zija shtratin sapo tė arrinim nė hidrocentral. Dikush mė dha dy copa gazete, pėr t’i futur poshtė kanotjerit. Ato mė ndihėn tė ndjehem disi mė i mbrojtur. Krejt ndryshe, djemtė e Konispolit, tė pėrgatitur pėr erėrat e kullotave malore, ishin veshur me kilota dhe xhaketa leshi.
Pasi kishim pėrshkuar rreth treqind kilometra nga Jugu nė Veri, nė mbrėmje vonė arritėm nė destinacion. Ishim tė gjithė tė mardhur, tė troshitur dhe tė pluhurosur si mullixhinj, nga rruga e gjatė me ēakėll. Kamionėt kaluan urėn provizore tė lumit tė Matit dhe u drejtuan nga e majta e vendit ku po ngrihej diga e Ulzės. Sapo hymė nė sheshin e pjerrėt me baraka vullnetarėsh, tė sektorit tė Kokėrdhokut, u dha sėrish urdhri tė ushtonim me parullat stereotipe pėr Partinė dhe Enverin. Krejt tė ngjirur e tė ēakorduar nga thirrjet e pareshtura nėpėr tė gjithė transversalen e gjatėsisė shqiptare, rifilluam tė bėrtisnim me sa fuqi kishim, si budallenj. Dhe e gjithė kjo, vetėm pėr tė na dėgjuar shtabi i sektorit me pyllin qė shtrihej pak mė sipėr.
Kur zbrita pėrtokė ndjeva se nuk mund tė qėndroja vertikalisht kurrėsesi. Kisha pėrfund trungut dy hunj tė thatė. Qėndrova disa minuta, sa u ēmpiva pak dhe kėrkova motrėn te turma e vajzave. Edhe Vjollca ishte nė ato ēaste si e dehur nga ai udhėtim marramendės. Me keq nga unė, atė e kishte zėnė makina dhe i kishte spėrkatur kilometrat e shumta me lėngjet e pakta tė stomakut tė uritur.
Mes gjendjes sė ngjeshur, qė gėlonte mbi sheshin me pak bar jeshil, befas pikasa figurėn e urryer prej kohėsh. Konispolati Fatri, qė mė pati braktisur te lakadredhat e Llogarait nė ato ditė dimri me suferinė, paskėshe ardhur nė aksion…Me siguri, tė rregullonte biografinė. Po shpirtin dhe pabesinė s’kishte si e rregullonte kurrėsesi. Isha betuar pėr tė mos i folur kurrė dhe ika pėr tė qenė larg tij.
Sikur tė mos kishte mjaftuar gjithė ajo lodhje, u detyruam tė presim edhe mjaft gjatė aty pėrjashta, nė klimėn e ashpėr veriore. Derisa u bė ndarja nėpėr barakat e mėdha, dyqindvendėshe me dėrrasa. Sakaq, disa tė ndėrkryer nga Konispoli, pėr tė ekspozuar entuziazmin e tyre shtinjak, ia nisėn njė valleje tė kėnduar pėr udhėheqjen partiake: “Tė parin kemi Enverė, tė dytin Mehmet Shehnė...” Kur pamė se kishte edhe tė tjerė tė lėshuar pėrdhe si trungje, unė dhe Vjollca, nuk lėvizėm nga vendi. Ndonėse edhe aty druheshim mos binim nė sy pėr plogėshti biografike.
Mezi duruam sa tė shtrohej darka nė barakėn e madhe tė mensės. Aty na prisnin tryezat e gjata me dėrrasa tė pastruguara. Dhe stolat po aq tė ashpėr, ku pantallonat shumė shpejt mund tė ēelnin dritare te tė ndenjurat. Nė tė dy anėt ishin shtruar rreshta tė gjatė, me njė mori pjata dhe lugė alumini, ku binte njė erė e ngrohtė fasulesh. Pėr ne tė uriturit, ai erėmim ishte aq ngacmues, sa po na spėrdridhej stomaku. Pasi zumė vendet dhe filluam tė hamė, vura re se lėngu i errėt i trashur me miell, duhej trazuar gjatė, pėr tė gjetur ndonjė kokėrr fasule. Kjo gjellė e famshme, do tė na shoqėronte pėr muaj me radhė, pothuaj nė tė gjitha darkat. Por sidoqoftė, mė vonė do tė ndjenim, se pas punės sė lodhshme, stomaku ynė mund tė pranonte fare mirė edhe pluhur guri tė zier me pak vaj e kripė.
Zgjimi nė orėn katėr e gjysmė tė mėngjesit, pėr tė bėrė fizkulturėn dhe gatitjet e tjera qė kėrkonte fillimi i punės nė orėn gjashtė, ishte njė sakrificė e vėrtetė. Sidomos ne, qė vinim nga komoditeti i zgjimit qytetar, na duhej kohė tė korrigjonim regjimin ditor. Por ajo, qė pėr mua, si pesėmbėdhjetėvjeēar, nuk do tė bėhej kurrė refleks i arritshėm, ishte puna e rėndė.
Fiks nė orėn gjashtė u renditėm te faqja malore, pėrbri lumit tė Matit. Ndryshe nga ē’e kishim menduar hidrocentralin, si punė pėr ngritjen e digės, ne duhet tė hapnim njė rrugė tė zakonshme nė faqen e malit, pėrballė Ulzės, qė tė lidhej Burreli me Milotin. Digėn nuk mund ta bėnin lopatat, kazmat dhe karrocat e dorės, siē thuhej. Po makineritė e rėnda. Pėr mua, tė parriturin, nuk kishte ndonjė vegėl me pėrmasa mė tė pėrshtatshme dhe u detyrova tė kap njė karrocė dore. Puna filloi me “Urra“ tė komanduara dhe britma tė fuqishme, sa ushtonte e gjithė lugina. Nga ajo zhurmnajė e stėrmadhe duhej tė merrte vesh Ulza e deri poshtė Shkopeti, se ne, brigada revolucionare e barinjve tė Konispolit dhe zbatharakėt e uritur tė Sarandės, ishim tė lidhur ngushtė me Partinė. Dhe do tė bėnim namin aty pėr tre muaj.
U rendita nė njė skuadėr larg syve tė Fatriut, figura e padėshiruar e tė cilit mė irritonte kujtesėn me tmerrin e Llogarait. Mes britmave, sa hap e mbyll sytė karroca ime mbushej prej dy lopatave, aq sa derdhej. Dhe duhej patjetėr tė vrapoja pėr ta zbrazur te rrėpira e trasesė. Lėvizja e karrocės mbi dėrrasa nuk mė dukej aq e vėshtirė, sa ngritja pėr ta zbrazur dhe tėrheqja pas, pėr tė mos rrėshqitur bashkė me dheun nė pjerrėsinė e thiktė tė malit. Gjė qė mė ndodhi dhe u detyrova ta sjell pėrpjetė pėrmbi shpinė, me stėrmundim tė madh. Pas dhjetė a pesėmbėdhjetė rrugėsh tė tilla, u lodha tmerrėsisht. Iu luta dyshes sė lopataxhinjve tė mos ma mbushnin aq tepėr, se mezi po qėndroja nė kėmbė e mund tė rrėzohesha pėrtokė i vdekur nga tejlodhja. Por njėri nga revolucionarėt e deleve tė Konispolit, ma priti me pakėnaqėsi dhe pėrēmim:
- Do t’i thomi kumandarit tė tė heqi nga skuadra jonė, se me ti, mo kėrthi, ne nuk e bėjmė dot normėn edhe sikur tė pėnojmė gjer nė aksham...
- Jo, mos i thoni! – iu luta, duke menduar, se mund tė mė pėrzinin dhe po tė kthehesha nė Sarandė si i zbuar, do tė ishte njė goditje e rėndė pėr biografinė time tė sakatuar. - Mbusheni sa mė shumė, se o do e shpie plot, o do vdes sipėr karrocės!...
Mėnyra se si ishte organizuar kėtu shfrytėzimi maksimal i krahėve, nuk linte asnjė mundėsi t’i bėje bisht punės. Dita e aksionit, me tetė orėt e saj sfilitėse, pa asnjė pushim, dukej se s’kishte tė mbaruar. Rropatesha, sa mezi rezistoja nė kėmbė deri nė fund. Rastėsisht, komandanti i brigadės, qė kthehej i fundit, mė gjeti pėrmbys nė mes tė rrugės pėr nė sektor. Mė ngushėlloi se tė nesėrmen do tė mė fuste nė listėn e vullnetarėve gjashtorėsh, meqė isha nėn moshė.
Duart mė ishin bėrė gjithė flluska dhe mė pas m’u gjakosėn.
- Hajt, hajt, se do tė tė bėnen edhe tija kallot revolucionare! - mė pėrgėzoi lopataxhiu trupmadh, qė ishte ushqyer me kulloshtėr delesh.
- Vėrtetė?! - ia prita me qesėndi tė pakapshme pėr tė. - Lum si unė!...
E dija mirė, se shumė nga shokėt e Fatriut, kishin ardhur nė aksion pėr t’i vėnė njė cipė sado tė hollė damkės sė kulakut. Shpresonin se kėsisoj mund t’u zbutej sadopak tatimi i rėndė i mish-leshit. Apo mund ta drejtonin disi atė vėshtrimin e shtrembėr, qė u bėhej pėr shkak tė shpronėsimit. Bisedat e lehta para gjumit nė shtretėrit e afėrt, zbulonin pak nga pak edhe shpirtin e tyre tė kryqėzuar nga lufta klasore.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA