krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 3

Home
Curiculum

3
Pasdite arritėm tė shkalafitur nė portin e Durrėsit. Kalata e ankorimit tė anijeve gėlonte nga fluturimet e pulėbardhave. Hamejtė me thesin bosh tė vėnė nė kokė si kapuēon, thėrrisnin: Hajde hamalli! Shumė nga pasagjerėt, tė trullosur prej detit, ecnin marrakėmbėsh apo tė mbėshtetur te njėri-tjetri. Tek ecnim tė heshtur, nė rrugėn pėr tė dalė nga porti, befas dajkoja mė hetoi me kujdes nga koka te kėmbėt.
- Qėnke qerrata, - tha me vėshtrim tė mprehtė dhe kokėlėkundje.- s’tė paska zėnė deti fare. Ti je i mirė pėr marinar...
Desha t’i them, tė mos shihte edhe ai ėndrra, se do ta pėsonte si babai. Po nuk fola. Ndjeja ende nė veshė gumėzhimėn zhauritėse tė motorit dhe tė dallgėve.
Nė shtėpinė e dajko Nexhatit, qė ishte buzė detit, te Currilat, mė pritėn me sy tejet tė zmadhuar nga habia. Por dajkoja i ftilloi shpejt, pėr historinė tonė tė dhimbshme. Prapėseprapė, rrethi me pleq, gra e kalamaj vijuan me pyetje tė shumta. Derisa pėrgjigjet mė lodhėn jo vetėm mua, po edhe ata vetė.
Nė mbrėmje mė shtruan dyshekun pėrtokė dhe mė vunė tė fle herėt, pranė dy dyshekėve bosh. Vonė, kur mendimet e trishta ende nuk mė kishin lėshuar tė mė merrte gjumi, ndjeva se nė dyshekun ngjitur u shtri njė nuse e re, bashkė me tė shoqin, marinar ushtarak. Nusja faqekuqe, qė banonte miqėsisht te kjo dhomė e dajkos, mė kishte bėrė pėrshtypje qysh nė mbrėmje. Pėr ata sytė e saj tepėr tė zinj, pėr flokėt e dendur gjithė krela dhe pėr buzėqeshjen aq tė ėmbėl e pak tė druajtur. Po kur nė errėsirėn e natės zuri tė rėnkonte e tė shfrynte me kėnaqėsi nėn peshėn e gulēimave tė marinarit ushtarak, nuk di pse e mora inat. Dėlirėsia dhe pafajėsia e fytyrės sė saj nė kuzhinėn e ndriēuar, m’u duk atė ēast, sikur u nxi bashkė me mesnatėn. Mendoja se ishte mėkat i madh, gjithēka bėnte ajo pėr tė pėrlyer pamjen e saj aq tė pastėr. Si pranonte ashtu, tė thyhej me dėshirė njė vazo aq e bukur e delikate? Kėtė s’e kuptoja dot. Kisha dėgjuar nga shokėt pėr atė gjė, si pėr njė veprim tė poshtėr, qė duhet ta bėnin vetėm njerėzit e njė kategorie tė ulėt. Po kurrėsesi, tė pranonte ta bėnte njė femėr engjėllore si ajo.
Nė mėngjes, kur nusja mė buzėqeshi sėrish, unė budallai nuk denjova t’i pėrgjigjem me buzagazin tim tė zakonshėm, po ktheva kokėn anash. Kjo mjaftoi qė natėn tjetėr tė mė shtronin nė dhomėn e dy fėmijėve tė dajkos, Loshes moshatare me mua dhe Turit qė vinte pas saj. U pendova sa s’ka dhe gjithė atė ditė e shtyva me vuajtje. Mendoja se ishte mė mirė tė pėrsėritej ajo qė kisha urryer njė natė mė parė. Por jeta qenkish njė teatėr, ku skenat ndėrroheshin vazhdimisht, sipas ngjarjeve dhe shkaktarėve tė tyre.
Tė nesėrmen paraqita vėrtetimin dhe u regjistrova nė shkollė. Sapo u ula nė bankėn e tretė tė klasės sė pestė, e ndjeva veten krejt tė ēlirėt e tė qetė. Kėtu as mėsuesit dhe as nxėnėsit nuk dinin gjė, dhe rrjedhimisht damka qė kisha nė ballė bėhej pėr ta e padukshme. Kuptova se isha krejt i barabartė me gjithė tė tjerėt, nė tė drejta dhe detyrime. Dhe kjo pėr mua, qė mė lėngonte shpirti nėn peshėn e damkės, ishte kėnaqėsi e madhe. Nė Sarandė mė dukej vetja si ai qeni i rrahur, me tre blana, njė nė ballė, njė nė sy dhe njė nė shpinė.
Nė mesditėn e parė tė kthimit nga shkolla, ndjeva menjėherė boshllėkun e madh, qė mė krijoi mungesa e duarve tė nėnės. Nusja e dajkos, njė mesogrua tepėr e gjatė, me gishta tė zverdhur nga duhani, mė zgjati ftohtė copėn e bukės sė misėrt. Ishte njė e treta e katėrqindgramėshit tė triskės sime. E ndarė pėr tre vakte, ajo copė bukė dukej diēka mė tepėr se madhėsia e njė llokumje. Bashkė me tė nė pjatė, ishte dhe njė thelė e vogėl shalqiri. I uritur nga rendjet nėpėr qytet, siē isha, e kafshova bukėn vetėm tri herė dhe e hėngra copėn e shalqirit me gjithė fara e lėkurė.
Ditėt e tjera, pėr tė shuar urinė, djali i dajkos, Turi, mė njohu me ca kalamaj, qė piqnin misra tė vjedhur. Ata ndiznin leshterikė tė thatė anės detit dhe nė prushin e tymtė pėrcėllonin kallinjtė. I nxirrnin nga nėn kėmisha njė nga njė, si tė ishin trofe tepėr tė shtrenjta. U bėra shok me ta, vetėm pasi ndanė gardhit tė arės me misra, kapa nga koka njė gjarpėr tė vogėl. Ata u shtangėn tė tmerruar pėr guximin. Por u shpjegova, se, qėkur isha tetė vjeē, njė dervish me mjekėr tė madhe, kapės i gjarpėrinjve, qė kishte bujtur disa ditė nė shtėpinė e gjyshit nė fshat, mė kishte pėrgatitur pėr t’i rezistuar helmit tė gjarprit. Ai mė kishte dhėnė tė pi sė pari disa pika helmi tė holluara me sheqer nė filxhan, tė cilat i shtoi pak nga pak, deri nė sasinė e plotė tė kafshimit tė gjarprit. Pastaj mė kishte mėsuar si ta kėrkoja gjarprin nėpėrmjet kėngės sė tij me njė zukamė rrėqethėse karakteristike. Dhe ta kap me dorė, duke ia mbajtur mė parė kokėn me njė shkop. Kapa kėshtu disa gjarpėrinj dhe pasi dervishi u hiqte dhėmbėt, ashtu si ai, i fusja edhe unė nė gji. Rrėshqitja e tyre e ftohtė e gudulisėse nėpėr gjoks mė bezdiste disi. Por vijova tė merrem me ta, derisa bashkė me dervishin, shkuam dhe bėmė njė shfaqje publike nė Sarandė, ku dolėm fotografi me tufat e gjarpėrinjve nė qafė. Rasti i tanishėm mė bėri mjaft tė afėrt me tė gjithė fėmijėt durrsakė tė lagjes, qė panė me sy apo dėgjuan pėr demonstrimin tim tė frikshėm.
Aty, mes vjedhėsve tė vegjėl, njoha kapon e tyre dhe kreun e bandės sė famshme tė viteve tė mėvonshėm, Xhevdet Mustafėn. Siē mund tė sillet nė kujtesė, ai u arratis dhe u kthye bashkė me njė grup tė armatosur pėr tė vrarė diktatorin. Por vrau veten, i tradhtuar dhe i rrethuar nga forcat e shumta tė Sigurimit, nė afėrsi tė Lushnjės. Ēfarė s’do tė bėheshim nė jetė ne, tė uriturit e epokės sė socializmit! Qė nga shkrimtarė, deri nė kriminelė... Po mė tė shumtėt njerėz tė mirė tė njė brezi tė pėrvuajtur e hallemadh.
Vėmendja dhe kujdesi i mėsuesve tė kėtushėm, pėr premisat e vėna re te fantazia, si dhe shpengimi shpirtėror prej urrejtjes klasore, bėnė qė t’u kushtohesha tėrėsisht mėsimeve. Pas pak ditėsh ata filluan tė mė pėrgėzojnė, pėr nivelin e njohurive, po sidomos pėr hartimet. Mėsuesi i lėndės e bėri zakon, t’i lexonte para klasės dhe pak nga pak po mė ringjallej krenaria e vrarė.
Mbrėmjeve nė shtėpi plaste sherri i varfėrisė. Dajkėla i sulej me ton shpotitės dajkos qė punonte nė port :
- Ti s’je burrė, qė na lė barkthatė, kur shokėt e tu rrėmbejnė nga porti ē’u zė dora!
Dajkoja, me njė pamje tė pėrvuajtur, shfajėsohej :
- Nuk bėhem dot hajdut...
- Atėherė, ha mut, se s’ke ē’ha tjetėr! - ia priste ajo me sėpatėn e pushtetit, qė i jepte qenia zonjė shtėpie, shtatlartėsia dhe mbrojtja e pėrhershme e nėnės sė saj plakė, gjithmonė prezente nė kėto sherre.
Dajkoja i gjorė mblidhej kutullaē, nė atė nėnshtrimin e vet shpėrfillės. Dhe atėherė, pėrballė dajklės katana, dukej mė shtatvogėl nga ē’ishte nė tė vėrtetė.
Pas shumė pėrplasjeve tė tilla, mė nė fund dajkėla ia tha troē edhe fjalėn, qė nuk dėshiroja ta dėgjoja kurrė:
- Kur s’je i zoti tė ushqesh fėmijėt e tu, ē’deshe qė solle edhe fėmijėn e botės nė sahanin tėnd, or trap?
Oh, sa m trishtuan ato fjalė! Oh, sa mė vranė nė shpirt! Mė shumė se uria e mundimshme. Mė tepėr se brenga e mallit pėr njerėzit e shtėpisė e pėr babanė e burgosur. Dhe qė nga ai ēast fillova ta ndjej veten krejt tė tepėrt aty.
Pas shumė pėrēmimeve, qė i bėnte dajkėla pėr paburrėrinė e tij, dajkoja s’vonoi dhe u hodh nė njė veprim konkret. Bashkė me dy shokė, hapėn kasafortėn e zyrės sė triskėtimit tė portit. Grabitėn njė sasi triskash tė ushqimit mujor, qė gjendeshin tė pashpėrndara. Por kjo u kuptua menjėherė. Dhe me njė vulė tė posaēme, u shėnuan tė gjitha triskat, qė kishin nė dorė punonjėsit, pėr t’i nxjerrė tė vjedhurat jashtė pėrdorimit. Dajkoja, vėrtetė nuk u zbulua, por dėshtoi qysh me provėn e parė nė atė rrafsh tė vėshtirė pėr tė.
Atėherė dajkėla e vuri krejt poshtė, duke e hedhur tuē, si i thonė fjalės.
- Edhe njė herė qė u bėre burrė e more ēiften nė dorė, ti shtive mbi laraska! - qeshte e tallej me sarkazėm ajo.
Pas saj edhe e ėma, plakė shtatėdhjetė e ca vjeē, njė zgėrdallė gjithė kocka e lėkurė, kukurisej nė gaz. Aq sa, nofulla krejt pa dhėmbė i bashkohej me hundėn. Atėherė, fytyra e saj e parė nė profil merrte formėn e sqepit tė gjatė tė pelikanit. Sidoqoftė, tėrėsinė e shpirtit plaka Xhexhe e kishte tė mirė. Sidomos me mua bėhej e afėrt dhe kur mė shihte tė mėrzitur mė lėmonte kokėn.
Ajo mė tha njė ditė t’i fėrkoja eshtrat e shpinės, qė i thernin nga reumatizmi. Dhe kur e mbarova atė lloj pune, mė dha dy lekė. Pas kėsaj, plaka e bėri zakon tė mė thėrriste ēdo pasdite, pėr masazhe kockore dhe herė pas here mė jepte dylekėshin. Por ishte punė tejet e mundimshme, mjaft e mėrzitshme dhe me fitim tė pistė. Pėrveē lodhjes kapitėse tė krahut, ndjeja shumė ndot, kur nga shpina e saj e palarė prej vitesh, nxirrja dorėn, si tė lyer me miell. Mė pėrzihej e mė vinte pėr tė vjellė, prej atij llumi tė bardhė, tė krijuar nga pėrzierja e djersės me qelizat e vdekura tė lėkurės sė njė plake. Atėherė turresha nė banjė pėr tė larė duart me sapun rrobash. Mė pas, dylekėshin e fituar e vija nė kutinė e kursimit prej kartoni, qė kisha bėrė enkas dhe e fshihja poshtė krevatit tė plakės. Bėja shpesh llogarinė e dylekėshave nė kapakun e fletores dhe ndjeja kėnaqėsi tė madhe, qė shtoheshin pak nga pak. Kisha menduar t’i pėrdorja pėr tė paguar biletėn e anijes, po tė mė shkrepte tė ikja ndonjė ditė, pėr te nėna ime e shtrenjtė.
Por pikėrisht, kur kupa e durimit tim u mbush plot me ankimet e shpeshta tė dajkėlės, pėr barrėn qė krijonte “djali i botės “, e gjeta kutinė tė ēarė te cepi i kartonit. Dhe s’kishte brenda asnjė dylekėsh tė fituar me aq mundim e ndot. U trondita e u dėshpėrova aq shumė, sa u kėputa e rashė pėrmbys ndanė krevatit tė plakės. Qava me dėnesa dhe lot tė nxehtė.
Atėherė Xhexheja klithi me zemėrim dhe thirri dajkon aty.
- Je palo burrė! - i shfryu me ton therės. - Je nga ata bashtot kusarė! S’je i zoti tė gjesh para gjetkė dhe vjedh dylekėshat qė i kam dhėnė unė djalit. Jepi paratė tani shpejt, po tė them, se ėshtė gjynah nga zoti!
- Nuk i kam marrė unė, pėr kokėn tėnde! - mblodhi supet e vegjėl dajkoja.
- Lere kokėn time, se e ke bukė e djathė ti, po jepi lekėt allaminutė, se pėr atė zot qė ėshtė njė, tė mallkoj me gjithė shpirt, qė tė gjesh koqen e belasė!
Pas kėsaj dajkoja mė ngriti kokėn e mė vėshtroi drejt nė sytė e pėrlotur.
- Ē’i do lekėt ti, mo nip, nuk mė thua?
- I ruaja pėr tė prerė biletėn, kur tė shkoj nė shtėpi... - i thashė me zė tė zvargur nga trishtimi.
- Biletėn do tė ta pres unė! - pranoi me rrėmbim dhe iku hajdutshe, duke iu vjedhur syrit tė ashpėr tė Xhexhesė.
Dhe ashtu ndodhi. Nė prag tė Vitit tė Ri, sapo filluan pushimet, dajko Nexhati mė preu biletėn e udhėtimit me motovedetėn “ Mine Peza”, qė nisej pėr nė Sarandė herėt nė mėngjes. Bashkė me biletėn, mė dha edhe tetėdhjetė lekė, pėr tė zėvendėsuar ato qė mė mori. Natyrisht, edhe triskėn time tė bukės, me latat qė mė takonin pėr ditėt e mbetura tė dhjetorit.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA