krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 1

Home
Curiculum

1
Deti nė ngjyrė gushė rosaku, kodra ballkon e Sarandės dhe ishulli i Korfuzit. Kėto duhet tė kenė qenė tri figurat e para qė u pasqyruan te retina e syve tė mi, ditėn kur hapa qepallat dhe me mahnitje foshnjore fillova tė dalloj botėn e madhe qė gjallonte rretheqark. Besoj, kėto tri pamje do tė mbeten edhe figurat e fundit nė ēastin, kur t’i mbyll sytė pėrgjithmonė. Pėr arsyen e thjeshtė, se vegimi i tyre, nėpėr ėndrra dhe kujtime, mė ėshtė rishfaqur si refren figurativ i ēuditshėm, gjatė dekadave tė viteve. Kohė kjo, gjatė sė cilės, jam endur fillikat, i shkėputur nga vendlindja dhe trungu familjar. Si njė shpirt i ndarė nga dashuria e ngrohtė e shpirtrave tė afėrt. Dhe tė gjitha erdhėn pas njė largimi tė dhimbshėm. Pėr t’u shpėtuar pasojave tė damkės sė zezė, qė mė vunė nė lulen e ballit tė njomė dhe nė bardhėsinė e shpirtit tė panjollosur. Kur isha vetėm dymbėdhjetė vjeē.
Babai im pa njė ėndėrr tė habitshme. Kishte hipur mbi njė kalė tė bardhė fluturues, qė endej nėpėr lartėsitė e krifave tė reve. Nėn jelet mjegullore tė atij kali fantastik, kishte soditur disa qytete tė madhėrishėm, me shtėpi tė bardha, farfuritėse. Njė zė i mistershėm, qė sillej nėpėr qiell, i tha se ishin Korfuzi, Janina, Athina. Vende kėto, qė ua kishte mėsuar emrin vetėm nga historia. Sepse nuk i kishte parė kurrė, veēse nė atė ėndėrr tė mallkuar.
Ajo ishte njė fanepsje gjumi e ēuditshme qė i shkaktoi rrėnimin fatal qysh tė nesėrmen. Kur me habi ua tregoi shokėve tė shkollės ku punonte si mėsues. Deshi tė vėrtetonte se ėndrrat nuk ishin pasojė e mendimeve tė ditės, por thjesht fantazi e pėrgjumjes sė trurit. Pas kėsaj, e arrestuan befas, pėr propagandė e agjitacion politik.
Duarlidhja u bė nė shtėpi, pak ēaste para agimit. Prangat e llahtarshme ishin prej hekuri tė ndryshkur dhe me dy vida. Njėri nga policėt, me pincė nė dorė, i shtrėngoi vidat aq fort, sa ėndėrrimtari ynė hallemadh ia bėri “Oh!” nga krisja nė kockė. Ne, fėmijėt e zgjuar tė tmerruar, i mbushėm sytė me lot. Vjollca, mė e dhembshura Dhoqina jonė e vetme, qau me zė.
Atėherė oficeri i policisė, qė kryesonte grupin e shoqėrimit, u kthye nga turma e vocėrrakėve tė lebetitur. Shtrėngoi dhėmbėt me urrejtje primitive dhe turfulloi me zė tė nderė :
- Kėtė armik tė zi tė popullit duhet ta pėshtyni nė surrat, jo tė qani e tė mėrziteni pėr tė!
- O perėndi e madhe, ē’thua kėshtu? - iu drejtua nėna me pezėm tė thellė. - Kush do m’i ushqejė shtatė fėmijėt mua?…
- Shėndosh shteti. Mos e ēaj kokėn fare pėr kėtė merhum me kokė tė krisur nga dituria e tepėrt! - oshtiu me ton tė lartė pėrbuzės egėrshani blu dhe e shtyu babanė nga dera me aq forcė, sa desh u rrokullis shkallėve.
Ata e ngjeshėn egėrsisht nė xhipin e frikshėm dhe ia mbathėn me ngut. Atė ēast m’u duk sikur babanė tonė e gėlltiti goja e madhe e kuēedrės dhe me tė nė dhėmbė u zhduk nėpėr mugėtirė. Nėna e topitur dhe e pikėlluar shtangu njė copė herė tė gjatė. Ngriu si statujė me krahėt zgjatur mbi kokat e fėmijėve, tė ngjeshur rreth saj tė tmerruar. Kishte ngulur sytė e pėrlotur jashtė derės, diku pėrballė detit tė tallazitur. Dhe mendohej me hidhėrim, pėr gjėmėn qė e kishte gjetur papritmas. Vjollca qante me dėnesa. Unė, i heshtur e i zymtė, pėr njė kohė tė gjatė po pėrpiqesha tė merrja me mend, se si mund tė na bėhej shteti baba... Si do tė martohej nėna jonė sėrish e tė kishte pėr burrė shtetin...Dhe mė dukej sikur lotėt mė pikonin nė tru.
- Vallė do na dojė ne, ky, baba shteti, moj nėnė? - theva heshtjen me druajtje e dyshim.
- Larg qoftė! - u vrenjt ajo dhe shfryu me zė tė ulėt, - I kam parė gratė dhe fėmijėt e tė burgosurve, si i kanė lėnė rrugėve pa punė e pa katandi. Po ishalla, e shohin, qė ky, fatgremisuri ynė, s’ka faj dhe e lėshojnė shpejt...
- Po ata thanė qė ėshtė “armik i zi”, moj nėnė!... - mėrmėriti Vjollca e ngashėryer.
- Lere ē’tha ai harbuti, po gjynah mos qoftė, pėr tėt atė unė i vė tė dy duart nė zjarr. Ai nuk shkel njė mizė, jo t’i bėjė keq njeriu. Do e kenė ngatėrruar me ndonjė ditėzi tjetėr. Po mos u mėrzit kaq shumė, tė keqen nėna!..
Nė mbrėmje, na lajmėruan nga dega e brendshme. T’i ēonim babait mbulesa pėr tė fjetur dhe ushqim, derisa tė dilte nė gjyq. Si mė i madhi i djemve, m’u desh tė endem mjaft kohė para dyerve tė tmerrshme tė policisė. Aty ku silleshin e shoqėroheshin pėr nė gjyq njė mori njerėzish duarlidhur. Dhomat e izolimit dhe korridoret ishin mbushur plot me “armiq”. S’do ta harroj kurrė atė pamjen e tyre fytyrėverdhė e me kokėn tė qethur. Mėnyrėn se si pėrcilleshin me automatik pas shpine, mes ulėrimave tė policėve tė ndėrkryer. Ata i gjuanin me shkelma herė pas here dhe ku tė mundnin. Shfrynin dufet egėrsisht, pėr tė rėnė nė sy para eprorėve kush e kush mė shumė. Demonstronin kėsisoj urrejtjen e verbėr ndaj armikut tė klasės dhe besnikėrinė prej qeni ndaj Partisė.
Ma pickon kujtesėn njėri nga nėnoficerėt e policisė, njė brumbull i dhjamosur me qafėn si tė derrit. Duart i mbante mbledhur mbi bark si dy gaforre tė ngopura. Zgėrdhihej e brumbullonte gjithė ditėn para grave tė tė arrestuarve te dera dhe njė ditė mė shfryu hakėrrues:
- Na mbive ferrė te porta, o piēirruk i djallit! Ē’i sjell bukė akoma atij krimineli, lere tė ngordhi!
- Ti e lė babanė tėnd tė ngordhi?- ia ktheva, duke i nxjerrė fjalėt si plumba, prej xhėngės qė m’u bė nė fyt.
- Mos krahaso babanė tim me tėndin, or kėlysh reaksionari, se tė zhdėp me ca shqelma e tė hedh tutje si zagar tė zgjebosur! - ulėriu me gurmazin plot.
E ndjeva veten tepėr tė poshtėruar. Po s’kisha ē’i bėja derrit tė veshur me lėkurėn e djallit. Veēse tė heshtja dhe tė bluaja pėrbrenda zemėrimin. Shumė hallexhinj i jepnin ndonjė llapushkė, ndonjė kavanoz me mjaltė ose gjalpė, qė tė mos u hante ushqimet e tė arrestuarve. Unė s’kisha as helm, qė ta ngordhja dhe s’kisha as frikė, mos mė hante atė gjellėn e babait me presh e lakra pa vaj. Tėrė atė ditė ripėrtypa inatin nė heshtje. Dhe natėn ai mė doli nė ėndėrr sikur nxirrte iriq deti nga prapanica.
Pas tre muajve babanė e hoqėn nga dhomat e izolimit tė degės sė brendshme. Dėgjuam se e kishin nxjerrė nė gjyq, me dyer tė mbyllura dhe pa avokat, nė Gjirokastėr. Ishte dėnuar me pesėmbėdhjetė vjet burg, konfiskimin e pasurisė, heqjen e tė drejtės elektorale dhe heqjen e triskave tė frontit pėr tė gjithė familjen. Ē’ka do tė thoshte, se kėtej e tutje, ne tė tėrė do tė quheshim publikisht tė deklasuar dhe tė damkosur nė ballė me vulėn e zezė tė “armikut.” Dhe ndonėse pa pranga nė duar, do tė lidheshim pėrgjithmonė me ca pranga shpirtėrore tė tmerrshme.
Te kėrkesa pėr rigjykim nė shkallėn mė tė lartė, qė na dėrgoi babai nga burgu i kalasė sė Gjirokastrės, lexuam dhe kuptuam gjithēka. E kishin bashkuar me ca intelektualė tė panjohur, tė njė grupi “armiqėsor”, qė gjoja kėrkonin tė arratiseshin nė Greqi. “Edhe po tė ndodhesha nė Greqi, do tė arratisesha andej, pėr tė ardhur pranė shtatė vogėlushėve tė mi, qė kanė mbetur pa kafshatėn e gojės.” e pėrfundonte babai kėrkesėn ankimore. Vetėm atėherė u qartėsuam pėr tė vėrtetėn e tij. Dhe tė gjithėve na rėnkoi shpirti, qė e kishin dėnuar fare kot. Kuēedra qė e rrėmbeu atė ditė e kishte gėlltitur, pėr ta tretur pėrfundimisht brėnda rropullive tė saj. Dhe ne s’na mbetej gjė tjetėr, veēse ta qanim.
Ajo kishte qenė njė ėndėrr mizore me bukuri tė llahtarshme, qė shkatėrroi jo vetėm jetėn e tij, por damkosi pėrjetėsisht tre breza: Rrethin e pjellės sė tij, pjellėn e pjellės sė tij dhe rrethin e atyre qė pollėn babanė. Tė gjithė tė damkosur nė shpirt dhe tė destinuar pėr vuajtje e privime pa fund.
Ajo ėndėrr kotėsie, u bė njėherėsh edhe sjellėsja e fatkeqėsive tė krejt fisit tonė degėshumė, nga Saranda nė Shkodėr. Pėrfytyruar nė mėnyrė figurative, ne ishim njė pemė gjenealogjike e madhe, nė trungun e sė cilės u vendos papritmas damka e zezė: “Armik”. Pemė me rrėnjė tė thella e tė lashta, qė u dėnua padrejtėsisht. Pemė me degė njerėzore tė harlisura, qė iu mohuan tė gjitha rrezet farfuritėse tė dritės sė jetės dhe flladitjet kaltėroshe tė ajrit tė lirisė. Pemė fatkeqe, e shėnuar pėr t’u pėrbuzur e pėr t’u tharė pak nga pak, deri nė gjethet dhe rrėnjėt mė tė imta.
Si lastar i kėsaj peme tė pėrbuzur e tė detyruar pėr t’u izoluar nga pylli njerėzor, m’u desh tė pėrballoj qysh nė moshė tė njomė, tė gjitha goditjet e stuhive klasore dhe tė gjitha gjėmimet e breshėrimave tė tyre. M’u desh tė duroj pėr njė kohė tejet tė gjatė. Madje edhe pėrtej durimit, pėr tė mundur tė mbijetoj deri sot. Jo vetėm pėr tė gėzuar jetėn e mėtejshme. Por edhe pėr tė gjetur kohėn e volitshme, kur mund tė tregoja gjithēka pa frikė. Kur gjuha ime si flamuri nė gjysmėshtize, tė zhdėrvillej lirshėm nė eterin e fjalės sė lirė, me zanore tė forta dhe bashkėtingėllore zėlarta.
Siē po bėj kėtu poshtė, nė letėr shumėfaqėshe tė bardhė dhe radhė pas radhe. Pėr tė nėnrenditur tė vėrtetat e hidhura tė mohimit, tė pėrbuzjes dhe tė poshtėrimit, qė na shkaktoi ajo damkė e tmerrshme. Por jo vetėm ne, sepse poshtėrimi dhe turpėrimi i asaj kohe rėndon mbi ndėrgjegjen dhe historinė e tėrė kombit. Dhe duhet dėshmuar patjetėr, pėr tė sotmit dhe pėr ata qė vijnė pas nesh, se si njolla e zezė e asaj damke zheu e pėrdhosi, pothuaj tė gjithė skajet e shpirtrave tanė tė tallazitur. Dhe pėr ta bėrė kėtė, mjafton tė lėshoj herė pas here njė kovė nė pusin e thellė tė vetes sime, qė tė nxjerr prej andej lėngun e hidhur tė kujtimeve.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA