krijimtariaime800x150.jpg

Fjalė zemre

Home
Curiculum

FJALĖ ZEMRE PĖR PĖR KĖTĖ LIBĖR TĖ RRALLĖ

Tregime brilante, me bukuri fantastike, tė shkruara mjeshtėrisht.
Kėto janė fjalėt e para qė mund tė thuhen pėr kėtė pėrmbledhje tregimesh tė larmishme, me ngjarje tė rralla, tė qėmtuara me aq kujdes e tė trajtuara artistikisht, me njė realizėm tronditės, fantazi befasuese dhe forcė tė madhe bindėse, nga shkrimtari i talentuar Vullnet Mato.
Tema e dashurisė, e marrėdhėnieve midis ēifteve, pėrdhunimet dhe pabesitė bashkėshortore, problemet e mėdha tė qelizės sė sotme dhe tė djeshme tė shoqėrisė shqiptare, janė disa nga motivet e trajtuara nė faqet e kėtij libri me tematikė tejet tė larmishme. Identiteti i dukshėm, niveli i lartė artistik dhe synimi i qartė ideoestetik, vihen re te subjektet e tė gjitha ngjarjeve. Madje kjo duket qartė edhe te skenat e shpeshta tė seksit, tė cilat nuk bėhen asnjėherė si qėllim nė vetvete, por vihen nė funksionin organik tė idesė. Dhe duke i trajtuar shkoqur e realisht marrėdhėniet midis sekseve, dikur tabu pėr t’u shkruar, autori na jep mesazhin se ato pėrbėjnė nė ēdo kohė njė problem tė rėndėsishėm shoqėror, nga i cili burojnė shumė drama dhe fatkeqėsi familjare, pėr tė cilat letėrsia artistike duhet patjetėr tė thotė fjalėn e saj tė fuqishme. Pėrkufizimi i kėtij mendimi shprehet qartėsisht edhe te kjo frazė: “Asnjėherė nuk e kam kuptuar, pėrse njeriu me logjikė normale, pėr pak sekonda epsh, arrin deri aty, sa tė humbasė jetėn e tij, tė tė tjerėve dhe tė shkatėrrojė ekuilibrat harmonik tė vendosur midis njerėzve me aq mundim.”
Edhe nė kėtė botim tė ri, pena e kėtij shkrimtari tė afirmuar, tė kėrkuar nga lexuesi e tė vlerėsuar nga kritika, shquhet pėr vizionin e kthjellėt tė pasqyrimit, stilin e veēantė dhe bukurinė narrative. Cilėsi kėto, me tė cilat ai tė rrėmben qysh nė faqet e para dhe s’tė lė t’i heqėsh sytė nga libri pėr asnjė ēast, derisa t’i shkosh faqes sė fundit, sikur tė jeshė duke rrėshqitur me njė slitė. Me aftėsinė pėr tė depėrtuar shkathtėsisht nė psikologjinė e personazheve tė shumtė, ai arrin tė futet thellė nė tė gjitha skutat e intimiteve jetėsore tė tyre, duke zbuluar ndjesi tepėr tė holla, pėr tė na sjellė rrezatime psiqike tejet interesante. Dhe kėsisoj, me njė fuqi tė habitshme, gati mistike, tė bėn tė qeshėsh, tė qash, tė entuziazmohesh e tė mendohesh thellė.
Me leximin e kėtij libri qysh nė dorėshkrim, kam pėrjetuar ēaste emocionale tejet tė kėndshme dhe jam ndjerė i lumturuar. Jo vetėm se mė ka krijuar mjaft refleksione pozitive e mendimnxitėse, por edhe se mė ka lartėsuar krenarinė kombėtare, me zbulimin dhe ndriēimin e disa cilėsive aq interesante nga bota shpirtėrore e popullit.
Dhe pėr mė tepėr, nga ana profesionale, unė shoh qartė nė kėtė pėrmbledhje tregimesh, se si shkrimtari me aftėsi njohėse tė gjera, arrin qė nė laboratorin e vet krijues, mineralin jetėsor tė pėrzier me dhera e gurishte tė panevojshme, ta kthejė nė flori tė pastėr, pėr tė zbukuruar gjerdanin e ndritshėm tė letėrsisė shqipe.
Urime! Shumė urime dhe begati krijuese tė mėtejshme pėr autorin e palodhur!
Shefki KARADAKU - shkrimtar

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA