Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Porta e shqyer

Home
Curiculum

PORTA E SHQYER

Altini dhe Mada ishin njohur prej disa muajsh dhe ishin lidhur me njė dashuri tė lindur nga afėrsia e pėrditshme. Ata punonin bashkė nė shtypshkronjėn "Iliria", ku ai shėrbente ndihmėsmakinist dhe ajo libralidhėse. Altini ishte njė djalosh fytyrėqeshur, energjik dhe shpatullgjerė. Kurse Mada kishte pamjen e njė vajze tė mbushur me krenari, delikatesė dhe zhdėrvjelltėsi.
Pas disa takimeve nėpėr lokale, pėr tė rrufisur ndonjė kafe, apo pėr tė shijuar ndonjė akullore, ata vendosėn tė shkojnė tė dielėn nė malin e Dajtit. U kishte gufuar gjoksi nga ndjesitė drithėruese pėr njėri-tjetrin dhe ishin puthur disa herė. Por tashmė, qė secili kishte fiksuar besimin e plotė te afrimi i dyanshėm shpirtėror, u kishte lindur dėshira e pashprehur, se kishte ardhur koha tė afroheshin edhe fizikisht. Altini mendonte, se pėrveē atij mjedisit tė gjelbėruar nė majėn e malit tė Tiranės, ku kryeqyteti do tė shtrihej nėn kėmbėt e tyre tė ngėrthyera nė dashuri, nuk kishte ku bėhej mė mirė ajo punė. Por edhe Madės i kishte pluskuar ndėr mend, se atė ditė dhe nė atė vend tė qetė, larg ēdo syri tė mundshėm familjar, mund t'i dorėzohej tėrėsisht dhe pa druajtje tė dashurit tė zemrės. Duke qenė krejt e gatshme tashmė, pas gjithė atyre rasteve tė pėrsėritura, kur ai kishte zgjatur dorėn deri te tė brendshmet e saj.
Hypja nė teleferik dhe ngjitja pėrpjetė malit me kabinė ajrore, ishte diēka mjaft e bukur, romantike dhe kėnaqėsindjellėse. Kabinat e qelqta vinin varg njėra pas tjetrės, si rruaza vigane nė tespijet e plakut Dajt. Prej tyre zbrisnin e ngjiteshin pareshtuar vajza me xhinse tė puthitura pas kofshėve dhe djem me flokė tė shpupurisur e tė lyer me xhel. Sot ata tė dy pothuajse fluturonin drejt qiellit dhe kjo gjendje u kishte krijuar emocione tejet tė kėndshme. U puthėn gjatė edhe aty brėnda kabinės dhe ajo puthje fluturimtare kishte njė shije disi ndryshe, mė rrėqethėse e mė zjarrndezėse.
Mezi duruan sa zbritėn nga teleferiku. Kėrkuan rretheqark pėr njė vend tė pėrshtatshėm, ku mund qėndronin tė vetmuar, nė qetėsi tė plotė dhe pėrballė peizazhit madhėshtor tė Tiranės. Gjetėn njė hije me bar jeshil, tė vesuar nga procesi i fotosintezės sė pandotur prej automobilave dhe pastruan vendin nga gurishtet. Ndonse gjinkallat i kėndonin vapės sė fundkorrikut, aty ndjehej menjėherė freskia e ajrit transparent tė Dajtit, tė mbushur me cicėrimat e zogjve gojėshqyer tė verės. Shtruan plastmasin e palosur, tė cilin Altini e kishte marrė me vete, i pėrgatitur enkas pėr kėtė qėllim. Ky detaj i thjeshtė, e bėri mė tė plotė bindjen e Madės, se sot ai do t'i kėrkonte patjetėr plotėsimin e dėshirės pėrvėluese qė e digjte prej kohėsh.
Dhe ashtu ndodhi vėrtetė. Si djalė i pakonsumuar nga femrat, Altini filloi shpejt tė japė shenjat e para tė padurimit. Madje, me t'u ulur Mada pėrtokė, ai e shtriu nė ēast dhe filloi me disa veprime tė pakontrolluara, qė tregonin se i kishte hypur gjaku nė kokė. Ajo po vėrente me habi, se si ai lėpinte e thithte i limaksur cicat e saj tė vogla, njėsoj si fėmijėt e gjirit dhe murmuriste, duke rėnkuar me njė pėrgjėrim dashurie tė padėgjuar mė parė:
-Oh, sa tė mira i ke! Dua tė pi nga cicat e tua!… Vdiqa, dua tė pi qumėsht!…
-Po ku kanė qumėsht ato tani! -ia ktheu vajza delikate qė skuqej e dridhej nga turpi, duke u ligėshtuar nė fytyrė nga klikosjet dhe kafshimet e pareshtura.
Teksa ai po e mbyste me tė puthura nga gjoksi deri te shalėt, Mada kurioze hetonte me kureshtje shprehjet e fytyrės sė tij me njė vėshtrim tė mbėshtjellur butė, qė digjej si zjarr i fshehur dhe mezi priste tė ndiente nė trup shqytėn djaloshare. Sakaq dora e tij e dridhshme i hoqi tė mbathurat me ngut dhe sa hap e mbll sytė trupi muskuloz i Altinit u ngjesh mes kofshėve tė saj tė brishta. Pas pak sekondash ajo ndjeu, se ende pa trokitur mirė nė derėn e fshehtė tė trupit tė saj, “vizitori” i ftuar filloi tė sillej si mik i paftuar. Krejt i egėrsuar e gati si ēomage prej druri u rras brėnda dhe, duke u dyndur me egėrsi, u rrafshua deri te pragu prej pushi tė zi. Teksa sulmonte me tėrbim tė pazakonshėm, “miku” i nervozuar e i enjtur sė tepėrmi po rrasej thellė e mė thellė. Dhe ashtu i fortė si ēekiē i lėmuar po punonte pareshtur, duke synuar tė shkallmonte portėn e brėndshme tė kolonadave tė saj tė trandafilta. Por mė kot… Porta e Evės ishte shqyer nga njė Adam tjetėr para tij… Ndėrsa po ngjisheshin te njėri-tjetri fort e mė fort, nga shtrėgimi i fuqishėm i krahėve tė tij, ajo ndjeu t’i kėrcisnin eshtrat. Por pak nga pak shtrėngimi e dhimbja e kockave tė shpinės mori trajtė epshore dhe trupin ia pėrshkoi njė ndjesi e kėndshme. Ishte njė gjendje dalldie e paprovuar ndonjėherė, qė e bėri vajzėn tė vibronte e tė drithėrohej nė brendėsi tė trupit, sikur ta kishte kapur rrėmbimthi njė ethe e ēuditshme. Por nė ēastin teksa ajo ishte bėrė prush e tėra, sulmi i Altinit u ndėrpre krejt papritmas. Ashtu siē e filloi vrullshėm, ai edhe e mbaroi shpejt, pa arritur tė shuaj dhe zjarrndezjen femėrore tė Madės.
Shkak u bė ai konstatim krejt i papritur, qė e bėri Altinin tė mos i mbetej fare kohė pėr tė menduar, se dashuria e saj mbeti pa u shpėrblyer. Ndryshe nga ē’kishte pritur, ai ndjeu fare qartė penetrimin brėnda saj pa kurrfarė pengese dhe pėrfundimin e aktit pa shenjat e dėgjuara prej shokėve pėr vajzat virgjėresha. I shtangur nė njė heshtje plot mendime, Altini mbeti pėr disa ēaste si peshku i sapodalė nga uji, qė mban gojėn hapur pėr tė thithur oksigjen. Nė vetėdijen e tij ishte fiksuar vlerėsimi i hershėm, se gjetja prishur e vajzės me tė cilėn mendon tė lidhesh nė jetė, do tė ishte njėsoj si marrja nė dorėzim e njė ndėrtese tė shkatėrruar. Asgjė tjetėr nuk do t’ia kishte tronditur aq fuqishėm ndjenjat e ylberta pėr Madėn, sesa ky fakt i tmerrshėm, qė e bėri tė qėndrojė para saj si mumje egjiptiane.
Mė sė fundi Altini e pėrmblodhi veten dhe pa e kėqyrur Madėn nė sy i foli shkoqur e me tonin e njė zhgėnjimi tė hidhur:
-Mė fal qė po ta bėj kėtė pyetje, po mė tepėr u bėra kurioz, me sa djem ke shkuar para meje?
Kjo pyetje e bėrė me qetėsi, e gozhdoi nė vend Madėn. Ajo u prish paksa nė fytyrė dhe padashur krijoi pėrshtypjen, se ndjehej disi fajtore.
-Nuk kam shkuar me asnjė djalė... -u gjegj me ton kundėrshtues tė mbytur.
-Po mė ēudit! -ia ktheu Altini me fytyrėn gjithnjė nga Tirana, pamja e sė cilės i dukej tani mjaft e zhyer dhe e mbuluar nga smogu.
-Tė them me sinqeritet, me djalė jo...
-Po me ēfarė atėherė, me plak? -turfulloi ai me njė vėshtrim therės.
Mada mbeti pėr disa ēaste nė gjendje hutimi tė plotė, ngaqė s'dinte si t'ia fillonte historisė sė dhimbshme tė saj.
-Kam patur njė fatkeqėsi...-murmuriti ajo.
-Ē'do tė thuash me kėtė, se s'po tė marr vesh? -ia ktheu Altini me fytyrė dhe ton krejt tė rėnduar tashmė, duke e kėqyrur me njė vėshtrim depėrtues.
-Mos mė shiko aq vrenjtur, se mė duket sikur jam pėrpara gjykatėsit!...
-Mbase u vrenjta padashur prej fjalės "Fatkeqėsi", po fol, se ja, po qetėsohem!
Mada kėputi njė gjethe dushku, e shkėrmoqi nė duart e saj tė djersitura qė i dridheshin nga emocioni dhe tha si me zor:
-Mė ka pėrdhunuar njė mjek dyzetvjeēar... para ca vjetėsh... kur isha shtruar nė spitalin e Pogradecit nga njė bronkit...
Altini e kundroi ngultas me sy tė zmadhur tej masės.
-Si ka mundėsi?
-As unė s'e di...
-Kur s'e di ti, kush e di?
-Nuk e pashė kur pėrdori trupin tim...Dhe as ndjeva gjė nė ato ēaste… Sot kuptova ē’ėshtė mashkulli… Altini shfryu njė duf ajri nga habia.
-Do tė thuash, se ishe nė gjumė?
-Isha mė keq se nė gjumė...
-Sidoqoftė t'i s'ishe e ngrirė nė akull qė tė mos merrje vesh asgjė nga ato lloj lodrash qė bėnte burri i botės mbi trupin tėnd!- ia ktheu ai me ironi.
-Isha pa ndjenja. Mė kishte dhėnė njė hipnotik tė rėndė, qė pothuajse nuk isha e gjallė. –pohoi ajo me ton shfajsimi.
Altini u mbush me frymėmarrje tė thellė dhe po e hetonte me sy tė ēmeritur.
-Dhe si?…
Mada pastroi zėrin dhe u shkoi gjuhėn buzėve tė thara nga sikleti.
-Ai mjeku ishte njė burrė i shkurtėr, pak i thinjur nė tėmtha. Dukej shumė i sjellshėm dhe kujdesej mjaft pėr mua. Mė vizitonte shpesh dhe mė pyeste: Si je sot, zogu i vogėl?...Mė mirė, doktor, i thoja unė. Hajt, hajt, se kėtu do bėhesh si nuse e bukur, mė thoshte ai. Mė dėrgonte ushqim tė bollshėm nga kuzhina dhe u thoshte infermiereve e sanitareve tė kujdeseshin veēanėrisht pėr mua, se gjoja mė kishte nga fisi i tij. Bile mė pati sjellė edhe nja dy herė ēokollata. Nuk doja t'ia merrja. Po ai mė thoshte, se nuk mė kishte sjellė vetėm mua, po edhe nja dy djemve qė i kuronte vet. Gjoja ishte nė metodėn e punės sė tij tė bėnte edhe shpenzime tė tilla pa rėndėsi, pėr tė krijuar besimin e shėrimit tek tė sėmurėt...
-Dhe ti s’kuptoje asgjė?...
Mada heshti njė grimė dhe me dy gishtat e parė pastroi cepat e buzėve.
-Diēka mė ra nė sy, qė mė shihte gjatė e ngultas nga larg dhe kur vinte te shtrati mė binte lehtė faqeve: "Si tė ka babushi ty, zemra?" Po unė budallaēka nuk mendoja kurrė, se ai baba i dy fėmijve mund tė kishte qėllime tek unė, gjashtėmbėdhjetėvjeēarja dhe i buzėqeshja me mirėnjohje e respekt... Atė natė ai ishte roje nate. Unė nuk desha ushqim, se kisha ngrėnė frutat qė mė kishin sjellė nga shtėpia para dy ditėsh. Dhe ai para gjumit mė dėrgoi me sanitaren vetėm njė gotė qumėsht. Kaq. Dhe s'mora vesh asgjė, si kishte ardhur, si mė kishte zhveshur nė dhomėn e veēantė ku mė kishte lėnė ditėt e fundit dhe si mė kishte pėrdhunuar kur isha pothuajse e vdekur. Vetėm nė mėngjes, kur u gdhiva me dhimbje koke, ndjeva se kisha dhimbje edhe nga poshtė dhe isha e lagur. Hodha sytė nėnvete dhe pashė, se isha e gjakosur...U mundova tė marr me mend, se kur mė kishin lėnė periodat e fundit dhe u binda plotėsisht, se ajo gjakderdhje nuk ishte e periodave, por... Atėherė kuptova, se ai babushi mė kishte bėrė tė pabėrėn deri atė natė...
-Paska qenė ndyrėsirė! Po ti ēfarė i the kur e pe prapė? –gulēoi Altini i pezmatuar, i kontraktuar dhe i pėrkulur drejt saj nga pesha e rėndė e ngjarjes tronditėse.
-Ē'farė t'i thoja?... Si ti thoja?... Nuk i thashė asgjė. Nuk doja ta shihja mė me sy. E ndieva veten si zog pa pupla, prej atij njeriu qė mė quante “Zogu i vogėl!” Mė vinte pėr tė vjellur kur m’i ngulte sytė nga larg. Ktheja kokėn anash dhe shkoja te lavamani. Lajmėrova menjėherė shtėpinė dhe tė pasnesėrmen erdhėn mė morėn.
-Po atyre tė shtėpisė ēfarė u the?- pyeti Altini i tronditur duke e vėshtruar nė sy.
-Nuk u thashė dhe nuk u kam thėnė edhe sot e kėsaj dite. Se jo vetėm qė do ngjallja sherre, po kur nuk sheh gjė me sy, s'ke as si ia drejton gishtin tjetrit. Poshtėrsinė e tij ai e bėri aq tė maskuar, sa nuk mė la mundėsi ta akuzoj ose tė ankohem. Pastaj halli i femrės bėhet mė i madh kur merret vesh ngjarja e saj. Tė paktėn ashtu nė heshtje e mbajta brėnda vetes atė stres tė tmerrshėm, qė fillova ta vuaj qysh nga ēasti kur ndjeva, se nuk isha mė vajzė. Nuk desha tė shoh mė me sy mashkull nė botė. U bėra tepėr nervoze. Edhe ty nuk doja tė tė shihja nė fillim. Se mė kujtohej tmerri i pėrdhunimit, dhe faji qė duhet tė mbaja pėrsipėr kur tė zbulohej ajo qė zbulove ti sot...
Altini mbeti pėr disa ēaste si i ngurosur dhe me njė pėshtjellim tė koklavitur ndjenjash. Qėndrimi i saj i butė, i nėnshtruar dhe i sinqertė e kishte mallėngjyer. Solli ndėrmend ditėt e para tė njohjes sė tij me Madėn dhe tani bėri lidhjen e tė gjitha atyre bishtnimeve pa arsye qė u bėnte ajo vėshtrimeve dhe afrimit tė tij. Befas krijoi bindjen, se ajo kishte shprehur fakte tė sakta dhe krejt tė vėrteta.
-Tani e kuptova, pse mė ktheje krahėt nė fillim, -i tha ai pas pak disi i matur.
Kėto fjalė sikur e zbutėn paksa shpirtin e saj tė tronditur, po balli vazhdonte t’i digjte.
-Vuaja shumė nga dilema. E dija qė s'isha e pastėr siē e meritoje ti, por edhe nuk isha e zhyer me dėshirėn time dhe as fajtore...
-Po pastaj pse pranove tė mė afroheshe?
-Ngaqė besova se ti, si djalė me atė shpirt qė tė kam njohur unė, mund ta pėrtypje fatkeqėsinė time...
Altini u kap mat. Ēasti delikat kėrkonte prej tij tė jepte patjetėr njė pėrgjigje tė prerė, si do tė vepronte nė tė ardhmen. Ndryshe nuk mund ta hapte gojėn asnjė rrokje mė tej. Befas solli ndėrmend, se kishte ndodhur qė vajzat i kishin sjellė djemtė pėrqark deri natėn e dasmės, pėr tė fshehur tė vėrtetėn dhe pėr ta bėrė fakt martesėn. Ndryshe kjo vajzė e mirė iu dorėzua fare pa naze qysh nė njohje, duke marrė parasysh edhe rriskun e humbjes. Veē kėsaj, sinqeriteti aq i natyrshėm i saj e bėnte atė mė tė pranueshme nga ēdo femėr tjetėr. Dhe fundja, ēfarė ishte ajo virgjėria, pėr tė cilėn flitej aq shumė? Njė gjendje qė u interesonte vetėm dy vetave dhe shpejt vinte mungesa e saj, siē mund tė kishte ndodhur pikėrisht sot. Mbetej vetėm dashuria. Dhe ai e donte me shpirt. Kishte thurur ėndrra tė bukura pėr jetėn e pėrbashkėt me atė vajzė. Dhe e fundit fare, fatkeqėsinė e saj nuk e dinte askush pėrveē atyre tė dyve...
Kishin kaluar mėse tridhjetė minuta, qė po komunikonin me njėri-tjetrin pėr atė ngjarje dhe ajo i kishte veshur tė mbathurat krejt pa u ndjerė. Atėherė, Altini, i ndodhur para dilemės sė fundit, nė vend tė pėrgjigjes, ia hoqi edhe njėherė, i vari nė njė degė dhe e ēoi deri nė fund ekstazėn e kėnaqėsisė sė dyanshme.
Kur u drejtuan, u veshėn tė dy dhe mbėrthyen kopsat, vunė re se qielli i Tiranės, i blozuar nga smogu, kishte filluar tė pastrohej. Frynte era e ngrohtė jugore, e cila e shtynte mjegullnajėn pluhurore tė bashkuar me gazra drejt fushės sė aviacionit. Atje tej njė avion i bardhė u ngrit lart dhe u drejtua nga Perėndimi. Gjithēka lėvizte, ikte, perėndonte. Harrohej.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA