krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 17

Home
Curiculum

17
Skena shoqėrore mė kėrkoi pas dy vjetėsh, tė dal para disa qindra mėsuesve tė rrethit, pėr tė bėrė reformėn nė arsim. Do tė luaja nė rolin e shefit tė personelit tė drejtorisė arsimore. Zėrat thoshin: “Reformėn mund ta bėjė vetėm ai” Dhe pranova ta bėja. Kisha guximin, energjinė dhe mllefin e nevojshėm pėr t’u dhėnė vendin e merituar kuadrove tė tė dy komiteteve, tė cilėt sapo ndjenė gjėmimet e sistemit tė ri, vrapuan nė vendstrehimin arsimor. Kishin uzurpuar vendet e qeta nė qytet e nė drejtoritė e shkollave tė afėrta. Vendosa tė mos luaja hakmarrjen e Dantesit. Por dokumentet shkollore nė dosjet e tyre, tregonin se pikėrisht tė paaftėt kishin qenė tė prirurit pėr t’u bėrė militantė tė flaktė, qė patėn zėnė vendet kyēe nė Partinė dhe pushtetin e pėrmbysur. Pothuajse, tė gjithė i pėrkisnin mesatares sė ulėt, qė i fshinte vetiu pėr t’i ēuar mėsues tė thjeshtė, largėsive tė maleve. Ē‘mund tė bėja tjetėr, kur sekretari i komitetit tė partisė pėr ideologjinė, kishte shkuar tė jepte matematikė nė tė mesme, ndonėse ishte vetė me tė mesme dhe me mesataren mjerane pesė. Pikėrisht ai, qė ndante shapin nga sheqeri ideologjik nė krijimtarinė artistike, qė hiqte nga librat dhe nga skenat pjesėt e “gabuara”, pėr t’u dėnuar autorėt. Dhe qėndronte tani para stilolapsit tė reformės, si langoi i gjahtarit qė i ka shpėtuar lepuri nga goja. Ē’mund tė bėja, kur ai tjetri, me diplomė matematike dhe fitues i olimpiadės kombėtare, ishte dėrguar nė Ēermenikė. Patjetėr do tė ndėrronin vendet dhe njėri do tė qeshte e tjetri do tė cfingjej. Gjėja qė mė bėri mė tepėr pėrshtypje nė kėtė rokadė pushtetesh, ishte shndėrrimi i ish prepotentėve dhe luftėtarėve tė flaktė tė ideologjisė klasore, nė servilė e qaramanė tė neveritshėm, qė lypnin mėshirė pareshtur. Krejt nė kontrast me qėndrimin, qė kisha mbajtur dikur para tyre, duke ruajtur dinjitetin dhe krenarinė.
Eh, si pėrmbysen nganjėherė ekuilibrat nė kėtė botė! Zeusi bėhet fshesar dhe fshesari Zeus. Dhe sa mirė do tė ishte, sikur ekuilibrat tė pėrmbyseshin shpesh e mė shpesh. Sepse tė paaftėt militantė, prapė ngjiten pėrpjetė, duke u zvarritur pa u ndjerė, si krimbat.
Pasi i kreva tė gjitha detyrat, nė cilėsinė qė tė flija gjithmonė i qetė, pa mė brejtur asnjėherė ndėrgjegjja, i thashė Kleas:
-Tani nuk mė mbetet asnjė pishman. Dita e lumnueshme, pėr tė ikur pėrfundimisht nga Librazhdi, erdhi!
- O zot, shyqyr! – psherėtiu ajo. – Megjithėse, edhe i mbyllur njė jetė tė tėrė nė kėtė kafaz me male, ti arrite tė bėsh shumė dhe duhet tė krenohesh.
- Mund tė krenohem, jo pėr atė qė kam arritur , po pėr atė qė u pėrpoqa tė arrij. – i thashė nė gjendje tė emocionuar.
Shitėm shtėpinė dhe me kujdesin e Mondės blemė njė tjetėr nė Tiranė. Sakaq Fonsi me Armandon kishin shkuar tė punojnė nė Greqi dhe ne po largoheshim si ēift i vetmuar. Me gjithė dėshirėn rrėzėllitėse pėr tė ikur, ditėn qė ngarkuam plaēkat me ndihmėn e komshinjve, na u mbushėn sytė me lot. Shkėputeshim nga njė jetė e nisur nė rininė e hershme, pėr tė filluar njė tjetėr, me thinja mbi krye.
Tek ura e Shkumbinit Klea nxori nga ēanta njė guriēkė dhe e hodhi prapa.
- Pse e bėre? – i thashė.
- Pėr tė mos u kthyer prapė kėtu. E treta e vėrteta... - pastaj nxori dhe njė tjetėr. – Na, hidhe edhe ti!
- Ti e di qė nuk jam supersticioz. Por meqė nė kėtė vend, m’u bėre edhe nėnė e babė dhe tani po mė zėvendėson edukatoren e kopshtit tė munguar atėherė, kur nėna aq pjellore mė nxori para kohe nga shpėrgėnjtė e mė lėshoi nė rrugė pėr tė pėrgatitur lindjen e tjetrit, po tė dėgjoj, - i thashė duke qeshur dhe e hodha gurin fshehtas shoferit.

* * *

Deri kėtu, mendoj se e zbraza tė gjithė ngarkesėn e trurit tė rėnduar, prej mėse gjysmė shekulli. Krejt ndryshe nga bota memece e kafshėve, njerėzit e paskan nevojė tė domosdoshme rrjedhjen e lirshme tė mendimeve nėpėrmjet fjalėve. Ndalja e imponuar e rrjedhjes menstruale tė fjalėve, krijuaka shtatzėninė e trurit. Zgjatja e tejskajshme e kėsaj barre, qenkish njė vuajtje e tmerrshme. Tė mos flasėsh hapur nėntė muaj, ėshtė shumė. Po dyzetenėntė vjet? Njė torturė e vėrtetė. Tani qė i thashė tė gjitha, truri im i lehtėsuar ndjen kėnaqėsinė e lehonisė.
Dhe pėr tė vėnė nė provė vlefshmėrinė e kėsaj lindjeje tė vonuar, pjellėn time e kam lėnė pėrpara lexuesit. Nė mos i pėlqeftė pamjen, e bėn tė gjykojė pėr moskthimin e sė shkuarės dhe kjo s’ėshtė pak pėr asnjėrin. Ndryshe, viktima mė e rėndė e sistemit tė kaluar, do tė ishte vdekja e sė vėrtetės bashkė me tė.
Si poshtėshėnim pėrfundimtar, do tė doja tė shtoj edhe atė qė ėshtė kryesore e kryesoreve pėr mua: Nga i gjithė ai kalvar i tmerrshėm, kur njeriu vlente mė pak se njė milingonė nėn thundrėn e ēizmes, ndryshe nga ca tė tjerė, dola i gjallė dhe i shpėtova burgut. Pėr kėtė arsye, nga ē’kam parė e provuar deri tani, nė trajtėn pėrfundimtare tė jetės sime, jam gati tė pranoj: Se diku mund tė ekzistojė njė zot, qė gjatė gjysmėshekullit tė fundit ėshtė marrė si mos mė keq me punėt e kėsaj botės sonė mjerane. Dhe se unė duhej tė isha krejt i verbėr, qė tė mos shihja e tė mos ndjeja, se kjo fuqi sipėrane ka ndėrhyrė mjaft herė nė favorin tim.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA