krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 16

Home
Curiculum

16
Fundi i viteve nėntėdhjetė. Sistemi socialist, i trumbetuar me aq bujė, po pėsonte tė ēarat e para tė pariparueshme. Shtypi i kohės shkruante pėr rėnien e murit tė Berlinit. Gjermania e para dhe mė pas Rumania filluan shpėrbėrjen e ngrehinės socialiste. Por edhe kazani shqiptar valonte me shkulme tė nxehta. Rinia e mbushur me urrejtje rrekej tė arratisej nga ky vend, ku privohej ēdo e drejtė, puna, liria e fjalės, argėtimi. Presidenti Alia, duke parė se situata po i rrėshqiste nga duart, dha urdhėr tė vriteshin ata qė tentonin tė arratiseshin.
Gojė pas goje dėgjonim pėr vrasjet nė kufirin e Rrajcės, Qarishtės, Sterblevės e deri poshtė nė Sarandė, ku i kisha parė me sy. Bisha e kuqe, e rritur me plazmėn e shqiptarėve, edhe nė agoninė e fundit, vazhdonte tė thithte gjak rinor, pėr tė zgjatur jetėn e saj. Tė gjithė tė arratisurit, quheshin tradhtarė.
Sa mė tepėr frenohej populli, aq mė kaotike bėhej gjendja. Koha vėrtetoi se, tė gjitha pėrpjekjet e deritashme, pėr ndryshimin e pronėsisė dhe krijimin e njeriut tė ri, ishin zgjidhje, si tė lidhėsh me fasha njė hemorragji fatale, qė shpėrtheu tani me pizga tė fuqishme. Italia, Franca, Gjermania...tė lakmuara nga shqiptarėt e mbyllur aq gjatė nė zhguallin socialist, paskėshin qenė kėtu brenda. Tė kufizuara vetėm me nga njė gardh kangjellash tė hekurta. Njerėzit vrapuan nga i gjithė vendi tė hyjnė nėpėr ambasada. Dyndja ishte aq e madhe, sa nuk mund tė pėrmbahej kurrėsesi. Madje, flitej se policia po arrestonte nė masė, ngjeshte burgjet dhe tė pabindurit vriteshin. Familjarėt e tronditur kėrkonin tė afėrmit dhe rrekeshin tė merrnin vesh nėse ishin gjallė. Ekrani i vogėl, ku ishin mbėrthyer vėshtrimet milionėshe, jepte pamje tronditėse. Mesa shihej, diēka shumė themelore po ndodhte me njerėzit dhe me imazhin e tyre pėr vetveten. Dukej se po afronte me shpejtėsi edhe ēasti solemn, kur shteti komunist do tė paguante haraēin pėrfundimtar. Pėr gabimin gjigantesk tė kthimit tė individit shqiptar nė xhuxh tė bindur e pėr pėrpjekjet kolosale, qė ta bėnte popullin tė butė me kėrbaē tė fortė.
Arriti me urgjencė i dėrguari i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, i cili bindi qeverinė tė zhbllokonte situatėn. Qytetarėt e kėtij vendi evropian duhet tė liheshin tė lirė. Pas presionit ndėrkombėtar, mė 2 korrik ’90, u lejua, qė azilkėrkuesit e ambasadave tė shoqėroheshin me autobusė tė mbyllur drejt Durrėsit. Prej andej, vaporėt do t’i shpėrndanin nėpėr ato shtete tė Evropės, pėrfaqėsitė diplomatike tė tė cilave u kishin dhėnė strehim politik.
Ditė me radhė, komiteti i partisė i Tiranės, nė mitingjet para pallatit tė kulturės, i shpalli heretikė tė rrėshqiturit nga duart e shtetit. Sekretari i parė, Gjoni, i cilėsoi: “Jashtėqitjet e Shqipėrisė”. Mė pas urdhėroi mbledhjet me tė afėrmit nėpėr lagje, pėr tė prerė me ta ēdo komunikim. Pėrndryshe, familjet do tė pėrndiqeshin politikisht.
Zėri i intelektualėve tė shquar, si Popa, Kadare, Berisha, kėrkonte nė shtyp lirinė e fjalės. Ngjarjet ndėrroheshin shpejtėsisht. Lėvizja studentore kėrkonte me ngulm heqjen e emrit tė diktatorit nga Universiteti i Tiranės. Nė dhjetor ‘90 u formua Partia Demokratike, e para forcė politike opozitare. Dhe njėra pas tjetrės u lidhėn hallkat e zinxhirit tė partive tė shumta.
Shtypi opozitar shpalosi para shqiptarėve, se kush kishte qenė Enver Hoxha dhe regjimi i tij diktatorial, korrupsioni dhe vaniteti i tij kriminal. Ai Enver, i paraqitur nga propaganda partiake dhe i pėrfytyruar nga masa naive, si idhulli paqėsor i proletarėve, qė arnonte ēorapet, pėr tė cilin kishin qarė dikur, tani pėrshkruhej sikur tė ishte djalli. Sa shumė tragjedi pėr eliminimin e shokėve ishin fshehur. Sa shumė emra nga kapitalet e mėdha mendore ishin vrarė, torturuar burgjeve, apo internuar baltėrave tė largėta, vetėm se kishin patur dėshirė tė shprehnin mendimin e lirė. Nė kėtė vend, njerėzit ishin masakruar mė lirisht e mė lehtėsisht se drurėt e pyjeve dhe shtazėt. Dhe ne paskėshim duartrokitur e brohoritur tė keqen tonė tė madhe pėr dekada. Ndonėse me prejardhje hoxhe, Enveri kishte arritur deri aty, sa tė bėhej edhe perėndivrarės, pėr tė mbetur vetė perėndi. Por doli se ishte vetė Satanai. Njė gjakėsor i madh, qė ia kishte mbyllur gojėn historisė pėr gjysmė shekulli. Krimi i tij u ngjit aq lart, sa ia arriti lavdisė. Pėr sa kohė qė Shqipėrinė ai e paskėshe pėrfytyruar si njė fėmijė tė urtė, e budallaqe.
Ndėrkohė, mendimi im nuk ndalej aq te tė pavėrtetat e Enverit, sa te tė kuptuarit e tij, se si arriti tė dukej aq i vėrtetė me dhunė…
Nga monstruozitetet e treguara prej viktimave tė sistemit, vendi po zgjohej. Njerėzit akumuluan urrejtje aq tė madhe, sa nė shkurt ‘91, populli me studentėt nė krye rrėzoi pėrtokė monumentin e diktatorit dhe e tėrhoqi zvarrė pėrmes Tiranės. Te oshtimat e turmės gjigante kumboi gjithė zemėrata shqiptare e grumbulluar nė zinxhirin e disa brezave.
Edhe nė Qukėsin e qetė, lėvizja pėr pėrmbysjen e diktaturės gjallėroi shpresat tona. Bashkė me ish nxėnėsin tim, Nardi, mėsues fizkulture, i bėmė njė telegram pėrshėndetje grupit nismėtar pėr krijimin e PD: “Na u bė zemra mal, mal u bėftė edhe partia e re!” Teksti mbyllej me dy emrat tanė. Telegrami i nisur nga posta e Qukėsit, u lexua nė postėn e Librazhdit dhe u njoftua menjėherė sekretari i parė. Ai ishte nga fshati ngjitur me qytetin. Pasdite mė ndali nė rrugė, fytyrėvrenjtur e buzėvarur:
- Nuk e prisnim kėtė gjuajtje nga ty!...
- Oho, unė kam pritur shumė gjuajtje nga ju dhe paraardhėsit, - i thashė krejt gjakftohtė. - Tani ka ardhur koha tė prisni ju nė portėn tuaj dhe unė tė gjuaj. Prandaj mos u habitni kaq shumė, kur ende s’ėshtė mbushur viti qė me urdhrin e Partisė jam degdisur jashtė qytetit.
U shtang dhe sakaq e lashė nė mes tė rrugės me shoqėruesin e vet, duke ia lėnė edhe pyetjet e tjera nė gojė.
Janė mjaft ngjarje pėr t’u pėrmendur nė kėtė periudhė, por do tė vlerėsohet pėr kėtu mė e rėndėsishmja. Ndėrkohė qė i biri i komisarit Dhimo, njė mjek gjinekolog mblidhte firma pėr shoqatėn “Vullnetarėt e Enverit”, i biri i sekretarit tė partisė tė komitetit ekzekutiv shkoi nė mitingun e Korēės dhe takoi Berishėn. I kėrkoi tė formonte PD-nė edhe nė Librazhd. Pas kėsaj erdhi e mė bėri tė ditur, se i kishte thėnė tė lidhej “me atė shkrimtarin, profesor nė Qukės” dhe ta formonin. Biseduam se kisha disa shokė, qė mund t’i afroja dhe ai kishte disa djem qė mund t’i bashkonim. E lamė tė mblidheshim sė shpejti, me gjithė rezervėn time pėr kėtė pinjoll partie, qė po ndėrmerrte nismėn. Pas ca ditėsh mora vesh se e kishte formuar degėn e PD-sė me shokėt e tij. Kur e pyeta pse veproi nė kėtė mėnyrė, u gjegj krejt i qetė:
- Nuk deshėn shokėt e mi. Thanė, po tė vijė profesori, do zgjidhet ai. Kishin qejf tė zgjidheshin vetė...
- Dhe kush janė ata?- pyeta me kureshtje.
- Gjezi, Surjai, Sinani, Ylberi... - zuri tė numėronte.
Pra, i biri i komisarit Dhimo, qė nė antimitingje mbajti bustin e Enverit mbi supe dhe u quajt arkivolmbajtės, i biri i komandantit tė skuadrės sė pushkatimit qė ekzekutoi dy shokėt e mi poetė, i biri i Eqeremit, i biri i sekretarit tė partisė e tė tjerė.
- Stop! - ia preva, i mbushur deri nė grykė. - Keni bėrė shumė mirė qė s’mė lajmėruat. Nuk dua tė renditem pėr tė formuar parti tė re, me ata qė kanė partinė e vjetėr nė shtėpi.
Pas ca ditėsh tė tjera, takova nė Elbasan poetin Vyshka. Tha, se sapo kishte dalė nga takimi i presidentit Alia me kuadrot e institutit tė lartė pedagogjik. Ai kishte porositur: Partia Demokratike ėshtė bėrė tashmė njė realitet. Ajo nuk duhet luftuar haptas, se na dėnon bota, por duhet asimiluar, duke futur nė radhėt e saj njerėzit tanė. Kaq ishte e mjaftueshme pėr mua, qė tė mbetesha i qetė nė shpellėn time letrare.
Marsi filloi me shkallmimin e portave tė hekurta tė portit tė Durrėsit. Turmat e irrituara pushtuan forcėrisht vaporėt e ankoruar dhe u dyndėn me qėllimin e vetėm, ikje sa mė parė nga mynxyra shqiptare. Me kacavarje nėpėr litarė, me not dhe me rėnie nė det mes klithmash, sa hap e mbyll sytė, anijet u tejmbushėn deri te direkėt. Aq sa dukeshin, si ajo mizėria e bletėve tė mbledhura topuz, pas daljes nga zgjoi. Nė kėmbė dhe tė ngjitur pas njėri-tjetrit, nėn brerimat e shiut dhe fshikullimat e erės, pritėn disa ditė me sytė nga qielli, tė lejohej nisja. Tė asfiksuar, tė alivanosur e tė uritur, u bėnė edhe viktima tė matrapazėve, qė ua shisnin bukėn me ēmimin e njė furre. Mė nė fund, kapicat njerėzore u lejuan tė ēajnė detin drejt Italisė. Pritje alarmante dhe kthime mbrapsht, prej anijeve luftarake, pėr tė penguar hyrjen masive nė porte. Atėherė disa vaporė iu drejtuan truallit Helen. Edhe aty pengesa dhe energji njerėzore tė mbaruara. Njė pjesė u detyruam tė kthehen, tė tjerė vdiqėn nga asfiksia dhe u hodhėn nė det. Kanalet televizive tė kontinentit transmetonin pamje rrėqethėse tė njė batėrdie tė vėrtetė. Mė ka mbetur e ngulitur nė mendje fraza e gazetarit tė Rait: “Tre milionė njerėz tė kapur nė grackėn e kuqe, mundohen tė shpėtojnė nga mizerja e pesėdhjetė vjetėve.”
Fundi i marsit solli zgjedhjet e para pluraliste. Por manipulimet dhe nostalgjikėt ia dhanė votėn pėrsėri partisė sė vjetėr me emėr tė ri. Parlamenti i parė pluralist, i dominuar nga ish komunistėt, zgjodhi sėrish president Alinė, njeriun e padėshiruar tashmė nga ky popull i rropatur. Propaganda e shumėfishuar opozitare kėrkoi rrėzimin e qeverisė sė sapokrijuar tė kryeministrit socialist Nano dhe zgjedhje tė parakohshme. Sindikatat e pavarura ngritėn popullin nė greva e manifestime tė pandalshme, qė tė fitonte dėshira e shumicės.
Duke shkuar shpesh te Monda nė Tiranė, mė mbetėn sytė ato ditė te turmat e mėdha tė revoltuara. Rrugėt e mbushura cep mė cep dhe sheshet, ushtonin nga parullat: “President, o legen, ke pesė vjet qė na gėnjen. Poshtė qeveria, rroftė Amerika. Ta bėjmė Shqipėrinė si gjithė Evropa“. Mbi tarracat e pallateve dhe mbi muret e shurdhuara tė Komitetit Qendror, vrojtonin sytė e mprehtė tė snajperėve, me mitraloza dhe armė automatike. I gjithė viti ‘91 gjėmoi nga britmat dhe presionet. Bluja pėrballė tė kuqes, si nė tėrheqjen e litarit, njėra e mbante pushtetin me dhėmbė, tjetra e tėrhiqte me ushtima dramatike.
Shkretimi i vendit u shtri kudo dhe mbi gjithēka. Uzinat, fabrikat, ndėrmarrjet me mungesa rentabiliteti, u braktisėn dhe u lanė nė greminat e fatit. Nė kėtė kaos vjeshte, qeveria e Nanos u detyrua tė japė dorėheqjen. Qeveria provizore pėr zgjedhjet e ardhshme, nuk dinte nga ta kapte fillin e kokolepsur. Populli mbeti pa mjete jetese. Nė dimrin e acartė tė atij viti, u prenė plepat e rrugės, hardhitė dhe pemėt e tjera pėr ngrohje. Thuhej se, me nxitjen e kundėrshtarėve politikė, filloi vjedhja dhe shkretimi i ndėrmarrjeve.
Nė Qukės e nė rrethinat, shihnim me keqardhje, se si brenda pak orėsh u rrafshuan disa dhjetėra magazina tė kooperativave, zyra dhe qendra socialkulturore. Me logjikėn e vetme, se ishin ndėrtuar me djersėn e papaguar tė fshatarėve dhe duhej marrė si kompensim ndonjė tra, apo disa gurė tė skalitur pėr qoshet e shtėpive. Ndoshta njė veprim i tillė, ishte edhe pasojė e shpirtit thellėsisht hakmarrės tė shqiptarit. Nė Librazhd e Pėrrenjas shiheshin gjithandej njerėz tė ngarkuar nė duar e nė shpinė, me dėrrasa, hekura, trarė, thasė me miell, veshmbathje e plotė sende tė vjedhura nėpėr ndėrmarrjet dhe magazinat e tregtisė. Edhe vetė drejtorėt, shefat dhe magazinierėt vidhnin mallrat e mė pas u vinin zjarrin magazinave. Flakėt skuqnin qiellin nė mesnatė dhe kusarėt vraponin ferrave e shkurreve, pėr tė fshehur sendet. Ndėrkohė, policia nuk nguronte tė merrte pjesėn e saj nė kėto bastisje qė i bėheshin shtetit. Njė yrrja-byrrja tė tillė s’na kishin parė sytė kurrėndonjėherė. Nga kjo vėrsulje shkatėrrimtare, qė i ngjante njė tėrmeti njerėzor shumėballėsh, u krijua gjithandej njė rrėnim i vėrtetė. Stuhia njerėzore, qė shkatėrroi njė pjesė tė mirė tė ngrehinės ekonomike tė socializmit anekėnd vendit, ishte frymėzuar gjithsesi edhe nga idetė e ēmendura tė dy skajeve tė litarit tė politikės: “Dorėzimi i pushtetit nė tokė tė djegur” dhe “Fillimi i ri nga niveli zero.” Sė fundi zgjedhjet e reja nxorėn nė krye opozitėn e re shqiptare dhe shėnuan fundosjen e diktaturės gjysmėshekullore. Emigrimi tokėsor, ishte shigjeta tjetėr e madhe, qė ēau thesin e kalbur, ku mbahej mbyllur Shqipėria. Kolona tė gjata tė rinjsh iu sulėn Greqisė. Me mėnyra e mjete tė shumėllojshme depėrtuan nė shtetin fqinj dhe filluan tė punojnė. Bletėt tona fluturuan nė jug tė gadishullit, pėr tė mbledhur nektar. Por mjaltin e sjellė nė kosheret kėtu, filluan ta thithin me njėmijė mėnyra grenzat e babėzitura shqiptare.
Tė qartėsuar, tashmė, pėr rolin politik e policesk, qė kishte ndjekur dega e Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve tė rrethit, krijuesit njėzėri mė zgjodhėn nė krye tė saj. Bashkė me ēelėsat e zyrės, mora nė dorėzim edhe hirnoret plot bishta cigaresh, ku ndjehej era e rėndė e sigurimsave tė shpėrndarė deri nė Tiranė. Tryeza e pluhurosur dukej sikur rėnkonte nga pesha e dhimbjes, qė pėrmbi tė u shkruan frazat e tmerrshme tė ekspertizės pėr pushkatimin e poetėve: “Vjersha ėshtė simbolike, hermetike, e errėt, alegorike, me pėrmbajtje reaksionare. Ėshtė shkruar nga pozita klasore e vetė autorit, me frymė pesimiste, nihiliste, qė mohon gjithēka, duke e parė jetėn me syrin e pakėnaqėsisė ndaj realitetit tonė socialist. Shpreh mendime dhe ndjenja regresive, ēoroditėse, nė kundėrshtim me fjalėn e shokut Enver nė plenumin e IV tė K.Q.” Bashkė me pluhurin pas kolltukėve, u fshi edhe prezervativa e pėrdorur pėr ndreqjen e vjershave tė ndonjė letrareje tė re. Konkurset, bisedat e lira dhe argėtimet krijuese zunė t’ia ndėrrojnė fytyrėn “degės sė zgjidhjes” siē e kishin emėrtuar deri atėherė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA