krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 15

Home
Curiculum

15
Si elektron i lirė, mes njohjeve tė shumta nėpėr tė gjithė rrethin, detyra e mėsuesit nė dispozicion ishte njėherėsh edhe punė edhe qejf. Por njė ditė mori fund edhe kjo odise arsimore. Shkresa e ministrisė sė arsimit i kthente tė gjithė rezervistėt e vet, nė punė me normė tė plotė. Mė plotėsuan orėt nė gjimnaz, por pa emėrim definitiv. Njė tjetėr shpėrthim jetėshkurtėr pasioni. Nuk them se shkėlqeva si mėsues, por ajo qė arrita tė bėj, ishte depėrtimi nė shpirtrat e nxėnėsve tė mi. Me kėtė munda tė fitoj jo vetėm mendjet e tyre, por edhe smirėn e disa kolegeve tė mefshta me burrat nė komitet. U kisha hapur punė dhe u detyruan tė krijonin frontin e kundėrvėnies. Disa herė kėrkuan tė hiqem se “tėrbova nxėnėsit“ me veprimtari jashtėshkollore pėr mė shumė dije dhe kulturė. Dhe, megjithėse kontrolli i ministrisė mė renditi me superlativa mbi tė tjerėt, burrat e tyre nuk reshtėn sė kėrkuari shmangien time.
Pėr hir tė argumentit, detyrohem tė shpjegoj edhe rrathanat prej tė cilave rrodhėn ngjarjet e mėvonshme.
Prishja me tė gjithė shtetet e Lindjes dhe vetėmbyllja katastrofike me tė gjithė shtetet e Perėndimit, e shprehur krenarisht me parullėn “Gjithēka me forcat tona”, shkaktoi keqėsimin e mėtejshėm tė gjendjes ekonomike. Ushqimet u racionuan me tallon. Pėr ēdo familje, njė kilogram mish, sheqer, oriz, njė pako kafe e cilėsisė sė dobėt. Pėr njė shishe qumėsht tė fėmijėve, zihej radha nė dy tė natės dhe nga fundi i kolonave tė gjata, mund tė mos merrje fare. Furnizimet u bėnė tepėr tė rralla dhe dyqanet u boshatisėn. Nė prodhim filloi ngritja e re e normave dhe kursimi i lėndėve tė para. U kronometruan proceset e punės, pėr tė mos marrė mė tepėr se pesė pėrqind mbi pagėn bazė. Dhe u arrit deri aty, sa tė bėhej thirrje masive pėr tė punuar dhe jetuar si proletar, duke u bėrė vegėl pune e gjallė. Forca shtytėse qė fshihej pas ecjes sonė deri tani, kishte qenė krijimi i urive tė reja pėr tė harruar tė vjetrat. Kėto dhe pėrbuzja klasore, me shkatėrrimin e njėri-tjetrit, e nxitur nga njė pushtet politik, qė u bė i rrezikshėm, se nuk u ankorua nė mirėsinė dhe besimin midis njerėzve, bėnė qė socializmi ynė bujėmadh tė lėkundet nga themelet. Tė gjitha mbivendosjet e shtrembra, qė nga bazamenti dhe riparimet e shumta tė “arkitektėve” mediokėr, sipas kopjimeve jugosllavo-ruso-kineze, po na ēonin te kataklizma e pėrmbysjes sė gėrmadhės sonė pesėdhjetėvjeēare, pėr t’u bėrė pluhur e hi. Utopia nuk do tė bėhej kurrė realitet. Dhe koha filloi tė mblidhte si ēibani.
Duke u zvarritur kėsisoj kėmbadorazi, kishim arritur nė fillimin e viteve ’90. Pas lėngatave tė gjata, agonisė pėr pushtetin e tronditur politik dhe presionit ndėrkombėtar pėr hapjen e vendit, u mbajt Plenumi i 9. Politika dhelpėrake ramiziste u detyrua tė pranojė pėr sy e faqe heqjen e rolit udhėheqės tė Partisė, gjoja pėr t’i hapur rrugė pluralizmit politik.
Pikėrisht nė kėto ēaste, sekretari i partisė sė shkollės sė mesme, njė Rigoleto, me shtyllėn kurrizore tė harkuar dhe me profesion zooteknik, mė hyri nė orėn e mėsimit. Fjala ishte pėr tė dėgjuar, por doli se kishte dashur tė testonte jo vetėm autoritetin e saporrėzuar tė Partisė, por edhe fuqinė e bėrrylit tė tij sakat, pėr tė mė shtyrė jashtė shkollės sė qytetit. I ulur nė bankėn e fundit, ai dėgjoi nė heshtje organizimin e orės sė mėsimit dhe shpjegimin e lėndės sė re. Ishte nė rend tė punės arsimore krijimi i debatit midis nxėnėsve, pėr t’i bėrė subjekt tė arsyetimit logjik nė temėn qė zhvillohej. Metodė e vėshtirė kjo, qė, duke u realizuar kėtu, i kishte befasuar inspektorėt e ministrisė. Ende pa mbaruar ora, sekretar Braēia hapi gojėn befas dhe pyeti:
- Pse po e bėni kėtė orė mėsimi si mbledhje kooperative, shoku mėsues?
Papritmas dhe ēuditėrisht pati njė moment heshtjeje. Mezi u besova veshėve, ta lėshonte kėtė shprehje mes nxėnėsve njė person, i cili pėr mė tepėr jetonte nė kėtė shkollė, pavarėsisht se i pėrkiste rrafshit blegtoral.
- Sepse kam prezent njė kuadėr kooperative! - iu pėrgjigja nė mėnyrė thumbuese dhe me mllefin e mahisur prej vitesh. - Ju, si specialist i njė sfere tjetėr, s’mund ta konceptoni dot, se debati pėr tė nxitur arsyetimin logjik tė nxėnėsve, ėshtė metodė shkencore nė mėsimdhėnie. Dhe ē’ka mė shumė rėndėsi, unė ju pranova nė klasė thjesht si dėgjues, pa menduar se do tė dilnit nė pozicionin e inspektorit.
- Unė jam sekretari i partisė sė shkollės! - tha ai me solemnitet, duke ngritur edhe gishtin tregues pėrpjetė.
- Ju lutem, pas deklarimeve publike tė plenumit tuaj tė fundit, unė nuk e njoh Partinė nė orėn e mėsimit dhe rrjedhimisht as ju, - ia ktheva aty pėr aty dhe iu drejtova klasės me ton urdhėrues: - Ēohuni nė kėmbė, pėrshėndeteni shokun Braēe, se do tė dalė nga klasa!
Nxėnėsit brofėn tė gjithė njėherėsh. Ai u detyrua tė lėvizė i gėrmuqur drejt derės. Te pragu klithi krejt i skuqur nė fytyrė e me inat tė pamaskuar :
- Ta tregoj unė ty, se ē’ėshtė Partia dhe kush jam unė!...
- Mezi pres tė ma tregoni, se s’di asgjė pėr karrierėn tuaj tė shkėlqyer, - ia ktheva me qesėndi dhe i nxitur nga guximi i papėrmbajtur qė mė kishte shkaktuar situata e kohėve tė fundit, gati sa nuk i thashė, se me politizimin e tyre tė tejskajshėm, e kishin shkatėrruar krejt arsimin kombėtar, duke e bėrė tė pavlefshėm nė Evropė e nė botė. Por nuk ia vlente tė zgjatesha nė sy tė nxėnėsve dhe mbylla derėn.
Mirėpo duke mos patur parasysh aforizmin, qė thotė, se frutat e hershme i than ngrica, kuptova mė vonė se u nxitova. Ato qė Partia i deklaronte publikisht, ndryshonin mjaft nga udhėzimet e brendshme me shkrim.
U mblodh kryesia e komitetit, ku pėrveē krerėve tė ekzekutivit, ishin prezent edhe drejtuesit ideologjik tė Partisė. Pas debatesh, se duhej kuptuar ashtu plenumi apo jo, dhe pas thirrjes sime tashmė tė guximshme: “Kambanat e plenumit ranė pėr ju, qė s’doni t’i dėgjoni, jo pėr mua!”, vendosėn tė mė transferonin nė shkollėn e mesme tė Qukėsit. Ishte situata kur pakashumė mė tepėr se kaq s’kishin ē’mė bėnin tjetėr. Madje edhe kjo, ishte nė vazhdėn e pėsimeve pėr shkak tė identitetit tim biografik. Ndonjė tjetri mund tė mos i bėhej asgjė. Dhe nuk u trishtova aspak. Pėr arsyen e thjeshtė, se tėrė jeta ime deri nė ato ēaste, pėrmblidhej me dy fjalė: punė dhe pėrballje e pandėrprerė me luftėn e pareshtur klasore.
Shkolla e Qukėsit, buzė xhadesė nacionale, ishte njėzet kilometra larg qytetit dhe shkohej me autobus. Aty djem e vajza, mėsues tė ardhur nga Tirana e disa rrethe, mė pritėn krahėhapur. Aq sa, nga respekti i tyre, mbase i pamerituar, edhe nxėnėsit e tetėvjeēares filluan tė mė quanin “ai mėsuesi i mirė“. Reagimi vlerėsues u duk edhe te dėgjimet e pareshtura e plot interes qė pata nė mjaft orė mėsimi nga kolegė tė rinj e tė vjetėr. Letėrsia me magjinė e saj i kishte bėrė pėr vete mėsuesit e kėtushėm pa paragjykime biografike.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA