krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 14

Home
Curiculum

14
Drejtori i teknikumit tė minierave dhe gjeologjisė nė Pėrrenjas, kėrkoi krahas kabineteve edhe ngritjen e muzeut tė shkollės. Pėr kėtė qėllim, mė vuri nė dispozicion mėsuesen e re tė historisė. Florika ishte njė vajzė korēare, qė bėnte kėtu vitin e dytė. Me shtatin e saj tė hajthėm, me fytyrėn prej gjimnazisteje, ku shquheshin dy dhėmbė pak tė mėdhenj qė zbukuronin buzagazin e saj tė kėndshėm dhe me elegancėn e veshjeve sportive, ajo binte nė sy menjėherė.
Sapo filluam punė, bleu nė librari romanin “Ujėsinor” dhe zuri tė mė rendiste me superlativa pėrshtypjet e saj pėr paraqitjen e bukurive tė pyllit e sidomos pėr pėrshkrimet e ndjesive tė holla tė dashurisė. Ngulmoi me pyetje tė gjata, se si mund t’i ndjente shkrimtari ato qė ndjen njė vajzė e dashuruar.
Florika mblodhi materialin historik, bėri maketin, pėrcaktoi objektet dhe mė shoqėroi nė tė gjitha mjediset, ku fotografova pėr stendat e muzeut. Sajuam bashkė njė aparat stampimi, duke modifikuar pjesėn e pėrparme tė epidiaskopit tė laboratorit tė fizikės. Fotografitė e para me format tė madh dolėn mjaft tė qarta, falė dy objektivave tė fuqishėn tė kėtij aparati. Ajo u bė tepėr kureshtare pėr tė parė procesin e stampimit dhe kėrkoi tė hynte bashkė me mua nė kthinėn e errėt tė kabinetit. I bėra tė qartė, se duhej tė kishte mjaft durim, pėr tė mos dalė nga dhoma e mbyllur me kyē, derisa tė mbaronte tėrėsisht procesi. Ndryshe, letrat fotografike merrnin dritė dhe dilnin jashtė pėrdorimit. Por kureshtja e saj ishte mė e madhe se druajtja ime pėr tu mbyllur me tė, gati njė orė.
U mrekullua dhe gazmonte, sa herė figurat merrnin formė nė legenin e zhvilluesit tė lėngshėm. Drita e kuqe e zbehtė qė shėrbente pėr tė dalluar punėn, e bėnte mjedisin dhe fytyrat tona tė dukeshim sikur ndodheshim nė hėnė. Me pėrshtypjen e tė qenurit larg tokės, nė kushtet e njė afėrsie tė mbyllur, gati te fryma e pėrbashkėt, nė trurin e secilit lindi pyetja: Ē‘mund tė bėjnė tjetėr njė femėr e njė mashkull tė kyēur pėr shumė kohė nė njė kthinė tė errėt, pėrveē stampimit?... Kėshtu, ndokund dhe ndokur magjepsja e dy qenieve njerėzore tė ndryshme gjen cakun. Dhe papritmas u puthėm vetvetiu njė copė herė tė gjatė, pa menduar fare pėr identitetin e njėri-tjetrit. Sakaq, nga tejzgjatja e kohės sė qėndrimit nė zhvillues, fotografitė e fundit ishin bėrė blozė.
- Ke puthje tė ėmbėl... - tha Florika duke dihatur shpesh.
- Tė tjerat i kam shumė tė hidhura.
- Pėr tė hidhurat jam kurioze...
- Helmet e mia janė karbonizuese, tė nxijnė mė keq se kėto fotografi.
- Mė mirė ashtu, se sa gėlqere siē jam...
U puthėm edhe njė herė mė me pasion. Kur ndjeva se gjoksi i saj, me gjinj tė vegjėl si gurė, u ngjesh fort mbi gjoksin tim, m’u duk sikur jeta filloi nga e para. Shpirti im i ngurtėsuar nga telashet, u shkri e lulėzoi nga kjo puthje. Por befas, nėpėr labirintet e fshehtė tė trurit tim, vrapoi furishėm imazhi i fiksuar i Kleas. Ajo m’u shfaq ndėr sy, me vėshtrimin akuzues pėr shkeljen e premtimit tė dashurisė sė pėrjetshme. Trokitja elektromagnetike e saj nė zemėr, mė kujtoi se njeriu mund tė dashurojė vėrtetė vetėm njė herė. Mbase kėto tani, ishin instinktet e mia tė trashėguara prej kafshėve, tė cilat nuk po i frenoja dot. Edhe pse nė raste tė tilla kam qenė gjithmonė nė ndeshje boksi me vetveten dhe vetėdija mė ka hedhur nokaut, krejt pėrmbys e me hundė tė gjakosur, prapė kisha filluar ta gjej si tė pranueshėm faktin, se mund tė duash shumė dikė, e tė flesh me njė tjetėr. Ndoshta se instinktet janė si lėndėt me peshė specifike fare tė lehtė, qė vazhdimisht dalin nga thellėsia e ndėrgjegjes, pėr tė notuar mbi sipėrfaqe dhe ajo pėrpiqet t’i fundosė sėrish e sėrish. Frojdi, si mashkull, mbase i ka konstatuar kėto sė pari te vetja.
Pas ca ditėsh, nė orėn nėntė, krejt papritur, Florika trokiti te dera e shtėpisė nė Librazhd. Pastaj pa pyetur fare pėr stepjen time, hyri nė studion ku po merresha me sistemimin e librave. Duke marrė njė pozė, qė i nxori nė pah tėrė hiret e saj, ajo tha se kishte ardhur pėr njė seminar lėnde dhe do tė ikte pasdite. Ishte si zambak mėngjesi i sapoēelur dhe kundėrmonte nga njė parfum ngacmues, qė tė shtynte me ngulm drejt shtratit. Nė kėto rrethana, ishte e pashmangshme pėrsėritja e skenės te kthina e errėt e stampimit. Madje me pasion tė shfrenuar. Ndryshe, burri i krijuar pėr tė qenė luftėtar aktiv, jo moralist romantik, nuk ka si tė ketė durim nė cep tė shtratit tė vet me njė femėr pushtuese kaq tė zjarrtė. Dhe sidomos kur ajo zbuloi sė pari gjinjtė e saj tė vegjėl e joshės me atė aureolėn disi tė zeshkėt rretherrotull thithkave. Nė njė rast tė tillė, potenca mbetet e vetmja krenari mashkullore, ndryshe tėrheqja nėnkupton impotencėn dhe kjo ėshtė mjaft e rėndė e fyese. Mirėpo, nė ēastin kur temperaturat kishin shkaktuar tek tė dy dridhmat e padurimit dhe Florika po hiqte kėmishėn e hollė pėr tė zbuluar tėrėsisht enigmėn lakuriqe tė trupit tė saj me linja vajzėrore tė hajthme, ndodhi njė ēudi e mahnitshme. U ndie hapja me ēelės e derės sė jashtme dhe hyri nė korridor Klea. U rrėqethėm deri nė fund tė kėmbėve.
Gjithēka mund ta kisha besuar, po se ajo do tė kthehej nga puna nė orėn dhjetė, si asnjėherė tjetėr, nuk ma merrte mendja kurrė. Ndoshta e kishte sjellė vetė zoti, duke parė se po nėpėrkėmbej e drejta e saj hyjnore. Ndėrsa po dridheshim nė heshtje, duke pėrgjuar lėvizjet e saj, filluam tė vishemi pėr tė qenė “tė pafajshėm” gjithsesi.
Klea u suall dy-tri herė nėpėr korridor dhe mė thirri nė emėr. Nuk u pėrgjigja. Lėvizi fort dorezėn e derės, qė mbahej mbyllur me ēelės automatik, qysh kur shoqet e saj nuk kishin kthyer librat. Florika ishte bėrė si limon nga fytyra dhe duke mbajtur dorėn te zemra, gati sa s’po i binte tė fikėt.
- E di qė je aty, - tha Klea me ton tė rėndė. - Pashė hijet tuaja qė lėvizėn nėn derė, po nxirre atė qė ke aty brenda !...
U spostuam anash dhe sėrish nuk u pėrgjigja, pėr ta shtyrė tė besojė se i kishin bėrė sytė. Tė ndodhesha nė njė galeri nėntokėsore, i mbyllur papritmas nga shembjet e shkėmbinjve, mbase nuk do ta kisha ndjerė veten mė tė asfiksuar se nė ato ēaste. Shkėmbinjtė e fjalėve tė Kleas po mė zinin frymėn. Kam dėgjuar gra tė thonė: “Burrat janė si qeni.” M’u duk vetja zagar.
Pas njė pritjeje tė gjatė dhe duke u sjellė nėpėr dhoma, ajo doli nė ballkon. Po rrekej me shpresė se mund tė shihte diēka nga dritarja me perde jeshile tė mbyllura. Ndoshta edhe vonohej qėllimisht, pėr tė mos ndeshur faktin gjakprishės. Atė ēast, nė mėnyrė tė rrufeshme ēela pa u ndier bravėn automatike dhe e nxora Florikėn nga porta e jashtme, qė ishte njė hap larg derės sė studios. Pastaj, kur ime shoqe u kthye sėrish nė korridor, ēela derėn plotėsisht dhe luajta teatrin justifikues mė tė poshtėr nga tė gjitha herėt. Gjoja isha nė gjumė tė thellė, ngaqė kisha shkruar natėn dhe ajo mė kishte zgjuar.
- Lėri ato se nuk i ha unė, po ē‘e bėre atė qė kishe brenda?
- E ktheva nė zog dhe fluturoi, - i thashė me njė nėnqeshje tė lehtė, duke vėnė re lėkundjen e saj nė dilemė. - Pse ke filluar tė dyshosh kaq shumė?
- Sepse ti ke filluar tė ma dredhėsh.
- Je bėrė xheloze e po mė pėrgjon!...
- Nuk ėshtė e vėrtetė.
- Atėherė, pse erdhe nė kėtė orė?
- Kisha harruar ēelėsat e kasafortės. Po ti pse e kishe mbyllur derėn nga brenda?
- Do kem lėshuar automatikun padashur.
- Pse s’e hape kur tė thirra?
- Nga inati qė dyshove.
- Dyshova?- ajo shqeu sytė e rėnduar nga pezmi. - Po dy hijet tuaja nėn derė qė i shihte edhe i verbėri?!...
- Mos u merr me iluzione optike! I ke parė lodrat pas ēarēafit, se si hijet e gishtave duken kafshė tė ndryshme dhe gishti i vetėm duket dy...- u orvata ta bėj kuptimplotė mohimin tim, pėr ta qetėsuar e pėr tė mos i shkaktuar vuajtje.
- Mjaft me kėtė histori! - tha zemėrthyer dhe doli.
Ajo nuk e honepsi kėtė shpjegim bajat dhe ndonėse nuk e pa dyshimin e tmerrshėm me sy, marrėdhėniet tona u tronditėn paksa. Dukej sikur mbi ndjenjat e zjarrta tė dikurshme, kishte rėnė njė shi i ftohtė. I ndodhur nėn pushtetin e zemėrimit tė saj tė heshtur, mbeta nė pozicion inferior pėr disa kohė.
E kuptova edhe vetė, se njė gjendje e tillė s’ishte normale. Nuk ishte problemi i qenies apo jo, burrė-qen. Fillova tė arsyetoj, se duke pėrfshirė tė gjithė gjerėsinė e nevojave tė njeriut, ndoshta kisha nevojė shpirtėrore tė domosdoshme ta kompensoj urrejtjen klasore qė mė kishte qerthulluar kohėt e fundit, me dashuri njerėzish, pa arritur tė bėj mes tyre dallimin gjinor. Ndryshe s’kisha si e shpjegoj mosfunksionimin e sigurt tė sistemit tė frenimit. As mendoj se ishte nevoja nxitėse e krijimit qė, sipas intervistės sė Heminguejit, pėrcaktohej nga gratė, politika dhe paratė.
Kur shkova nė Pėrrenjas, Florika mė tha, se ishte ende po aq e tmerruar nga ajo ngjarje. Por dhe unė isha i tronditur. Kėshtuqė asnjėrit nuk i vajti mendja pėr tė shkuar sėrish deri te kėmisha. Nė vjeshtė ajo u transferua nė Korēė dhe nė kėtė mėnyrė u shmangėm vetvetiu nga karbonizimi prej helmit tė parathėnė gjatė stampimit.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA