krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 13

Home
Curiculum

13
I veshur me dokun ushtarak dhe i rreshtuar nė kolonėn zboriste, po i ngjitesha malit tė Shebenikut, tė zbardhur nga bora. Nė shpinė kisha ngarkuar ēantėn e rėndė me bukė e djathė pėr disa ditė dhe nė brez lopatėn xheniere. Do tė bėnim shtatė ditė stėrvitje, pa ditur asgjė ku mund tė ndaleshim. Era e ftohtė me cikna dėbore, ma rrihte fytyrėn si me purtekė pareshtur. Ngjitja e tė pėrpjetave tė thikta mė djersiti aq sa, ēdo ndalesė mund tė mė shkaktonte ftohje tė menjėhershme. Pėr t’u dhėnė fuqi gjunjėve tė kėputur, nxirrja herė pas here nga xhepi njė kaush me sheqer.
Te stanet e Dragostunjės u dha urdhri pėr fushim. Vendi rretheqark ishte lėndinė e pjerrėt e mbuluar nga bora. Brenda pak orėve gėrmuam vendet, shtruam gjethe dushku dhe vendosėm ēadrat personale njėfletėshe, qė dukeshin si ato ēatitė e vogla, tė kolibeve tė qenve nė fund tė oborrit. Brenda tyre mund tė hyje vetėm barkas e tė flije nė borė si qen i vėrtetė. Pas natės sė parė, pothuaj tė gjithė zboristėt, shumica nga fshatrat, u gdhinė duke u kollitur.
Tri net nuk fjeta fare, i frikuar mos marr ndonjė pleurit. I kalova orėt e tmerrshme tė mesnatės duke u rrotulluar rreth zjarrit si dashi nė hell. Ndėrsa ngrohesha nga njėra anė, nga tjetra bėhesha akull nė ēast. Mbrėmjen e natės sė katėrt, komandanti i batalionit mė thirri veēmas. Tė shkoja nė shtėpi, tė merrja penela e bojė pėr tė bėrė disa tabela udhėzuese pėr qitjen dhe tė kthehesha tė nesėrmen herėt.
Sapo u ktheva nė mėngjes, disa nga zboristėt mė kumtuan, se nga ora nėntė e mbrėmjes kishte shkuar aty komisari i batalionit, Dhimo. Ai ishte njė gjatosh faqevarur qė s’i mbyllej goja kurrė. Kishte marrė vesh mungesėn time dhe pa ditur se mė kishte dhėnė leje komandanti, kishte britur i nervozuar:
- Kur tė kthehet ai i deklasuari, qė u shmanget vėshtirėsive, ta merrni, t’ia futni kokėn kėtu, nė baltė dhe ta zvarritni poshtė e lartė, sa ta marrė vesh ē’ėshtė disiplina ushtarake! - dhe kishte bėrė me dorė nga sipėrfaqja e madhe e llurbės sė qullėt, qė ishte krijuar para ēadrave prej kėmbėve tė zboristėve.
Kjo urrejtje e shpallur publikisht, prej kėtij komisari shpirtfashist, mė shkaktoi krizė tėrbimi. Shkova menjėherė takova komandantin dhe ia zbraza tė gjithė zemėrimin, qė mė ziente pėrbrenda, si njė tenxhere me presion e tejnxehur. Vura re se edhe fytyra e tij shprehu pakėnaqėsi tė dukshme pėr njė sjellje tė tillė. Nga fjalėt qė tha, kuptova qartė se mes tyre nuk ekzistonte uniteti i verbėr, qė deklarohej zakonisht. Zemėrthyer e i brengosur, i kėrkova me ngulm tė sqaronte jo vetėm komisarin prepotent Dhimo, por edhe njėsinė ku bėja zborin, se atė natė kisha ikur veēse me leje. Dhe e bėri. Pėr gjashtė ditė mėsuam vetėm lėvizjet stereotipe tė pėrsėritura prej vitesh: “Armiku majtas, armiku djathtas, me bajonetė shpo!” Nė tė cilat, armiqtė e kohės moderne konceptoheshin si thasė me byk, qė mund t’u ēaje barkun kur tė doje. Dhe nė ditėn e shtatė, shkrehėm nga tre plumba te poligoni aty afėr, qė pothuaj, tė gjithė shkuan pėr laraska. “Asgjėsoje armikun me plumb, me qytė, me bajonetė!”
Megjithatė, ky zbor ishte disi mė i lehtė nga ai, kur marshuam tri ditė e tri net pa u ndalur. Derisa kapėrcyem Kaptinėn e Martaneshit e dolėm nė kufi, pėr tė “pritur armikun”, i cili s’e ēante kaptinėn ē’bėnim ne. Dhe nė fund, bashkė me disa tė tjerė tė pamėsuar me ecje kaq tė gjata, u ėnjtėm nga kėmbėt sikur tė kishim elefantiozėn.
Por edhe nė mbarim tė kėtij zbori nė palcėn e dimrit, disa nga ata qė ishin ftohur deri nė palcė u shtruan nė spital.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA