krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 12

Home
Curiculum

12
Dy fjalėt e vetme tė telegramit tė Luanit: “Nėna vdiq!” mė goditėn nė gjoks si dy gjyle topi. Ishte mbrėmje e ftohtė marsi dhe Klea kishte ditė qė ndodhej nė shtrat e sėmurė. Ndonėse iu luta tė mos e merrte atė rrugė tė gjatė, u ēua me ngulm. Dolėm me nxitim te ura e qytetit pėr ndonjė mjet tė rastit. Doja ta pėrmbaja veten, por lotėt mė rridhnin pėrbrenda. Nėna ishte ende e re, tė besoja vdekjen e saj. Po si ishte e mundur?!... Ndoshta, vuajtjet e shumta...
Nė udhėtimin e copėtuar, mjeti i fundit, na ēoi deri nė Ballsh. Ishte mesnatė dhe vura re, se Klea nuk mund tė rezistonte mė tej. Troshitja nė mjetet e rralla, ku shpesh u detyruam tė hipim mbi karroceri e tė strukemi pas kabinave, e bėri tė sajėn. Duhej tė ndaleshim kėtu edhe pėr shkak, se nė atė orė s’kishte qarkullim mjetesh tė tjera. Zgjuam sportelistin e hotelit tė akullt dhe na rregulloi njė dhomė. U qetėsuam vetėm tri orė dhe sapo agoi, dolėm sėrish nė rrugėn e ftohtė e tė pėrbaltur.
Arritėm nė Sarandėn e largėt ndaj mesditės. Ēava mes turmės sė madhe tė njerėzve dhe sa pashė hyjnoren tonė tė shtrirė nė arkivolin e hapur, ndjeva papritur sikur zemra m’u ngjit nė grykė e po mė mbyste. Rashė i plasur pėrdhe, si i goditur pėr vdekje nga njė dhimbje e tmerrshme. Nėnėza ime, piktura e gjallė e tė gjitha ėndrrave tė mia, pėr herė tė parė pas kaq vjetėsh, kishte mbyllur sytė e nuk po mė vėshtronte mė me atė mallin e saj tė pėrvėluar. E qava me zemrėn e brengosur, bashkė me tė ardhurit nga tė gjitha anėt dhe prapė mė dukej, sikur nga ēasti nė ēast do tė zgjohej tė mė mbėshtillte me krahėt e saj. Vdekja e njė njeriu tė pamposhtur si ajo, nuk pritej kurrėsesi. Mirėpo ndodh qė mjekėt bėhen vrasės edhe me kėshillat qė nuk japin. E kuronin prej disa muajsh me barna pėr zemrėn, ndėrkohė qė kėtė organ, tė kalitur nga vuajtjet, e kishte si prej ēeliku. Dhe kur konstatuan tamam se vuante nga diabeti, harruan t’i thonė, se pėrveē pehrizit me fanatizėm, dridhmat e rėnies sė nivelit, mund evitoheshin me njė lugė sheqer apo karamele. Pikėrisht nė njė gjendje tė tillė, ajo kaloi nė koma dhe gėlltiti gjuhėn, kur nuk gjendej askush aty pranė ta ndihte.
Bashkė me dhimbjen e thellė, vdekja e nėnės shkaktoi edhe zgjidhjen e pėrgjithshme tė grushtit tonė vėllazėror, prej shtatė falangash tė shtrėnguara fort. Ajo kishte qenė pikėrisht krahu me indet lidhės. Tani vėllezėrit e martuar u zhytėn secili nė punėn e vet dhe takoheshin rrallė. Madje pati edhe ndonjė sherr tė vogėl pėr babanė, qė mbeti vetėm dhe e mori Pemuli nė shtėpinė e tij.
Por edhe babai, i rėnė nė dėshpėrim tė thellė, pėr humbjen e shoqes sė rrallė tė jetės dhe shpresėhumbur se vdekja e diktatorit do tė sillte ndryshimin e shumėpritur, nuk e pati tė gjatė. Pas njė viti, kur pasuesi i kreut tė Partisė kishte deklaruar, se nė vendin e idealeve tė kuqe do tė pėrjetėsohej vepra e Enverit, u bllokua nė shtrat. Me gjithė torturat qė kishte kaluar nė jetėn e vet mjerane dhe ndonėse kishte mbushur nėntėdhjetė vjeē, ai nuk vuante nga asgjė. Vdekja i erdhi nga kėmbėt. Filloi tė mos e arrinte Qafėn e Gjashtės, siē bėnte ēdo mbrėmje me shkop nė dorė. Nė fillim nuk i qarkulloi gjaku te putrat dhe pak nga pak bllokimi iu ngjit deri pėrpjetė gjunjėve. Vdiq pa arritur tė shfajėsohet ėndrra e tij, qė do tė fshinte pėrgjithmonė damkėn tonė.
Por nė varrin e pėrbashkėt me nėnėn dhe nėn dy fotografi prej porcelani, ėndrra e tij e pafajshme do tė pastrohej si qelibari nė gjumin e pėrjetshėm. Pėr tė mbetur gjithmonė pėrkrah gruas dhe pranė fėmijėve, i pandarė nga asnjė fuqi tjetėr persekutuese.
Shtėpia e pleqve u prish pėr t’u ēelur rruga e tretė e qytetit. Ka mbetur aty vetėm ulliri. Ai harliset ēdo vit dhe bėn mjaft kokrra qė i vjelin komshinjtė. Por sa herė shkoj nė Sarandė, ndalem pėr pak kohė nėn gjethet shushuritėse tė tij. Me njė nyje dėnese nė fyt, ndjej aty frymėmarrjen e pashuar tė babait dhe tė nėnės sime tė paharruar...
Dhe mė e habitshmja ishte pak vite mė pas. Vdekja e Pandit, si vdekja e lisit nga rrufeja e zjarrtė. Me shpejtėsi vetėtime nė mėngjesin me diell, vinte njė biēikletė nga kreu i bulevardit tė Korēės. E rrėzoi tė goditur nė palcėn e kockės. Kėmba e ēlodhur e pensionistit, qė brodhi gjithė pyjet, solli edhe fatalitetin e tij. Klea me tė zeza vajtoi gjatė. Po aq u pikėllua nė shpirt dhe Mondushka, tė cilėn ai e pėrkundi nė duar, te baraka e pyllit me borė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA