krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 11

Home
Curiculum

11
Pas tė gjitha barbarive klasore tė provuara mbi shpinė, disa herė kisha menduar tė gjeja mėnyrėn pėr tė pasqyruar kėnetėn e kohės, ku isha zhytur mes kallamishteve, bufėrve dhe gjarpėrinjve tė saj. Dhe e gjeta, duke e marrė temėn nga e kaluara. Me tre vjet punė tė pandalur, romani “Era e kėsaj kohe” pėrfshiu nė gjerėsi injorancėn, egėrsinė dhe brutalitetin e pushtetarėve bashkėkohės, nė garėn e shfrenuar pėr tė shtypur e varfėruar njeriun shqiptar. Libri i mori shtėpisė botuese “Naim Frashėri”, me fond shtetėror tė kufizuar, treqind e dyzet faqe, vetem me nivelin artistik. Ndėrkohė qė fondet i gllabėronin librat e shkrimtarėve tė kastės dhe rrallė e me pikatore ata tė rretheve. Me njė kopertinė dinjitoze nga piktorja Safo e me lidhje speciale tė plastifikuar, romani doli me tirazh tė lartė dhe shkoi kudo ku kishte librari e biblioteka. Mė impresionoi mjaft kujdesi dashamirės pėr publikimin e tij, nga ana e dikujt, qė nuk e mora vesh. Ndryshe nga praktika e pasqyrimit nė rubrikat e librit tė ri, botimi i kėtij romani u njoftua disa herė direkt nė emisionet e lajmeve tė televizionit.
Me reduktimin e honorarit tė botimit, deri nė njė shpėrblim simbolik, u gjet si kompesim pėr shkrimtarėt, dhėnia e lejeve krijuese. Ndonėse pėr kėtė botim voluminoz dhe vėllimin poetik “Ninullat e hekurit“ qė doli pas njė muaji, mė takonin atė vit mė tepėr se nėntė muaj leje krijuese, mė dhanė vetėm njė.
Lufta klasore e kombinuar me smirėn nė krijimtari, bėhej e ashpėr edhe brenda degės sonė tė lidhjes me pak krijues. Nė kėrkesat e fshehta me shkrim, kryetari i emėruar nga Partia, Koēi, caktonte pėr vete gjashtė muaj nė vit, kryesisht pėr t’u marrė me pėrshėndetjet e pionierėve nė konferencat e rrethit dhe pėr tė botuar rrallė ndonjė poemė politike. I jepeshin tre muaj njė fotografi tė ushtrisė dhe po aq njė krijuesi, qė kishte bėrė njė libėrth tridhjetėfaqėsh me vjersha tė rėndomta pėr fėmijė. Diskriminim i hapur. Disa herė u ankova nė kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė. Dhe mė nė fund mė akorduan njė leje krijuese tė veēantė, prej gjashtė muajsh, pėr t’u njohur me jetėn nė rrethin e Shkodrės. Shkela me kėmbė, apo kaluar mbi mushka, Dukagjinin, Vermoshin dhe fshatrat e Bregut tė Bunės. Ndryshonin mjediset, njerėzit, zakonet, por jeta ishte po ajo: skamja kronike nėn thundrėn e kuqe. Sidoqoftė, nė takimet e shumta, aty ku damka nuk mė dihej, ndjeva pėr herė tė parė respektin dhe kujdesin e vėrtetė tė lexuesve.
Si kryeradhė ironike, mė duhet tė tregoj, se vėnia nė vend e sė drejtės sime, nxiti mė tepėr keqbėrjen, nė shpirtin vogėlan tė kryetarit tė krijuesve. Si njeri qė notonte nė cektinat e ngushta tė egoizmit, ai u sul me furinė e re tė gėrryerjeve me thonjtė e pistė tė urithit. Ndonėse me mbiemėr shpendi, tregoi sėrish se ishte njė urith i vėrtetė. Gėrricjet e tij ishin tė hidhura dhe pėrvėluese. Ciklin me vjersha, pėr konkursin e rrethit, tė dorėzuar nė degėn Lidhjes, ma ēoi papritmas nė degėn e Brendshme. Dy degėt e njė trungu po ia pėrcillnin njėra-tjetrės. Por ajo degė, duke e ndjerė veten tė pasigurt nė kėtė fushė, ia ktheu komitetit tė partisė. Sekretari pėr ideologjinė, pohoi se i kishte lexuar vjershat sapo ishin dorėzuar nė konkurs dhe ishte habitur me rrugėn e tyre drejt Sigurimit. Megjithatė, kreu i degės sė lidhjes ngulmonte, se cikli kishte gabime tė rėnda ideologjike dhe ishte nė detyrėn e tij tė organizonte diskutimin. Quhej diskutim edhe ky lloj poshtėrimi me anėn e instrumenteve tė lindur nga forca shtypėse e ideologjisė. Ndonėse dihej, se kur tė diskutohej krijimtaria, do tė thoshte tė prisje dhimbje.
“Diskutimi” u bė pas pak ditėsh dhe nuk mungonin as drejtuesit lokal tė ideologjisė. Mė bėri tepėr pėrshtypje ajo goxha turmė e mbledhur nga tė gjitha sferat, pėr tė marrė pjesė nė kėtė gosti grushtash verbalė, qė do tė mė jepeshin me kėtė rast. Vjersha qė u hodh pėr autopsi, mbi tryezėn e kompraēikosėve poetikė, ishte “Flutura” me kėto pak vargje:
“Flutura ėshtė njė krijesė e bukur/ dhe tė gjithė bukurinė e ka te krahėt fluturimtarė./Po i hoqe krahėt e lirisė nga trupi/ edhe flutura mė e bukur/ mbetet krimb qė hiqet zvarrė. “
Mezi prisja tė shoh, deri ku do tė arrinte pafytyrėsia e kėtij njeriu tė pėrēudnuar nga smira dhe ideologjia, qė nuk ndalej sė krijuari gremina tė llahtarshme pėr poetėt. Por ndryshe nga ē’pritej, pėr tė fshehur protagonizmin e vet dhe macet qė i flinin nė bark, kryetari i krijuesve kėtė herė kishte pėrgatitur tė bėnte analizėn ideore mikun e tij, njė mėsues qė hiqej si kritik. Ai kishte mbi supe njė alamet koke, sa tė njė kali balash, me njė shkurre tė larme flokėsh tė paqethur e tėrė zbokth. Njėri sy i shikonte nga mushka, tjetri nga krushka. Me paraqitjen dhe shushatjen e tij, nxėnėsit talleshin shpesh dhe i rrėshqisnin tinėz nga orėt e mėsimit.
- Flutura shkon lule mė lule dhe vetėkuptohet qė kjo poezi aludon pėr “Teorinė e njėqind luleve” me ide revizioniste tė Mao Cedunit... - kumtoi ai me plotė kompetencė, duke vėngėruar nė mėnyrė tė dukshme.
Befas goja m’u bė shkrumb dhe u pėrtypa me gjuhė tė thatė. Edhe sikur tė gėrmohej pėr njė kohė tė gjatė nė thesin e budallallėqeve, sajesė mė budallaqe e mė qesharake se kjo, nuk mund tė gjendej kurrėsesi nga skenaristi i kėtij diskutimi. Kjo ishte njėsoj si tė thoshe, rrathėt janė katrorė. Vura re, se mjaft tė tjerė ishin tė habitur jo mė pak se unė. U mendova pėr disa ēaste tė arrija mendjekthjelltėsinė. Duke e ditur mirė, se duhej durim i madh tė jetoje me psikopatė tė politizuar, do tė ishte nė favorin tim, qė nė auditor tė tillė tė mos ndėrmerrja sulm frontal, pėr tė shkuar pastaj deri nė destabilizimin e nervave tė mia. Duhej gjetur patjetėr njė frazė precize, si armė efikase pėr tė thyer fortesėn e fjalėve tė tyre. Nė reagim ndaj nxitėsit kryesor dhe duke u drejtuar me fytyrė nga ai, mė kujtohet me saktėsi se thashė:
- Ėshtė tmerrėsisht pėr tė ardhur keq, qė njė mendje e rėnduar nga pesha e egoizmit, tė fundosė kėtu gjithė kėto mendje tė qeta, me argumente kaq banale. Kur dihet, se nė sytė e atij qė ka verdhėzėn, ēdo gjė duket e verdhė… Habitem qė ky njeri nuk kupton, se duke i shumėzuar sulmet e pėrsėritura ndaj meje dhe duke i mbledhur pastaj tė gjitha bashkė, pėrfundimi ka dalė gjithmonė njė hiē, madje mė pak se hiē… Mendoj se kur bėn ē’ėshtė e mundur pėr t’u hedhur baltė tė tjerėve, jo vetėm qė humb terren shoqėror, por ndyn edhe duart. Ju lutem, bėjini vetes njė nder, duke mos e poshtėruar kaq shumė figurėn personale! - dhe pastaj e mbylla me frazėn qesėndisėse pėr bedelin e kryetarit: - Sa pėr referuesin, mund tė them, se ėshtė diēka e mjerė pėr atė vetė, qė pranon tė nxjerrė nga goja gjepura kaq flagrante. Ndryshe, sipas kėsaj logjike, edhe ky kritizer, qė ka kokė tė madhe, mund tė quhet vetiu koka e madhe e Mao Cedunit...
Befas plasi njė gaz, i cili tregoi, se ai pagoi ēmimin pėrfundimtar, pėr mendimet e mbrapshta tė atij tjetrit dhe diskutimi dėshtoi pėrfundimisht. Politizimi tejet i madh i njė fluture, kishte shkaktuar edhe vetėshkatėrrimin e zhurmės pėr tė. Dhe kėsisoj, mohuesi im kryesor, s’kishte si tė ndihej i lavdėruar, as me kėtė sulm tė ri. Madje u kuptua fare qartė, se shterpėsia e shpirtit tė tij, ishte shkaku kryesor qė po e shpinte gjithnjė e mė tepėr edhe nė shterpėsi krijuese. Veē kėsaj, duke abuzuar shpesh me punėn, pėr t’u marrė me marrėzi tė tilla, ai fatzi kishte arritur deri aty, sa tani qenia e tij tė merrte frymė, vetėm me poret e komitetit tė partisė dhe tė degės sė brendshme.
Por kryetari i krijuesve tė Librazhdit e nisi dhe nuk e pėrfundoi me kaq. Duke shkuar shpesh nė kryesinė e Tiranės, dėgjoi aty, se do tė diskutoheshin disa poezi me gabime ideologjike, tė dėrguara nė gazetėn “Drita“ prej poetėve tė rinj nga Veriu. Si egoist suprem nė shėrbim tė ideologjisė, ai menjėherė pėrcolli edhe ciklin tim.
Kur shkova nė Tiranė, sekretari i Lidhjes, Siliqi, mė priti nė zyrė me fjalėt e papritura:
- Do vjersha tujat m’i kanė pru kėtu pėr gabime ideologjike, por unė s’i kam gjet tė gabueme... Ē’a dreqin keni aty midis jush?
Qesha hidhur dhe ia ktheva:
- Ndoshta duhet tė mė pyesni, ēfarė kanė me mua, ata qė sjellin kėtu si tė gabuara vjershat, tė cilat ju i keni gjetur pa gabime...
- E, pra, ē’a kanė me ty? - korrigjoi shprehjen nė ēast.
- Besoj, me botimet e fundit, t’u kem dhėnė arsye tė mjaftueshme, pėr tė patur smirė krijuese, se i kam lėnė nė baltė padashur.
- S’ashtė mirė kėshtu, – tha.
- E di dhe unė, po s’kam si e bėj mė mirė, veēse duke mos shkruar fare...
Megjithatė, cicmicet, me tė cilat mė shkundnin pareshtur degėt e nervave, sikur tė ishin degė me kokrra frymėzuese pėr krijimtarinė, nuk i ndalėn. Ndėrhyrjet e tėrthorta nga Librazhdi, bėnė qė dokumentari televiziv me skenarin tim “Dasmė nė minierė” i xhiruar nė Pėrrenjas, tė ndalohej njė natė para transmetimit. Gjoja nusja kishte njerėz matanė kufirit. U desh sqarimi i drejtuesve kryesorė tė rrethit, pėr tė zhbllokuar kėtė dasmė aq tė lodhshme. M’u hoq emri papritmas nga skenografia e dramės “Familja e peshkatarit” e luajtur nga amatorėt e Librazhdit dhe e filmuar nga televizioni, duke vėnė emrin e njė disenjatori tė komunales. Kėnga “Tė kėrkoj“ me tekstin tim, filloi tė jepej nė radio me autor tjetėr. I telefonova programacionit dhe mė tej nuk e dhanė fare emrin e autorit tė tekstit. Pas dy kėngėve tė suksesshme me kompozitorin Krajka, teksti i kėngės sė tretė u hoq nga festivali natėn e fundit. Dhe po tė renditeshin cicmice tė tjera tė kėsaj natyre, do tė shtoheshin faqe libri tė panevojshme. Por do tė doja tė pėrmendja pėrciptazi, se pas gjithė njoftimeve tė rreme qė jepeshin nga rrethi, nė prag tė festivalit tė ri kombėtar tė kėngės, kėrkova takim me drejtorin e radio-Tiranės. Pėrdora romanin voluminoz, si mjet konkret pėr tė pastruar rrugėn time nga gurėt e hedhur prej ziliqarit “tė sėmurė”. Dhe atė vit, duke marrė shkas nga teksti i shumėpėlqyer “Lulet e mollės", mė caktuan tė punoj njė muaj nė radio, si redaktor letrar i festivalit. Kjo u bė, siē u shprehėn ata, pėr t’i dhėnė frymė tė re rutinės sė teksteve.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA