krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 10

Home
Curiculum

10
Qysh vitin e parė tė institutit, erdhi njė skulptor i ri tiranas, pėr tė kėrkuar dorėn e vajzės. Shkova e pyeta Mondėn. “E kemi thėnė nė fillim, - pėrsėriti ajo - nuk dua tė di pėr asnjėrin, pa mbaruar edhe shkollėn e lartė !” Por sakaq, disa djem tė tjerė tė kryeqytetit vijuan tė gjejnė para kohe rrugėn e provincės sonė. Madje, njėri prej tyre na bėri presion, pėr tė pranuar, duke na treguar vėrtetimin e penalitetit tė babait, tė marrė nė arkivin e Gjykatės sė Lartė. Sikur tė mos kishin mjaftuar tė gjitha kėto, arriti aty edhe regjisori i kinostudios, Milkani. Pas kundėrshtive tė Mondės, pėr tė marrė pjesė nė njė rol kryesor te filmi “Shembja e idhujve”, ai kėrkonte me ngulm ndėrhyrjen familjare pėr ta bindur. Por artistja jonė i qe pėrkushtuar vetėm artit tė pikturės. Besnike e fjalės dhe e synimit tė saj, ajo i shkoi qėllimit qė i kishte vėnė vetes deri nė fund, pa menduar pėr zgjidhjen e problemeve tė dorės sė dytė.
Zgjimin e parakohshėm tė kėrkesave, e ndėrpreu vet Monda. Ajo na tha se njė djalė qė punonte nė gjykatėn e Librazhdit kishte filluar t’i afrohej me mjaft seriozitet. E njihja. Ishte njė biond kaēurrel dhe simpatik. Por mbi tė gjitha, djalė i mirė dhe i kėndshėm. Ndonėse i gjithė synimi ynė ishte qė ajo tė mbetej nė Tiranė, juristi na pėlqeu tė dyve me Klean. Problem mbetej biografia. Me afrimin e mbarimit tė studimeve dhe pas dritės sonė jeshile, Monda i bėri tė gjitha sqarimet e nevojshme. Por Perikliu, nuk i peshoi pothuajse fare. Ndonėse me biografi tė zgjedhur, ai ishte rritur, si shumica e djemve tiranas, me frymėn e ironisė kryeqytetase pėr partinė e bllokmenėve komunistė dhe “Dullėn”. Posė kėsaj, ishte informuar se kishim deklaruar publikisht qė nuk mbanim marrėdhėnie me prindėrit e Sarandės. Nė rrethana tė tilla, ende pa mbaruar provimet e mbrojtjes sė diplomės, Monda u fejua me Perikliun. Dhe ne ndjemė njė lehtėsim tė madh nė shpirt, pėr lidhjen e saj me njeriun e ėndėrruar nga tė gjithė.
Pikėrisht nė kėto ēaste delikate, babai im erdhi papritmas njė mbrėmje nė Librazhd, pėr t’u ēmallur me ne. Ishte nisur nga Tirana pa lejen e Vjollcės, tek e cila kishte qėndruar disa ditė. Afėrmendsh, nga ardhja e tij, pėrveē zbulimit tė sė vėrtetės, Perikliu me punė nė gjykatė mund tė dėmtohej, apo tė vihej nė pozitė tė vėshtirė. Ajo qė u detyruam tė bėjmė, ka mbetur pėr mua njė goditje e rėndė nė shpirt, e cila mė ka dhembur, sa herė e kam kujtuar. Nė mėngjes herėt e pėrcollėm tetėdhjetėvjeēarin e gjorė me shkop nė dorė deri te treni i Tiranės, duke i kėrkuar njėmijė herė falje, para se ta gjente nė shtėpi dhėndėri qė vinte shpesh.
Por me gjithė pozitat e pėrforcuara tė Mondės, lufta klasore, me ideologjinė e vet komuniste, ishte njė dem i kuq, qė nuk pyeste nga shigjetat me tė cilat mbroheshe. Tė sulmonte me brirėt e vet tė rrezikshėm dhe tė hidhte tutje. Dhe mė tutje se nė Rrajcėn buzė kufirit me Jugosllavinė, nuk kishin ku ta emėronin mėsuese vizatimi, piktoren grafiste me diplomė akademie. Megjithatė, ky emėrim mbeti formal, sa pėr tė qenė nė rregull me direktivat. Monda filloi punė e komanduar nė shkollėn tetėvjeēare tė qytetit.
Dasma e saj pas njė viti, u mbajt nė gojė si ceremoni e papėrsėritur nė provincė. Profecia e parathėnė doli. Thina kėrceu vallen e Sufarapit, tė cilėn ia kisha porositur qysh kur i kėndonte Mondės pėr ta vėnė nė gjumė. Dhe nga shėndeti dukej sikur gomari nuk do t’i kulloste kurrė te koka, siē kishte thėnė atėherė. Posė tė tjerave, shokėt e mi tė televizionit, me tė cilėt kisha bėrė disa emisione, pėrgatitėn njė bobinė filmike. Nė kundėrshtim me tė gjitha rregullat strikte tė institucionit shtetėror, pėr tė mos bėrė asgjė private.
Mė tej vajza jonė lindi vajzė dhe jetoi dy vjet mes kujdesit tė gjyshėrve me moshė tė habitshme. Mė pas Perikliu u transferua nė Tiranė dhe u sistemua me shtėpi. Monda nga mėsuese e emėruar nė fshatin kufitar, u caktua mėsuese nė Liceun Artistik. Pjesa e zemrės sonė, qė rrihte gjithmonė me merak, ra tani krejt nė qetėsi.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA