krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 9

Home
Curiculum

9
Ndodhesha nė Sarandė, pėr tė shijuar pak ditė vere me tim vėlla Agimin. E shtynim ditėn tė shtrirė nėn njė ēarēaf tė lidhur mbi katėr hunj, te pllakat matanė kodrės sė qytetit. Kuvendonim pėr poezinė dhe lexonim krijimet e njėri-tjetrit. Deti jehonte nga dallgėzimet e lehta dhe era, qė turrej nga Kanali i Otrantos, pėr tė rrahur brigjet shqiptare, na freskonte shpirtin. Sytė na mbeteshin te vaporėt e mėdhenj turistik, qė pėrshkonin herė pas here ngushticėn e Korfuzit. Ngjanin tamam si ishuj lundrues tė bardhė. Bota e madhe e panjohur prej nesh, lėvizte plot gjallėri. Por edhe krejt shpėrfillėse ndaj kufijve tė hermetizuar, ku dergjeshim ne duke dėgjuar rėnkimin e dallgėve qė vdisnin nėpėr shkėmbinj. Dhe ja, papritmas, sytė gri tė Agimit dalluan rreth pesėqind metra larg njė shishe plastike, tė lėshuar nga vaporėt. Dallgėt po e shtynin drejt nesh, por gjėja e huaj, qė kishte guxuar tė hynte nė kufijtė tanė tė rreptė, vinte mjaft ngadalė. Kur pamė se sendi i ndritshėm po merrte drejtimin e qytetit dhe mund tė na shpėtonte, u turrėm me not pėr t’i prerė rrugėn. Mirėpo, duke nxituar, u lodhėm tej masės. Kur arritėm ta kapim, pamė me kėnaqėsi se ishte pikėrisht nga ato shishet transparente, njėlitėrshe e gjysmė, tė pijeve freskuese qė pėrdorte bota perėndimore. Prodhime fare tė lehta, tė cilat shiheshin rrallė, nė duart e disave qė kishin dalė jashtė shtetit dhe krenoheshin duke i mbajtur me ujė nėpėr plazhe. Pėr tė sfiduar prodhimin e shisheve tė vendit prej qelqi tė rėndė, me atė ngjyrėn jeshile nga materiali ranor i papastėr. Me tė nė duar dhe duke e kaluar shpesh te njėri-tjetri gjithė kėnaqėsi, filluam tė kthehemi. Por kishim harruar, se distanca e nisjes dyfishohej me kthimin. Dhe shpejt filluam tė ndjejmė lodhjen e tejrėnduar. Bregu tani dukej me kilometra larg.
Si mė pak i stėrvitur me detin, pas disa lėvizjeve me pash, fillova t’i ndjej krahėt krejt tė kėputur dhe i thashė Agimit:
- Kaq e pata, jam lodhur tmerrėsisht e nuk lėviz dot mė tutje. A mund tė mbėshtetem pak?...
- Kthehu nė shpinė, se jam i kėputur pėr vete, - tha ai.
U ktheva nė shpinė dhe qėndrova disa sekonda pa lėvizur. Frymėmarrja mė ishte vėshtirėsuar dhe pas pak ndjeva se kėmba e majtė po mė mpihej.
- Agim, mė zuri cėrma kėmbėn! - thirra i mposhtur nga paniku ca mė shumė.
Ai m’u afrua me shishen bosh dhe ma vuri poshtė barkut, pėr tė mė lehtėsuar paksa me atė pak ajėr qė kishte brenda.
- Mbahu! - mė dha kurajė duke mė ndihur edhe me dorėn e tij. Por shpejt e lėshoi, se po ē’ekuilibrohej pėr vete.
Duke pikasur se isha ende mjaft larg bregut, mė hyri frika keq. Tė rrezikohesha diku afėr, mbase do tė kisha njėfarė shprese te ndihma. Por kaq thellė!...U mbusha me frymė dhe zhyta kokėn nė ujė pėr tė ecur diēka me fundosje, qė tė mos mė pengonin dallgėt. Pamja e bregut filloi tė mė errėsohej dhe pata ndjesinė, se pikėrisht tani nuk mund ta pėrballoja lodhjen mė tej. Por njeriu gjithmonė paska disa rezerva nė organizmin e vet, tė cilat i shfaqen nė ēastin kur sheh se ka mbaruar tėrėsisht. U ktheva vertikalisht, duke menduar se mund tė cek fundin e detit, por ishte ende thellė dhe piva ujė. Pastaj bėra edhe njė herė fundosje dhe diku mė larg, kapa mbėshtetjen e tokės. U gozhdova aty me kokėn mbi ujė, duke dihatur aq thellė, sa po mė ēaheshin mushkėritė. Agimi gjithashtu gjendej pranė meje, krejt i zverdhur nė fytyrė. Dolėm duke u zvarritur dhe qėndruam pėrmbys te pllakat, pa folur pėr gati gjysmė ore. Kur e mora veten paksa, vura re se Agimi nuk e kishte lėshuar ende shishen plastike nga dora.
Ai u mendua njė grimė, duke e rrotulluar nė duar me dashuri prindi, pastaj tha:
- Kėtė s’kemi si e ndajmė, merre ti qė desh u mbyte pėr tė...
- Mbase ti e ke shumė qejf!...
- Kėtu jam, mund tė hedhin vaporėt ndonjė tjetėr, - tha me bujari.
E falėnderova dhe kur e ēova nė shtėpi, gruaja u gėzua si pėr njė dhuratė tė madhe. E mbushi me ujė dhe e vuri nė vendin mė tė dukshėm tė bufesė. Pėr tė ekspozuar sendin e rrallė pėr ne, por krejt pa vlerė pėr ata qė e kishin hedhur tė notonte nė detin e varfėrisė shqiptare.
Po atė ditė, nė mbrėmje, mė panė sytė njė nga skenat mė mizore qė kisha parė ndonjėherė. Ndėrsa shėtitnim me Agimin pėrgjatė bulevardit anės detit, dėgjuam ulėrimat therėse tė njė sirene alarmi. Ishte njė motoskaf ushtarak, qė ēante ujėrat ngadalė, fare pranė shėtitores dhe sirena e tij binte pa pushim. Nė bashin e ngritur pėrpjetė, shtrihej kufoma e gjakosur e njė djaloshi tė kthyer brinjazi, me fytyrė nga qyteti, pėr ta parė tė gjithė. Ai ekspozim makabėr na grisi perden e syve. Motoskafi shkoi deri nė fund tė Sarandės, afėr Ēukės dhe u kthye disa herė me tė njėjtin demonstrim tė llahtarshėm sirene. Nė turmėn e kureshtarėve u tha, se djaloshi fatkeq kishte dashur tė kalonte me not ngushticėn pėrballė Ksamilit, pėr tė dalė nė Korfuz. Dhe ishte qėlluar me njė breshėri mitralozi nga rojat kufitare. Pra, ky ishte faji i paguar me jetėn. Po pėrse duhej ta shėtisin kėshtu gjahun e tyre kėto kafshė mishngrėnėse me buzė tė pėrgjakura? mendova. Na u rrėqeth trupi tė gjithėve sa ishim. Po askush nuk guxonte tė lėshonte ndonjė fjalė, se kalecat e sigurimit gjendeshin kudo mes turmave. Shtimi i pėrgjimit masiv nė tė tilla raste, e kishte shpjegimin. Aty ku diktatura e kuqe kalėronte triumfalisht mbi kalin e vet politik, nuk bėnte gjė tjetėr, vetėm se e largonte mjerueshėm popullin nga vetja, ndaj opinionet duheshin mbajtur nėn kontroll tė rreptė. Pasi u shkėputėm nga njerėzit pėrqark, i thashė Agimit nėn zė:
- Shpėtuam mirė sot, mund tė kishim ngrėnė edhe ne ca predha mitralozi pėr njė shishe!...
- Ne ishim brenda ujėrave tona. Ata qėllojnė po t’i afrohesh zonės neutrale, - sqaroi ai krejt gjakprishur nė fytyrė. -Ky monstruozitet i pėrbindshėm ėshtė pėrsėritur disa herė. Njė tjetėr e shėtitėn mbi traktor fshatrave tė Vurgut pėr tė tmerruar njerėzit. Parakalime krimi tė tilla, besoj nuk bėhen nė botėn perėndimore.
- Kėto shkelje qė paguhen kėtu me kokė, andej paguhen me gjobė. Dėshmia e sotme, i rrėzoi krejt pėrtokė, dokrrat e propagandės, pėr humanizmin e kėtij sistemi. - pėshpėrita nėn zė tepėr i tronditur. - Duan tė thonė se Partia ka pėrgatitur njė brez tė ri tė armatosur, tė aftė pėr dhunė mizore dhe ēdo pėrpjekje kundėr regjimit, paguhet me plumba. Pa ēarė kokėn, se vrasja e qytetarit tėnd, ėshtė vetėm sulm kundėr dinjitetit tėnd dhe pėr kėtė askush nuk tė lavdėron.
- Pėrderisa na kanė kthyer nė bagėti, delen qė del nga vatha, ktheje prapė nė vathė. Mirėpo barinjtė tanė janė kriminelė, qė krenohen me manifestime tė tilla dhune. Pikėrisht prej kėsaj, duhet tė skuqet kushdo qė i thur lavde Katilit, - shtoi Agimi dhe mė tej ramė nė mendime tė trishta.
Gjithė natėn ndjenim se na ishte pėrgjakur gjumi tė dyve. Nga dritarja e shtėpisė sė Agimit, pamė dy projektorė tė mėdhenj ushtarak, nė brigjet pėrballė. Ata rrihnin pa pushim e nga tė gjitha anėt sipėrfaqen e ujėrave para qytetit tė vogėl, tė ndriēuar varfėrisht, duke kryqėzuar fasha drite tė fuqishme. Nėn kontrollin e rreptė tė tyre, dalloheshin edhe stėrkalat mė tė imta tė valėve detare. Shkopinjtė e dritės shqetėsuese, plot ankth, vazhduan tė godasin detin deri afėr mėngjesit. Kur qytetin e ngritur mbi shkallare rrethore e mbuloi drita e ligjshme qiellore.
Por edhe ditėt ishin po aq kėrcėnuese sa netėt. Tė pasnesėrmen erdhi nė shtėpinė e prindėrve inspektori i komitetit, i lajmėruar nga njė komunist i lagjes. Ai gjobiti babanė, me pesėfishin e vleftės sė ullirit, qė kishte vjelur para shtėpisė. Preteksti: pema e ullirit, ndonėse i mbjellur prej tij njė hap para derės, ishte monopol i shtetit. Babai nxori gjysmėthesin me prodhimin e sapovjelur dhe ia dha ta merrte, pėr tė shpėtuar nga gjoba. Por ai tha se, dėnimi duhej paguar patjetėr dhe thesin do vinin ta merrnin ata tė NB-sė.
Pasdite erdhėn dy punėtorė tė ndėrmarrjes bujqėsore tė Vurgut. Babai u shpjegoi, se ashtu si ullirin, kishte mbjellė edhe pemėt e tjera nė tre metra oborr tė rrethuar me mure guri, qė kishin kėto banesa nė seri tė ndėrtuara nga Kryqi i Kuq italian. Ata biseduan me njėri-tjetrin dhe qeshėn me kėtė ngjarje. Pastaj ia kthyen thesin babait, duke i thėnė tė hante tė paktėn ullinjtė e tė paguante gjobėn, pėr tė qenė nė rregull me shtetin. Pėr ta dorėzuar atė sasi, do ta vilnin diku gjetkė.
- Kėsaj i thonė, mbille vetė, rrite vetė, ta vjel e ta ha unė qė jam nė pushtet!... – shfryu nėna me mllef kur ikėn punėtorėt.
- Mos nxirr nga kėto vjersha, se kėta tė futin edhe ty nė burg! - ia ktheu babai.
- Mua mė marrin tė keqen, se polla shtatė dhe nuk mė kanė dhėnė akoma shpėrblimin e nėnave me shumė fėmijė. Po helbete, vetėm gratė e komunistėve kanė tė drejtė tė pjellin shumė e t’i ushqejnė me ullinj...
Tė nesėrmen babai mblodhi paratė nga djemtė dhe pagoi gjobėn.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA