krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 8

Home
Curiculum

8
Koha pa variacione jetėsore dhe izolimi nė njė qytet tė vogėl, nuk mund tė lehtėsoheshin, veēse duke e humbur mendjen me studime dhe punė krijuese. Brenda katėr viteve tė programit, pas ecejakeve tė shumta nė Tiranė dhe netėve tė gjata i mbyllur nė vetminė e dhomave tė hoteleve, kisha likuiduar tėrėsisht provimet e universitetit. Provimi i formimit nė letėrsi duhej dhėnė para njė komisioni tė gjerė. Duke vėnė re ngulmin pėr tė rrėmbyer notėn e lartė me ēdo kusht, ata bėnė mjaft pyetje shtesė. Dhe pasi morėn pėrgjigjet e pritura, kureshtjen pėr njė rast tė tillė nė korrespondencė, e shuan me ftillimin e pedagogut Xoxa, i cili i sqaroi se isha krijues me disa botime. Kur mbaruan tė gjithė studentėt, mė thirrėn veēmas dhe prita pėrgėzimet me emocion. Por gėzimin e vėrtetė e provova, vetėm ditėn kur mora nė dorė diplomėn me dy kapakė tė trashė blu, ku ishte shkruar me shkronja kapitale: “I jepet titulli mėsues i letėrsisė dhe i gjuhės shqipe pėr shkollat e mesme. “ Me kėtė titull tė fituar me aq mund, ėndrra ime, e endur nėpėr mjegullinėn e shumė viteve, doli nė dritėn e vėrtetė. Vetėm tani kisha tė drejtėn ligjitime tė kėrkoj vendin e punės dhe pagėn qė mė takonte.
Por vendet nė shkollėn e mesme tė qytetit ishin uzurpuar nga gratė e kuadrove. Dhe u detyruan tė mė kalojnė mėsues nė dispozicion. Tė jepja pak orė letėrsi nė gjimnaz dhe kohėn tjetėr tė merresha me ngritjen e kabineteve tė shkollave tė rrethit. Kėsisoj rroga bėhej diēka mė e mirė me dietat. Ky variacion mė pėlqeu. Do tė luftoja kėtej e tutje me tė dy armėt e siguruara me pėrpjekjet vetjake, pa asnjė pėrkrahje tė shtetit. Kur dikush mė diktonte: “ Do punosh atje ku ka nevojė atdheu se tė ka dhėnė shkollėn!” I pėrgjigjesha: “ Do punoj atje ku kam nevojė vetė, se veē vetes s’i kam borxh askujt.“
Si mėsues, ndjeva tani se pata njė hapėsirė frymėmarrjeje tė re. Veē tė tjerash, kisha hyrė nė linjėn e trashėguar. Ndonėse s’mund tė vlerėsohet si absolute, pasi i ati i Kantit nuk ishte filozof, po samarpunues.
Emri bėnte, nganjėherė, qė redaktorėt e rinj tė mos kujdeseshin pėr tė dhėnat biografike tė autorėve. Mjaftoheshin tė ishe krijues i njohur nga opinioni dhe tė kishe nivel ideoartistik tė botuar. Kėshtu ndodhi edhe me dhjetė poezitė e mia, tė zgjedhura nga redaktori i televizionit pėr t’u recituar nė emisionin e poezisė patriotike. Aktori i teatrit kombėtar Basha dhe aktorja Luiza kishin pėrgatitur njė interpretim letraro-muzikor qė zgjati pothuaj njėzet minuta. U ndjeva krenar sa s’thuhet, nė njė kohė kur kisha mjaft nevojė tė forcoja pozitat nė opinionin e rėnduar provincial. Por nė mėnyrė krejt tė papritur dhe ogurzezė, tė pasnesėrmen te “Zėri i popullit”, gazetari i kėtij organi, Mustafa, botoi “pretencėn” e vet, me tė cilėn mė dėnonte me vdekje nė mbarė opinionin shqiptar. Shkrimi ambicioz: “Pėrse duhet tė recitohen poezitė e kėtij autori, kur dihet cili ėshtė ai nga pėrbėrja?” u publikua me njė tirazh prej njėqind e tridhjetė mijė kopjesh. Pasi leximit me njė frymė tė kėtij shkrim vrastar, m’u duk sikur u lėshua nga qielli njė kupolė e rėndė metalike dhe mė zuri nėnvete. Rreth njė javė, nuk dola fare nga shtėpia, pėr t’u shmangur paksa nga reagimet e padėshiruara. Por ndėrkohė, thura njė letėr pėr anėtarin e byrosė politike, shokun Foto, qė mbulonte ideologjinė nė Komitetin Qendror. Ndėrmjet tė tjerash, i shkrova: “Cili ėshtė faji im, qė duhet tė demaskohem publikisht, mos vallė se kam bėrė disa poezi ku shpreh dashurinė pėr atdheun dhe e lartėsoj atė? Poezitė i zgjodhi televizioni pa dijeninė time, duke i gjetur tė arrira nga ana ideoartistike. Nėse ju nuk e shihni diku fajin tim, atėherė duhet tė mbahet qėndrim pėr autorin e kėtij shkrimi, i cili mė pushkaton padrejtėsisht para gjithė opinionit, duke pėrdorur gazetėn e Partisė pėr tė shfryrė dufet e egoizmit personal, se nuk u recituan vjershat e tij.”
Pas dy javėsh u thirra me shkresė nga sekretari i organizatės sė partisė tė kėsaj gazete. Ai bashkė me zėvendėsin, kumtuan se ishin porositur nga shoku Foto, tė mė kėrkonin ndjesė pėr gabimin e gazetarit Mustafa, ndaj tė cilit byroja e organizatės kishte marrė masėn e largimit nga puna. Gjė qė s’mė ngjalli asnjė emocion. Bėra tė qartė thelbin e kėrkesės. Goditjen e kishin marrė vesh lexuesit anekėnd vendit. Tani ata duhet tė merrnin vesh edhe se ajo mė ishte bėrė padrejtėsisht, qė tė lehtėsohesha nga opinioni. Mirėpo, sipas tyre, pėrgėnjeshtrimet nuk ishin nė praktikėn e kėsaj gazete. Nuk rashė aspak dakord me ketė pėrfundim. Dhe mbas ngulmit tim tė zgjatur, se duhej gjetur rruga pėr pastrimin e baltės publike tė hedhur nga gazeta, pranova alternativėn e tyre. Tė shkruaja njė reportazh, botimi i tė cilit do tė vėrtetonte tė kundėrtėn. Shkrimin, pėr turneun e grupit artistik tė Librazhdit nė disa rrethe tė Veriut, e pėlqyen dhe e botuan. Por nė tė njėjtėn kohė, njė copėz e vogėl e trurit tim kėrkonte ende pėrgėnjeshtrimin. Krejt i habitur, pak mė vonė mora vesh, se autori Mustafa ishte vendosur me punė nė Institutin e marksizėm-leninizmit, qė drejtohej nga gruaja e diktatorit.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA