krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 7

Home
Curiculum

7
Nė fund tė vitit tė katėrt, shkuam bashkė me Klean nė ceremoninė e ndarjes sė diplomave tė Liceut Artistik. Monda nuk kishte notė tjetėr veē dhjetave. S’mund tė gjendej lumturi mė e madhe pėr ne, se sa ajo, kur drejtori i Liceut lexoi emrin e saj dhe tha nė sallė me zė tė lartė: “Sikur tė ishin tė gjitha vajzat e Shqipėrisė si kjo vajzė!”... Shtova pa zė: “ E lindur nė njė kasolle druri mes pyjeve tė largėt dhe e rritur me aq mundim.” M’u kujtua ēasti kur Monda na premtoi: “Po nuk e mbajta fjalėn, do jem vajza mė e poshtėr e Shqipėrisė” Na u mbushėn sytė me lot gėzimi dhe e puthėm tė dy me shumė dashuri, qė bashkė me veten e saj na kishte nderuar tė gjithėve.
Gjatė kohės qė Monda vijonte Liceun, Fonsi mbaroi tetėvjeēaren dhe kėrkonte me ngulm njė shkollė profesionale. Kishte siguruar nota tė mira, por gjimnazi do ta nxirrte pėr tė lartėn nė kohėn kur e motra kalonte nė institut. Nė rrethana tė tilla, pa asnjė mundėsi financiare pėr t’i studiuar tė dy njėherėsh me pagesė, djali e gjeti vetė zgjidhjen. Disa shokė tė tij kishin zgjedhur tė mesmen industriale tė Elbasanit. Pas shumė pėrpjekjesh nė rrugė shoqėrore, arritėm ta regjistrojmė te dega elektrike, pėr tė cilėn kishte mjaft dėshirė.
Futja nė shtėpi e njė kitare, qėllimisht, pėr t’i vėnė fėmijėt nė ngasje, bėri qė ta mėsojnė tė tre. Por Fonsi i hyri me pasion tė rrėmbyer, derisa u bė kitarist orkestre. Madje bėri edhe vetė njė kitarė, identike me tė jashtmet. Por mė vėshtirė ėshtė tė merret me mend, se si vite mė vonė, ky djalė fare i ri, nė njė luginė tė largėt, i hyri elektronikės nė mėnyrė krejt tė pavarur. Dhe ndėrtoi amplifikatorin e madh “Fender” tė orkestrės sė radiotelevizionit, me njė pėrsosmėri, qė la pa mend edhe vetė inxhinierėt qė i dhanė skemėn. Ata u pėrpoqėn ta merrnin nė servisin e laboratorit tė radios. Por damka lėshonte hijen e saj brez pas brezi...

E dhėnė tėrėsisht pas artit tė pikturės, Monda punoi gjatė gjithė pushimeve verore tė fundit nė fshatrat dhe pyjet ku shkuam bashkė pėr tė gjetur modelet. Hyri nė konkursin pėr Institutin e Lartė tė Arteve, me rreth treqind liceistė e konkurentė tė tjerė. Dhe fitoi ndėr nėntė kandidatėt qė pranonte shkolla atė vit.
Por ndodhi ajo qė nuk e prisnim, ngaqė nuk e dinim dhe nuk do tė ishte keq ta kishim mėsuar me kohė. Fėmijėve tė prindėrve tė damkosur, mund t’u lejohej arsimimi deri nė shkollėn e mesme, po kurrsesi nė tė lartėn. U afishua lista e studentėve, qė do tė fillonin vitin e parė mėsimor, por emri i Mondės nuk figuronte. Flitej se vendi i fituar prej saj do t’i jepej tjetėrkujt. Zemėrimi nė zemrėn time arriti pėrmasa vullkanike dhe shigjeta e busullės nė tru nuk mė punonte mė. Ashtu gjakprishur, i xhindosur dhe krejt jashtė kontrollit, turbullova tė gjitha shkallėt e hierarkisė pushtetare tė Shqipėrisė komuniste. Aq sa, duke kėrkuar me britma tė drejtėn e vajzės sime, isha gati tė shkoj edhe nė burg. Ajo i pėrkiste brezit tė tretė dhe lufta e poshtėr klasore po e dėnonte fare padrejtėsisht. Nga sekretari i parė i rrethit, te ministri i arsimit e deri nė komitetin qendror tė Partisė, nuk lashė derė pa trokitur. Aty ku dera nuk mė hapej, bėra telegrame tė gjatė sa njė faqe gazete, duke derdhur tė gjithė rrogėn time dhe tė Kleas.
Pas gjithė kėsaj zhurme tė pakursyer, u pyet mė nė fund sekretari i parė, njė gjirokastrit. Nė prezencėn time, ai u tha me telefon: ”Nėse vajza ka fituar konkursin, nga ana jonė nuk ka asnjė pengesė, pėr arsye se i ati po punon mjaft mirė pėr rrethin.”
Ditėn e dytė, pas fillimit tė mėsimeve, me njė taksi tė rrufeshme, qė i pėrpiu tė tetėdhjetė kilometrat pėr mė pak se njė orė, arritėm te dera e Institutit. Kur Monda u regjistrua pėrfundimisht nė sekretari dhe hyri nė mėsim, dola te shkallėt dhe mbėshteta kokėn mbi murin aty pranė. Dremita pothuaj si i vdekur, pėr tė qetėsuar trurin e hallakatur nga tetė ditė tension nervor e pagjumėsi shkatėrruese. Dhe kur erdha nė vete, kisha humbur krejt idenė e kohės. Nuk dija nėse kishte kaluar njė orė, apo njė ditė, qė kisha mbetur ashtu i pėrhumbur. Pasi u qetėsova paksa, ndėrtova nė kokė kėtė arsyetim: Pėrderisa ēdo njeri mishėron vetveten nė tė gjithė qenien e tij, dy veta nuk shohin kurrė njė ėndėrr. Dhe duke patur kokė tė ndryshme, as nuk mund tė jenė tė dy njėherėsh nė njė mendim. A nuk shkoi njėri vėlla partizan dhe tjetri ballist? Atėherė, si mund tė vuajnė tė dy njė dėnim, i cili nė ēdo legjislacion tė botės ėshtė personal? Dhe mė keq, tė luftohen tre breza, pėr shkakun se njė person shfaqi njė kuptim, apo keqkuptim. Kryesorja: Pse duhen bėrė tė gjithė brezat armiq, kur dihet qė duke i luftuar, s’bėhen kurrė miq?!... Ē’ėshtė ky absurditet i ēuditshėm komunist?
Por kėto pyetje tė mprehta, me tė cilat ishin ndeshur mendje tė shumta, nuk mund tė shpjegoheshin thjeshtė me njė tė mbledhur supesh, siē ndodhte rėndom. Nėse gjerėsia e kėtyre pyetjeve kaq tė brengosura, do tė gjente njė pėrgjigje, ajo do tė ishte: Taksa mė e rėndė qė i vihet njė shoqėrie, e cila zbaton luftėn e klasave, paguhet nga brezi i tė rinjve tė viktimizuar qė mbeten pa tė ardhme. Shumė nga kėta, tė lėnduar rėndė nė shpirt, nga urrejtja e panevojshme dhe mizoria e frenimit pėr tė ecur pėrpara nė jetė, nuk e harrojnė deri sa tė vdesin dėnimin e padrejtė qė u jepet nė atė moshė.

* * *

Aty nga fundi i verės, kur nė faqet e maleve kishin filluar tė zverdhnin kuadratet e rrallė tė arave me grurė, u shpall fushata e korrje-shirjeve pėr zonat malore.
Bashkė me disa dhjetėra punonjės, qė ushqeheshim me rrogat e buxhetit tė shtetit, u thirra nė njė mbledhje urgjente. Pasi u lexuan listat e shtabeve tė fushatės, dėgjova, se me kėrkesėn e sekretarit tė komitetit ekzekutiv, shokut Eqerem, isha caktuar nė zonėn e Ēermenikės.
Eqeremi ishte njė rrondokop me pamje tipike fshatari, me mishra tė squllura e me njė shikim tė zgjatur nė sytė e tij barishtor tė shpėlarė. Shpesh me dorėn nė xhep, kruhej te vendi i turpshėm, pa menduar se veprimi kuptohej sheshit. Mesa dukej, ekzema kronike po e mundonte shpesh, madje edhe nė ēastet kur ishte me gra rretheqark. Dhe nuk arrinte tė kuptonte, se dora brėnda xhepit, ngjante me atė fshehjen e kokės sė strucit. Kėshtuqė, pasi t’i jepje dorėn atij, duhej kryer patjetėr njė mundim i krupshėm pėr ta larė.
Kur mbaroi mbledhja, shoku Eqerem mė thirri veēmas e mė tha buzagaz, sikur po mė kėnaqte me kumtimin e tij:
- Tė zgjodha tė vish nė shtabin qė drejtoj unė, t’i qėndisėsh ato tabelat e emulacionit, qė tė marrim flamurin e fushatės...
Pėr pak sa nuk i thashė, aty mė rri mendja te flamuri yt. Po shakaja me budallenjtė e kėsaj kategorie ishte me zarar.
- E ndjej veten mjaft tė respektuar nga ana juaj dhe mbase s’do tė mundem kurrė t’ua shpėrblej mirėsinė qė po mė bėni, - kuturisa e i thashė me nėntekst qesėndisės, i bindur se atij nuk i tingėllonte si i tillė.
- Hė, mė tė lumtė, nisu nesėr qė nė mėngjes me autobusin e linjės dhe mė prit te vatra e kulturės nė Funarės, ku janė mbledhur anėtarėt e shtabit nga zona. Kur tė vij unė llafosemi! - tha dhe pasi futi dorėn nė xhep e u krua sėrish te gjenitalet, u nis pėr nė zyrė.
Shkova tė laj dorėn dhe u brengosa menjėherė, duke menduar netėt e tmerrshme tė gjumit nė shtėpitė e fshatarėve varfanjak tė asaj zone. Por kishte dhe mė keq. Punonjėsit e ndėrmarrjeve, do tė dėrgoheshin ēdo ditė me drapėr nė dorė, nė ndihmė tė kooperativave pėrqark qytetit. Pasdite bėra gati penelat e shkrimit dhe ndonjė kavanoz me ngjyra guashi. Klea mė vuri nė ēantė edhe gjysmė buke, pak djathė e ca ullinj.
Tė nesėrmen nė orė shtatė shkova te autobusi shkatarraq, qė nisej pėr nė Zdrajsh tė Ēermenikės. Mjeti “Skodė”, i kthyer nė autobus, nga njė ndėrmarrje e Shkodrės, ishte vjetruar aq sa, nxehej mjaft e ngecte shpesh nė tė pėrpjetat. Rruga me kalldrėm, e zbuluar nga ēaklli nė shumė vende, na troshiti pėr dy orė tė mira deri nė Funarės. Aty nga ora dhjetė e paradites, zbrita para vatrės sė kulturės, qė gjendej ndanė xhadesė. Dera ishte mbyllur dhe nuk mė zuri syri kėmbė njeriu rretheqark. Hyra nė dyqanin e artikujve tė pėrzier aty pranė dhe pyeta shitėsin, mos kishte parė ndonjė nga kuadrot e kooperativės, qė bėnin pjesė nė shtabin e aksionit. Nuk kishte parė askėnd dhe punonjėsi i vatrės atė ditė kishte shkuar nė Elbasan. Dola sėrish nė xhade dhe prita nėn hijen e njė plepi, deri nė mesditė.
Kur u pa se askush nuk po afrohej te vatra e kulturės dhe u kuptua qartė se fushata kishte filluar vetėm nė letra, hapa ēantėn pėr tė ngrėnė drekėn nėn plep. Ndryshe nga atje poshtė, nė qendėr tė luginės, ku bėnte mjaft vapė, kėtu nė lartėsi, fundkorriku ndjehej paksa mė i freskėt.
Isha mėrzitur tepėr, duke u sjellė kot rrugėve tė fshatit, kur pasdite u duk gazi kinez “Xinfu” i komitetit, qė po ngjitej atje tej duke zhurmuar. Ndaloi te kėmbėt e mia dhe shoku Eqerem zgjati kokėn te xhami i hapur i derės sė parė. Pasi i pėrshkrova tė gjithė gjendjen e kėtushme, pa njerėz tė gjallė pėr fushatėn, ai u shau tėmat tė gjithė kuadrove tė kooperativave tė zonės. Pastaj mė tha tė hipja nė sediljen e prapsme. Ngurova, duke menduar ta prisja aty, derisa tė kthehej. Mjaftonte tė urdhėronte personat, pėr tė mė gjetur vendin e punės dhe tė fjetjes. Por ai ngulmoi tė shkoja me tė.
U nisėm drejt Zdrajshit. Nė faqet e pjerrėta tė kodrinave shfaqeshin tek-tuk sipėrfaqe tė vogla me grurė anemik, tė pushtuar nga barishtet. Kisha vėnė re edhe gjetkė, se kooperativistėt e hidhnin farėn edhe nėpėr ferra, pastaj mė tej si tė vendoste zoti. Dėrgoheshin vetėm nė kohėn e tė korrurave me aksion.
Pas ēerek ore nėpėr rrugėn tėrė kthesa, ndaluam te qendra e lokalitetit. Eqeremi thirri dikė qė gjeti pranė xhades. La porosi tė lajmėronte kryetarin e lokalitetit, qė tė mblidhte tė gjithė kuadrot nė njė takim te zyrat nė orėn shtatė. Pastaj i tha shoferit tė nisej drejt Orenjės.
- Do shkojmė te njė miku im tė hamė mana, deri sa tė vejė ora e mbledhjes! - tha duke u rrotulluar pėrgjysmė. - Kur tė kthehemi, ua rregulloj unė samarin kėtyre debilave, qė s’kanė filluar akoma aksionin. I kam lajmėruar nė telefon qysh para njė jave...
Nuk fola, se ende s’mė kishte dalė inati nga mėrzia e asaj dite.
E ndaloi gazin nė hyrje tė fshatit Orenjė. Zbritėm para njė shtėpie tip kasolleje, e ndėrtuar me thupra tė lyera me baltė dhe e mbuluar me petavra druri. Te dera u shfaq njė plak me trup tė drobitur e tė rrėgjuar, me fytyrė e duar tė rreshkura nga era dhe dielli. Nė pamjen e parė ai tė jepte pėrshtypjen e njė lypsari leckaxhi. Eqeremi i dha dorėn dhe u kthye nga unė.
- E sheh kėtė mikun tim?... Ky ėshtė nga patriotėt e parė tė Ēermenikės. U ka dhėnė partizanėve tė Brigadės sė Parė tė gjitha bagėtitė qė kishte nė shtėpi...
- Tetė kokė dhi ua dhashė tė tana e s’mbajta asnji bisht pėr vete! - tha plaku duke pėrshkėnditur sytė drejt meje, me dyshimin se duhej tė isha ndonjė i rėndėsishėm nga lart dhe vijoi: - Eja, shoku Eqerem, tė shofėsh radion qė mė ke dhanė vjet!...
Eqeremi kroi njė herė “aletet “ dhe duke bėrė drejt derės u kthye sėrish:
- Kishim njė radio pėr individin mė tė dalluar nė aksionin e vjetshėm dhe unė ia dhashė dhuratė kėtij qė ishte patriot, nė vend qė ta merrte ndonjė nga ata ballistėt e mutit qė punuan shumė...
Ata hynė brenda, unė u ndala te pragu i derės prej dėrrasash tė nxira nga vjetrimi. Brenda shihej njė pamje e llahtarshme. Katėr faqe tė blozuara nga tymi, njė ēengel i zgjatur nga ēatia te mesi i kasolles, nė tė cilin ishte varur njė gjym bakri i vjetėr. Njė grumbull leckash pėrtokė, ku mes tyre ishte shtruar njė pallto ushtarake e copėtuar. Disa enė gati primitive nė njė cep, nja dy qypa, ku duhej tė kishte futur specat tė regjen pėr dimėr dhe aty afėr hirit tė zjarrit, mbi njė fron tė vogėl radioja “e famshme” e markės kineze “Shangai”. Vetėm kaq, shtėpia-kasolle e patriotit “tė madh.”
- S’ka rob nė kėt’ dynja ma tė lumtun se unė! - shpėrtheu sėrish ligjėratėn e vet patriotike plaku i mjerė. - Nė mramje qė nizen dritat, jam tue nigjue Enverin, qė flet nė Tiranė e mė duket sikur kam kėtu mrena tė tanė botėn!...
Eqeremi i ngazėlluar u kthye sėrish nga unė.
- A e shef ēar patrioti ėshtė ky?... Mbaje shėnim kėtė qė tha, ta shkruash nė ndonjė artikull, se ky nxjerr xhevahire nga goja!…
Ah, sikur tė mundesha t’i flisja shkoqur Eqerem fluturimtarit pa bisht, se ky plak i mjerė, i katandisur kėsisoj nga Partia, nxirrte veēse bajga nga goja…
- I mbaj mend. - i thashė dhe hodha sytė nga dera e kasolles sė tij, ku nxinte brendia e tymosur e thuprave tė baltosura.
Dhe plaku vijoi me krenim:
- Ta dijshim ne nė atė kohė kush ishte Partia, edhe fėmijėt me djepe i kishim nxjerrė partizanė nė mal!
- Shkruaje! - shpėrtheu Eqeremi duke e ēuar buzėn vesh mė vesh nga kėnaqėsia.
Nxora bllokun e shėnimeve dhe bėra sikur shkarravita fjalėt e tij. Por sytė dhe mendjen e kisha tek ajo pamje e tmerrshme, ku binte era pisllėk dhe blozė. Tek ajo lemeri, ku patrioti bėnte jetėn e qenit, duke mos i patur sot as ato pak bagėti, qė dikur ua kishte dhėnė partizanėve. Pėr t’u ngjitur pas pesėdhjetė vjetėsh te kėto ditė mjerimi. Dhe pėr tė mbetur besnik i Partisė deri nė kufijtė e idiotizmit.
Eqeremi i mbushur me pleshta doli shpejt pėrjashta, duke kruar tani edhe kėmbėt. Fshatari pas tij, u ndal te mani nė cep tė kasolles dhe zgjati nga degėt dorėn e zezė si dru e shkrumbuar prej zjarrit.
- Hypni, hani mana, or burra! - tha me bujari.
Ndjeva keqardhje tė thellė tė haja nga ato pak mana nė degėt e shkundura, ku shuante urinė ky gogozhel plak, i kėputur nė kuptimin mė primitiv tė kėsaj fjale. Eqeremi vėshtroi orėn e dorės dhe tha tė ktheheshim, se po afronte koha e mbledhjes nė Zdrajsh.
- Po s’patėn ardhur tė gjithė ata debilat, sot do t’ua dhjes tėmat! - deklaroi trimėrisht.
Para zyrave prisnin vetėm tre nga kuadrot e lajmėruar pėr mbledhje. U dha dorėn krejt qetėsisht dhe hynė tė gjithė brenda. Unė prita jashtė. Kur pashė qė u errėsua mjaft dhe s’kisha zgjidhur ende problemin e fjetjes, u futa nė korridorin e gjatė qė pėrshkonte tė katėr zyrat. Befas, nga brenda derės prej kompesate, dėgjova zėrin bubullues tė shokut Eqerem, qė pas porosive tė gjata u tha:
- Duhet tė merrni masa patjetėr, qė nesėr nė mėngjes, dizenjatori qė kam sjellur kėtu, tė fillojė nga puna me tabelat, se mė mbeti pas bythe nė makinė...Jemi kuadro e mund tė na shpėtojė ndonjė fjalė a ndonjė pordhė. Ta dėgjojė ai qė ėshtė me biografi tė keqe, s’ėshtė mirė, apo jo...
Nga tėrbimi i menjėhershėm m’u rrėqeth i tėrė trupi. Ky qenka maskara, thashė me vete, mė solli kėtu pėr punėn e tij dhe tani lėshon nga goja bajga tė tilla, para kėtyre njerėzve qė i quan debila! Nuk m’u durua. Pėr t’i dhėnė tė kuptojė se i kam dėgjuar fjalėt e tij tė poshtra, trokita te dera dhe e hapa pa pritur pėrgjigje. E vėshtrova nė sy, siē vėshtrohet njė mashkull pa burrėri.
- Shoku Eqerem, kam gjithė ditėn qė pres tė filloj nga puna. S’kam ardhur kėtu pėr tė bredhur me makinėn e komitetit, por mė ke marrė me vete pa dėshirėn time. Mė krijoni kushtet pėr punė dhe mė gjeni vend pėr tė fjetur se po afron nata!... - u zbraza me njė frymė duke u dridhur nga zemėrimi.
Ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet, se deri nė ēfarė pike arrijnė tė bėhen qesharakė kėta lloj pushtetarėsh. Krejt i befasuar, ai vuri nė fytyrė maskėn miqėsore.
- Po, po, ke shumė tė drejtė, ke shumė tė drejtė, atė po u them edhe kėtyre shokėve... – brambulliti tani krejt i menderosur nga fytyra dhe fjalėt i mbetėn nė grykė.
- Se ēfarė u the kėtyre e dėgjova padashur, teksa po afrohesha tė trokas te dera! - ia prita me urrejtje tė dukshme dhe ika rrėmbyeshėm, pėr tė dalė nga ajo skenė e neveritshme. Se po tė nxirrte qoftė edhe gjysmė fjale tjetėr nga shprehjet e veta hipokrite, do ta kisha pėshtyrė nė surrat. Kur njeriu ndjehet vetė i poshtėruar nė njė shkallė tė tillė, dinjiteti i tjetrit s’ka mė pikė vlere. Mė tej, burgu ishte pėr njerėzit, jo pėr qentė.
Ndėrsa isha duke shfryrė me veten, pėr fat po kthehej njė kamion i tregtisė sė Librazhdit, i ngarkuar me arka bosh. Iu luta shoferit dhe mė mori nė vendin e lirė.
Prej asaj dite e pėr njė kohė tė gjatė nuk i dola mė pėrpara hipokritit tė komitetit, por edhe ai i shmangej takimit.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA