krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 6

Home
Curiculum

6
Pėrgjigjja negative e Enverit ishte dhe fjala e fundit pėr ekzekutimin e poetėve Vilson Blloshmi e Genc Leka. U muarr vesh, se nėnat e tyre tė vrerosura shkuan t’i luten diktatorit me lot nė sy, pėr t’u falur jetėn. Por takimi me to nuk u pranua. Pasi ua pėrsėritėn vendimin pėr pushkatim edhe verbalisht, shamizezat ia nisėn kujes. Atėherė oficerėt e shėrbimit “i ngushėlluan” me tė shtyra tė forta. Dhe kur ato ranė pėrmbys, duke shkulur flokėt, i nxorėn me shkelma jashtė kangjellave tė hekurta tė bllokut.
Pushkatimi i poetėve u bė nė mesnatė, te njė pėrrua i malit tė Zgarės, ku edhe u varrosėn nė fshehtėsi. Ajo ka qenė njė nga netėt mė tė trishtuara tė jetės sime. Kisha vetėdijen e hidhur tė njė fatkeqėsie tė tmerrshme. Diku nė thellėsi tė shpirtit ndjeva njė pikėllim tė ēuditshėm, tė pazakonshėm, tė paprovuar ndonjėherė, sikur bashkė me ta ishte vrarė edhe vetė poezia.
Qė nga ajo ngjarje, njė qen i zgjebosur mė kallte krupėn, kur e pikasja nė rrugėt e qytetit: spiuni i poetėve tė pushkatuar. Dalja e tij e papritur mė kujtonte thėnien e Pitagorės kur po keqtrajtonin njė qen: “Ndalni, mos e goditni, tek ai ėshtė shpirti i njė mikut tim, e njoha nga zėri !” Ndonėse pėr shkak tė tij dy poetė nuk jetonin mė, ai vijonte tė shfaqej kudo, me egoizmin e vet poetik deri nė kufijtė e krimit. Nuk kuptoja dot, si mund tė ishte aq i qetė edhe pasi u zbulua, se s’kishte pasur zemėr poeti, po njė fole akrepash.
Tashmė, motivet e frikės ishin tė mjaftueshme edhe pėr mua. Dihej qė ata tė dy vinin dikur shpesh nė shtėpinė e kulturės, ku shtypja dhe ekspozoja vjershat e tyre te tabela e letrarėve tė rinj. Pėr mė tepėr, edhe unė kisha shkuar shpesh te shtėpitė e tyre nė Bėrzeshtė. Mė pushtoi befas njė ndijim frike i errėt. U mbėshtolla menjėherė si kėrmilli nė guaskėn e shtėpisė sime, duke pritur arrestimin.
Pikėrisht nė kėto ditė tė zeza, mė erdhėn pėr vizitė nė shtėpi vjehėrri Pandi nga Korēa dhe ime motėr me nėnė tjetėr, Havaja nga Gjirokastra.
Ndėrsa i vija dru stufės, miqtė po kuvendonin nga divanet pėrballė, ku ishin shtrirė.
- Hajdutė tė mėdhenj kėta komunistėt, - tha Pandi, i cili kishte njohur nga afėr disa nga ata qė rrėmbenin para, duke ua hedhur punėtorėve nė Stravaj.
- Jo tė gjithė, - ia priti ime motėr, qė e kishte tė shoqin rojė zyrash nė policinė e Gjirokastrės.
- Tė gjithė, tė gjithė, - ngulmoi Pandi me zėrin e tij oshėtimtar.
Mua m’u ngritėn qimet e kokės pėrpjetė. Mbylla derėn e stufės me tėrsėllimė, ngrita kryet nga tavani i shtėpisė, ku mendoja se diku midis trarėve tė ēatisė mund tė ishte mikrofoni i vogėl pėrgjues i degės.
- Mos hani mut! – bėrtita me tonalitet tejet tė lartė. - U bė bytha juaj tė merret me politikė...Politikėn e bėn Partia dhe shoku Enver... Nėse keni ardhur kėtu pėr miqėsi, rrini si miq e bisedoni pėr familjet tuaja, ndryshe ja, ku ėshtė dera!...
Pastaj duke vėnė gishtin tregues te buzėt, bėra “Shėėėėt!” lehtė, me sytė tė zgurdulluar nga tavani. Ata e kuptuan si ishte puna, u stepėn menjėherė dhe u mblodhėn gėrmuq.
- E, qė thoni ju, - vijoi Pandi. - andejza nga Korēa sivjet ka bėrė dimėr i madh, po ne Partia tė na rrojė, se na ka vėnė stima me avull, pe tubave tė TEC-it qė kemi pranė...
- Edhe ne nė Gjirokastėr, kemi plot dru tė ēara, qė na i sjell komunalja me makinė deri te dera e shtėpisė...
- ia priti Havaja.
Si e pashė qė hynė tė dy nė brazdėn e duhur, u vura tė ndih Klean pėr tė shtruar darkėn. Po zemra mė rrihte ende me ērregullirėn e frikės. Shpresoj se s’do tė mė qėllojė kurrė mė nė jetė tė pėrjetoj terrorin psikologjik dhe tmerrin e anktheve tė njė kohe tė tillė.

* * *

Muzeu i ri mbaroi dhe si person pėr tė “tundur derėn”u gjet njė ēermenikas me arsim tė mesėm bujqėsor, i biri i njė oficeri tė Sigurimit. Tashmė e njihja mirė parimin e sistemit, qė pasi ta rritje pemėn me mundim, kokrrat do t’i hanin “tė zgjedhurit” Mua mė kaluan tė merrem me mirėmbajtjen e muzeumeve tė fshatrave dhe u vendosa bashkė me materialet te njė dhomė e konviktit.
Nė dhomėn e punės hyri befas sekretari i parė, Zega, i shoqėruar nga instruktori pėr ideologjinė. U ēova nė kėmbė, paksa i hutuar nga kjo vizitė e pazakonshme. I heshtur e ēehrengrysur, pa bėrė ende as pėrshėndetjen formale, atij i shkuan sytė te njė kapak kartoni. Aty ishin njė mori germa “ t ” tė prera nė shkumė deti me njė tel tė nxehtė, pėr titujt e stendave. Duke gjykuar vetėm nga forma e pjesės sė sipėrme tė germės, ai shpėrtheu nė ēast:
- Ē’i ke kėto kryqe, qė bėn, mor t’i vufshin nė varr?
- Nė varr t’u vufshin ty, qė je ortodoks, se emri im nuk i pėrket asnjė feje! - ia ktheva me tė njėjtėn monedhė, duke menduar se bėri shaka.
- Gomari i mutit, kujt i flet ashtu ti? - klithi me fjalorin e vet ordiner.
- Nėse e thatė seriozisht, ishit ju i pari qė mė fyet. Dhe prapė vijuat tė mė fyeni pa tė drejtė. Kėtė fjalor nuk ia pranoj askujt, se kam dinjitetin tim.
- E thashė seriozisht dhe po ta them prapė, qė ti po na ngjall fenė kėtu...
Dreq o punė, mendova, kėsaj i thonė ta quash kashtėn gjilpėrė.
- Fenė s’ka si e ngjall stili i drejtė i germave, me tė cilin shkruhet kudo...
- Ti po na bėn budallenj, foli me ton pėrbuzės tė ashpėr. - Ajo gėrmė shkruhet kėshtu: “t ”- dhe bėri shkronjėn e dorės me njė laps qė mori mbi tryezė.
S’e kam kuptuar kurrė, pėrse njė njeri qė kėrkon tė dėftehet inteligjent, madje mbi tė tjerėt, nxitohet tė flasė budallallėqe tė tilla. Dukej qartė, qė ishte “rrip kaishi” nga kėto punė, ose orvatej me ngulmim tė montonte pėr mua njė gabim politik tė dėnueshėm.
- Po qe se unė u sjell njė libėr tė titulluar “Literatroni”, qė ėshtė botuar kohėt e fundit me kėtė stil qysh nė titull, ē’mund tė thoni atėherė? - shpejtova tė mbrohem me kėtė fakt, falė kujtesės, qė ma solli befas nga njė cep i trurit, pėr tė shpėtuar krejt kokėn.
- Tė ma sjellėsh! - briti nė formė urdhėruese dhe vijoi i pėrfshirė nga njė shpėrthim i beftė zemėrimi : - Po atė sabotimin, te lapidari i Bėrzeshtės, me atė skllav tė lidhur me zinxhirė, pse na e bėre, more qafir?...
Pyetja mė qėlloi si purtekė. E vėrejta nė sytė akuzues qė i shkrepėtinin dhe mė luajti tepeleku i kokės. Nuk po e merrja dot me mend pėr kė e kishte fjalėn. Te obelisku i muzeut tė shkollės sė parė shqipe, kisha lėnė tė bėhej nga punėtorėt e arsimit formėn prej fibre tė njė pende nė shishen e bojės, me tri germat e para tė alfabetit.
- Unė di qė kam bėrė simbolin e arsimit, jo skllav tė lidhur, - i thashė me zė tė mbytur. - Kėtė e vėrtetoj edhe me formėn qė kam vizatuar me dorėn time dhe e kam prerė me sharrė vetė.
- Shko me instruktorin, tani menjėherė e ma sill, pėrndryshe, unė ty sot tė vė hekurat, tė shkosh me shokėt qė tė presin! - shfryu rreptė fytyra naziste me sytė e larmė tė hakėrruar.
Njė varre e madhe filloi tė mė godasė trurin.
- Mua nuk mė pret askush, se shok kam vetėm veten, - shpejtova ta pėrballoj tejet i tronditur.
- Kė ke dhe si e qysh, e dimė ne dhe do ta shohim kur tė kthehesh. Po shko tani, se unė e pashė me sy proēkėn qė na ke katranosur! - shfryu me zė tė lartė dhe gjithė inat.
Punėt nuk ishin aq tė thjeshta, banale dhe komike sa u dukėn nė fillim. Po krejt tragjike pėr mua. “Zig haili” ma kishte bėrė benė qysh nė mbledhjen pėr vjershat e revistės dhe nuk po mė ndahej. Ai doli duke pėrplasur derėn. Instruktori mė tha ftohtė se mė priste para komitetit tė partisė, pėr tė shkuar urgjent nė Bėrzeshtė dhe shpejtoi tė dalė pas tij.
O, bo, bo, ē’mė gjeti! mendova, i mbytur nė djersė tė akullt dhe tėmthat po mė rrihnin gjithnjė e mė fort. Po sikur punėtorėt t’i kishin hedhur format e mia? Do tė shkoja nė burg patjetėr, Epo, kjo ėshtė pėr tė vėnė kujėn, thashė me vete, ruaju sa tė duash, nuk i shpėtuake dot burgut. Ai tė thithka si magnet, nė mos nga goja, nga dora, nga kėmba, apo edhe krejt kot...
Mora librin “Literatroni” nga biblioteka e shtėpisė dhe ia pėrcolla me instruktorin, qė mė priste te dezhurni. Mė pas u nisėm nė ecje tė shpejtuar me gazin kinez tė instruktorėve. Dhe gjithė rrugės sė pėrpjetė, mė dukej sikur ngjitesha majė njė shkėmbi tė lartė, pėr t’u hedhur kokėposhtė.
Arritėm, ndėrsa punėtorėt punonin ende rretheqark obeliskut, qė ai e quante “lapidar”. Pashė se nė vend tė pendės sė madhe rreth dy metra, me damarėt karakteristikė, ishte krijuar njė grumbull pa formė nga rrėshqitja e betonit tė njomė. Vrapova prapa obeliskut, hapa togjet e rėrės me duart qė mė dridheshin dhe gjeta formėn time. Ia tregova instruktorit duke e vėnė nė kėmbė pėrmbi kukudhin e bėrė prej tyre dhe ai zgurdulloi sytė. Pastaj fola me zbatuesit dhe ata pohuan se betoni kishte rrėshqitur natėn, pėr shkak tė vėshtirėsisė pėr t’u ngritur nė lartėsi vetėm me mbėshtetje. Prisnin tė vinte pėrgjegjėsi i punimeve qė ta ribėnin me armaturė. Por mua tani mė duhej forma, pėr tė mos u shformuar pėr vete, jo ribėrja. Atėherė, instruktori i squllur nga e vėrteta, si vetė rėnia e betonit tė butė, mė garantoi para punėtorėve, se do ta sqaronte sekretarin, veē ta lija aty formėn qė tė vijonte puna. Po kur njeriu e sheh veten tė rrezikuar, nuk beson mė as te vetja. Dhe u ndėrmenda me mėdyshje pėr disa ēaste. Pastaj u thashė punėtorėve ta ruanin patjetėr, se unė mund tė shkoja pėr dhjamė qeni, pikėrisht prej asaj, qė atyre u dukej pa rėndėsi.
Edhe pas sqarimit, mbeta nė gjendje tė shokuar, duke pritur prej tij ndonjė “kopil” politik tjetėr, tė lėshuar nė prehrin tim. Derisa erdhi dita, qė sekretari Zega u ēua pėr tė nxjerrė rrezet e miellit nė ministrinė e tregtisė, pasi analizat e rrezeve tė diellit, stilet e shkrimit, dhe peripecitė e ngritjes sė obeliskėve ishin tepėr tė vėshtira pėr paaftėsinė e tij shkatėrrimtare.
Duke qenė i transplantuar nga Jugu nė Verilindje tė vendit, pashė me sytė e mi kontrastin e varfėrisė tragjike nė fshatrat e kėsaj treve. Dhe u bėra dėshmitar i batėrdisė shfarosėse qė solli marrėzia e eksperimentuar sė pari nė kėtė rreth, pėr heqjen e oborreve dhe tufėzimin e bagėtive. Qindra e mijėra krerė u shpėrbėnė pėr njė kohė tė shkurtėr, pėr t’i shpėtuar dorėzimit. Si njė kambanė ogurzezė ushtonte urdhri: “Dorėzoje ose there e haje”. Nėpėr thertore tė grumbullimit dhe rrugėve anės Shkumbinit shkėmbehej delja e dhia me dy bukė gruri. Dhe mė pas, familjet e kėputura e shtonin me ujė, dhallėn e ndonjė dhie tė fshehur, qė tė arrinin tė tėrė pjesėtarėt tė ngjyenin bukėn e misėrt. Tre, deri katėrlekshi pėr ditėpune, ishte njė tallje e cinike, qė i bėhej fshatarit nga shteti, i cili vilte rregullisht nėntėdhjetė e shtatė pėrqind tė fitimit neto tė kooperativave. Nė shtėpitė e gurta, shpesh tė pasuvatuara, tė trashėguara prej shekullit tė kaluar, quhej orendi moderne, ndonjė divan i punuar rėndom me mbushje kashte dhe me disa shirita kamerdareje. Madje, edhe ky vetėm pėr dhomėn e miqve. Nė dhoma tė tjera shpina tė ngjitej me tokėn, nėn ca velenxa tė leshta, mes pleshtave e tartabiqeve tė shumta, qė suleshin tė uritura nga tė gjitha dėrrasat e dyshemeve dhe kasat e drunjta tė dritareve. Dhe nė mes tė shtėpisė, njė radio kineze buēiste zėējerrė nga fjalimet bujėmėdha tė diktatorit pėr begatinė e rreme tė pesėvjeēarėve dhe “sukseset” fiktive tė fshatarėsisė kooperativiste. Buēiste si ironi e dhimbshme e kohės mashtruese, politika e sė cilės propagandonte tė ardhme tė madhe mbi njė platformė kaq tė mjerė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA