krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 4

Home
Curiculum

4
Gjithnjė e mė shpesh dėgjoja pėr goditjet e rrezikshme qė merrnin krijuesit, pėr tė ashtuquajturat “gabime ideologjike” nė fushėn e artit. Por s’mendoja se njė ditė mund ta pėsoja edhe vetė. Falė autocensurės sė suksesshme, isha bėrė tejet i kujdesshėm, nga ēdo tingėllim qė mund tė interpretohej i kundėrt me ideologjinė e shpalosur pa kursim prej Partisė, nė letrat e shkruara e tė deklaruara publikisht. Njė miku im mė kishte kėshilluar me shaka, qė pasi ta shkruaja krijimin, ta lexoja njė herė duke e kthyer pėrmbys, se mos edhe nė kėtė mėnyrė merrte ndonjė kuptim tė rrezikshėm.
Ndėrkohė, qė Plenumi i Katėrt kėrkonte therorė tė rinj, kolegjiumi i revistės “Ylli” miratoi botimin e njė cikli poetik sė bashku me portretin tim. Por sapo revista, me dhjetė poezitė e kryetitulluara “Profile njerėzish” tė shtrira nė dy faqe, qarkulloi nėpėr rrethe, kryetari i degės sė lidhjes sė shkrimtarėve, poeti Koēi, kapi “gabimin ideologjik” dhe e denoncoi te sekretari i parė.
E paskėsha shkelur kallon e ideologjisė, pikėrisht me njė lirikė dashurie, tė titulluar “Ndodh edhe dielli”. Nė tė thuhej: “Ėshtė koha kur nė ajrin e thatė tė bulevardeve/ rrėshqet bora e plepave fėshfėritės/ dhe dielli me kėmbėnguljen e tij tė zjarrtė/ fillon nga pak e bėhet i mėrzitshėm./ Tė pashė mbrėmė tek putheshe me dikė/ dhe sot lėshon nga goja paragrafė tė ēuditshėm./ Por unė s’i ngjaj gjyshit tė marr koburen tė tė vras./ Dashuria ime ėshtė sa njė diell / po ndodh edhe dielli bėhet i mėrzitshėm. “ Ja, pra, brenda kėtyre pak vargjeve, qė shprehnin pabesinė nė dashuri, fshihej “gabimi i rėndė ideologjik”. Afėrmendsh, njė interpretim kaq absurd, nuk mund tė mendohej nga askush prej botuesve tė redaksisė dhe prej tė dhjetė anėtarėve tė kolegjiumit, ndonėse vjershat lexoheshin edhe pėrmbys. Mirėpo vigjilenca e spiunėve tė Partisė shihte dhe aty ku nuk shihte e vėrteta.
Ndėrkohė, qė s’dija asgjė ēfarė thurej pas shpinės sime, sekretari i parė, Zega mė thirri nė zyrė. Mercologu trupmadh nga Korēa, me flokė tė verdhė, tė lėpirė anash, me vetulla tė verdheme, ku ndriēonin sytė gri tė mprehtė dhe me egėrsinė e shprehjes sė fytyrės, kishte pamjen e njė gjermani. Shoku im hokatar, Peka, sa herė e pikaste nė horizontin e bulevardit kryesor tė qytetit, pėrsėriste lehtė nderimin nazist ”Zig hail!”. Para tij qėndrova krejt i qetė, duke menduar se jam thirrur pėr ndonjė punė. Por kur nxori nga sirtari revistėn “Ylli” dhe filloi tė kėrkonte shpjegime pėr atė poezi, u shtanga krejt i befasuar.
- Ē’do tė thuash ti me kėtė vjershė? - ishte pyetja e parė.
- Atė qė thotė vjersha, - ia prita duke u rrekur tė mposht turbullimin.
Ai mė kundroi qortueshėm me vėshtrimin e rėndė prej nazisti.
- Domethėnė Partia qėnka e mėrzitshme pėr ty?…
Qesha instinktivisht, duke menduar se ky ishte njė konstatim i mjerė i njė specialisti qė dinte tė interpretonte llojet ushqimore dhe kujtonte se poezitė janė si frutat e zarzavatet. Apo tė nxirrte Partinė nga rrezet e diellit, siē nxirrte krunden nga rrezet e miellit. Por nuk ma mbajti t’i thosha se po futej kot nėpėr thekėr.
- Mė bėhet qejfi shumė, qė shoku sekretar lexon poezi, - bėra sikur shpreha kėnaqėsi me njė buzagaz shtinjak.
- Di ti, po dimė dhe ne! - tha me ton tė ashpėr.
- Nuk thashė se ju nuk dini, - shtova nė ēast. - Po duke menduar ngarkesėn tuaj me punė tė shumta, shpreha kėnaqėsi qė gjeni kohė edhe pėr tė lexuar vjershat tona...
Nuk e priti mirė as kėtė frazė timen.
- Ti kujton se duke i spėrdredhur fjalėt, mund tė tallesh me diellin e Partisė?... - shfryu me njė tonalitet qė binte erė padituri dhe arrogancė.
- Ju lutem, shoku sekretar, mė vjen keq tė bėni njė interpretim tė tillė, kur vjersha nuk e thotė kėtė nė asnjė fjalė. Por shpreh dashurinė pėrvėluese tė dikujt, e cila s’i bėn pėrshtypje partnerit qė nuk e do. Unė Partinė e shoh tek njerėzit, tek veprat, kudo nė tokė, por jo nė diellin pėrvėlues tė kozmosit, - ftillova me keqardhje tė sinqertė, duke menduar se mund ta qartėsoja sadopak keqkuptimin e tij.
- Mirė, mirė, do ta shohim! Ik tani! - shfryu ftohtė duke mė pėrzėnė nga zyra edhe me lėvizjen pėrēmuese tė dorės.
Befas u gjenda pėrballė brirėve aq kėrcėnues tė Partisė dhe nga kanosjet e tij u tremba seriozisht. Pėr shkak se dihej, qė me “kujdesin” e tij ishte dėnuar Sherif Merdani. Dhe po bėhesha problem, kur dy poetė nga Bėrzeshta ishin arrestuar kohė mė parė. Sė fundi, nė Tiranė ishte arrestuar edhe piktori Edison Gjergo, tė cilit i kisha bėrė intervistėn pėr tablonė “Epika e yjeve tė mėngjesit”. Si dhe shumė artistė tė tjerė, qė ideologjia e Partisė filloi t’i gėlltisė njėrin pas tjetrit, ashtu si bisha e egėr pretė e saj. Pėr mua, tė mos trembesh nga besnikėt e verbėr tė ideologjisė, ėshtė mė keq se tė mbyllėsh sytė pėr t’u pėrplasur me njė shkėmb. Sepse njerėzit e indoktrinuar kanė fuqinė e tyre tė veēantė, qė u buron nga vetė doktrina.
Dola jashtė krejt i verbuar dhe ca mė tepėr nga dielli i shndritshėm i atij mėngjesi, qė ishte lartėsuar nė qiell dhe prej andej derdhte mbi tokė flakėn e tij tė lėngshme. Te trotuari i tregova gjithēka shokut tim, Pekės, qė ishte drejtor i gjimnazit. Ai u orvat tė mė qetėsojė e tė ma heqė nga mendja dyshimin e tmerrshėm qė mė kishte kapluar.
- Kjo ėshtė fantazi e mercologut “Zig hail”, qė pėr poezi ėshtė njė koqe budallai.
- Pikėrisht, se s’merr vesh, tė bėn tė keqen...
- Jo ai, po askush nuk ka tė drejtė tė mendojė e tė thotė budallallėqe tė tilla, - shtoi Peka me shpėrfilljen e vet pėr spektaklin politik tė kohėve tė fundit.
- Nga ē’po ndodh me tė tjerėt, me ka hyrė frika, - i thashė.
- Nuk bėhen ato gjėra aq lehtė... - pėrsėriti bindjen.
Por nuk ishte tamam ashtu. Pas dy javėsh u kėrkua me urgjencė mbledhja e forcave krijuese tė rrethit. Kishte ardhur njė instruktor nga Komiteti Qendror pėr tė biseduar me ne, mbėshtetur nė parimin “Shkrimtarėt dhe artistėt janė ndihmės besnikė tė Partisė“. Ndonėse shkrimtarėt dhe artistėt e vėrtetė ishin larg me Partinė, siē ishte qielli me tokėn. Ata qė u bėnė njėsh me tė, ishin tė patelentuarit, tė cilėve shushunja e ideologjisė ua kishte pirė trurin. Lajmėrimi u bė me listė, nė tė cilėn kėrkoheshin edhe firmat pėr marrjen e njoftimit. Mbledhja u bė nė sallėn e madhe tė bibliotekės, ku u ftuan pėr tė plotėsuar numrin edhe diletantėt e shtėpisė sė kulturės.
U kuptua gjithēka, kur instruktori i ardhur nga lart dhe i prirė nga sekretari i parė zuri vend nė tryezėn pėrballė. Ai kishte nė duar numrin e revistės, ku ishin botuar poezitė e mia. I fundit nė tryezėn kryesore, zuri vend kryetari forcave krijuese, i emėruar nga komiteti i Partisė, poeti i poemave politike pėr proletariatin dhe urat e socializmit, Koēi. I njohur si autori i vargjeve deklarative:“Le tė rrjedhė ēeliku pėr dyfek e plugje/ le tė pėllcasė armiku, moj kala e kuqe”, pėr tė cilat Partia e vuri kėtė smirėzi pėrmbi tė tjerėt. Ai e kishte ēarė rrugėn, nga krimb, nė kryetar tė forcave krijuese dhe shumė nga qenia e tij kishte mbetur ende krimb. Prania e figurės sė tij mė trembi mė shumė se kushdo tjetėr. Pėr shkak se kishte qenė bashkėpunėtori i Degės sė Brendshme, qė i vlerėsoi armiqėsore vjershat e poetėve Vilson Blloshmi e Genc Leka nga Bėrzeshta, gjoja nxinin realitetin socialist. Pas kėsaj, ata ishin dėnuar me pushkatim dhe ndėrkohė dergjeshin nė birucat e errėta tė policisė sė rrethit, duke pritur nga diktatori rishikimin e ankimit.
Sekretari i parė prezantoi instruktorin e dėrguar nga truri ideologjik i kupolės kryesore tė Partisė dhe tha se, nė frymėn e Plenumit do tė diskutohej pėr ndikimet e huaja nė letėrsi e arte edhe me krijuesit e rrethit.
Gjithandej nėpėr rrethe, qe rrotulluar mentesha qė e identifikonte plenumin si njė furēė, me tė cilėn gjoja do tė pastroheshin “lakrat e huaja” nga ndėrgjegjja e artistėve. Por e vėrteta qe, se me frikacakėrinė e tij, prej ndikimit tė kulturės dhe artit, ky plenum ishte njė goditje vendimtare pėr t’i marrė nėn kontroll tė plotė e tė rreptė tė gjitha fortesat intelektuale tė vendit. Derisa u shkua nė veprime tė pamaskuara, nė burgosje e pushkatime. Gjithsesi koha tregoi se shpata e mprehur e Partisė, preu deri nė rrėzė dorėn e artistit qė pikturoi, shkroi, apo luajti nė piano krijime qė nuk pėrputheshin me ideologjinė e saj. Pėr tė krijuar nė kėtė mėnyrė prostitucionin e njė kulture tė politizuar deri nė genet krijuese.
Pasi hodhi njė sy tė pėrgjithshėm nėpėr sallė, sekretari Zega shtroi pyetjen:
- A ka edhe nė krijimet tuaja nga ato tė meta qė shtroi Plenumi i Katėrt?... Duhet tė flasin tė gjithė. Kush ndjen se ka ndikime tė tilla, tė shprehet lirshėm, pėr ta pastruar veten...
Pas njė pauze tė shkurtėr, u ēuan njėri pas tjetrit disa pseudokrijues mediokėr e ėndėrrues tė zbrazėt, qė s’kishin arritur tė publikonin asgjė nga shkarravitjet e tyre. Mė nė fund, sekretari drejtoi vėshtrimin nga unė dhe mė thirri me emėr:
- Po ti, ndjen se ke ndonjė tė metė nė krijimet e tua?
I mbushur deri nė grykė me armatimin tim kundėrshtues, u ēova dhe thashė sė pari:
- Mosarritje artistike mund tė kem edhe unė si tė gjithė, po gabime ideologjike jo.
Sekretari shqeu sytė dhe shfletoi vrulltas faqet e revistės.
- Po ky dielli i Partisė qė bėhet i mėrzitshėm kėtu, nuk tė duket fare gabim ty?...
- Ai aty ėshtė dielli i qiellit, jo i Partisė, - thashė vendosmėrisht. - Fjala Parti s’ėshtė kėrkund aty dhe as mund tė nėnkuptohet, pėrderisa flitet pėr dashurinė midis dy tė rinjve.
- Thellohu, thellohu! - urdhėroi rreptė sekretari Zega, qė siē ishte bėrė zakon, tė futesha me kėmbėt e mia thellė e mė thellė gabimeve tė paqena. Qė do tė mė ēonin nė kasaphanėn e Plenumit tė Katėrt, si dashin te kasapi. Kėto i dinte ai, po i dija edhe unė...
- Jam ngacmuar nga tragjedia e krijuar prej njė oficeri tė ri nga Gramshi, qė vrau nė korridorin e konviktit tė universitetit ish tė fejuarėn, e cila nuk e donte. Duke gjykuar se ai s’kishte tė drejtė tė impononte dashurinė e tij sado e flaktė tė ishte… Megjithatė, dielli kozmik mund tė bėhet nė poezi pjepėr, bukė misri, dajre e gjithēka tjetėr nė varėsi tė subjektit poetik qė pėrdor dhe s’kam pse akuzohem pėr cenimin e figurės sė Partisė... - vijova duke ndjerė se sytė po mė xixėllonin nga sikleti. Dihet si punon truri nė raste tė tilla.
- Ja tė pyesim edhe kryetarin tuaj, qė ėshtė poet i afirmuar, - sekretari iu drejtua Koēit.
Nė gjysmerrėsirėn pas shtyllės sė sallės, ku ishte karrigia e tij, sytė i shndritėn si tė e ujkut. Ai rrotulloi qafėn pėr tė gjetur njė palė sy qė tė pranonin vėshtrimin e tij tė fajshėm. Pastaj me harenė e grabitqarit, qė i ka dalė gjahu nė shteg, u pėrtyp njė grimė, uli vetullat e trasha dhe duke bėrė disa pozime intelektuale tė krekosura, zgjati buzėt qė u jepte formėn e hinkės sa herė matej tė fliste.
- Ashtu ėshtė, dielli ėshtė fiksuar nė art si simbol i Partisė dhe ky, si krijues i afirmuar tashmė, e di se nuk mund tė thuren figura negative pėr tė... - tha me njė zė tė zvargur e plotė ligėsi.
Atė ēast tė tmerrshėm, m’u duk sikur nė vend tė gojės sė tij u hap prapanica e njė lope dhe lėshoi jashtėqitjen e vet tė njohur. Oh, sa e urreva! Me gjithė shpirt. Ndjeva njė pėrzierje nė stomak dhe mė rrėzėlliti nėpėr mend se asnjėherė nuk i deshi ata qė shkruanin mė mirė se vetja. Pėr ta, ai vetėm njė gjė kishte nė kokė, t’ua gėrmonte fshehtas. Truri i tij punonte si njė kurth i vėrtetė dhe shpirti i tij ishte i mbushur me smirė, si njė ferrė e mbushur me gjemba. Ideja se po plotėsohej dėshmia, qė tė piketohesha si gabues i dėnueshėm, mė rrėqethi dhe gjithēka mu tallazit para syve. Nė atė tronditje tė fuqishme, kur koha pushoi sė qeni kohė dhe hapėsira nuk ishte mė hapėsirė, nuk arrita ta komandoj veten.
- E mor Jago, se ti i thur kėto intriga! - i shfryva me panik, duke e patur krejt tė qartė tashmė se kėrkonte tė mė bėnte kurban edhe mua si ata dy tė tjerėt. Gjithė jetėn kisha patur frikė nga plumbi, po tani qė isha vėnė para skuadrės sė tyre tė pushkatimit, mora guxim papritmas.
- Mos ofendo tė tjerėt, se pėr ideal tė Partisė, tė vura hekurat qė kėtu! - klithi me nervozizėm sekretari. Fytyra naziste iu kreshpėrua dhe sytė e larmė sikur i dolėn nga orbita.
Mė mbuluan djersė tė ftohta qė ma njomėn jakėn e kėmishės. Nė njė sekondė tė vetme trurin ma pėrshkuan lloj-lloj mendimesh tė frikshme.
- Ai s’duhet ta thotė kėtė, sepse si mėsues letėrsie e di fare mirė, qė simbolet letrare krijohen brenda nėntekstit, jo nė mėnyrė shabllone, - u pėrpoqa ta zbut edhe me shprehjen e pamjes.
Vijuan tė japin mendimet e tyre edhe disa amatorė, apo ndonjė i vetėquajtur krijues. Madje njė ushtarak, qė pretendonte prej dhjetė vjetėsh, se po shkruante njė dramė, tha se, kur nuk isha i qartė ideologjikisht aq sa duhej, pse isha treguar aq mendjemadh e nuk kisha shkuar tė konsultohesha me tė, qė si oficer kishte pėrgatitje tė lartė politike e ideologjike. Nja dy nga ata, me tė cilėt kisha patur shkėmbime fjalėsh tė ashpra, filluan tė hidhen drejt meje si karkalecat. Disa tė padėgjuar tė tjerė, u bėnė aq tė mėdhenj aty, sa tė linin pėrshtypjen se ishin gati tė shkonin nė Lidhjen e Shkrimtarėve pėr t’i zėnė vendin Kadaresė dhe Agollit. Regjisori i shtėpisė sė kulturės, Muēa dhe drejtori i gjimnazit, Peka, mė mbrojtėn fuqimisht, duke shprehur konsiderata se kisha botuar krijime me pėrmbajtje tė mirė ideopolitike, tė cilat ishin recituar nė skenė e nė radiotelevizion.
Nga vlerėsimet e tyre mora zemėr dhe vijova tė pastroj gjithė baltėn qė mė ishte hedhur.
- Nė se do tė thosha “Parti o dielli i jetės sonė” dhe pastaj tė pėrdorja vargun pėr tė cilin mė akuzoni, atėherė po... - dhe pėr tė hedhur poshtė absurdin, arrita deri aty sa tė shpreh edhe absurditete tė tilla: - Teoritė thonė se edhe te krahasimi i mirėfilltė, vetėm njėra anė qėndron. Pėrshembull, dielli ėshtė njė trup qiellor i zjarrtė, tė cilit sa mė shumė t’i afrohesh, tė djeg e tė shkrumbon. Kurse Partia ėshtė repart pararojė i klasės punėtore, ėshtė truri i kėtij vendi, qė sa mė shumė t’i afrohesh, tė fut nė gjirin e saj e tė lartėson...
Gjyqi im vazhdoi katėr orė. Herė mė fundosnin thellė dhe herė dilja nė sipėrfaqe, duke qenė i bindur se e vėrteta ime ishte si vaji, qė sado ta mbulonin me ujė, do tė dilte sėrish pėrsipėr. Por megjithatė, fillova tė mendoj me merak tė madh: Nėse e tėra ajo qė po ndodhte nuk ishte veē njė moskuptim, apo keqkuptim i tyre, atėherė, po e pėsoja njėsoj si ata qė ishin fajėsuar krejt kot, burgosur e dėnuar politikisht. Pra, situata ishte vėrtetė mjaft kritike dhe do tė kishte qenė e rrezikshme, po tė mos gjykohej nga njė mendim autoritar i paanshėm.
Por tamam atėherė, kur duhej marrė vendimi pėrfundimtar pėr t’i dhėnė rrugė ekzekutimi kėsaj akuze tė pamėshirshme, e mori fjalėn instruktori i kupolės sė madhe. Ēuditėrisht i qenėsishėm deri nė atė ēast, ai kishte heshtur krejt, duke mbajtur vetėm shėnime nė bllokun e tij pėr ēka flitej aty. Ishte njė mesoburrė, me flokė tė zbardhur anash, me sy kafe e vetulla tė shtrira.
- U pėrgėzoj pėr diskutimet serioze e me shqetėsim politik qė u bėnė kėtu, - tha me njė ton krejt tė qetė, qė dėgjohej fare mirė nė atė qetėsi totale qė mbretėroi gjatė gjithė kohės qė fliste ai. - Lidhur me poezinė “ Ndodh edhe dielli “ e kuptoj edhe unė ashtu siē e shpjegon autori i saj. Nė nėntekstin e vet vjersha s’ka Partinė dhe as mund tė nėnkuptohet ajo aty. Megjithatė, duhet bėrė kujdes kur pėrdoren simbole negative tė tilla, qė njerėzve tė mos u shkojė mendja te Partia. Unė kam lexuar krijime me pėrmbajtje tė shėndoshė patriotike tė kėtij autori. Madje edhe nė kėtė cikėl, ku gjendet vjersha qė po diskutojmė, ka poezi tė fuqishme e tė shėndosha ideologjikisht. Nuk ia vlen tė zgjatemi mė tej pėr kėtė ēėshtje, - pėrfundoi duke e kuptuar fare mirė, se smira e poetit spiun, e bashkuar me hekurat e nazistit Zega, nuk bėnin pėr duart e mia delikate dhe u ēua pėr tė dalė.
Pse pranoi ai tė vinte aty pėr tė diskutuar atė poezi fare tė qartė pėr tė, unė s’kam pėr ta ditur kurrė. Por sipas tė gjitha gjasave, del se truri i atyre partiakėve ishte sajuar nė atė mėnyrė, qė tė shihnin tek i njėjti subjekt edhe tė keqen edhe tė mirėn. Pėrderisa mendimi i tyre i lėkundshėm, i paqėndrueshėm, kalonte shpesh nga mosbesimi mė tutkun deri te besimi mė absolut.
- Ne nuk e bėmė mbledhjen pėr autorin e kėsaj poezie, - shpejtoi tė thotė pas tij me solemnitet qesharak sekretari Zega.
- Qė e bėtė pėr mua, e tregon revista”Ylli” qė keni marrė me vete, shoku sekretar ! - shpejtova t’i pėrgjigjem, gati duke shpėrthyer prej ngazėllimit, qė nuk mė rrėzuan dot nga teli i “mėkatarėve” i tendosur mbi kazanėt me bitumin pėrvėlues tė ferrit komunist.
Ai rrudhi buzėt dhe nė ikje e sipėr sytė i lėshuan njė ndriēim tė keq.
Gjithė atė ditė isha si i kapitur nga mbilodhja nervore. Ndjeja dhimbje tė pandėrprera te tėmthat. Mė dukej sikur kisha dalė nga njė llagėm i errėt, i qelbur, tė cilin doja ta largoja nga mendja, sa herė mė trazonte trurin.
Pak ditė mė vonė u mblodh plenumi i partisė sė rrethit dhe kryetari spiun i forcave krijuese, Koēi, nė diskutimin e tij kishte pėrmendur sėrish emrin tim, si autor me rrėshqitje ideologjike. Ngulmues nė te keqen, nuk po mė ndahej. Kundėrshtari im shterp pėr shumė vjet s’po botonte dot gjė dhe i kishte inat tė tjerėt, sikurse njė qen mbi njė mullar me bar tė thatė, qė vėrtetė s’mund tė hajė asgjė vetė, por nuk lė tė afrohen as tė tjerėt dhe leh deri larg. U kundėrshtua nga drejtori i gjimnazit, Peka qė ndodhej aty, me argumentin, se kjo ēėshtje ishte sqaruar nga lart.
S’mjaftuan tė gjitha kėto, por meqė s’donte tė shkonte imja, sekretari Zega kishte lajmėruar redaksitė qendrore tė mos mė botonin asgjė, si i kritikuar nė plenumin e rrethit pėr gabime ideologjike. Pėrgjigje kėto qė mė jepeshin nė konfidencė nga botuesit njėri pas tjetrit.
Nga halli m’u desh tė ballafaqohem edhe njė herė, duke kėrkuar takim me “Zig Hailin”.
- Mė keni hequr tė drejtėn e botimit! - iu ankova.
- S’ėshtė e vėrtetė! – e mohoi nė ēast pa mė kundruar nė sy. - Edhe unė kam ēuar artikulla nė gazetė, po nuk m’i kanė botuar tė gjitha...
- Unė nuk kam ēuar artikulla, po njė poemė te gazeta “Drita”. Mė thanė se ėshtė e botueshme, por nuk munden pa anulimin e njoftimit tuaj...
Por ashtu si Nastradini, qė kur s’deshi tė jepte litarin e gomarit, tha se kishte nderė trahananė, ai u pėrgjigj krejt pa dėshirė.
- Nuk di gjė pėr njoftim tė tillė, ajo ėshtė puna e tyre, ne nuk ndėrhyjmė, - foli prerė duke mos e marrė pėrsipėr broēkullėn e bėrė prej tij. Dhe mė bllokoi me kokėfortėsi, pėr sa kohė vulėn e gjithēkaje e vinte njė autoritet si ai, qė merrte vesh nga tė gjitha dhe s’merrte vesh nga asgjė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA