krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 3

Home
Curiculum

3
Ruaja nė shtėpi disa revista “Stern” tė dhuruara prej gazetarit Pipi, kur ika nga revista “Ylli”. Ato ishin analoget gjermane tė revistės sonė, tė abonuara nga redaksia. Nuk di se si Sherif Merdani, qė punonte tani nė shtėpinė e kulturės, kishte nuhatur, apo mendonte se duhej tė kisha ndonjė revistė tė huaj. Ai mė erdhi nė shtėpi. Tha se kishte blerė njė stof me kuadrate pėr kostum dhe donte tė shihte ndonjė model. Me mjaft mėdyshje, kuturisa dhe i nxora dy prej tyre. Kėrkoi nė dyqindepesėdhjetė faqet e secilės dhe skicoi diēka qė i pėlqeu.
Pas pak ditėsh u muar vesh se kėngėtari i dėgjuar dhe shpesh i shpallur fitues nė festivalet kombėtare, ishte arrestuar papritmas. Kjo kishte ndodhur pas njė koncerti me tė rinjtė dhe fansat e shumtė tė muzikės sė lehtė nė pallatin e madh tė kulturės nė Tiranė. Adhuruesit e tij kishin brohoritur me ovacione tė gjata “Sherif, Sherif!” nė vend tė brohorimės standarde “Enver, Enver!”. Por sapo kishte dalė pėr tė shkuar nė hotel, kalecat e sigurimit i kishin vėnė prangat. Ky vend kishte nė tė gjitha sferat vetėm njė sulltan, dy s’mund tė bėheshin kurrėsesi. Ishte fill pas Plenumit tė Katėrt tė kupolės sė Partisė, pėr ndikimet e huaja nė letėrsi dhe arte. Ndonėse arrestimi iu bė nė Tiranė, ylli shqiptar i kėngės, u suall menjėherė nė birucat e zeza tė degės sė brendshme tė Librazhdit. Dhe e mjeruan nė ditėt mė tė lumtura, kur gatitej tė fejohej me folėsen mė tė bukur tė televizionit shqiptar.
Me prangosjen e Sherif Merdanit, tmerri hyri edhe nė familjen time... Tė dyve me Klean na shkoi mendja njėherėsh te revistat. Pak kohė mė parė dyfletėshja e Partisė “Zėri i Popullit” kishte publikuar dėnimin e njė mėsuesi nė Durrės, pėr shfletimin para nxėnėsve tė njė reviste tė huaj. Po sikur Sherifin ta detyronin me dhunė tė zbėrthehej pėr gjithēka dhe tė zbulohej se mbaja revista tė huaja?!... Eh, ē’na polli belaja aty ku s’na e priste mendja!
Ndėrsa orvatesha i trishtuar tė gjeja ndonjė zgjidhje pėr t’i shpėtuar ato thesare me informacione nga tė gjitha fushat, Klea klithi me padurim tė dukshėm:
- Digji, se na more nė qafė!
- Sikur t’i ēoj te Naxhia nė Elbasan?
- Pu,pu, dashke ta ngatėrrosh edhe atė. Kur tė tė shtrojnė nė dajak e tė tė fusin kokėn nė korent, do ua tregosh vetė, po digji shpejt!
Pėr gjithė natėn stufa jonė bubulloi nga gati pesėmijė fletėt e mbledhura shuk. U bllokua oxhaku nga bloza dhe u bė krejt shtėpia pėr t’u lyer. Bashkė me dhomėn e nxirė, nė mėngjes u gdhimė edhe ne me fytyrat si dy qymyrxhinj. Por me mendimin e lehtėsuar, se tashmė prova e “krimit politik“ ishte zhdukur.
Sherifin e nxorėn nė gjyq publik me urgjencė tė habitshme..
Ishte njė gjyq i turpshėm. Dy spiunė tė pėrgatitur thanė se u kishte folur pėr vlerat e muzikės sė huaj dhe pėr pengesėn e rrethit, tė transferohej nė Tiranė. Kryegjyqtari i drejtoi pyetjen “akuzė”: “Pse ke dashur tė ikėsh nga Librazhdi, kur duhej tė punoje atje ku ka nevojė atdheu?” Ai u gjegj se kishte shumė vite qė shėrbente si mėsues nė kėtė rreth, qė nga fshatrat e Ēermenikės e derisa vitet e fundit e afruan nė qytet. Tani atdheu kishte nevojė nė Tiranė, ku e thėrrisnin ēdo javė pėr koncerte dhe duhej tė ishte aty, qė tė mos e bėnte rrogėn bileta treni. Pas disa akuzave tė tjera bajate, pėr mbajtjen e radios personale te muzika e stacioneve tė huaj dhe pas pėrgjigjeve tė tij tė menēura qė bllokuan trupin gjykues, e dėnuam me tetė vjet burg, pėr agjitacion dhe propagandė. Si shumė tė tjerė, edhe kėngėtarin virtuoz e kishte gllabėruar neni i tmerrshėm “55”, murtaja e kuqe shqiptare, e pavaksinueshme pėr askėnd. Por edhe kryegjyqtari u pushua nga puna. Pėr fajin, se kishte lejuar tė pandehurin tė fliste mė tepėr nga ē’duhej para dėgjuesve tė shumtė, qė ndiqnin gjyqin dhe kur dolėn thanė: “E dėnuan fare kot!”
Sherifi nuk pėrmendi asgjė pėr revistat. Dhe mua mė erdhi turp nga vetja qė e mendova tė keqen prej tij. Por, gjithsesi, ato duheshin djegur, sepse mund ta pėsoja nė ndonjė rast tjetėr. Dhe qysh prej asaj dite harrova tė qesh.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA