krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 2

Home
Curiculum

2
Brenda kohės boshe pėr fillimin e provimeve tė sesionit, munda tė pėrfundoj romanin “Ujėsinor“ dhe ta dorėzoj nė shtėpinė botuese “Naim Frashėri”. Institucioni i vetėm i kėtij lloji nė vendin tonė, ishte tėrėsisht monopol i Partisė dhe kontrollonte me censurė tė rreptė ēdo faqe libri qė botohej. Duke u ndjerė nevoja pėr vepra letrare nga jeta e klasės punėtore, sidomos e sharrėtarėve, libri i kaloi shpejt procedurat botuese me recensione pozitive pėr idetė dhe nivelin artistik. Redaktorja Dono mė dėrgoi me postė vėrejtjet e pakta, bashkė me vlerėsimet e saj dhe tė recezentėve. Ndjeva menjėherė, se mjerimin shpirtėror, tė shkaktuar nga kthimi mbrapsht, e kisha zėvendėsuar me njė ndjesi kėnaqėsie tė fuqishme.
Por, kur u paraqita nė Tiranė, mė kumtuan se romani do tė botohej pasi tė jepte pėlqimin rrethi i Librazhdit. U ktheva sėrish kokulur dhe i shkova kryetarit tė komitetit ekzekutiv nė zyrė. Kryetar Haxhiu ishte njė fshatar i urtė nga Qukėsi. Me pak fjalė i pėrshkrova pėrmbajtjen e librit dhe i thashė se botimi i tij do tė ishte nė radhė tė parė njė vlerėsim pėr sharrėtarėt e rrethit, se sa pėr mua qė e kisha shkruar. Madje i sajova edhe njė aforizėm figurativ: “S’ka rėndėsi cila pulė e ka bėrė vezėn, por vetė veza.” Ai qeshi dhe u duk sikur e kuptoi kėsisoj botimin e librit. Por kur erdhi shkresa e “Naim Frashėrit”, u step krejt i pavendosur ē‘duhej bėrė. Nė thelbin e kėrkesės sė atij dokumenti thuhej: “Na dėrgoni qendrimin moralo- politik tė autorit pėr botimin e romanit tė tij “Ujėsinor” i cili ėshtė vlerėsuar me nivel tė mirė si nga ana ideore ashtu edhe artistike.”
Disa ditė me radhė u enda nga njėri komitet te tjetri. Ngulmoja tė mos bėhej shkresa me tė dhėnat biografike tė dosjes, qė do ta pengonin botimin patjetėr. Dhe shtrova alternativėn se, duke u penguar tė botoj, do tė mė duhej tė largohesha nga ky rreth pėr tė shkuar diku gjetkė punėtor. Si i tillė do tė isha pa dosje, mund tė ikja pa u penguar e mund tė mė lejohej botimi. Pas kėrkesave telefonike tė pėrsėritura tė drejtorit botues, u hartua mė nė fund njė shkresė, e cila anashkalonte pėrshkrimin biografik, me frazėn enigmatike: “Qendrimi moralo-politik i autorit ėshtė i tillė qė nuk e pengon botimin e librit pėr sharrėtarėt” Kjo ishte e mesmja shpėtimtare, apo si me thėnė, dora me thonj gėrryes e mamisė partiake, qė lejonte lindjen e stėrmunduar tė fėmijės sė njė shkrimtari shqiptar.
Dalja nė qarkullim e romanit, me njė tirazh prej trembėdhjetėmijė kopjesh, u bė e mundur vetėm pasi kopjet e para u lexuan nga drejtoria e shtypit e komitetit qendror tė Partisė dhe u dha miratimi. Mė pas shpėrndarja u ndal edhe njė muaj tjetėr. Derisa prej anėtarėve tė byrosė politike dhe titullarėve kryesor tė shtetit, ku kishte shkuar nga njė kopje, nuk pati ndonjė reagim negativ.
Nuk gjej fjalė pėr tė pėrshkruar gėzimin e daljes sė romanit nė tė gjitha libraritė e vendit. Merret me mend ē’ėshtė pėr autorin lindja e njė libri, e cila pothuaj nuk ndryshon aspak nga gėzimi i lindjes sė njė fėmije. Sidomos nė kushtet kur lindja bėhet tepėr e vėshtirė.
Pėr “Ujėsinorin” u fol nė shtyp, nė radio e televizion, u lexuan disa kapituj nė emisionin “Libri i ri ” tė radio Tiranės, por nuk u tha asgjė pėr autorin. Kopertina u ekspozua nė tabelėn e Lidhjes dhe pas kėsaj u pranova anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė.
Po pėrsėri, vendi i punės mbeti ai qė kisha patur, disenjator. Dhe pas pėrfundimit tė dhomės sė varrezave mė ēuan tė punoja pėr stendat e muzeut tė ri. Vila e muzeut tė parė, tė cilėn e pata ngritur nga rrėnojat e tėrmetit, pothuaj me thonjtė e mi, si mjaft e hijshme e nė pozicion piktoresk, u zgjodh pėr shtėpi pritjeje. Tani e tutje nė shtratin e bukur tė historisė do tė flinin kuadrot e lartė tė Partisė qė vinin nga Tirana. Muzeu i rrethit do tė zhvendosej nė godinėn e vjetėr tė ish spitalit, qė gjendej aty pranė. Drejtori i tij, njė ish punonjės i ambasadės shqiptare nė Gjermani, i qarkulluar nė kėtė rreth pėr tė marrė rrogėn e pėr tė mbyllur gojėn, nuk dinte tė bėnte asgjė, pėrveēse tė dridhte cigare tė bukura me njė mekanizėm tė posaēėm. Ai vinte ēdo mėngjes sa hapte derėn, mė ftonte pėr kafe dhe largohej mjaft miqėsisht:
- Po shkoj poshtė nga klubet, se po tė mė kesh nėpėr kėmbė, do bėj muhabet e do mbetesh pa punė. Drejtor de fakto je ti, unė jam de rrogo. Nuk e dua kėtė punė qė s’e bėj dot, po s’kam ē’bėj, se kalamajtė duan tė hanė...
- Tė qoftė hallall! - i thoja shpesh duke i shtrėnguar edhe dorėn shokut Hazizaj nga Labėria, pėr sinqeritetin e tij. Pastaj vijoja punėn, tė merrja edhe unė rrogėn time tė ulėt.
Ndėrkohė pėrgatitesha me ngulm pėr tė likuiduar provimet universitare, qė diploma tė mė ēelte gojėn pėr tė kėrkuar vend pune me rrogė mė tė lartė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA