krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 50

Home
Curiculum

50
Pas kremtimit tė Vitit tė Ri nė familje, fillova tė punoj pėr njė roman me temė nga jeta nė sharrėn Stravaj. Tablotė dhe personazhet e atij vendi s’mė hiqeshin nga mendja. Puna e tensionuar e shtypit dhe provimet, sikur lehtėsoheshin, kur arrija tė shkruaja disa faqe tė kėtij libri. Por u detyrova ta ndėrpres, pėr shkak se kolegu Pipi ēeli nė redaksi kursin e frėngjishtes, me gazetarė nga disa organe dhe njė studente. Sigurova tė tre tekstet e metodės dhe filluam tė punojmė dy orė ēdo pasdite. Frėngjishtja shihej si gjuha e preferuar e udhėheqėsit, ndėrsa anglishtja, si gjuhė e imperialistėve. Ndonėse kjo mė pėlqente mė tepėr, pėshpėritej se mund tė zgjoje interesimin e Sigurimi, pėr arsyet qė tė shtynin.
Studentja Lola nga Durrėsi vijonte vitin e tretė nė fakultetin e shkencave tė natyrės. Vajza topolake, faqerrumbullt, me flokė tė shkurtėr si djalė, e veshur gjithmonė me pantallona, vinte me biēikletė njė orė para kursit. Pėrsėriste mėsimet te holli i redaksisė dhe mė ftoi tė mėsonim bashkė. Pikasa se fjalėt dhe shprehjet e frėngjishtes i kapte mė shpejt nga unė. Dhe doli se kohė mė parė kishte punuar me kėtė gjuhė nė mėnyrė tė pavarur. Ndaj kur bėja gabime, mė qortonte, sikur tė ishte mėsuesja ime dhe mė vinte mirė qė interesohej seriozisht pėr pėrparimin tim.
Pas disa seancave, kur punonim kryeulur, pa hapur asnjė bisedė tjetėr, Lola tha krejt papritmas:
- Di tė puthėsh ti?...
Shqeva sytė me habi, duke menduar se ndoshta mė kishin bėrė veshėt. Ndėrsa ajo qeshte.
- Jo, - i thashė me qesėndi. - Nuk kam mėsuar... - Tė mėsoj unė! – tha me ton autoritar dhe u ngrit vrikthi. Me njėrėn dorė mė kapi pėr qafe, mbėshteti buzėt e saj tek tė miat dhe i shtrėngoi si tė donte t’i kapėrdinte nė stomak. Me dorėn tjetėr mė kapi majėn e cicės mashkullore dhe po ma pėrdridhte, sa mė dolėn lot nga sytė.
- Sikur kemi rėnė dakord tė mė mėsosh vetėm frėngjishten... - i thashė i mahnitur me guximin e saj.
- Tė dyja, pėrderisa tė mungon iniciativa! - dhe vijoi tė mė rrufiste. - Ti s’ke dėm nga kjo, apo jo?...
U shkėputa duke e shtyrė lehtė dhe u ula nė kolltuk i zverdhur nė fytyrė.
- Kam dėm, se futem nė rrugė tė keqe, - i thashė paksa ankueshėm.
Ajo qeshi me zė aq tė fortė, sa pėrmbajti brinjėt me duar dhe mė shigjetoi nė sy.
- Ē’po tallesh ore, o sa i lezeēėm!
- E kam seriozisht. - ia ktheva me ton tė prerė.
Ajo ngėrtheu vetullat e vrenjtur pakėz.
- Cila ėshtė kjo rrugė e keqe, tė mos puthėsh njeri?!... Qenke prapa botės ti!
- Po tė mė shohin kėtu, shkoj vėrtetė prapa botės nga kam ardhur. Pilafi im s’mban ujė fare. Prandaj, tė lutem, qėndro nė pozicionin tėnd tė zakonshėm, po deshe tė vazhdojmė tė mėsojmė frėngjishten.
- Eh, provincial i shkretė!... – qesėndisi me keqardhje. - Ke frikė edhe nga gjėra pa rėndėsi. E si mund tė ēash pėrpara ti?!...
Ndėrkohė hyri nga jashtė kolegu Karadaku, lėshoi disa batuta shakaje dhe shkoi te zyra, duke lėnė derėn hapur. Kjo mė nxori nga situata.
Njė ditė tjetėr, Lola u shpreh me ton intim:
- Qenka e tmerrshme kjo qė i ndodh femrės, po ju meshkujt nuk dini gjė. I kalova tė njėzetat dhe ti nuk mund ta marrėsh me mend, sa shumė dėshirė kam tė bėj njė fėmijė. Ma kėrkon organizmi, sa mezi po duroj...
- Shko bėje gjetkė, - i fola tamam si avdall, - Kėtu nuk e bėn dot kurrė!
Ajo mė kundroi ftohtė dhe u mbyll nė vetvete.
Tingėllon disi e pabesueshme, qė nė tė tėra rastet, e ka radhėn femra tė zbulojė ndjenjat. Por s’ka si ndodh ndryshe, kur tjetri ėshtė i detyruar tė ndrydhet, pėr shkak se pasojat mund t’i ketė fatale.
Daktilografistja jonė, njė vajzė ēame, rreth tė njėzetave, quhej Nada. Ajo ishte njė bukuroshe krejt e freskėt, syzezė, vetullzezė dhe flokėzezė. Gjithmonė e pėrkulur mbi “Oliwetin” e ri, punonte duke rrahur tastierėn si mitraloz tė lehtė. Ndonėse tė gjithėve sa hynin u mbeteshin sytė, ajo nuk ia hidhte vėshtrimin asnjėrit, me pėrjashtim tė Karadakut. Ky i fliste ashpėr dhe shpesh me thumba. Por, ēuditėrisht, ajo nuk fyhej prej tij, pėrkundrazi nėnqeshte lehtė. Ndonėse nė dukje, shoku im i fliste ashpėr, nė tru kishte atė dhe nė zemėr vetėm atė. Mė nė fund, njė mbrėmje i hapi letrat me mua dhe mė foli shkoqur, pėr barrierat e tij fatkeqe. Donte tė martohej me ēamen e bukur, po s’kishte shtėpi. Donte ta kėrkonte nė familje, po s’kishte kė dėrgonte mbles, se i vėllai nė Tiranė nuk binte dakord tė merrte ēame. Ishte mjaft i druajtur tė hapej me tė tjerė. Vendosėm tė shkoja unė, qė ua dija disi gjuhėn ēamėve, prej gjyshes nga nėna konispolate. Kuvendova ēamēe me tė atin, dhe u bind. Kėsisoj bėra mblesėrinė e parė dhe me Karadakun mbeta mik deri nė fund.
Si njeri i shkulur nga lugina e Shkumbinit, ku kisha vegjetuar dy dekada, me trurin tė bombarduar nga rrezet e propagandės pėr “arritjet e mėdha”, zbulova tani butaforinė e vėrtetė tė socializmit shqiptar. Nė tė gjithė hapėsirėn Jug-Veri, ku brodha pėr tė mbledhur material, nė vend tė “kopshtit tė lulėzuar” mė goditėn nė sy, fshatra dhe qytete pluhurmbajtės, ku ēapitej nė kėmbė bota e rreckosur shqiptare. Nė vend tė “Gjigantėve industrialė”, rėnkonin markat e makinerive pa rendiment, tė mbledhura nėpėr hekurishtet e “Miqve tė mėdhenj”. Pashė vėshtirėsitė rropatėse tė prodhimit tė planifikuar, qė vuante mbylljen e gjatė hermetike. Stoqet e mėdha, qė s’i kėrkonte askush, po vetėm sa tė merrnin prodhuesit bukėn e pėrditshme. Mungesat pa fund tė lėndės sė parė dhe gjendjen e mjeruar tė punėtorėve, qė sfiliteshin nga normat e tejngritura vit pas viti. Pėr njė pagė ditore, me tė cilėn bliheshin vetėm dy bukė e gjysmė. Dhe pėrballė tyre, qėndronin administratorėt ryshfetēinj, burokratė e fodullė, tė ngrefosur nėpėr kolltukė, sikur tė ishin bijtė ligjitim tė diktatorit, qė kishin kapur qiellin me dorė. Por s’ishin veēse mediokėr, me kulturė tė kufizuar politike, qė krenoheshin vetėm me teserėn e kuqe. Dhe, sikur mbi kėtė vend tė ishte shtrirė njė afishe gjigante, dominonte slogani “Parti-Enver” i shkruar pa kriter mbi kokat e shqiptarėve. Nė njė bashkėjetesė tė frikshme me bunkerėt pa mbarim, si kėrpudha tė mėdha me kokė betoni. Nė njė varfėrim proletar, tė zbukuruar nga specialistėt grimiorė tė fytyrės sė Partisė, qė bėnin pėrpjekje tė habitshme, pėr tė mbuluar vrajat politike me makijazh tė rremė suksesesh.
Mjerisht, mbeta i zhgėnjyer, i mashtruar dhe i trishtuar deri nė eshtra. Socializmi ynė i ngjante njė tullumbaceje vigane, qė fryhej ditė e natė pa pushim, me dyzetmijė pompa lektorėsh, gazetarėsh, fotoreporterėsh, kameramanėsh, redaktorėsh. I reshtuar nė kėtė mori pompistėsh, edhe pompa ime duhej domosdo tė pomponte ajėr, pėr tullumbacen me pėrmasa njėzetetetėmijė kilometra katrorė. Dhe nuk kuptova asnjėherė, pėrse duhej fryrė aq shumė kjo flluskė gjigante, kur dihej, se dikur do tė pėlciste patjetėr.
Raporti, ndėrmjet tė gjithave tė vėrtetave tė para me sy, dhe trillimeve tė shumta pėr tė zbukuruar maskėn tonė, bėri qė nė trurin tim tė shkruhej fjala e vetme: “Gėnjeshtra”. Gėnjeshtrat e hatashme tė shitėsve tė politikės nėpėr podiume dhe tribuna brohoritėse. Gėnjeshtrat e grafikėve fiktiv me tejkalime qiellore. Gėnjeshtrat e tokave tė reja me hektarė, sa gjithė Ballkani. Gėnjeshtrat e gazetave me tonelata rotativa shtypshkronjash. Gėnjeshtrat me shkronja kapitale nė mijėra kilometra banderola me beze tė kuqe. Gėnjeshtrat e grykave tė mikrofonave me tone tė larta deri nė antenat botėrore. Gėnjeshtrat buēitėse, nga katedrat, skenat dhe ekranet. Pordhėt e mėdha tė Partisė sė Punės, qė ēanin brekėt e parimeve tė dėshtuara. Pėr tė mbetur nė histori si epoka e llomotitjeve tė madhe marksiste-leniniste. Gjatė sė cilės do tė thureshin barsoletat e shumta shkodrane, pėr tė qeshur e pėr t’u tallur mjaft kohė. Nga tė gjitha kėto, entuziazmi dhe euforia fillestare, zuri tė mė binte, nė formėn e shfryrjes sė tullumbaces, kur i shkaktohet njė vrimė e madhe.
Teksa kisha arritur pikėrisht nė kėto nivele arsyetimesh, kupola partiake e vendit, sikur tė ishte njė aparat i madh pėr radiografinė e trurit tė njerėzve, kėrkoi rikthimin tim nė Librazhd. Drejtoria e shtypit e Komitetit Qendror kishte shfletuar mė nė fund dosjen dhe kishte urdhėruar kryeredaktorin tė mė pėrcillte menjėherė nga kisha ardhur. Kėrkova takim me drejtorin, pėr ta dėgjuar shkakun prej tij. Nuk pranoi. Dėrgoi nė paradhomėn e dezhurnit instruktorin e shtypit. Ishte njė dukagjinas, i cili vite mė vonė u bė baxhanak, duke u martuar me njė simpatike tė konsoliduar nė moshė, nga fisi i Kleas. Pas pyetjes, pse po mė hiqnin, kur nė biografi kisha diēka pa rėndėsi, ai kumtoi se nė atė detyrė, duhej tė vinte dikush, qė nuk e kishte as atė “diēka“. Pra, ishte e kotė tė zgjatesha. Nga njėra anė mė bėhej mirė, tė mė shkarkohej nga ndėrgjegjja, barra e pompimit mė tej tė tullumbaces. Por mė bėhej keq kthimi edhe njė herė nė provincėn e pėrbuzjes.
Duhej luajtur edhe guri e fundit, duke trokitur te dera e drejtorit tė kulturės, nė ministrinė e arsimit, me tė cilin kishim organizuar njė tryezė tė rrumbullakėt nė Divjakė. Iu luta tė mė ndihte tė shkoj diku gjetkė, pėr tė mos u kthyer sėrish aty ku, mezi isha shkėputur pas njėzet vjetėsh. Dhe bėri pėrpjekje nė komitetin e Durrėsit, tė mė caktonin te muzeu i qytetit ose i Kavajės. Por rezultati pėrfundimtar pėr pasaportizimin dhe strehimin, ishte i barabartė me zero.
Ndėrkohė, me tri kolona dhjeta nė dėftesė dhe me tre vjet pėrgatitje, Monda hyri nė konkursin e Liceut Artistik. Dhe fitoi midis shumė konkurentėve. Gėzimi i saj, ishte i vetmi ngushėllim nė ēastet e rėnies sime tė fundit.
Pas dorėzimeve tė thjeshta tė detyrės, redaksia mė pėrcolli me keqardhje tė ndjeshme, me njė karakteristikė shkėlqimtare dhe me njė kabinė pėr lejen vjetore nė plazhin e Durrėsit. Ky ishte kapaku i ndritshėm i tenxheres sė ēorbės, qė u gatua pėr mua nga lart.
Nė atė dhomė plazhi me ballkon, shkuam trembėdhjetė vetė. Familja jonė, e Lirikės, e motrės sė madhe tė Kleas dhe vjehrra Thinė, e cila zgjodhi pėr tė fjetur njė kamerdare kamioni, nga ato qė pėrdornin fėmijėt pėr tė notuar. Natėn kjo kabinė e vogėl, kthehej nė kuti tė madhe sardelesh.
Nė fund tė verės u ktheva sėrish mes maleve lindorė, duke bluar nė mendje shqetėsimin e madh, se kėtej e tutje do tė shihesha aty me sy tė tmerrshėm. Siē shiheshin tė hequrit nga postet, apo nga Partia, qė quheshin “tė pakėnaqur”. Dhe tė pakėnaqurit prej “mikut” konsideroheshin banues nė trevat e armikut.
Nga gjithė kjo odise e gjatė, arrita nė pėrfundimin e trishtuar, se damka mė kishte dėnuar pėrjetėsisht, si Sizifin: Ta ngjitja gurin e mundimshėm tė jetės, deri nė majėmalin e kėsaj kohe, dhe tė mė rrokullisej sėrish nė fund, me rrapėllimė tė dhimbshme.

FUND I LIBRIT TĖ PARĖ

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA