krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 49

Home
Curiculum

49
Vjeshtė e shumėpritur dhe e paharruar. Nga dritaret e redaksisė sė revistės “Ylli” dėgjohej uturima e veturave, qė rrėshqisnin pareshtur nėpėr rrugėn “Labinoti”. Dhe dukej rėnia melankolike e gjetheve te parku para Kuvendit Popullor. I ulur nė tryezėn e redaktorit, pėrballė kolegut Karadaku, po mė dukej vetja nė majėmalin e jetės sime. Plot dhjetė vjet pas kohės, kur kisha bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė qenė njė copė kapter prapavije nė Tiranė, paskėsha ardhur redaktor nė revistėn mė tė madhe tė vendit. Kjo ishte vėrtetė njė ēudi e madhe...Tani i kisha kapėrcyer tė tridhjetat dhe me energji tė shumėfishuara e plot frymėzim i hyra punės sė re. Ose mė mirė tė them, i hyra njė aventure tė madhe, pėr tė punuar nė organin e Komitetit Qendror tė Partisė. Duke e ditur mirė se damka kronike, ishte ende nė ballin tim, e mbuluar nga tisi mjegullor i punėve tė shumta, me tė cilat kisha bėrė emėr kėta dhjetė vjet.
Kisha nė tryezėn pėrballė, beqarin e staxhionuar, me kaēurrela biond, tė ardhur nga Elbasani, kolegun Karadaku. Njiheshim nga koha kur vinte me shėrbim nė Librazhd dhe nga krijimet poetike tė vėllimit tė tij tė parė “Kėnga e karrove tė drithit” E kishte filluar poezinė me bereqetin, ndonėse kishte bėrė njė jetė krejt “pa bereqet”. S’kishte siguruar dot shtėpi e katandi, po flinte prej vitesh nė zyrė. Qysh natėn e parė, edhe unė si ai, bashkova dy kolltukė me njė pupė nė mes dhe krijova krevatin pėr muajt e ardhshėm, ndoshta dhe pėr vitet. Shtėpia nė Tiranė ishte si ato anijet me vela, qė lundronin largėsive kontinentale dhe shfaqeshin vetėm pasi i binin globit rretheqark.
Atmosfera shoqėrore e ngrohtė dhe argėtuese, qė mė krijoi kolegu Karadaku, ishte e njė natyre tjetėr, e panjohur mė parė. Qeshnim gjithė ditėn si budallenj pėr gjithēka, deri edhe pėr vargjet mediokre qė zbuloheshin nga plikot e ardhura pėr botim, si: “Hajt tė shkojmė nė Shėnprokop, ku hidhen leprat hop e hop, dhe ku mjegulla krahėt hap e del hėna si dollap!”. Pasi mėsova prej tij dhe kryeredaktorit Buxheli praktikėn e punės nė organet e shtypit, fillova tė mendoj seriozisht pėr sfidat e ardhshme. Ambicia mė kėrkonte tė mos tė ndalesha te norma e redaktorit, me katėr, deri pesė shkrime nė muaj. Sigurova katėrmbėdhjetė qysh muajin e parė. Dhe ishin nga emra tė dėgjuar e me peshė shoqėrore. Veē tė tjerash, shkrimet e bashkėpunėtorėve i daktilografonim vetė, tė dy me shokun e zyrės, deri natėn vonė, duke u bėrė njėherėsh edhe redaktimin. Revista kishte njė daktilografiste tė re bukuroshe, por tepėr tė ngarkuar, qė mund tė bėnte gati vetėm shkrimet e normės mujore. Bashkė me Karadakun, e bėmė zakon tė dorėzonim edhe shkrimet rezervė, nė mėnyrė qė kolegjiumi tė zgjidhte.
Kryeredaktori mbushi dosjet dhe kur shihte qė ktheheshim nga baza duarplot, filloi tė thotė: “Erdhėn tre musketjerėt e mi!” Duke numėruar bashkė me ne edhe redaktorin Pipi, disi tė moshuar, pėr t’i bėrė qejfin e pėr ta vėnė nė lėvizje. Por ai shpejt e ndjeu veten tė pafuqishėm pėr njė ritėm pune tė tillė dhe pas pak kėrkoi dorėheqjen, pėr diku gjetkė. Nuk e la kryeredaktori. Por kundėrshtuam edhe ne. Duke shtruar alternativėn, se na duhej mė tepėr pėrvoja e tij, sesa shkrimet. Ai zotėronte mirė frėngjishten dhe e bindėm tė ēelte kursin nė redaksi.
Ndėrkohė doli nga shtypi vėllimi i dytė poetik “Krahėt e Erės”, promovimin e tė cilit e festova bashkėrisht me personelin e redaksisė, nė Shėngjin, me njė mish tė pjekur nė hell.
Qėllimi qė kėrkoja tė arrija, jetonte thellė nė shpirtin tim. Fillova intensivisht tė likuidoj provimet e vitit tė tretė tė fakultetit dhe rrekesha tė siguroja nota tė larta. Ndėrsa kisha shkuar tė jap lėndėn e pedagogjisė, zhvillova njė bisedė paraprake me pedagogun. I shtrova disa mendime pėr tekstin e hartuar prej tij, si njė maket, tek i cili dominonte frazeologjia politike, pa analizat shkencore, ku mund tė ndalesha pėr tė bėrė konspektimet e mia tė zakonshme. Ai ishte njė burrė i menēur dhe mjaft i arsyeshėm. Kėrkoi tė pėrcaktoja konkretisht, ku i shihja ngarkesat e pėrgjithshme politike dhe si mendoja se mund tė shtrohej lėnda e pedagogjisė ndryshe. Bėra disa krahasime me tekstin e psikologjisė, i cili trajtonte kryesisht parimet shkencore, tė ndara nė pėrkufizime tė shkurtra, tė vendosura me nėntituj, qė konkretizoheshin nga praktika jetėsore. I thashė se kisha nevojė tė mėsoja, si duhej punuar nesėr mėsues, dhe se Makarenkoja mė kishte lėnė pa mend me pėrvojat pedagogjike nė librat e tij. Kur pedagogu mė kundroi mendueshėm, paksa mė gjatė nga ē’duhej, mendova se ma mori pėr ters. Por ai mė kėrkoi librezėn dhe mė vuri “Dhjetė” duke mė thėnė:
- Shko, ke folur nė kėtė provim me tepėr nga ē’pėrmban teza! Tekstin do ta ripunoj !…
Ky ishte njė rast i rrallė. Nuk mund tė diskutoja tekstin me asnjė pedagog tjetėr. Letėrsia, vėrtetė mė magjepste dhe ishte kėnaqėsi ta jepje me shkrimtarin Xoxa, a ndonjė tjetėr, por lėndėt gjuhėsore ishin tė sakta dhe tejet tė vėshtira. Gramatika historike mė hėngri plotė gjashtė muaj, gjatė tė cilėve, lexoja fletėt e vogla tė konspektuara, duke i kaluar nga njėri xhep nė tjetrin pėr gjithė dimrin.
Gjatė hyrje-daljeve nėpėr shumė zyra dikasteresh, mė mbetėn nė retinė figurat e frikuara tė nėpunėsve servilė. Fytyrat e tyre si prej lepuri, gjestikulonin korridoreve me pėshpėrima, qė tė mos dėgjonin “tigrat” e krekosur, tė sjellė nga rezervati i “kllasės”.
Intervista me piktorin e dėgjuar Gjergo, qė shihej si modernist nė art dhe shpjegimet pėr inkoherencėn nė pikturėn e tij, u pėlqyen mjaft nga anėtarėt e kolegjiumit. Dhe me gjithė justifikimet qė i bėnte ky shkrim, pėrdorimit tė disa rrymave moderniste nė artin e tij, ai u dėnua pėr ndikime tė huaja, duke u privuar nga piktura, pėr tė vdekur mė vonė nė burg.
Nisur nga bollėku i shkrimeve tė dorėzuar pareshtur, kryeredaktori kuturisi tė hapė njė rubrikė tė re pėr diskutimin e ligjeve. Kėtė ma ngarkoi pa kėrkuar mendimin e kolegėve dhe e filloi me ligjin pėr trashėgiminė, duke i lėnė vend tė shtrihej nė gjashtė faqe tė revistės. Duheshin siguruar afėrsisht njė duzinė shkrime, ku tė jepnin mendime qytetarė dhe kuadro tė ēdo rangu. Kėrkova “Varshavėn” e redaksisė nga Tirana nė Vlorė. Dhe i nisur me lapsa tė mprehur e me aparatin fotografik nė sup, arrita pėr dy ditė tė pėrgatis, nėpėr qendrat kalimtare, shtatėmbėdhjetė intervista tė shkurtra pėr numrin e parė tė “Yllit”. Rubrika bėri bujė dhe ngjalli diskutim tė gjerė, deri te anėtarėt e Byrosė Politike.
U dėrgova menjėherė pėr tė intervistuar kryetarin e Kuvendit Popullor, Marko. Nė prezantim me fytyrėn e tij tė padepėrtueshme si tė sfinksit, e ndjeva veten mjaft ngushtė. Ndonėse guxova t’i qėndroj pėrballė, njė figure aq tė madhe, damka po mė digjte ballin pareshtur. Por aty pashė, se ata, qė nga portretet e mėdhenj dukeshin idhuj, nuk ishin veēse karrocierė, barinj, shoferė e ndonjė brigadier fushe. Me kravatė tė lidhur nga shėrbyesit, qė po ashtu, s’dinin tė lidhnin fjalėt. Ai mori pyetjet dhe kėrkoi tė paraqitesha pas tri ditėsh. Shkrimi ishte pėrtokė. Pasi i hodha njė sy tė shpejtė, iu drejtova me kujdes:
- Mė lejoni t’i bėj ndonjė saktėsim gjuhėsor dhe pėrforcim fraze?…
Ēuditėrisht, pranoi menjėherė duke nėnqeshur si nė faj:
- Shkrije zanatin tėnd, se ne s’ia themi dot andej!...
Shkova nė tė gjitha institucionet qendrore pa ndonjė problem pėr tu shėnuar. Por rasti tronditės, kur intervistova prokurorin e pėrgjithshėm, mė ka mbetur nė tru si gozhdė e ndryshkur. Ai lejoi ndėrkohė tė hyjė nė zyrė, pėr njė ēėshtje tė ngutshme, prokurorin e Librazhdit. Merret me mend ē’ndjeva atė ēast, kur fytyra thatanike, e zeshkėt dhe e akullt, e atij personi antipatik pėr mua, m’i nguli sytė dhe u step. U kuptua menjėherė, se ashtu si unė, edhe ai ndjeu alergji tė tmerrshme, qė mė shihte nė atė zyrė tė kapardisur kėmbė mbi kėmbė. Kėrkoi tė dilja pak minuta, pasi nuk mund tė shprehej nė prani personash tė tjerė. Duke pritur nė korridor, mallkova, jo vetėm atė qė e solli kokėn aty atė ēast, po edhe veten time, qė isha aq kėmbėters. Kur hyra sėrish, vura re se bashkėbiseduesi im ishte ftohur krejt dhe mė priti, siē pritet njė fantazmė. Nuk e vrava mendjen fare se ēfarė mund t’i kishte thėnė. Por ēfarė do t’i thuhej nga ajo zyrė kryeredaktorit tim. Megjithatė, ky nuk mė ra nė sy, ndoshta se mė adhuronte pėr punėn.
Tema shoqėrore e kėrkuar nga gazeta kryesore “ZP” tėrhoqi vėmendjen. Pas botimit, redaktori pėrkatės, njė djalė me pėrbėrje “tė kulluar”, por pa pėrvojė, erdhi disa herė pėr shkrime tė pėrbashkėta, qė nisėn tė botoheshin me dy emra. Emri i tij formal, ndonėse vihej i pari, nuk mund tė ishte as i fundit.
Ndėrkohė, i ftuar tė marr pjesė me tekst nė Festivalin e 10-tė kombėtar tė kėngės nė radiotelevizion, kėnga “Bardhėsi“ fitoi ēmimin e dytė. Shpėrblimi me dy metra e gjysmė stof pėr kostum, m’u duk i ēuditshėm. Kadareja tha nė diskutim:”Nė feudalizėm ka shkėmbim mall me mall, sot duhet tė ketė mall me para.” Por paratė ishin tė rrezikshme, se e borgjezonin artistin. Tė vinte nga rrethet pėr tė punuar kėngėn, i duheshin gogla dushku... Megjithatė, ishte kėnaqėsi publikimi i shpeshtė i emrit, telefonatat pėrgėzuese nė zyrė dhe letrat e dėgjuesve. Pėr mė tepėr, Klea me Mondėn qė krenoheshin andej poshtė mes maleve, pastaj nėna dhe vėllezėrit ca mė tutje buzė detit, qė mund tė pudrosnin pak damkėn.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA