krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 46

Home
Curiculum

46
Pak muaj mė pas, nė ēastet e mia pėrdėllimtare, Klea mbeti shtatzėnė, ndonėse pa dėshirėn e tė dyve pėr tė lindur tė tretin. Ajo tashmė ishte mjaft e ngarkuar me punėt e veta si ekonomiste. Shkova nė grumbullim, ku punonte me listat e shpėrndarjes sė drithit, ta marr se po vonohej. Dhe u trishtova kur pashė para magazinės, atė turmė tė madhe fshatarėsh nga rrethinat, qė prisnin gjithė ditėn me gomarė, mushka dhe kuaj pėr tė marrė dymbėdhjetė kile misėr pėr frymė. Tė kėputej shpirti kur dėgjoje si luteshin burrat e gratė e veshur keq dhe me fėmijė tė pocaqisur qė u qanin nė duar. Mė shkoi mendja, se Shqipėria fshatare ishte aq identike me Afrikėn e zezė dhe prapė nė gazeta e radio flitej pėr “fshatarėsi tė begatshme e tė lumtur”. E vėrteta bariste rrugėve bythėjashtė e me barkun bosh. Dhe prapė i thuhej tjetrit nė sy, e ke barkun plot, kur po i thahej zorra. Pastaj, po tė thoshte jo, plasej nė burg!...Kėto paradokse mund tė lėnė pa mend kėdo dhe nė ēdo kohė. Shteti kishte mbajtur nė duart e veta bukėn dhe ēomagen.
Armandoja, me emrin qė i vuri mbesa Meri e Korēės, erdhi nė jetė pėr tė na sjellė gėzim tė ri. Dy fėmijėt e parė lindėn njėri pas tjetrit, kur ne ishim vetė ’’fėmijė’’. Tani ndjemė nevojėn e vėrtetė pėr njė vogėlush. Lindi i shėndetshėm dhe me pamje engjėlli. E bėra zakon t’ia mbaja kėmbėn topolake te faqja ime dhe kėnaqej, sa e zinte gjumi. Monda e mbante nė krahė, gjithė kohėn e lirė, duke mos e lėshuar ta merrnin tė tjerėt. Ishte pesė vjeē, kur Armandoja kėrkoi me ngulm t’i blinim abetaren. E filloi me aq pasion, sa shkonte ēdo ditė tė pėrsėriste germat e tė shfletonte figurat te sheshi i shkollės, ku luanin shokėt. Ky pasion fillestar na bėnte pėrshtypje. Por ndryshe nga tė tjerėt, atė e pėrkėdhelėm mė tepėr nga ē’duhej. Dhe pasoja u duk nė prirjen pėr t’u bishtnuar mėsimeve. Nga ana tjetėr, i urtė dhe i bindshėm, pėr tė pranuar kėshilla nga tė gjithė, nė pozicionin e mė tė voglit, ecurinė e tij e shoqėroi pasioni pėr muzikėn dhe sportin.
Tė rrėmbyer pas punėve, nuk vinim re se vitet iknin dhe fėmijėt bėnin pėrpjetė. E habitshme, si rritej aq shpejt Monda e shtrenjtė. Ajo ishte bėrė tani njė vajzė e kėndshme me sy qė i vetėtinin. Vishej me shije dhe mbahej aq pastėr. Kishte filluar tė kapėrdinte shumė nga librat e bibliotekės sė pasur tė shtėpisė, qė ia zgjidhnim sipas shkallės sė moshės dhe s’kishte tė ndalur. Tė ēlodhte me pyetjet pėr shumė fusha tė jetės. Bėnte hartime tė mira dhe mėsuesit tė kėnaqur e mbanin nė gojė shėmbėlltyrėn e saj. Klea i kushtonte tėrė kujdesin, pėr ta bėrė edhe njė amvisė tė mirė. Pa njohur notė tjetėr, veē dhjetave, ajo po i ngjitej tetėvjeēares nė mėnyrė sistematike dhe tė pavarur. Sakaq, gjente kohė tė vinte nė muze pėr tė vizatuar, e tėrhequr nga piktura qysh kur pėrgatisja detyrat e Liceut. Kishte pasion, durim dhe talent tė spikatur. I vija objekte tė ndryshme pėr model dhe u jepte dritėhijet me dorė tė shkathėt e me mjaft elegancė. Ikte para se tė lija punėn, pėr tė ngrohur gjellėn e drekės. Nga nxitimi, kur u hodhi vajin e nxehtė fasuleve, dogji dorėn keq dhe i brofi flluska mbi lėkurė. Nė ēastin, kur nė spital i hoqėn cipėn e dėmtuar pėr ta fashuar me vaj peshku, u ligėshtova sa mė ra tė fikėt. Njė nga dėshirat e mėdha tė zemrės njerėzore ėshtė tė adhurojė. Por Mondėn e doja mė shumė se veten dhe ēdo dhimbje e saj mė trishtonte. Lusja zotin tė kishte fat tė bardhė nė jetė, ndryshe do tė bėhesha mė i mjerė nga ē’kisha qenė ndonjėherė.
Pas saj, Fonsi, zemra e dytė e Kleas, ndonėse i dhėnė pas lodrave, nuk na sillte asnjė shqetėsim. Pėr orėt e studimit, linte gjithēka tėrheqėse dhe shtrohej mbi detyra. Ishte tip i pavarur dhe s’kėrkonte ndihmė nga askush. U hynte vetė zgjidhjeve dhe ua dilte mbanė. Ndodhi njė pasdite, kur kthehej nga lumi, ndonėse dhjetė vjeē, Klea i gjeti dy cigare te xhepi i pantallonave. Nuk i ramė nė sy deri nė mbrėmje. Ndėrsa bėheshim gati pėr tė fjetur, nxora paketėn e cigareve dhe ia zgjata:
- Ndize njė, se ti tani je bėrė burrė i madh! - i fola qetėsisht.
Hapi sytė e mėdhenj e tė zinj me mahnitje. Mė vėshtroi njė grimė i heshtur dhe uli kryet.
- Ndize tė thashė ! - ngrita zėrin. - Ti e pi!…
- U ndie fajtor dhe nuk e ngriti kokėn.
- Ose ndize tani, ose po tė pashė qė e pi pas krahėve tė mi, tė vdiqa ! - i klitha me zė tė ulėt.
Filloi tė qante dhe pas pak tha me njė ton tė dridhshėm:
- Po mė pe mė, babi, mė vdis ! Dhe vėrtetė, nuk e pashė mė tėrė jetėn tė ketė vėnė cigare nė buzė. Sado qė shokėt e tij e pinin dhe ia lėshonin tymin te hundėt. Por edhe vetė e lashė qysh tė nesėrmen.
* * *
Shqipėria ėshtė njėherėsh, sa e vogėl, aq dhe e madhe. E madhe, kur mendon se me njerėzit e njohur qė ke lėnė diku larg, mund tė mos takohesh kurrė. Dhe e vogėl, kur sheh se dikush prej tyre ka ardhur befas nga largėsitė, pėr tė punuar nė qytetin ku gjendesh. Kėshtu ndodhi edhe me vogėlushen e dikurshme tė Agushit, Adėn. Me tė cilėn ai hyri te guva shkėmbore nė anė tė detit dhe unė bėra rojė pėrjashta. Kishte ardhur me transferim nga Shkodra pėr tė shėrbyer si mami nė maternitetin e Librazhdit. Me tė dėgjuar e me tė pyetur, ajo na gjeti shtėpinė. U ēmall me mua dhe u miqėsua shpejt me Klean. Karakteristikė kjo e natyrės sė jugorėve, qė depėrtojnė si vaji nė lakra. E shėndetshme, topolake, gjithmonė gazmore, ajo ruante ende tiparet e qarta tė vogėlushes sė dikurshme, me gjithė ndryshimet e rėndėsishme tė moshės.
Ada mė shkaktoi trishtim tė thellė, kur tha se Agushi kishte vdekur aksidentalisht, i goditur nė kokė nga vinēi i portit. Ajo nuk ishte martuar sėrish, pėr tė rritur fėmijėt. Mė pas kishte ikur tek e motra nė Shkodėr, me gjithė vajzėn dhe djalin tė lindur me Agushin. Aty, vajza i kishte vdekur nga njė sėmundje e papritur. Me gjuhėn e saj tė zhdėrvjellėt, mė foli gjerėsisht pėr detaje tė harruara nga jeta e qytetit tė pėrmallshėm, ku kishte shkuar shpesh.
Me besimin e sinqertė tė njeriut tė njohur, mė dorėzoi biletat e lotarisė sė huas shtetėrore, pėr t’ia kontrolluar, sa herė dilte nė shtyp lista fituese. Shteti komunist, nė kolaps ekonomik, kishte mbledhur kursimet e pakta tė shqiptarėve me anėn imponimit politik tė njė huaje shtetėrore, tė shlyeshme pėr njėzet vjet. Pasi nuk u ktheu asgjė, organizoi lotarinė mashtruese, me tė cilėn i mbajti njerėzit me shpresa pėr shumė kohė. Nė fund lėshoi nismėn e militantėve tė Partisė, pėr faljen e tyre publike nė favor tė ndėrtimit socialist, duke grumbulluar biletat.
Ada kishte disa bileta tė prerjes njėmijėlekėshe, me tė cilat shpresonte se njė ditė do tė fitonte shumėn e madhe, pėr tė rregulluar jetėn pėrfundimisht.
- T’i kisha mbajtur lekė kėto fletushka, nuk do kisha ardhur nė Librazhd, - tha ajo pėrmes njė psherėtime.
- Sikur tė tė bjerė e madhja fare, - i thashė ashtu kot, - ē’do ta bėsh?
- Ah, ah! – psherėtiu sėrish thellė, duke vėnė nė gaz ėndėrronjės buzėn e ngushtė si prej fėmije. - Pesėdhjetėmijė do tė t’i fal ty, njėqindmijė vajzės, njėqind prindėrve dhe njėqind pėr vete.
Kishte shpirt tė mirė, ndonėse nam tė keq. Ada bėnte kėtu jetė beqareje, duke fjetur nė maternitet dhe duke i shkuar natėn nė dhomė shoferit tė autoambulancės. Me sinqeritetin e saj dhe me thjeshtėsinė e fjalorit vulgar tė profesionit, ajo na tregoi tė dyve me Klean, se dashurinė e tij e vilte me forcė. Kishte ndodhur, qė shoferi i mėrzitur nga vizitat e shpeshta, ndoshta edhe me pangopėsinė e saj, ia kishte mbyllur derėn me grep dhe flinte. Por nė mesnatėn e vonė, ajo kishte ngritur grepin me tehun e gjatė tė njė thike dhe kishte hyrė brenda. I kishte shkuar befas te koka e shtratit dhe e kishte zgjuar me fjalėt: “Tė pėlqeu nė filllim kur e ngjeve tek unė?... Tani unė tė nxjerr bojėn tek tė gjithė, aq sa, nga Pėllumb, tė tė thėrresin sorrė. Pėr atė Krisht, unė tė vras me dorėn time e s’tė lė tė shkosh me kurvat e tjera tė maternitetit. - Dhe ia kishte zbuluar batanijet me majėn e thikės. - Shtyhu tutje shpejt, tė shtrihem edhe unė!...”
Djaloshi i padjallėzuar, qė pati udhėtuar me tė disa herė, nėpėr urgjenca grash dhe kishte pranuar kėrkesėn pėr tė bėrė seks, tashmė i bėri vend te dysheku, qė tė shmangej prej rreziqeve tė saj.
- Nga frika ishte bėrė akull, - tregoi Ada, - po unė e solla nė formė me metoda profesionale. Tani s’ia mban tė mė bėjė numra, se e din ē’pėson...
Qeshėm gjatė me “xhevahiret” e marrėzisė sė saj.
Pas kėsaj bisede, mendova t’i kurdis Adės njė reng, pėr tė bėrė gallatė njė copė herė. Ditėn qė doli gazeta “Bashkimi” me lotarinė e huas shtetėrore, korrigjova me penė tė hollė shifrėn “3” nė “8” te rreshti i numrit tė madh fitues, qė afrohej me njėrin nė biletat e saj. E lajmėrova me telefon tė vinte te puna ime, pėr njė surprizė. Erdhi menjėherė me gjithė bluzėn e bardhė.
- Ka ndodhur, - ia nisa me ton serioz, - qė nga gėzimi i madh njerėzit kanė vdekur nė vend. Ti, si i pret gėzimet e mėdha?
U ndriēua nga fytyra, sikur befas tė ishte ndezur njė projektor diku pėrballė.
- Mos mė ka rėnė gjė llotaria? - pyeti me zė tė drithėruar.
- Je nė gjendje tė pėrmbahesh? - e pyeta sėrish, duke ruajtur nė pamje tė njėjtėn shprehje.
- O zot, - pėrplasi duart me forcė mbi gjoks, - mė thuaj, vėrtetė mė ka rėnė?...
Ia tregova numrin e gazetės sė korrigjuar me bojė tė zezė, ku pėr tė formuar tetėn ishin bashkuar vetėm dy cepat e treshit, nė mėnyrė fare tė padukshme. Dhe krahas saj biletėn e lotarisė.
Shqeu sytė mbi to njė grimė. Pastaj kėrceu dy-tri herė pėrpjetė si fėmijė, u rrotullua me klithma e me grushtet lartė dhe u lėshua mbi tavolinė e mė pėrqafoi si e ēmendur.
- Ej, ej, shko qėrohu tutje, s’jam unė shoferi yt! - e shtyva me forcė.
- U, u, na more, ē‘na the, u mėrzite ti? - ia bėri si e prekur nė sedėr, - unė tė putha si vėlla, si shokun e Agushit...
- Nejse, - i fola qetėsisht. - Tregove qė nuk je nė gjendje ta pėrmbash veten, siē the nė fillim...
- Leri ato dėngla me mua. Ja, sa t’i tėrheq nė bankė dhe tė solla pjesėn qė tė kam taksur!... - kėrceu me nxitim dhe bėri tė dalė nga dera.
-Prit! - klitha me alarm dhe brėnda sekondės m’u mbush trupi me mornica. U turra ia rrėmbeva gazetėn e korrigjuar nga dora. Pėr pak, ata tė bankės mund tė mė kishin denoncuar si falsifikator e me lojėn time tė pamenduar mirė, tė degdisesha nė burg. - Prit! Nuk ėshtė e vėrtetė...
Ajo mė shigjetoi me njė vėshtrim tė egėr, kundėrshtues, mosbesues.
- Ėshtė mė e vėrtetė nga e vėrteta. Ja, ku janė tė dy numrat njėlloj. Pse kėrkon tė mė pengosh, ku e ke hallin, apo do tė mė prishėsh gėzimin? - tha me spazmė. - Mos u bėj shpirtkeq!…
Mora frymė thellė, i rėnė nė hall me lojėn time tė nxituar.
- Tė betohem, pėr kokėn time e tė fėmijėve, bėra shaka, sa pėr tė krijuar njė copė herė gėzim. Gėzimi mezi vjen dhe na bėn mirė, edhe kur ėshtė i rremė, - u mundova ta bind jo vetėm me fjalė, por edhe duke i treguar se si e kisha bėrė korrigjimin nė gazetė.
Shqeu sytė dhe prapė nuk besoi. Filloi tė qeshte, pėr tė mė bėrė tė anuloj thėniet e fundit. Pėrsėriste si e marrosur, se kishte fituar shumėn e madhe dhe me tė do tė bėnte aq shumė gjėra pėr jetėn.
Atėherė mė ra ndėrmend, se lotarinė e kishte edhe gazeta tjetėr e koleksionit, qė kisha aty pranė. E gjeta numrin shpejt dhe ia tregova, duke ndjekur me kureshtje shprehjet e fytyrės saj.
Ajo lojė e ēuditshme e mimikės sė njeriut, nė ēastet e kalimit nga gėzimi i tejskajshėm nė zhgėnjimin e menjėhershėm, mė ka mbetur e pashlyer nė kujtesė. Buzagazi i pėrhapur tejpėrtej fytyrės, filloi pak nga pak tė tkurret deri nė atė masė, sa buzėt e ngushta iu rrudhėn e iu bėnė si njė kokėrr manaferrė, nga gjaku i mbledhur prej dėshpėrimit. Pastaj Ada pėrplasi kryet mbi tryezė dhe filloi tė ngashėrehet. Shpatullat e saj tė pėrkulura dridheshin ritmikisht nga dėnesat. Po qante me tėrė fuqinė e shpirtit, me tėrė qenien e saj. Ajo lojė fare e thjeshtė, nuk ishte njė arsye vėrtetė serioze, qė mund t’i kishte shkaktuar asaj dhimbje shpirtėrore aq tė madhe, sa tė arrinte deri nė kėtė pikė. Po ndoshta gjeti rastin tė shkrehej nė vaj, tė shkarkohej pėr tė gjitha fatkeqėsitė tragjike qė kishte pėsuar nė jetėn e saj. I kisha dhėnė shkak padashur. Kisha hapur gabimisht rubinetin e vrerit nė zemrėn e saj. Ajo i bėri biletat dhe gazetėn tėrė lot. Oh, sa u pendova pėr budallallėkun tim! Oh, sa u pendova! Ndjeva trysni nė zemėr nga keqardhja, qė vuajtjeve tė saj tė shumta u shtova edhe disa pika loti tė kotė. Dhe pas pak u ndjeva tėrėsisht i pikėlluar. Nuk dija si ta ndryshoj drejtimin ters qė mori shakaja ime e gabuar.
- Mė fal Ada!...Bėra gomarllėk tė madh, e kuptoj edhe vetė. Tė lutem mė fal!...
Iku e zemėruar. Nuk mė foli ca kohė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA