krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 45

Home
Curiculum

45
Sakaq, ishte shpalosur librarive edhe vėllimi i parė poetik “Tinguj Malesh”. U shkrua nė shtyp, u fol nė raportin e konferencės kombėtare tė talenteve tė reja dhe u intervistova nė televizion. Pasioni im filloi tė anonte nga letėrsia. Por dhe vetė Liceu mė kishte bėrė tė vendos njė synim tjetėr, mė tė madh. Me ardhjen e vjeshtės, u rendita nė regjistrin e Fakultetit tė Filologjisė, pėr degėn gjuhė-letėrsi shqipe. Veē kėsaj, s’kishte mbetur nė harresė as premtimi qė pati marrė Klea nė Stravaj. Sapo u ēel e mesmja ekonomike mbrėmėsore nė Librazhd, emri i saj u rendit me tė parėt.
Ndodhi qė kryetari Doda u transferua nė Gramsh, ku e pėsoi keq edhe vetė. Shkarkimi i tij i bujshėm u bė nga vetė Enveri. U gjet si shkak, ekspozimi i portretit tė Hitlerit nė dekoret e njė grupi artistik tė mbetura pas xhamave tė shtėpisė sė kulturės. Por do tė zbulohej edhe njė skandal i mėparshėm, me njė aktore tė Elbasanit, pėr tė cilėn e kishte mbrojtur shefi i policisė, vėllai i “Pykės”.
E dija, se sekretari Selenica nuk kishte qenė dakord atėherė, me largimin tim, shkatėrrimtar pėr shtėpinė e kulturės. Por kompetencat e reja, qė u ishin dhėnė komiteteve ekzekutive, i kishin lėnė Dodės dorė tė lirė. Tani u ra dakord me kryetarin e ri, tė mė kalonin pėr ngritjen e muzeut. Me kėtė zgjidhje, shmangeshin jo vetėm ēmimet e larta tė komunales, por edhe bėheshin pa pagesė tė gjitha punėt.
Ngritja e muzeut kėrkonte njohuri historike, pėr tė cilat duhej lexuar pareshtur. Njėherėsh tė vileshin materialet dokumentare, nga personat qė i kishin konservuar prej vitesh dhe nga Arkivi i Shtetit. Me dy mėsues historie, qė shfletonin dosjet dhe me aparatin “Lajka” nė dorė fotografuam gjithēka i duhej historisė sė rrethit. Puna pėrgatitore tejet e lodhshme, rėndohej tani edhe nga pėrgatitjet e provimeve tė shkollės sė lartė.
Regjimi ditor arriti nė vetėm katėr orė gjumė dhe mosdalje thuajse me muaj nė qytet. Me njė kėmbėngulje prej tė ēmenduri, prej 2 shkurtit, deri nė 28 nėntor tė atij viti, u arrit e pamundura. Vila e bukur e kohės sė Zogut, nė kodrėn e qytetit, e rrėzuar nga tėrmeti, u restaurua dhe u plotėsua me tė gjitha kėrkesat e njė muzeu bashkėkohor. Tė ardhurit nga sektori i muzeumeve tė ministrisė pėr inaugurim, krejt tė befasuar, pyetėn sekretarin: “E keni dekoruar? - Jo, se biografia...” “E keni shpėrblyer? - S’kemi fonde” Atėherė ata ndėrhynė nė ministri, pėr njė shpėrblim modest, prej pesėmbėdhjetėmijė lekėsh. Shumė e barabartė me dy rroga e gjysmė. Fill pas fjalės sė sekretarit tė parė, nė inaugurim, ligjėroi me mirėdashje shefi i entuziazmuar i arsimit: “Ky muze ėshtė frutė i punės titanike tė drejtorit tė tij...”, duke e bėrė fakt emėrimin tim nė atė detyrė. Sekretari u pėrtyp njė ēast, por s’kishte si e kthente mbrapsht gjylen e topit qė lėshoi shef Kafexhiu.
Kėshtu mbeta i titulluar, i patrazuar, por edhe i papublikuar pėr disa kohė.
Me njė leje tė kondensuar katėrditore, shkova nė Sarandė pėr t’u ēmallur me prindėrit dhe vėllezėrit. Kaluam me Agimin pak ēaste tė kėndshme, duke mėrmėritur anės detit pėr poezinė. Kishte botuar dy cikle nė organet e shtypit dhe ishte pritur nga mendimi kritik si poet i ri me ndjesi tė holla.
Nė kthimin me autobus, Agimi mė kishte rezervuar njėrin nga vendet prapa shoferit. Nė Delvinė, vendin bosh, pranė meje, e zuri njė vajzė bionde, me sytė gri. Pas memecėrisė sime pėr praninė e saj, ajo nxori nga ēanta pėr lexim “Demonin” e Ljermontovit. Nuk i fola derisa u ndalėm pėr pushim te uji i ftohtė i Tepelenės. Aty kėrkoi befas t’i sillja pak ujė pėr tė pirė. Kėshtu u njohėm, me konstatimin e saj, se isha poet mendjemadh, qė ma kishte lexuar vėllimin. Tha se ishte drejtoresha beqare e shkollės sė mesme tė Delvinės. Kishte mbaruar para tre vjetėsh pėr gjuhė-letėrsi dhe shkonte nė Tiranė. Aq duhej, qė gjithė rrugės ajo tė mos mė ndahej. Nė Fier iu ngjitėm trenit. Pastaj tė ulur pėrballė, hėngrėm gjuhėzat dhe qumėshtorin qė mė kishte vėnė nėna nė ēantė. Qeshi dhe kėndoi, me flokėt e grunjtė qė i tallaziteshin nga era e dritares nėpėr fushėn e Myzeqesė. Mė tej, me nxitjen e saj tė pėrsėritur, nuk lamė tema nga kultura dhe arti pa trazuar. Doli se kishim mendim unanim, me pėrjashtim tė konceptit tė saj : “Me ju tė artit njeriu nuk mund tė lidhet, se tė lini nė mes tė rrugės” Dhe ishte e vėrtetė. Me gjithė kundėrshtimet e saj ngulmuese, aty nga mesi i rrugės, te stacioni i Rrogozhinės, zbrita pėr tė vijuar rrugėn time. Pa kaluar shumė kohė botova njė cikėl me poezi te revista “Ylli”. Mes tyre edhe vjershėn “Tungjatjeta, Ona, Ona“ qė i kushtohej pikėrisht asaj. Ndėrmjet vargjeve shprehej ideja, se atė ditė, kishte mbjellė trėndafila tė kuq, manxuranė e rozmarinė, me tė cilat kisha rėnė nė hall, se ajo i kishte mbjellė kollaj fare, po unė s’dija si t’i vadisja... Njė javė pasi ishte shpėrndarė revista “Ylli”, arriti telegrami i saj, ku thuhej: “Poezia mė ka mbetur nė zemėr”. Dhe s’kaloi shumė kohė, kur ndjeva ca gjurmė tė lehta tė kėrcisnin nėpėr shkallaren e drunjtė tė papafingos, ku kisha zyrėn nė muze. Sapo pashė fytyrėn e asaj biondine me gazin tė shpėrthyer nė buzė, u mahnita, ē’tė kishte dashur ajo deri kėtu. Tha se kishte ardhur nga Tirana me trenin e parė dhe do tė kthehej sėrish pas pesė orėsh me trenin e dytė. U kuptua qartė, se e ardhur nga aq larg, ajo diēka tė madhe priste prej meje. Por nuk mund t’i jepja pėrveēse njė puthje poetike, si gjest mirėpritjeje. Madje tė shoqėruar me mataforėn: “Tek ti, unė putha Sarandėn” Dhe e binda veten se, nė fund tė fundit, bota perėndimore i jep puthjet si paradhėnie miqėsore. Dhe siē tregoi koha, atė paradhėnie ajo ma shpėrbleu dhjetėfish pas ca vjetėsh, kur shkova sėrish nė Sarandė. Ishte bėrė zyrtare me pozitė dhe kishte nė dorė strehimin. Vėllezėrit e mi ishin martuar dhe banonin tri kurorė nė njė dhomė tė vetme. I shkova nė zyrė dhe sa mė pa, sytė e saj u ēelėn si dy vela gėzimi nė horizontin detar. Doli nga zyra, mė qerasi me kafe dhe mė tha se ishte martuar. Mė premtoi se tė tre vėllezėrit do tė merrnin tri hyrje te ndėrtimet e reja nė kodrėn e qytetit. Dhe e bėri, jo pėr ryshfet a interes tjetėr, po vetėm pėr njė puthje poetike tė paharruar.
Ishim njė ēift disi i hallakatur. Mblidheshim nė shtėpi tė rraskapitur e me dhimbje koke prej mbingarkesave ditore. Dhe prapė e donim njėri-tjetrin si nė fillimin e hershėm.
Njė mesditė tė vrenjtur, Klea mė trokiti nė zyrė, me fytyrė po aq tė vrenjtur dhe mjaft e pezmatuar. Tėrė qenien e saj e kishte pushtuar njė dridhmė nervoze.
- Mė premto, se pas asaj qė do tė tė tregoj, nuk ke pėr tė bėrė asnjė veprim tė keq! - tha me sy tė rėnduar e duke iu dridhur buza.
E dinte se po t’i jepja fjalėn, nuk e ktheja. Por duke e parė nė atė gjendje, mė vuri nė pozicion tė vėshtirė.
- Tregomė njė herė si ėshtė puna, pastaj tė tė premtoj!
Me dorėn qė i dridhej, ajo preku kopsat e bluzės sime.
- Jo, dua premtimin tė parin, se ti nga gjaknxehtėsia mund tė bėsh ndonjė budallallėk…
Tepėr kureshtar pėr ē’ka fshihej pas tronditjes sė saj, u mendova njė grimė dhe i dhashė fjalėn.
- Thuaj pėr kokėn e fėmijėve! – ngulmoi ajo.
- Pėr kokėn e tė dyve.
Atėherė, gjithnjė duke u dridhur nga nervozizmi e duke rrudhur fytyrėn me neveri, Klea mė tregoi, se i kishte shkuar nė zyrė shefi i degės ushtarake, njė kapiten nga Lushnja me emrin Koli. Duke pėrfituar nga afėrsia me zyrat e grumbullimit nė tė njėjtėn ēati, ai kishte gjetur rastin kur shoqet e saj tė punės kishin dalė dhe gjendej aty krejt vetėm. Shefi ia kishte sjellė bisedėn rrotull besimit qė kishte dega ushtarake te Klea, si person me biografi tė mirė, pėr ta caktuar komandante skuadre nė zborin me gratė. Nėse ajo do ta pranonte kėtė detyrė “tė rėndėsishme “ qė i besohej, ai do tė bėnte diēka edhe pėr tė lehtėsuar dokumentacionin e rėnduar tė tė shoqit nė dosjen e degės. Klea e padjallėzuar, kishte heshtur njė grimė duke vrarė mendjen ē’fitonte dhe ē’humbiste nėse e pranonte apo jo kėtė gradim tė panevojshėm. Sakaq, mendjelehti nga baltėrat e fushės sė madhe, e kishte kapur nga dora dhe e kishte tėrhequr pėr ta puthur.
- Ai tėrhiq nga njėra anė e tavolinės sė madhe, unė tėrhiq nga ana tjetėr. Dhe si e pashė qė s’po mė lėshonte, mė hipi gjaku nė kokė. Shporru more derr i ndyrė, i thashė dhe me dorėn tjetėr rrėmbeva kallamarin e bojės sė shkrimit, e godita mu nė ballė. Boja iu pėrhap nė tėrė fytyrėn dhe, me nder, u bė mut deri poshtė rrobave ushtarake. Si e pa qė u llangos keq, mbuloi fytyrėn me duar dhe iku me vrap, rrugės prapa zyrave. Po tė lutem mos bėsh gjė se mė dhe fjalėn!…
E vėrejta mendueshėm, duke fėrkuar fytyrėn e ashpėruar nga mjekra dyditore. Vazhdonte tė kishte po atė hije pezmi e neverie qė i pati rėnė nė fytyrė.
- Pėrderisa shefi kopuk e hėngri kallamarin, mos u bėj merak, se jemi jek e jek! - i thashė sa pėr ta qetėsuar.
Por nė tė vėrtetė, zotėrimet vetjake tė mashkullit i ndjeva tė cenuara, aq sa, njė kaktus i zi, tėrė gjemba u ngrit brėnda gjoksit tim. Kėtij aparatēiku ushtarak tė mbrapsht, qė kėrkonte tė shfrytėzonte luftėn klasore pėr interesat e veta, i duhej dhėnė patjetėr njė mėsim pėr ta mbajtur mend. Duhej tė kuptonte mirė, se kundėrshtarėt klasorė, tė duronin deri nė njė kufi, tej tė cilit tė thyenin hundėt.
Pas njė ore, pa dijeninė e sime shoqeje, shkova te sekretari Selenica dhe ia tregova tė gjithė ngjarjen. Pėr mė tepėr, kėrkova tė merrte ndaj tij, tė tilla masa tė rrepta, qė tė mos lindte nevoja tė hakmerresha keq e tė shkoja nė burg. Ai u zymtua nė fytyrė nga veprimi i personit zyrtar dhe mė kėshilloi tė ruaj gjakftohtėsinė e tė pres. Pas dy javėsh, Koli myzeqari, u transferua nė degėn ushtarake tė Pukės si zyrtar i thjeshtė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA