krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 44

Home
Curiculum

44
Ē‘fuqi mistike, ē’frymė tė shenjtė, ē’duar magjike kishte patur ajo nėnė, qė i rriti tė gjithė njėrin pas tjetrit, aq shpejt dhe me aq kujdes. Shkuam me Klean nė Sarandė pėr pak ditė vere dhe nuk po u besonim syve. Vėllezėrit, qė i lamė si lastarė tė sapombjellė, ishin bėrė si njė korije me lisa tė rinj.
Vjollca ishte tani njė vajzė bukuroshe me fytyrėn vezake tė nėnės dhe me sytė e larmė tė gjyshit. Sapo ishte fejuar me njė ekonomist tė ri nga Tirana, qė kishte shkuar nė Sarandė rastėsisht dhe i kishin mbetur sytė te ajo sirenė e sapodalė nga deti. Do tė martoheshin pa bujė, jo vetėm pėr shkak tė gjendjes ekonomike, po edhe pėr tė mos ngjallur smirėn e atyre qė mund tė pėrdornin biografinė, pėr t’i prishur punė dhėndrit Hysen nė Tiranė.
Tė gjithė tė tjerėve u shkėlqenin sytė ėndėrrimtarė tė moshės rinore. Agimi, i pesti nga vėllezėrit, tė cilin nuk e kisha patur ndonjėherė pranė, kishte mbaruar vitin e tretė tė gjimnazit me nota tė larta. Dukej njė adoleshent simpatik me sy tė zgjuar, qė buzėqeshte ėmbėl dhe matej para se tė fliste. Pas shėtitjeve me tė nė bulevardin anės detit, mė kėrkoi me druajtje ta bėnte vitin e katėrt nė gjimnazin e Librazhdit. Shpresonte se aty mund t’i jepnin tė drejtė studimi pėr shkollėn e lartė. Bisedova me Klean dhe e morėm me vete.
Me t’u kthyer nė Librazhd, regjistruam Mondėn nė klasėn e parė dhe Agimin nė maturė. Poezitė e Agimit, tė ekspozuara nė shtėpinė e kulturės, te kėndi i letrarėve tė rinj, filluan tė tėrheqin vėmendjen. Kjo bėri qė edhe dy djem, poetė tė rinj nga Bėrzeshta, Genc Leka e Vilson Blloshmi, tė sjellin fletoret e tyre me vjersha. Pastrova dhe vajosa njė makinė shkrimi tė vjetėr, qė kisha gjetur te rrėnojat dhe e pėrdora pėr tė shtypur krijimet e kėtyre letrarėve me premisa tė qarta, qė u bėnė mė vonė tė dėgjuar.
Pa lėnė mėnjanė provimet, likuidova vitin e dytė si nė Tiranė edhe nė Elbasan, me rezultate qė ranė nė sy pėr pėrpjekje serioze. Puna kishte filluar tė mė pėlqente dhe frika, se mund tė mė hiqnin dikur pėr shkak tė biografisė, po mė shtohej. Pėr t’u bėrė i domosdoshėm, ngrita grupin e estradės dhe bleva njė saks, qė mund t’i rriste vlerat e orkestrinės. Blerja e instrumentit modern bėri bujė deri nė kryesinė e komitetit. Dhanė urdhėr tė kthehet, me pretekstin se s’kishte kush t’i binte. E mbajta, me premtimin se brenda dy javėsh do t’ia dėgjonin zėrin nė premierė. Dėrgova nė orkestrėn e Elbasanit kushėririn e Sherif Merdanit, mėsues fshati dhe mėsoi kryesisht pjesėt e programit. Kur instrumenti frymor, aq i shtrenjtė, buēiti nė skenėn provinciale, burokratėt egoistė mėrmėritėn nėn zė, pse duhet t’i binte njė i deklasuar... Si me kast, erdhi njė mėsues matematike nga Tirana, qė kishte punuar saksin nė cirk. Dhe gjithēka u rregullua si jo mė mirė.
Grupit tė estradės iu shtua teatri amator. Teatri i Korēės, pranoi tė jepte libretin me tre maketet skenike tė dramės “Lulja e Kujtimit”. Edhe pse regjisori Stillu, shfaqi mosbesim tė hapur, pėr vėnien e kėsaj drame me diletantė dhe bėrien e skenave masive nė mjedise skenike aq tė ngushta. Filluam provat me mėsues dhe tė rinj amatorė. Skenat nisa t’i punoja tė zvogėluara. Shfaqja e dramės pati interes tė gjerė dhe regjisori Korēar, i ftuar pėr ta parė, mbeti i befasuar. U duartrokit nė Elbasan, Gramsh, Cerrik e Pogradec. Emri i shtėpisė sė kulturės tė Librazhdit filloi tė ndihej nė lėvizjen amatore dhe nė shtyp. U thirra me gjithė sekretarin e parė tė partisė, Selenica, nė seminarin kombėtar pėr kulturėn. Referati pėr shkėmbim pėrvoje, qė kisha pėrgatitur, u transmetua nė radio, u botua nė shtyp dhe njė pjesė e shkurtuar u radhit nė fletėn e kalendarit vjetor tė zyrave. Damkėn sikur e kishte zbehur drita e fortė e punėve tė dukshme.
Sakaq edhe emri filloi tė bėhej i njohur. Por krijimet letrare nuk kisha guxim t’i nxjerr nga planēeta. Lindjen e parė, poemėn “Ēermenika” ia dhashė sė pari pėr ta recituar njė aktori stazhist. Pasi krijova bindje se ngjallte emocione, e ēova te gazeta “Zėri i Rinisė“. Prita me ndjesi tė dridhshme ēastet e gjata tė leximit, nga redaktori Koreshi. Kur deklaroi befas, se mė dhuronte tė shtunėn e ardhshme njė faqe gazete, brofa pėrpjetė dhe zemra mė lėvizi nga vendi pėr tė shėtitur kraharorin. Dola nė bulevard sikur tė isha vetė Gagarini nė orbitėn rreth tokės. Pastaj, tė shtunėn, emri dhe titulli i madh i poemės, qė kishte pushtuar kreun e faqes, krijoi festė nė familje dhe mė rrėmbeu gjumin deri nė mėngjes.
“Lulja e Kujtimit” u pasua nga drama tjetėr e Postolit “Pėr mėmėdhenė“. Jehona nuk ishte e pakėt, po tė mendohet se u dha tri net nė skenėn e teatrit tė Elbasanit dhe nė disa qytete tė Shqipėrisė sė Mesme. Njėherėsh, duke ftuar mjaft grupe profesioniste nga Tirana e rrethet, jeta kulturore dhe vetė qyteti buzė Shkumbinit filloi tė bėhet i lakmueshėm. Por duhet pėrmendur, se skena jonė, pa dhoma zhveshjesh, hėngri edhe koka artistėsh. Aktori tiranas Gjonēaj, gjatė ndėrrimit tė shpejtė nė korridor, kishte vėnė padashur qeleshen mbi kokėn e bustit tė Enverit. Dikush nga spiunėt e brendshėm tė estradės, bėri qė jo vetėm tė largohej nga puna, po edhe tė ēohej me dėnim nė prodhim.
Shpesh e pata lodhur mendjen tė gjeja, ku merrte shkas pikėnisja e ngjitjeve tė pėrsėritura. Kur me njollat biografike qė katranoseshin dokumentet e mia, do tė kisha patur frikė edhe vetė, po tė mė afrohej dikush tjetėr. Dhe isha ndalur gjithsesi te arsyetimi, se ajo qė bėn, pėrcakton edhe atė qė je. I nxitur nga fakti, se mė kishin destinuar tė jem mė shumė tabelė qitjeje, se sa njeri qė jeton normalitetin, mė shqetėsonte mendimi, tė bėja tė pamundurėn, qė tė mos e shihja veten tė flakur nė ekzistencėn e kotė. Pėr t’u pėrdorur pastaj si figurė statike, ku lirshėm mund tė merrnin vijėshenjimin kundėrshtarėt. Por tė isha kurdoherė figurė nė lėvizje tė pandalshme, qė nuk e kapte dot plumbi i tyre. Dhe pėr t’ia arritur kėsaj, kurdoherė e kam rrokur kohėn pėr zverku dhe e kam vėnė nė shėrbim tė qėllimit tim, duke i dhėnė kėsisoj edhe jetės kuptim dhe emrit peshė. Pėr t’i befasuar tė tjerėt me bėmat e mia, nė mėnyrė qė t’ua mpija gishtin e kėmbėzės dhe syrin e shėnjestrės. Me kėtė i jepja edhe vetes tė drejtėn, qė tė mos shqetėsohesha, se ē’mendonin ata pėr mua. Nė mėnyrė qė tė ndjeja sigurinė dhe tė merrja guximin pėr t’u hyrė punėve tė tjera, mė tė vėshtira. Nė kėtė mėnyrė, halli mė aftėsoi tė arrij nė kufijtė e sė pamundurės, pėr tė bėrė edhe atė, qė nuk do tė merrte mundimin ta bėnte dikush me “biografi tė mirė”.
Ndėrkohė, Agimi e mbaroi vitin e fundit shkėlqyeshėm dhe bėri hartim tė rrallė, qė e pėrcollėn nė ministrinė e arsimit. Dhe pėrsėri, damka ia ktheu Sarandės dokumentet pėr studime tė mėtejshme, tė cilat nuk iu dhanė kurrė.
Erdhi ēasti kur provimet e kulturės sė pėrgjithshme nė Elbasan i kisha likuiduar brėnda tre vjetėve. Dhe pas shumė seancave vizatim e pikturė me modele nė Lice e me harxhime rrogash tė plota poshtė e pėrpjetė, kisha kaluar nė vitin e fundit. Pėrgatitja sipas kėrkesave tė diplomės sė liceut, mė shtyu tė pėrdorja kohėn dhe trupat e zhveshur tė plazhit. Pėrpos tė tjerave, derdha edhe mjaft para pėr materialet e shumta qė kėrkonin punėt e aftėsimit pėr provimin e pikturės nudo me model tė gjallė. Dhe erdhi mė sė fundi dita e aq e dėshiruar, lulja magjike e ėndrrave tė mia, marrja e diplomės sė Liceut Artistik. Aty shkruhej se mė jepej titulli “ Piktor i mesėm”.
Fill pas ngjarjes frymėzuese, synimin ma rrėmbeu njė ekspozitė pikture. Duke shfrytėzuar me ngulm krejt kohėn e lirė, u arrit pėr pak muaj, qė gjashtėdhjetė portrete dhe peizazhe nė vaj, tė pushtojnė tė gjithė sallonin e shtėpisė sė kulturės. Tė parėt, si gjithmonė, hynė kuadrot e partisė e tė pushtetit, pėr miratimin e ēeljes. Ēuditėrisht, njėri nga instruktorėt njohu portretin e motrės sė mikut tim, poetit Genc Leka. Urdhri pėr ta hequr menjėherė nga ekspozita, ishte i prerė. Babai i tyre ishte arratisur pas ēlirimit nė Jugosllavi. Ekspozita u vizitua nga njė mori njerėzish, deri piktorė tė ardhur nga Tirana dhe Elbasani, tė cilėt e cilėsuan krijimtari tė suksesshme. Nė shtyp u fol mirė, sidomos pėr punimet nga miniera e Pishkashit.
Dhe ende kishte zėra qė shkonin deri nė kryesinė e komitetit: “Pse tė jetė drejtor kulture njė i deklasuar?”. Pėr kėtė, mund tė ngrihet njė pyetje mjaft legjitime. Si mund tė mbahesha drejtor, kur quhesha i deklasuar? Shpjegimi gjendet te punėt nė disa specialitete tė veēanta dhe te fasada e pėrkohshme qė krijonin, pėr t’i penguar tė shihnin mė tej. Natyrisht, pėr sa kohė ato nuk bėheshin nga dikush tjetėr.
Pas disa zėrave tė tillė, nėnshkruesi i rėnies sime tė radhės, kryetari i ri, Doda, mė shkarkoi menjėherė, duke mė kaluar drejtues artistik. Vuri drejtor njė “Pykė”, vėllanė e mikut, shef policie nė Elbasan. “Pyka” pa asnjė prirje, jo vetėm s’e ēau kaptinėn pėr bėmat kulturore, por bridhte gjithė ditėn me biēikletė, duke lėnė edhe dyert mbyllur. Dhe mė e keqja, pa i dhėnė kujt kopje ēelėsash.
Ishte koha kur lufta klasore zuri tė mprehej, pasi Enveri “mprehu shpatėn” revolucionarizuese tė “6 shkurtit”. Pėrplasjet e shpeshta me “Pykėn”, qė pengonte punėn, bėnė qė amatorėt tė mėrziteshin dhe t’i ngjitnin njė fletėrrufe tė madhe te tabela e afishimit tė filmave. Diskutimi u bė nė sallėn e kinemasė me publik tė zgjeruar. Triumfoi “zėri i masės” qė kryesohej nga instruktori i partisė pėr ideologjinė. Ai propozoi normalizimin e gjendjes, duke u hequr nga shtėpia e kulturės tė dy me “Pykėn”. Dhe deklaroi me pompozitet: “Dy gjela nė njė furrik nuk mund tė kėndojnė.“ Vendimi i diskutimit tė fletėrrufeve ishte ligj. Sipas arsimimit, duhesha shpėnė nė komunale pėr tė ēelur repartin e pikturės. “Pyka” ca mė keq, u la pa punė, derisa u kthye nga e kishin sjellė. Nė vendin e tij u emėrua njė “Mykė”. Ajo e shtyu mjaft kohė, te fusha e pikpongut, qė vendosi nė mes tė sallonit. Me topthin e vogėl tė kinezėve, u zėvendėsuan tė gjitha argėtimet e dikurshme tė skenės. U mbyllėn rrethet me tė rinjtė dhe gratė, qė mėsonin fizarmonikėn, kitarėn, vizatimin, rrobaqepėsinė. Por asgjė nuk prishte punė e nuk sillte dėm, kur bėhej fjalė pėr tė shmangur njeriun qė kishte “gogolin” biografik. Tashmė rrethanat politike kishin mpiksur psikologjinė klasore: “Mė mirė njė tė pastėr, qė vetėm buzėqesh, sesa njė me njollė qė punon shumė, por mund tė ta ngjeshė.“
Ditėt e para m’u duk vetja si njė pemė e shkulur me rrėnjė tė zbuluara nė diell. Por njė zė i brendshėm mė qetėsonte, se nuk mundja tė bėja asgjė, pėr tė ndaluar rrjedhėn qė kishin marrė ngjarjet. Pastaj nė repartin e pikturės ēela njė repart tė dytė pėr riparimin e radiove. I aftėsuar disi pėr kėtė, qysh kur mbaja gjallė zėrin e qendrave tė zėrit dhe tė kinemasė. Tė ardhurat ishin sipas pėrqindjes sė fituar dhe tani po merrja gati dy rroga. Parullat e partisė, dikur falas, kėtu kostonin aq sa, instruktorit ideologjik i vinte festja vėrdallė. Por siē kishte kokėn, kėrkoi edhe qeleshen. I ndodhi si atij, qė sharron degėn ku ka hipur tė kolovitet. Dhe filloi tė ankohej pėr komunalen qė po u gllabėronte fondet. Mirėpo, reparti pikturės kishte tabelė ēmimesh tė miratuar nga qeveria.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA