krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 42

Home
Curiculum

42
Kisha hyrė nė vitin e dytė dhe zura tė numėroj ditėt. Te repartet e punės nė periferi tė Tiranės kishin ardhur ushtarė edhe dy vėllezėrit, Loshi me Luanin. Takoheshim shpesh pėr tė qarė hallet. Punonin pėr ndėrtimin e pallateve tė oficerėve tė ministrisė sė mbrojtjes. Ngjitnin me krahė tezgat e llaēit, tullat dhe shufrat e hekurit, deri nė katet e larta. Zvarriteshin pareshtur mes baltėrave dhe acarit tė plotėsonin normėn. Duart i kishin tė rrjepura nga gėlqerja dhe fytyrat tė ēara nga tė ftohtit. Lodhja e tyre arrinte deri nė sfilitje. Me kategorinė minimale tė ushqimit qė u jepej, mezi e pėrballonin rėndesėn e pėrditshme. Por s’kisha si i ndihmoja, pėrveēse duke u dhėnė kurajė. Takimi me ta, mė bėnte tė kujtoja me dhimbje damkėn e kobshme qė na kishte vėnė poshtė tė gjithėve. Sepse i ndodhur shpesh mes komoditetit tė punėve tė mia, kishte ēaste kur e harroja.
Muajt e fundit mezi shtyheshin. Ditėt bėheshin tejet tė gjata dhe orėt kilometrike. Mė rrinte mendja vetėm te lirimi dhe te mundėsia pėr tė shpėtuar nga provinca. Nė komandė ishin lakuar fjalė se mund tė mė mbanin me rrogė, pėr tė vijuar mirėmbajtjen e agjitacionit figurativ tė reparteve. Por ende nuk ishte gjetur zgjidhja e strehimit.
Njėzetekatėr muajt e mi plotėsoheshin nė fillim tė qershorit dhe nga mesi i majit, komandanti i brigadės mė thirri nė zyrė. Tani me njė gjuhė krejt shoqėrore, mė tha se kishin gjetur njė dhomė me kuzhinėn pėrjashta, pranė njė kazerme, ku mund tė strehohesha pėrkohėsisht. Por i gjithė problemi ishte, tė jepte miratimin e qėndrimit kapter prapavije nė ushtri, dega ushtarake e Librazhdit. Pėr kėtė, duhej tė interesohesha vetė, t’i bindja ata tė nisnin shkresėn. Ndryshe komanda ishte e detyruar ta dorėzonte ushtarin aty ku e kishte marrė.
Shkova njė javė pėrpara lirimit dhe iu luta shefit tė sapoemėruar nė Librazhd. Major Xhuvi premtoi se do tė mė ndihmonte, pasi tė merrte dhe ndonjė mendim nga komiteti ekzekutiv. Fatmirėsisht, kryetari i komitetit dhe sekretari i parė i partisė, ishin tė rinj. Nuk mė njihnin dhe shpresat i kisha tė mėdha. Por me kėtė rast, Xhuvi, si rishtar, gjeti rastin tė afrohet me kuadrot e larta tė rrethit: “Ėshtė njė pikturist i zoti nga Librazhdi, qė kėrkon ta mbajė Tirana...“ Tė dy nė njė gojė, ata e kishin urdhėruar tė mos lejohej kurrėsesi, pasi rrethi kishte vetė nevojė pėr njė tė tillė. Atėherė major Xhuvi kishte hapur dosjen dhe me “xhevahiret” qė zbuloi aty brenda, i ktheu pėrgjigje krejt serbes komandės sė brigadės, se nuk mund tė lejohej kurrėsesi mbajtja nėnoficer nė ushtri e njė personi me biografi tė tillė. Ndėrsa krejt buzagaz, mė tha si pa tė keq: “Shko se ta nisėm shkresėn!“
I ngazėllyer dhe me besimin e plotė, se shkresa e Xhuvit miratonte qėndrimin, u ktheva nė Tiranė. Pikėrisht, ditėn kur shokėt e liruar po shpėrndanin gėzimin rrugėve, nė tė dalė tė Saukut. Por kur hyra nė zyrėn e komandantit, pėr tė marrė pėrgjigjen pėrfundimtare, u shtanga qysh te dera. Ai mė kundroi me ca sy aq tė vrenjtur, sa edhe qielli me shi nuk do ta kishte krijuar njė fytyrė tė tillė.
Siē ishte e natyrshme, kthimi nė shtėpi qe pėr mua jo gaz, po trishtim i hidhur. Duke kaluar nėpėr lagjen Brakė, pa kapele e pa rrip, pėr t’u larguar pėrfundimisht nga Tirana, pikasa njė gabel shkatarraq tė dehur, qė zvarritej rrugėve duke kėnduar: ”Rrak, tak, take, moj rrenacake, pse s’mė dole tė ta ngec pake...” Atė ēast thashė me vete: “Edhe ky ka fat tė jetojė nė kryeqytet, kurse unė jo!...” Dhe i dėrrmuar e i qorrollisur eca gjatė, eca kuturu mbi gėrmadhat e vetes sime.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA