krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 43

Home
Curiculum

43
U ktheva nė ngrohtėsinė e florės familjare me trurin krejt tė ftohur. Ndėrsa Monda pesėvjeēare nuk mė ndahej tani asnjė hap, Fonsi, qė ishte ngritur nė kėmbė pa babanė, mė kundronte si tė huaj. Pas dy ditėsh, kur mes gėzimit tė fėmijėve e kisha marrė paksa veten, u paraqita nė zyrėn e kuadrit tė komitetit ekzekutiv. Mė bėnė tė ditur, se mė parė duhej tė takoja kryetarin.
Kryetari trupmadh, Sinica, nga Devolli i Korēės, tip strikt nė detyrė e tejet serioz, buzėqeshte rrallėherė. Njihte babanė e Kleas, nga koha kur kishin punuar bashkė nė pyjet e Bishnicės. Dhe pa shprehur asnjė lloj afėrsie pėr kėtė fakt, mė priti nė zyrė me autoritetin e vet tė ngrefosur. Rrotulloi dorezėn e telefonit manual, derisa i doli sekretari i parė i komitetit tė partisė. E vuri nė dijeni se isha paraqitur dhe priti shpjegimet eprore. Nė fund, u shpreh me ton zyrtar tė ftohtė, se mendonin tė mė caktonin pėrgjegjės tė shtėpisė sė kulturės. Por me kusht qė tė merresha kryesisht me agjitacionin figurativ, pėr tė cilin kishte mė tepėr nevojė rrethi. Si zakonisht, dy punė pėr njė rrogė tė vogėl. Shfrytėzova rastin pėr kushtin tim tė vetėm, rregullimin e strehimit, pėr shkak se jetoja me dy fėmijė nė njė dhomė me banjė tė pėrbashkėt.
Lėshoi nė ēast shprehjen pėrcjellėse tė zyrtarėve:
- Ėshtė ēėshtje tjetėr, e shohim mė vonė!
Ndonėse ishte ēėshtje kryesore pėr mua, dola dhe prita disa ditė. Derisa u bė vendimi i komitetit pėr emėrimin nė atė punė pak tė habitshme pėr kushtet e mia. Ose nuk i kishin ende tė dhėnat biografike tė degės ushtarake, ose, veē xhelozisė qė mė kėrkonte Tirana, kishin nevojė dhe po e mbyllnin njėrin sy…
Nė shtėpinė e kulturės kisha zyrė, sallė provash pėr amatorėt, bibliotekė dhe njė sallon pėr fotoekspozita. Fillimi i dukshėm i punės, ishte sistemimi figuracionit tė korridorit dhe mbledhja e repertorit pėr ngritjen e njė grupi artistik.
Tashmė kishte ardhur tamam koha, kur duhej tė mendoja edhe pėr arsimimin. Ndryshe, njė ditė do tė divorcohesha patjetėr me kėtė vendpune. Shkova nė Liceun Artistik tė Tiranės, te pengu mė i madh i jetės sime, pėr tė vijuar me korrespondencė degėn e pikturės. Komisioni i piktorėve tė dėgjuar, Buza, Kodheli, Madhi e Zajmi, panė disa punime tė mia nė vizatim e bojė vaji. Dhe, ēuditėrisht, i vlerėsuan mirė. Pasi realizova edhe njė punė me model nė prani tė tyre, drejtoria mė dha tė drejtėn tė vijoj aty vetėm programin artistik. Ndėrsa lėndėt e kulturės sė pėrgjithshme, tė likuidoheshin nė pedagogjiken e Elbasanit, qė e kisha pranė. U ktheva nė shtėpi me krahėt fluturues, qė mė mbinin dhe mė binin kohė pas kohe. Filloi mė nė fund tė hapet edhe ai kapitull aq i ėndėrruar, qė m’u mbyll padrejtėsisht, kur kisha moshėn.
Ardhja e papritur e fizarmonicistit Agim Krajka nė shtėpinė kulturės mė befasoi krejt. Kishte shkuar ushtar nė njė repart tė Pėrrenjasit dhe ishte dėrguar nga komanda bashkė me kėngėtaren korēare Spanja Pipa. Do tė pėrgatiste kėtu disa kėngė, pa ditur as vetė pėrse duhej bėrė kjo punė me nxitim. Ushtroi gishtat nė fizarmonikėn time tė re dhe mė mėsoi me kėtė rast rumunen e shpejtė “Vallja e festivalit“ qė mė pėlqente aq shumė.
Dhe ja, u fol nėn zė se Enveri do tė vizitonte Librazhdin. U thirra me urgjencė te sekretari i parė. Disi i alarmuar edhe nė shprehjet e veta, ai kėrkoi qė brenda javės tė pėrgatitej njė koncert festiv bashkė me ushtarėt e ardhur pėr kėtė qėllim. Dhe njėkohėsisht tė bėja fotoekspozitėn e kursit tė partisė. Thuhej se kishte nxjerrė mjaft kuadro partie pėr rrethin dhe ishte pėrmendur nga vetė Enveri nė raportet e tij. Tani, pas fabrikės sė verės, si e vetmja qendėr industriale e qytetit, udhėheqėsi do tė ēohej tė vizitonte edhe kursin e partisė.
Drejtoresha e kursit, si anėtare e byrosė sė rrethit, urdhėronte kėdo nėpėrmjet levave tė komitetit tė partisė. I vėnė nėn komandat e saj, fillova menjėherė pėrgatitjen e stendave. Shoqja Resho mė mbikėqyrte te koka, tepėr e tensionuar e me merak tė madh, pėr ēdo detaj tė historikut, pėr shpjegimet e fotove dhe formulimin e citateve. Mė pas filloi tė ngrohej pak nga pak, tek shihte se salla e madhe me fotoekspozitė po merrte formė tė kėnaqshme.
Shoqja Resho ishte njė grua vithemadhe nga Myzeqeja. Po t’i shihje prapanicat e saj nė ecje e sipėr, dukeshin si vithet e njė buallice qė hepoheshin sa majtas, djathtas. Ajo kishte punuar prej vitesh nė organet e partisė tė Fierit dhe kishte ardhur kėtu me transferim. Po tė mos e dije qė ishte shoqe e rėndėsishme partie, fare mirė mund ta merrje pėr kuzhiniere me stazh pune tė gjatė. Shihej gjithmonė pranė kuadrove kryesore me prezencėn e njė burri. Me Tafilin e saj, qė ishte burri i dytė, kishte njė diferencė prej njėzet vjetėsh. Ndonėse i kishte kapėrcyer tė pesėdhjetat, rrekej tė vishej me sqimė. Pėrdorte funde tė gjatė prej stofi dhe bluza tė bardha, pėr tė sfiduar pleqėrinė, qė po i trokiste nė ēdo skaj tė trupit. Por tulet e zgjeruara tė gjoksit, tė llėrave dhe tė kofshėve, e tregonin fare qartė kėtė realitet tė dhimbshėm. Kishte vetėm dy vajza beqare, tė mėdha nė moshė. Dhe fajin pėr fatin e mbyllur tė tyre, njerėzit ia vinin Reshos, qė mundohej t’i konkuronte. Ndonėse, pėrpos ndonjė aparatēiku hallexhi, askush nuk mund tė tėrhiqej nga mosha e saj dhe nga ai trup, ku dhjami kishte zhdukur kaherė kufijtė e linjave.
Ditėn e fundit, pasi fotoekspozitėn e kontrolluan edhe titullarėt kryesorė, punuam deri vonė pėr tė saktėsuar gjithēka. Aty nga ora dhjetė, para ikjes, kur uria po mė brente pėrbrenda, shoqja Resho nxori nga bufeja e zyrės njė tas porcelani plot me bėrxolla dhe e lėshoi mbi tavolinėn e mesit me xham. Vuri aty edhe dy shishe verė litėrshe dhe pasi i mbushi gotat plot me “Kaberne” tė cilėsisė sė parė, tha me solemnitet:
- E ke bėrė hak njė darkė tė mirė, se je lodhur shumė!...
- Ou, kjo ėshtė e tepėrt! - i thashė pėr inerci, ndonėse nuk e kishte tepruar me asgjė, pėrveē punės.
- Hajt gėzuar e tė lumshin duart! - trokiti gotėn e saj. - Do t’i them shokut sekretar dhe kryetarit tė komitetit pėr ndonjė fletė nderi. Ke bėrė sakrificė tė madhe, jo vetėm jashtė orarit, po edhe nė orėt e vona tė natės.
U pėrtypa nė heshtje.
- Po ty, a nuk tė bėhet vonė pėr nė shtėpi sonte? - pyeta me merak, duke menduar se ora kishte kaluar mjaft.
- Pse? - ia bėri me ton intim dhe pėrdori shakanė ballaqafim pėr ballafaqim qė ngatėrrohej nė fushatėn e atyre ditėve me masat. - Mos po mė bėhet vonė tė ballaqafohem me Tafilin? Ai tani mezi mban pantallonat tė mos i bien...
Nėnqesha lehtė dhe nuk e zgjata atė lloj humori.
- Pi dhe ha, se pėr ty i kam porositur! - thoshte ajo herė pas here me vėshtrim tė vagėlluar dhe ma mbushte gotėn ende pa mbaruar.
Kėsisoj, nuk po merrja vesh sa gota pija, pėr tė kontrolluar veten, pasi e kisha pėsuar njė herė nga vera. Por dėshira e uritur pėr tė ngrėnė mish, mė bėri tė rrėkėllej edhe gota tė tjera. Hapi shishen e dytė me “Shesh tė zi” dhe u bė njė katrahurė gotash. Ajo vetė nuk kishte pirė veēse njė gotė, me pretekstin se i bėnte keq pėr tensionin. Eh, thosha me vete, po mė ushqejnė kuadrot e partisė si zogun e kafazit...
Mirėpo “Sheshi i zi” ma bėri mendjen pėrshesh tė zi. Pak nga pak fillova tė humbas ndijimet dhe u lėshova mbi divan, si i rėnė nė fund tė pusit. Ndjeva turbull si nė jerm vetėm ca tinguj tė lehtė fare afėr veshėve, disa ledhatime, trazime nė pjesėt e turpshme dhe mė pas njė peshė qė dukej sikur po mė merrte frymėn. Pastaj asgjė.
Nė orėn gjashtė tė mėngjesit, kur fillova tė ēlirohem ngadalė nga gjumi i thellė, pashė me habi se ndodhesha po aty ku kisha qenė nė mbrėmje. Kuptova se kisha fjetur nė zyrė i dehur. U ngrita tė hap derėn, por ishte e kyēur. Pashė kopsat e pantallonave tė zbėrthyera, isha i palarė nė atė pjesė dhe bija erė tė pazakonshme, tė rėndė. Nga tė gjitha shenjat, ishte krejt e qartė se drejtoresha e kursit tė partisė mė kishte pėrdhunuar pabesisht. Mė erdhi shumė keq dhe sinqerisht u ndjeva mjaft i fyer. Mė tepėr, ngaqė isha rezervuar nė jetė pėr tė mos shkuar me disa femra tė reja, tė bukura dhe mė shtiu nė dorė njė plakė vithemadhe, njė nėno partiake, anėtare e byrosė. Nuk kam si e shpjegoj ndryshe, pėrveēse: mė pėrdhunoi vetė nėna Parti. Ajo hipi mbi mua, me tė drejtėn absolute pėr tė vepruar sipas parullės politike “Partia mbi tė gjitha”. Dhe po ta zhvillojmė mė tej kėtė mendim, del se mė pėrdhunoi nė institucionin e partisė, kur mė kishte vėnė me detyrim tė bėj zbukurime pėr pritjen e Enverit... Tingėllon rėndė, apo jo?…
Nė orėn gjashtė e gjysmė u dėgjua kėrcitja e ēelėsit nė bravė. Shoqja Resho hyri brenda me dihatje tė shpejtė e me shqetėsim tė dukshėm nė fytyrė.
- Si je, tė keqen motra, se tėrė natėn kam qenė nė merak pėr ty? - tha dhe m’i hodhi sytė e vagėlluar te pantallonat, nė njė mėnyrė gati tė pacipė.
Motėr e tėrbuar pėr fėlligėshti me vėllanė, qe mendimi i formuluar nė ēast. Por, isha i bukosur nga truri dhe pa fjalė nė buzė prej ndjesisė sė turpėrimit.
- Ē’ka, - thashė i vrenjtur pas pak. - Po fajin e kam vetė se e teprova...
- S’ka gjė, burrė je ti, burrave u ka lezet tė pinė pak, - pėshpėriti duke i nxjerrė fjalėt nga goja me mjaft ėmbėlsi e duke mė vėshtruar me sy tė ethshėm.
Ndjeva neveri jo vetėm nga mėnyra se si mė vėshtronte, por edhe nga afrimi aq pranė, sa mė godiste me frymėn e saj dhėmbėprishur.
- Po, shkoj se mė dhėmb koka, - i thashė ftohtė, duke bėrė njė hap prapa pėr tė dalė.
- Dėgjo, ma ke bėrė borxh, aq sa, s’kam si shlyhem me ty. Ta dish se kėtej e tutje motra do tė tė ndihmojė me gjithė zemėr, se je njeri i shkėlqyer. Rastėsisht kam parė ato budallallėqet qė kanė shkruar nė dosjen tėnde. Dhe po tė them, pa e bėrė llaf me njeri, bėji njė kėrkesė byrosė, pėr rishikimin e biografisė, se do interesohem vetė t’i niset shkresa komitetit tė partisė tė Sarandės...
E kundrova me vėshtrim sarkastik dhe nuk i ktheva pėrgjigje.
- Mirė, tė keqen motra, shko tani se do jenė bėrė merak nė shtėpi. Thuaju e gdhimė duke punuar, meqė ishte nata e fundit...
Ika pa e zgjatur mė tej, duke menduar, se ndonėse isha mashkull, duke kryer atė veprim kundėr dėshirės sime, ajo mė kishte pėrdhosur dinjitetin. Atėherė, femrat e pėrdhunuara paskan shumė tė drejtė qė zemėrohen egėrsisht e ankohen deri nėpėr gjykata, thashė me vete dhe shkova nė shtėpi.
Klea mė kishte pritur deri vonė dhe duke menduar se zakonisht netėt e fundit gdhiheshin nė punė, e kishte zėnė gjumi. Fėmijėt flinin ende. Kisha ndijimin se mė binte trupi era lopė. Hyra nė banjė dhe u lava me ujė tė ftohtė. Ndėrsa Klea pėrgatitej pėr nė zyrė, sillesha pėrqark duke fėrkuar sytė qė mė digjnin dhe ndjeja pėrbrenda njė boshllėk tė madh. Me kaploi meraku, se ashtu siē u ndodhte femrave tė pėrdhunuara, pas kėsaj mund tė merrja rrugė tė keqe…
Enveri erdhi tė pasnesėrmen. Shoqėrohej nga njė turmė e madhe sigurimsash. Vizitoi fabrikėn, kursin e partisė dhe doli nė fotografi me kursantėt. Mė pas u ēlodh pak minuta te divani i zyrės, ku shoqja Resho kishte pėrdorur trupin tim pa leje. Mė shkoi mendja te njė mendim i marrėzishėm; Sikur tė kisha kurajėn civile dhe guximin e pazakonshėm, t’i shfaqesha Enverit pėrballė e t’i thosha: “Te ai divan ku je ulur me krenarinė e udhėheqėsit, shoqja Resho, bashkėluftėtarja me tė cilėn krenohesh, komunistja e devotshme e vijės sė partisė, byroistja qė i keni besuar pėrgatitjen e kuadrove tė partisė dhe politikėn e rrethit, dy net mė parė bėri tė pabėrėn e grave, mė pėrdhunoi paturpėsisht. Pikėrisht te ai divan i zyrės...” Ēdo tė bėnte ai vallė?... Por kjo s’mund tė ndodhte kurrė. Ajo ngjarje do tė vdiste, ashtu si shumė bėma tė titullarėve me gra e vajza nėpėr zyra, tė cilat i varroste heshtja e frikės.
Pas vizitės te kursi, udhėheqėsi shkoi nė komitetin e partisė. Zhurma e daulleve, qė ushtonin te sheshi si gjyle topi, e detyruan tė mbyllej nė sallėn e byrosė. Ishte vetėm “Huej-la-la-la-ja” e kėngės kineze “Fshatarja e bukur” tė cilėn filloi ta kėndonte Spanja Pipa, qė e bėri Enverin tė dalė te dritarja. Konfiguroi buzėqeshjen e njohur si stampė, duke tundur dorėn pak sekonda pėr amatorėt dhe njerėzit e caktuar nga organizatat e partisė pėr t’u grumbulluar te sheshi. Te dera e hyrjes ishin reshtuar strehuesit e Ēermenikės me dekorata nė gjoks, qė prisnin pėrcjelljen e tij. Ndėrkohė, ish ballistėt e Zgoshtit dhe tė Qarrishtės, qė kishin kundėrshtuar hyrjen e partizanėve nė fshat dhe u ishin djegur shtėpitė, ishin strukur largėsive tė maleve. Nėn survejimin e rreptė tė Sigurimit.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA