krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 40

Home
Curiculum

40
Punimi i materialeve grafike nė seri, bėri qė pėr mė pak se dy muaj e gjysmė, tė plotėsoj stendat e reparteve tė varur nga Brigada e Punės. Quhej ekzaktėsisht “e punės” nga i tėrė opinioni, ndonėse pėr t’ia zbutur disi namin e keq, ia kishin ndėrruar nė “Brigadė xheniere”. Por repartet e vėrtetė tė xhenjos, me ushtarė tė “pastėr” nga biografia, ishin antiteza jonė.
Shkela pothuaj nė tė gjithė kėta reparte pėr tė montuar stendat. Nė Kashar, Tarinė e Sukthit, Manati e Lezhės e gjithandej ku hapeshin kanale tė thellė mes baltėrave e ngriheshin mure mes ngricave. Dhe kudo m’u plagosėn sytė, nga ato skena rrėqethėse, ku ushtarėt e laparosur mblidheshin mbrėmjeve tė drobitur e kokulur si nė kampet e pėrqendrimit. Dhomat ushtarako-politike, qė ngrija nė kėto reparte, ishin pėr ta, si tė vendosje ilustracione pėr Hitlerin nė Mathauzen e Dakau.
Pas kėsaj pune voluminoze, nė vend tė lejes, komandanti i brigadės, tejet i kėnaqur, mė dėrgoi nė hidrocentralin e Ulzės, ku i kishte premtuar drejtorit bėrjen e direktivave tė pesėvjeēarit. Fill i vetėm dhe me rripat e ēantės sė shpinės shtrėnguar, arrita pasdite nė hidrocentral. Ishte njė pamje ēuditėrisht e heshtur. Dukej sikur tė gjitha thirrjet tona shumėzėrėshe, me pathosin e zjarrtė “revolucionar” tė dikurshėm, i kishte shuar liqeni. Kėrkova tė shoh mjekrėn vigane tė Marksit, me tė cilėn e kishte krahasuar poeti Kadare derdhjen e ujėrave nga diga. Por asgjė e tillė nuk dukej, pėrpos gurgullimės sė ujit, si burim i nėndheshėm, nė themelet e fasadės sė madhe prej betoni, qė lidhte dy brigjet. Hidrocentrali punonte nė qetėsinė e vet dhe shtyllat e ēelikta pėrcillnin mistershėm energjinė elektrike. Pa u treguar nihilist, pėr bėmat e mira tė kohės, ndonėse me shfrytėzimin socialist tė krahėve tė papaguar, tani njė farė krenarie ndjeva edhe unė, qė kisha punuar kėtu dhe kisha bėrė breshka emulacioni.
Drejtori mė parashtroi kėrkesėn, pėr t’i punuar direktivat nė gjashtė stenda tė mėdha sa njė qilim secila. Me to do tė mbulohej e gjitha fasada e ndėrtesės anėsore tė digės, ku ishin vendosur transformatorėt e mėdhenj. Pastaj duke dėgjuar se kisha qenė kėtu vullnetar dhe duke vėnė re kureshtjen time pėr hidrocentralin, ai mė shoqėroi nėpėr sallėn e agregateve. Ndėrkohė qė po mė shpjegonte pėr gjeneratorėt e mėdhenj tė prodhimit tė energjisė, sikur tė isha ndonjė personalitet i madh, befas mė pushtoi tėrėsisht kriza e identitetit. Mendova, sikur ky drejtor tė merrte vesh tani, qoftė edhe pėr njė nga ato kolonat e tmerrshme tė shkruara nė biografinė time, ē’farė do tė bėnte vallė?!... Dhe atė ēast fillova tė ndjehem mjaft keq.
Kisha pėrvojėn praktike tė fituar nė punėt e repartit, pėr hedhjen e figurave ilustruese, por tani mė duhej tė rritja mjaft pėrmasat. Dhe kėtė e arrita duke i ndarė tabelat katėrmetėrshe me kuadrate. Mėnyrė zmadhimi kjo e filluar qysh herėt nė Sarandė me fotografitė dhe e ushtruar nė tė gjithė portretet e punuar me dorė. Por kėtu duhej ta bėja vizatimin e figurės me penel tė trashė dhe tė dilja pėr tė parė raportin me modelin e vogėl nga dhjetė metra larg. Ishte punė jo e lehtė.
Ditėt e mia kėtu u bėnė tė kėndshme dhe fituan njė element tė ri, kur nė mensėn e kolektivit takova shokun e fėmijėrisė, Pirron. Fytyrėquksi i familjes Doraci, sa mė pa, hapi krahėt, i mahnitur qė po mė takonte aty. Ishte bėrė mjek dhe punonte nė ambulancėn e hidrocentralit. Mė shkoi ndėr mend, se pėr njė kohė kaq tė gjatė, diēka duhej tė isha bėrė dhe unė, po tė mė kishin dhėnė mundėsinė tė vijoja shkollėn...Pirroja mori nė magazinė njė krevat hekuri pėr mua dhe e vendosi te dhoma e vet. Kėshtu koha ecte shpejt dhe ne i trazuam tė gjitha rrangullat e kujtesės sė pėrbashkėt fėminore pėr qytetin e lindjes.
Ishte befasuese edhe pėr mua, qė i kisha punuar stendat e mėdha i shtrirė barkas, kur ato u vendosėn nė lartėsinė e nevojshme. Figurat shumėngjyrėshe plot shkėlqim, me oxhaqe uzinash gjigante, traktorė dhe vajza me tufa kallinjsh nė duar, vaporė dhe aeroplanė qė ēanin hapėsirat, ēifte me fėmijė tė qeshur, tė shoqėruara me shkrime dhe shifra shpresėdhėnėse, dukeshin sikur pėr Shqipėrinė do tė agonte vėrtetė njė kohė e begatshme, e cila nuk erdhi kurrė. U mblodhėn inxhinierė, punonjės e banorė, pėr tė parė tabelat me pėrmasa tė pazakonshme. Nuk u besohej, se ai qė i kishte bėrė, ishte pikėrisht ushtari me rroba doku aty pranė, tė cilin e shėnonin herė pas here me gisht. Nė fund, pas shumė falėnderimeve personale, drejtori mė shpėrbleu me gjashtėmijė lekė, qė ishin pėr kohėn baras me dy rroga tė Kleas.
Ishte pragu i Vitit tė Ri dhe shkova nė shtėpi me xhepin tė mbushur si asnjėherė. Dy zogjtė e mi festuan me shumė lodra dhe me tryezėn plot. Ato tri ditė, edhe ne me Klean e ndjemė veten tė lumturuar dhe thurėm ėndrra pėr tė ardhmen. Ndoshta me duart e mia tė stėrvitura, mund tė jetonim mė mirė dhe t’i rritnim fėmijėt nė normalitet.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA