krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 39

Home
Curiculum

39
Duke kaluar rastėsisht nėpėr rrugėn “Qemal Stafa”, ndesha ballas me figurėn aq tė njohur pėr sytė e mi, Xhinėn. Sa mė pikasi mes kalimtarėve, ajo u step nė vend, pėrshkėnditi sytė dhe sikur u zverdh pakėz.
- Po ti nė Tiranė? – pyeti me njė buzėdridhje emotive tė lehtė e duke mė hetuar me ngulm.
- Kėtu mė solli fati i keq, - i thashė me nėntekst ironik tė qėllimshėm.
Ajo nėnqeshi lehtė, uli kryet dhe u mendua pakėz. Buzėt i kishte paksa tė thata dhe u shkoi gjuhėn pėr t’i njomur. Pastaj me ndjenjėn e turpit, tė cilėn gruaja nuk e flak kurrė plotėsisht, foli me njė zė disi tė dridhshėm.
- Fati i mirė pėr tė dy, thuaj, se kėtu s’je nė Maliq qė tė kesh aq frikė!...
E shigjetova nė sy me vėrejtje.
- Dėgjo, Xhina, duhet tė dish se njė gabim i yti, mė kushtoi tri ditė burg dhe treqind kilometra rrugė...
- Po unė s’thashė asgjė tė keqe pėr ty!... - u vetėmbrojt ajo, me njė pikėllim tė ėmbėlth.
- E mora vesh qė deshe tė pėrtypėsh edhe letrėn. Respektoj ndjenjat e tua tė vėrteta. Por para tyre, janė ndjenjat e pėrvuajtura tė njė tjetre, tė cilat shkojnė pėrtej sė vėrtetės dhe janė skalitur nė zemrėn time me shumė mundim.
- Kush tė tha tė ndahesh nga gruaja?... – pyeti me ton intim dhe e pėrmalluar po mė zhbironte fytyrėn me sytė e saj vezullues, tė blertė.
Tani ajo ishte fare pranė, e bukur, e lirė dhe krejt e gatshme. Por befas nė ekranin e trurit m’u shfaq Klea nė ditėt e saj tė dhimbshme, Monda me krahėt e kryqėzuar nė qafėn time dhe Fonsi qė gugatej nė pelena. E ndjeva veten si njė Uliks i vogėl, para tundimeve magjike tė kėsaj Ēirēje tė kohėve moderne.
- Ēdo lloj afrimi me njė tjetėr, do tė ishte poshtėrsi pėr mua. Ajo mė pret tė mbaroj ushtrinė, duke i ngrysur netėt krejt vetėm. Mė beso, nuk mund tė shkel mbi vuajtjet dhe lotėt e saj, se mė vret zoti. Prandaj dėshiroj tė ndahemi si miq. Kėshtu respektoj thellėsisht edhe ata dy pėllumbat e tu, qė u ngjajnė shumė pėllumbave tė mi.
Nėnqeshi me mundim dhe psherėtiu e penguar. Ndoshta nuk gjeti fjalė tė tjera pėr momentin.
I dhashė dorėn dhe kujtova Refikun, jo me frikė, por me pėrēmim. Ishte njė shėmtaraq, qė s’dinte tė donte gruan e vet tė bukur. Ai meritonte shpagim. Po dashuria ėshtė njė ndjenjė fisnike, qė nuk mund tė alternohet me hakmarrjen.
Shkova njė tė shtunė nė shtėpi dhe ia tregova Kleas kėtė histori qė nga fillimi. Mbase nuk bėra mirė, se vura re qė i krijoi njė ndjesi shijekeqe. Por ajo e pastroi shpejt trurin nga njė pisllėk i tillė, siē lante pelenat e djalit. Dhe sa herė shkoja ēdo dy javė, mė blinte nga rroga e saj e pakėt dy-tre kavanozė gogozhare. Pėr tė shtyrė me lėngun e tyre fasulet e mėngjesit, qė mezi haheshin. Mė jepte rregullisht edhe lekė pėr cigare. Por duke parė, se ato tė holla i hiqte nga goja e fėmijėve, u detyrova tė lė duhanin, me arsyetimin: tymi dhe unė, kush duhet tė fitojė? Kėsisoj i bėra mjaft mirė edhe shėndetit. Nga pesėdhjetė e gjashtė kile, qė mė kishin katandisur tronditjet e fundit, arrita brenda gjashtė muajve tė shtoj pesėmbėdhjetė kile. U duk se unė kisha thithur me vite tymin e duhanit dhe ai mė kishte thithur tė gjithė vrullin fizik. Kisha marrė tani njė pamje krejt tjetėr. Pėrveē energjisė, shėndeti mė rrumbullakosi kockat dhe mė dha shkėlqimin e munguar nė fytyrė. Qė nga ajo kohė, sa herė nė gjumė mė shfaqej cigarja nė buzė, hidhesha pėrpjetė duke thėnė, “ Ē’bėra qė e fillova prapė!”

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA