krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 38

Home
Curiculum

38
Pas tri ditėsh burg nė Korēė, erdhi njė kamion ushtarak nga brigada e Tiranės. Shoqėrohej nga njė nėnoficer i armatosur, i cili mė mori me fletėshoqėrimi pėr nė Kurbnesh tė Mirditės. Transportimi me mjet tė posaēėm, tregonte, se falė duarve tė mia, pėr tė cilat kishin aq nevojė, isha bėrė i rėndėsishėm. Ndryshe mund tė mė kishin nisur me mjete tė rastit, pėr t’u endur bashkė me kapterin nga njėra agjenci nė tjetrėn, siē ndodhte rėndom.
Sapo arrita nė Tiranė, nisa njė telegram te shtėpia e vjehrrės, tė mos bėhej merak Klea. Nė mbrėmje vonė kamioni hyri nė Kurbnesh. Nė errėsirėn qė sundonte pellgun mes maleve veriorė, prushėritja elektrike mė dha pėrshtypjen e njė qendre disi tė banuar. Por ishin thjesht katėr kabina tė mėdha tip alpine, pėr inxhinierėt gjermanė, qė montonin fabrikėn e pasurimit tė bakrit dhe disa kazerma pėr ushtarėt e repartit tė punės.
Kapiteni, qė komandonte kėtu repartin, kishte dijeni telefonike pėr transferimin dhe mė priti njerėzisht. Nxitoi tė mė thotė se kishin njė fizarmonikė tė mirė, sė cilės i binte keq njė ushtar qė sapo mėsonte. Mė premtoi se do t’ia kaloja mirė dhe nga kjo kuptova qė nuk dinin gjė pėr shkakun e vajtjes.
Si kudo ku pata shkuar sė pari, tė nesėrmen u rreshtova me lopatėn e re. Hapej me krahė traseja e njė rruge tė gjerė, qė do tė lidhte fabrikėn e sapongritur me rrugėn e vjetėr tė Lurės. Punova gjithė ditėn, por pa u sforcuar. U mėrzita mjaft, duke e ndjerė veten aq larg dhe mes malesh tė panjohur. Pas ngatėrresės qė mė kishte ndodhur, shihja shpesh fotografinė e Kleas me fėmijėt dhe sikur qetėsohesha disi.
Pasdite vonė, shkruesi dashamirės i repartit mė lėshoi nė duar fizarmonikėn e madhe me tastierė tri oktavė e gjysmė. Bėra disa variacione tė shpejta pėr tė ēmpirė gishtėrinjtė dhe vura re, se mė qenė grumbulluar te koka dhjetėra ushtarė. Mė kundronin me harenė e fytyrave tė tyre mirėdashėse. Pėrballė ishte njėra nga kabinat gjermane. Mė shkrepi t’u jap atyre njė sinjal dhe luajta dy pjesė gjermane qė dija, “Kristinko”e dikė tjetėr. Pas pak, tre inxhinierė me njė grup fėmijėsh biondė, ia behėn krejt buzagaz. Kuptohej, u kishin zėnė veshėt merimangė mes maleve tė heshtur shqiptarė dhe ia bėnin “Ja, ja!”. Shita mend muzikor aq sa kisha dhe e pashė se mbetėn tė kėnaqur.
Ditėn tjetėr, ushtarėt e togės ku punoja, mė thanė tė pushoja te njė hije aty pranė, sa tė mbaronte orari i punės. Normėn time do ta bėnin ata, qė tė mos mė dėmtoheshin gishtėrinjtė. Por nė mbrėmje ndodhi krejt ndryshe. Grupi i gjermanėve me familjet, organizuan mbrėmje vallėzimi dhe mbushėn tryezat e njė salle me arka birre. Dėgjova, se pėr montimin e fabrikės, ata merrnin nga shteti shqiptar disa qindra dollarė nė ditė dhe s’kishin si i shpenzonin ndryshe. Tė kėnaqur nga argėtimi, kėrkuan pėrsėritjen nė tė gjitha netėt e ardhshme.
Mirėpo normėn time e bėnin ushtarėt dhe u detyrohesha kryesisht krahėve tė tyre, jo birrės e mezeve tė bollshme tė gjermanėve. Pėrkthyesi e ēoi deri nė fund mesazhin qė mori prej meje. Atėherė grupi i inxhinierėve i vuri kusht komandantit tė repartit. Nėse nuk e linte fizarmonicistin nė dispozicion tė tyre, njėzet ushtarėt qė mbanin pėr shtrirjen e kabllove dhe i paguanin ushtrisė njė shumė fikse goxha tė madhe, do t’i kthenin nė sistemin e normės, e cila nuk arrihej. Komandanti u tulat plotėsisht dhe unė vijova pėr njėzetetri ditė rresht tė jem orkestrant i gjermanėve, bashkė me njė xhezbandist.
“Kristinko”, “Lili Marlen” e tė tjera pjesė qė m’i mėsuan vetė, ushtuan ēdo mbrėmje nė pellgun e largėt tė Kurbneshit. Derisa erdhi nga Tirana njė kapiten me fletėshoqėrimi tė ri. Ishte njė tip me moshė tė pakuptueshme dhe me tone tė ngrohta nė pamje, i quajtur Vasil. Mė kėrkoi direkt, pa shkuar fillimisht nė komandė. Pasi mė dha dorėn, me njė buzėqeshje karakteristike qė e mbante gjatė nė fytyrė, tha shkoqur :
- Kam ardhur tė tė marr ty pėr nė Tiranė, po bjeri njė herė fizarmonikės ta tundim para se tė nisemi!
Hodha sytė matanė kazermės dhe pikasa xhipin ushtarak me tė cilin mė priste. Vura menjėherė rripat nė supe dhe pasi e pyeta e mė tha se ishte nga Pėrmeti, ia fillova kėngės “ A kanė ujė ato burime, ti moj buzėkarafilja ime!” Befas, nga njė shoqėrim idesh tė pashpjegueshme, m’u kujtua Klea dhe u mallėngjeva shumė.
Rrugės mė foli me mirėbesim, se mund tė kisha qėndruar nė Kurbnesh edhe njė muaj tjetėr, sa tė bėhej gati baza materiale pėr punėn nė Tiranė. Por pėr tė bėrė “zap” toger Refikun kokėfortė, qė tė merrte Xhinėn, ose tė dorėzonte kostumin ushtarak me gjithė spaleta, nė magazinėn ku e dorėzova unė pėr gruan e tij bukuroshe, kishte shkuar nė Maliq vetė komandanti i brigadės. Ai kishte parė me sy punėn time tė pėrfolur nė atė repart dhe urdhėroi qė “Tetari-viktimė”, i cili e kishte ngrėnė pėr “karamuēėn” tė tėrhiqej menjėherė nė Tiranė. Refiku kishte pranuar, me kusht qė gruan tė mos e rimerrte nė Maliq, ku ishin pėrhapur fjalėt, por nė Tiranė. Natyrisht, pa e ditur se aty po shkoja dhe unė, strumbullari i atyre “fjalėve”. Pėr tė cilin ishte dalldisur aq keq Dezdemona e tij, sa kishte gėlltitur shukun e letrės. Dhe Otello-Refiku i kishte vėnė duart nė fyt. Po nejse, pėr vijimin do tė flitet pak mė tej, kur tė rishfaqet prapė Xhina, me tėrė guximin dhe pengun e saj.
Kėshtu filloi sėrish shkėlqimi im i ri. Kėsaj here nė kryeqytet dhe pikėrisht nė repartin 5310, te rruga e Durrėsit, prapa “Zogut tė Zi”.
Komandanti i brigadės mė priti vetė nė zyrė. Koloneli trupgjatė, me fytyrė gjatoshe, fillimisht mė mati me sy, pėr t’i vėrejtur edhe te pamja ato qė dinte, pėrveē biografisė, tė cilėn rrezik nuk e dinte. Ndodhte shpesh, qė puna me stendat dhe portretet e byrosė, nuk i linte tė shihnin damkėn nė portretin tim, qė gjendej pas telajove. Pastaj mė dha udhėzime pėr tė pėrgatitur stenda tip pėr tė gjithė repartet e brigadės, tė shpėrndarė anekėnd vendit.
Dhoma e punės nė repart, u shoqėrua edhe me njė leje qarkullimi njėzetekatėrorėshe, deri nė fund tė vitit. Pėr tė mos u penguar nga kontrolli i garnizonit gjatė lėvizjeve nėpėr Tiranė pėr materiale. Krejt i pavarur dhe me besimin e plotė tė tyre te duart e mia tė provuara, ia nisa angazhimit tė ri.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA