krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 37

Home
Curiculum

37
Pėrballė derės sė zyrės, ku shpesh kaloja orėt e lira duke ushtruar fizarmonikėn, nė anėn tjetėr tė sheshit, ishte dera e kuzhinės. Gruaja e toger Refikut, Xhina, qė punonte aty pjatalarėse, ishte njė tiranase fytyrėvezake me flokėt krela-krela dhe me dy vathė tė mėdhenj floriri qė vezullonin deri larg. Nė pamjen e saj spikatnin veēanėrisht sytė e blertė me qerpikė tė zinj, tė gjatė dhe gjoksi i kėrcyer. Ndonėse me dy fėmijė, trupi i saj kishte ruajtur pėrmasat vajzėrore, tė pacėnuara aspak nga lindjet. Nė atė komunitet njerėzish tė laparosur prej kanalit, ajo ishte aq e pėrveēme dhe trazimtare, sa edhe Semiramida nė Babiloni. Ushtarėve u zinte syri myk, pėr tė parė njė femėr dhe kur hidhnin tinėz vėshtrimin e trembur mbi kėtė grua oficeri, ndjenin sikur lehtėsoheshin shpirtėrisht. Shumė nga meshkujt e pėrvėluar tė ushtrisė, afroheshin me kėtė femėr tė paarritshme, vetėm duke u prishur nėpėr ėndrra. Kishte ndonjė syresh, qė do tė pranonte tė zvarritej nėpėr tė gjithė gjatėsinė me llurbėn e pistė tė kanalit, nėse ajo do ta priste krahėhapur diku nė krye tė urės sė Maliqit.
Kohė pas kohe vura re, se Xhina po kundronte me interes tė dukshėm nga dera e zyrės. Vinte shpesh, kur nuk ishte kapteri, pėr tė tėrhequr pluhur sapuni dhe porosiste ndonjė kėngė qė i pėlqente ta dėgjonte nga larg. Mė shikonte me sy tė nxehtė dhe largohej me ca lėvizje nazike tė ēuditshme. Pastaj, sa herė shkoja nė mensė, ajo do tė shfaqej te sporteli. Dhe me vėshtrimet e saj tė pikėzuara, mė shigjetonte herė pas here, ndonėse ulesha pėr tė ngrėnė nė fund tė sallės. Filloi tė ma mbushte vetė pjatėn, duke ia rrėmbyer nga dora garuzhden kuzhinierit. Gjoja me pretekstin e thjeshtė, se artisti i repartit duhej ushqyer me gjellė tė zgjedhur e tė bollshme. Madje mė solli edhe rrush nga oborri i shtėpisė sė saj.
Pėr tė qenė krejt i sinqertė, nuk them se isha as prift, as hoxhė. Ndonėse, ka ndodhur qė edhe ata janė dorėzuar para grave tė kėsaj natyre. Shpesh sytė e nxehtė tė Xhinės po m’i nxehnin sytė edhe mua. Po kur kujtoja Klean, qė bashkė me fėmijėt e shtrenjtė mė priste me privacione tė mėdha, atje tej, mes luginės sė Shkumbinit, mė bėheshin sytė akull dhe i ktheja shpinėn. Gjithsesi, arsyet mė tė forta, qė ma mpinin guximin e ma paralizonin krejt trupin, ishin frika prej Refikut dhe gogol kanali.
Mirėpo shpėrfillja ime e zgjatur u bė pikėnisja e vėrtetė e tėrė asaj qė ndodhi mė vonė. Pėr shkak, se pikėrisht mospėrfillja i vret gratė mė rėndė nga ēdo armė tjetėr. Xhina bėri disa ecejake, mė dha disa shenja krejt tė qarta, se i kishte rėnė keqas nė tru dhe nė zemėr. Madje mė ftoi dhe nė shtėpi, njė pasdite kur i shoqi gjendej nė Tiranė. Tej dėshirės shpirtėrore, ngulmues nė vendimin qė mė diktonte vetėdija dhe pėr shkaqet qė pėrmenda mė sipėr, nuk iu pėrgjigja. Por ngurtėsia ime mizore, e vrau rėndė zemrėn delikate tė kėsaj gruaje tė bukur, e cila ndjehej e mikluar nga tė gjitha vėshtrimet pėrqark, qė nuk i hynin nė sy. Ka disa raste nė jetė, kur njeriu e pėson njėsoj si nga veprimi, ashtu edhe nga mosveprimi. I tillė ishte ky rast fatal.
Dhe ja, krejt pa pritur mė thėrret kapiten Zaimi nė zyrė. I zverdhur, vetullngrysur dhe ēuditėrisht i nxirė nė sytė e larmė, u ngrit mbylli derėn me ēelės pas krahėve tė mi. Pastaj mė vėrejti me vetulla tė ngėrthyera e mė tha me ton urdhėrues tė rėndė, tė ulem nė karrigen pėrballė.
- Mė trego tė vėrtetėn, si i ke punėt me Xhinėn, po deshe ndihmė tė dalėsh nga gremina ku ke rėnė! - lėshoi si bombė frazėn e parė.
Mė goditi befasisht, pa arritur tė orientohesha pėr tė thėnė diēka tė menduar mė mirė dhe fola aty pėr aty:
- Unė me Xhinėn? Ē’janė kėto budallallėqe?!...
Ai u nxeh nga fjala e fundit.
- Janė budallallėqet e tua, jo tonat, shoku tetar, po thuaj tė vėrtetėn shpejt, tė dimė edhe ne si tė tė shpėtojmė, se mund tė tė shkojė koka!...
Nga fjala e fundit e pėrmblodha veten menjėherė.
- Nuk ju kuptoj, shoku komandant, flisni mė konkretisht, tė di dhe unė si tė pėrgjigjem!
Ai nxori nga sirtari njė letėr tė zhubrosur dhe tė ēarė nė disa vende. Ishte njė fletė e vijėzuar nga fletoret e ditarėve qė pėrdornin oficerėt. Nuk ma dha ta lexoj.
- Refiku e ndau gruan. E kapi nė befasi duke shkruar kėtė letėr pėr ty. Ajo e futi menjėherė nė gojė, por ai ia nxori duke i vėnė thonjtė nė fyt. Tani ka ikur nė Tiranė tė ēojė fėmijėt dhe kur tė kthehet ka punė me ty. Nga zemėrimi mund tė tė vrasė, se ėshtė kokėshkretė. Kam lajmėruar komandantin e batalionit dhe e pres tė vijė. U sqarove, tani?
Kundrova me habi letrėn e ēarė, si nga dhėmbėt e mprehtė tė njė ujkonje tė dashuruar, ndonėse nuk kisha pranuar tė bėhesha ujku i saj. Dhe u mbusha me frymė, duke thėnė me vete, o perėndi, pse gjithė kėto tersllėqe pėr mua, kur nuk kam asnjė faj...Pastaj i thashė qetėsisht:
- Nė qoftė se nė atė letėr, shkruhet se kam bėrė qoftė dhe veprimin mė tė vogėl, apo i kam pranuar asaj edhe njė fjalė tė vetme, atėherė pėr mua tė pėrdoret ndėshkimi mė i rėndė...
Kapiten Zaimi e zbuti paksa pamjen.
- Jo, - tha duke zbutur edhe zėrin. - Pėrkundrazi, ajo ankohet pse nuk i pėrgjigjesh.
- Mos vallė duhej t’i pėrgjigjesha, qė tė isha nė rregull e tė mos e ndante burri?...
- Jo, tė na thoje ne, qė ajo tė ka provokuar.
U mendova pakėz i brengosur.
- Unė s’jam femėr qė tė kisha frikė e tė kėrkoja tė mė merrnit nė mbrojtje. Po t’u thoja diēka tė tillė, do quhej se pėrgojoja gruan e oficerit. Nuk i dhashė pėrgjigje, shikova punėn time dhe kaq...
- Jo, se edhe heshtja tregon pranim, - ma ktheu ai duke u pėrtypur lehtė.
- Ju lutem, shoku kapiten, ja, unė nuk e vrava mendjen aq thellė. Ju si do tė vepronit nė rastin tim?
U kap mat. Heshti njė grimė. Nuk dinte si tė pėrgjigjej. Shkėlqimi i rreptė i syve tė tij u venit.
- Punė dreqi, - tha duke ulur kryet. - Shko mbyllu me ēelės te zyra jote, sa tė vijė komandanti i batalionit, tė vendosim si do bėjmė. Kam frikė mos kthehet Refiku mė pėrpara...Thuaji kapterit nga ana ime, tė tė japė njė uniformė doku dhe hiqi shpejt ato rroba qė ke sajuar, mos t’i shohė komandanti!
Pasdite arriti nga Elbasani komandanti i batalionit me xhipin e vet ushtarak. Ishte njė burrė i bėshėm nga Shėngjergji, flokėzi e me dhėmbė tė florinjtė qė i zbulonte shpesh. Me barkun e spikatur, me mollėzat dhe hundėn e kuqe, dukej tip i gotės dhe qejfli. Mė kishte pėrgėzuar, kur kishte ardhur pėr dhomėn ushtarako-politike. Pasi foli me Kapiten Zaimin dhe lexoi letrėn, majori mė thirri nė zyrė vetėm pėr vetėm.
- Hė, mėr ēun, si qe puna e asaj Xhinės?
- Punėt e saj ajo i di vetė. Unė s’kam pasur asnjė punė me tė. Po tė kisha, nuk mė lutej me letėr...
Ai m’i nguli sytė zhbirues, duke mė hetuar nga koka te kėmbėt dhe nuk po m’i shqiste.
- Kėtu nė repart ke ba punė tė mira, po me Xhinėn e ke prishun punėn, - tha fytyrėēelur.
- Si mund ta ndreqja ndryshe, shoku major?...
Mė bėri pėrshtypje tė thellė, qė vijonte tė mė kundronte me mjaft simpati. Sipas tė gjitha gjasave, me mendjen e tij ndofta thoshte “ Sikur tė isha unė”.
- Harram tė qoftė! - shfryu papritmas me ton tė fortė. - Arma kot s’mbahet nė brez. Kur tė del gjahu e tė shurron parasysh, o shkrife, o hidhe nė hale! Jena burra apo ēa jena ...
Shqeva sytė. Edhe pse kėto fjalė i mora pėr provokim, u ndjeva disi i lehtėsuar.
- E kam gruan njėqind herė mė tė mirė prej saj dhe e dua me shpirt. Po tė veproja si burrė me kėtė grua tė huaj, do tė pranoja edhe tė dėnohesha si burrė. - i thashė me ton intim.
Majori piu njė gotė ujė nga kana qė kishte mbi tryezė. Pastroi zėrin dhe vijoi:
- Mirė, mirė bane, se njashtu tė takonte. Po ashtė e mirė qenia, - tha duke psherėtirė dhe qeshi. - E bani kėt’ gabim, se i shoqi asht sjellė si satrap me tė. Dhe ajo i tha nė sy nuk tė due, kur i vuni duart nė fyt. Kjo e tėrboi ma keq Refikun. Por kena me e detyrue ta marrė prapė, se nga letra kuptohet qė nuk e ka tradhtue me ty.
Nuk fola mė tej. Por mendova se Refiku kishte tė drejtė. Ajo e kishte tradhtuar me mua. Sipas biblės, tradhtia fillon te sytė, kur gruaja ose burri sheh me epsh burrin apo gruan e tjetrit.
Pastaj komandanti i batalionit doli te dera dhe thirri kapiten Zaimin.
- I pre kėtij djaloshit namusqar nji fletarresti pėr nė garnizonin e Korēės. Ta sigurojmė aty, sa tė bisedoj me komandantin e brigadės, ku duhet me e ēue! - urdhėroi si i rėnė nė hall dhe shkoi u shtri te krevati portativ i zyrės.
Kėsaj i thonin, e gjetsh nga mos e pandehsh. Duhej tė bėja burg kot dhe tė degdisesha pėr s’di se ku, pėrsėri kot. Por e kuptova edhe vetė qė s’kishte zgjidhje tjetėr.
Afėr mbrėmjes kapter Qosja mė shoqėroi me keqardhje tė dukshme deri nė Korēė. Mė porositi tė mos mėrzitem dhe tha:
- Ah, ē’na bėri ajo kuēka e Refikut, qė s’i mjafton burri! Ty tė kishim njėshkė pėr tė gjitha punėt...
- E keqja ėshtė, se kur je njėshkė, s’tė lėnė dyshkat rehat dhe do, s’do, e ha sa krahu!... - i thashė pėr t’i bėrė iso muhabetit.
Nė garnizon mė hoqėn sendet me tė cilat mund tė varja veten nė qeli. Qė nga rripi, deri te lidhėset e kėpucėve. Pa ditur se mė dhimbsej koka ime mė shumė se tė gjitha kokat e atyre qė mė kishin ēuar aty.
Ato ditė Klea kishte marrė lejen e zakonshme dhe bashkė me fėmijėt kishte shkuar tek e ėma. Prej kėtu, nga burgu i vetėm i jetės sime, e kisha fare pranė. Por nuk isha zog tė fluturoja e t’i thosha qė mė burgosėn se nuk e tradhtova.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA