krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 35

Home
Curiculum

35
Tė dielėn paradite kapiteni na ngjeshi pas njėri-tjetrit te mensa e ngushtė, pėr tu mbuluar nga djersėt nė orėt e mėsimit politik. Nė krye tė sallės prej thuprash kishte vendosur hartėn e madhe tė Botės, ku njollat e shumta tė shteteve dukeshin si ameba qė hanin njėra-tjetrėn. Ishin nė rend tė ditės ngjarjet nė Kongon belge. Duke vendosur majėn e shkopit prej shelgu te pozicioni i Afrikės, ku shkruhej nė dy rreshta “KONGO BELGE”, kapiteni me “shkollėn e luftės”, siē shprehej vetė, tha solemnisht:
- Ja Kongu! – me shkopin te rreshti i parė dhe, - Ja Belgu! – te rreshti i dytė.
Mua s’mu durua dhe i fola nga afėr:
- Aty ėshtė shteti i Kongos belge. Belgjika ėshtė ajo e kuqja lart, te Evropa.
- E ku, a i vrarė? – ia bėri kapiteni me habi.
- Lart, lart! - thanė disa zėra njėherėsh, deri sa ai e gjeti me majėn e shkopit prej shelgu.
- Mooore... tėmėn e sėmės, pse, kjo e vogla kėtu lart, e mbajtka atė tė madhen aty poshtė? - tha i pataksur nė fytyrė.
Njė eksplozion tė qeshurash tundi sallėn, po kapitenit i shkuan sytė vetėm tek unė.
- More, inteligjencė, mos qesh, or tu mbylltė, se sa di ti, mė di mushka mua!
- Nuk thashė se s’di! - u orvata ta zbut, duke e kuptuar se bėra tė njėjtin gabim si me instruktorin Ziso nė shkollė.
Mė pas kapiteni filloi ta na fliste pėr Shqipėrinė. Me majėn e shkopit nė hartėn tjetėr, pėrcaktoi me ngathtėsi qendrat kryesore. Mė tej, duke kėrkuar me majėn e shkopit, shkoi nga bregdeti i Veriut nė atė tė Jugut dhe deklaroi pėrfundimisht:
- Nuk e paska kjo hartė Durrėsin!...
-Ja, ja, e ke tė shkruar “Durrėsi” te deti! - ia bėri me gisht njėri nga ushtarėt e rreshtit tė parė.
- Or po, kėta derdimenėt qė bėjnė hartat, qenkan pykė fare, Durrėsi ėshtė nė tokė, ē’ne ta shkruajnė nė det?!... - justifikoi sėrish gafėn e vet.
Tė gjithė qeshėn, po unė nuk qesha prapė, se gazi mund tė mė kthehej nė metrakub pėr lopatė.
Mėsim tė tillė, politiko-humoristik, bėnim shpesh, po mėsim ushtarak asnjėherė. Dhe nuk kuptoja, si mund tė quhej shėrbim ushtarak njė repart kėsisoj, vetėm me kazma dhe lopata?...As dreqi s’e merrte vesh! Mbase ne nuk duhej tė dinim t’i pėrdornim armėt...
Fizarmonika erdhi bashkė me lajmin se do tė largoheshim nga Imshta, pasi kanali po mbaronte. Ishte njė instrument i vogėl, krahasuar me ato qė kisha pėrdorur. Sidoqoftė, aty nė fushėtirėn e harrimit njerėzor, tingujt e fizarmonikės na bėnė tė mendojmė se jeta ende vazhdonte. I ndjelluri i parė, prej frymėmarrjes sė saj gazplote, ishte djaloshi me sy tė kaltėr Sherif Merdani. Ai qė vite mė vonė do tė bėhej i famshėm me kėngėt e tij dhe me burgun e kėngėve tė tij. Pasioni marramendės pėr muzikėn dhe gishtat e tij tė shkurtėr me kallo, mezi prisnin sa ta lėshoja instrumentin nga duart. Kėndonte lehtė, me njė ėmbėlsi tė dridhshme, duke mbajtur akordet dhe humbiste i tėri nė ėndėrrime tė largėta.
U fol se njė pjesė e batalionit do tė lėvizte pėr diku nė afėrsi tė Tiranės. Dhe pjesa tjetėr, nė njė repart pune tė ri, te kazermat ushtarake tė Italisė, nė Babje tė Librazhdit. Shkova menjėherė takova togerin dropullit dhe iu luta tė mė ndihte tė caktohesha nė kontingjentin e Babjes. Arsyetimi, se isha bėrė me dy fėmijė dhe foshnjėn e fundit ende nuk e kisha parė me sy, nuk mund tė mos ishte bindės. Veē kėsaj, fizarmonika nuk mbetej pa njeri, pėrderisa Sherif Merdani nuk lakmonte Babjen, po Tiranėn.
Togeri mė dha shpresė tė mjaftueshme, pėr t’u bėrė atė ditė sėrish i lumtur. Nuk ishte gjysma e batalionit, po vetėm gjashtė ushtarė qė u caktuam pėr nė Librazhd. Kur Konti i Montekristos u hodh nė detin e shpėtimit, i mbėshtjellė me thesin e tė vdekurit, nuk besoj tė ishte gėzuar mė shumė nga unė atė ditė.
Arritėm pasdite te kazermat e Babjes, tė shoqėruar me njė kapter nga Korēa. Ishte njė qose me fytyrė tė gjerė prej gruaje, por me zemėr burri. Nuk mė dha leje tė shkoj nė shtėpi, pa mbushur edhe dyshekun me kashtė te njė mullar, qė iu muar fshatarit aty pranė. Nė mbrėmje vonė, mė porositi me merak tė madh, tė kthehesha nė orėn pesė tė mėngjesit pa rėnė nė sy.
O zot, ē’ndjeva unė dhe ē’ndjenė ata sy tė dashur qė mė panė, kur ēela befasisht derėn e dhomės. Njė grimė herė u shtangėm sė bashku. Pastaj, kur u putha me tė gjithė dhe u thashė se kam ardhur nė Babje, Lirika brofi e para:
- Bravo!... Kam thėnė unė qė ky ėshtė i tmerrshėm dhe ja, e rregulloi ta bėjė ushtrinė nė shtėpi...
Monda e pėrmalluar mė kishte zaptuar pėr qafe dhe s’po mė lėshonte tė shoh djalin qė gugatej nė shtratin e vogėl. Klea pas lindjes e kishte fytyrėn shend e verė. Sapo mora nė duar djalin erėqumėshtor dhe e putha nė faqet vocėrrake, vjehrra Thinė mė tha krejt buzagaze:
- Tė tė rrojė djali, Nikollaq ia vura unė nė kishė, se lindi ditėn e Shėnkollit...
- Emėr me autoritet mjaft tė madh, - nėnqesha lehtė. - Ka qenė njė kral nė Rusi me kėtė emėr...
- Kėtė e ka pėr nė kishė, ju i vini ē’emėr tė doni...
- sqaroi ajo.
- Alfons, mė pėlqen mua, - nxitoi tė thoshte Klea e frymėzuar nga librat. - Po tė pėlqeu edhe ty, e regjistrojmė qė nesėr...
Dhe u vendos aty pėr aty, me njė thirrje solemne qė i bėmė djalit te koka dhe ai puliti i frikėsuar sytė rrezatues.
Kapteri shpirtmirė, siē janė zakonisht ata “pe andejza“, mė lejoi ēdo natė nė orėt e vona tė flija nė shtėpi. Fjetje nė shtėpi, i thėnēin, sepse nė krevatin dopjo, qė nxente dhoma e vetme, flinin tri gratė. Pėr mua kishte vend vetėm nė ballkon. Po edhe aty isha i kėnaqur, mjaftonte tė ndjeja arėmimin jetėdhėnės tė gruas dhe tė fėmijėve.
Mirėpo, ende pa u mbushur dyjavėshi, erdhi urdhri tronditės i transferimit nė Maliq. Kontrata e punimeve “ushtarake” nė Librazhd ishte anulluar. Jam shprehur edhe herė tjetėr, pėr pėrmbysjet e ēuditshme nė fatin tim. Sikur tė isha vetė Nastradini, pas diellit tė shkurtėr, menjėherė mė qullte shiu deri nė eshtra.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA