krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 34

Home
Curiculum

34
Vajtja ushtar nuk mund tė shtyhej mė tej nga asnjėri komitet. Nė qytetin e vogėl shihej ēdo gjė dhe dihej gjithēka. Klea ishte shtatzėnė nė muajt e fundit. Dhe po tė lindte binjakė, i shpėtoja pėrgjithmonė shėrbimit ushtarak. Me premtimin, se do tė mė ruhej vendi i punės pėr dy vjet, gjeta njė djalė tė urtė vendas, nga fisi i madh i Ēotėve. I mėsova Xhotės veprimet kryesore, qė mund tė kryente dhe e ēova nė Kinostudio pėr patentėn e nevojshme. I fitoi tė gjitha me pasionin dhe sinqeritetin e vet.
Lajmthirrja pėrfundimtare e degės ushtarake shėnonte datėn e nisjes, 4 qershor. Ndonėse nuk ishte sezoni i marrjes sė rekrutėve, mė thirrėn me urgjencė pėr t’u nisur bashkė me disa prapambetės tė tjerė.
Togeri shoqėrues, qė kishte ardhur pėr kėtė qėllim, njė dropullit me tė cilin komunikova greqisht, u tregua miqėsor. Ndonėse vendi i shėrbimit mbahej sekret deri nė arritje, ai mė tregoi se do tė qėndronim afėr Lushnjės. Kėtė ia tregova me zė tė ulėt edhe Kleas, kur u pėrshėndeta me tė.
Ēastet aq mallėngjyese tė asaj nisjeje, i kam risjellė nė pėrfytyrimin tim gjatė gjithė viteve tė mėvonshėm, sa herė kam kujtuar time bijė. Makina ushtarake kishte ndaluar te sheshi nė qendėr tė qytetit. Togeri priste tė ndahesha me gruan dhe vajzėn e vogėl. Kur sapo hipa nė karrocerinė me rekrutė, Monda tre vjeē, sikur tė kishte parandjerė diēka tė keqe te ajo ndarje, filloi tė qante me kuje. Klea e ngriti lart ta qetėsoja mbi kamion. Por ēuditėrisht, kolopuēja ime e shtrenjtė me pushtoi qafėn me llėrat e vogla dhe nuk po mė lėshonte pėr kiamet. Tentova disa herė ta shkėpusja, se po vonoheshim. Por ia jepte ulėrimės me sa fuqi kishte nė kordat zanore dhe lotėt i rridhnin rrėke. Tė tėrhequr nga skena prekėse, u mblodhėn njė mizėri gra e burra. Togeri filloi tė qeshte e mė dha tė kuptoja, tė mos mėrzitesha pėr vonesėn. Vajza kishte mbėshtetur kokėn nėn mjekrėn time dhe nuk pranonte t’ia zgjidhja duart kurrėsesi edhe pas shumė premtimeve se do tė kthehesha shpejt. Atėherė Klea i mbushi sytė me lot dhe filloi ta tėrhiqte me forcė. Por ajo klithi akoma mė keq. Nuk e kisha dėgjuar kurrė tė ulėrinte asisoj. Dukej tamam si njė bishė e vogėl e egėrsuar. O perėndi, thashė me vete, ē’i shkrepi kėshtu nė atė trurin e vogėl?... Mbase ndarja i fanepsej si ikje pėrgjithmonė, ngaqė ditėt e fundit kishte dėgjuar shpesh pėr vajtjen ushtar. Tek shihja frutin e njomė tė dashurisė sime tė pėrvuajtur, qė pikonte sumbulla dhimbsurie pėr mua, m’u kėput shpirti. E putha sėrish nė faqet e lagura dhe si pėrgjigje, buzėt e saj tė vogla mė puthėn disa herė me afsh fėminor tė patreguar.
Klea aty poshtė, qė kishte mbushur sytė me lot dhe Monda e pėrlotur qė mė kishte mbėrthyer pėr qafe e s’mė lėshonte, mė bėnė tė mendoj: Ē’e kishte krijuar zoti kėtė lidhje tė ndėrsjellėt me dashuri kaq drithėruese pėr njerėzit? Ē’do tė isha unė kėndej maleve, pa kėto dy krijesa, qė mė kishin mbėshtjellė me rrathė tė mėdhenj dashurie, si Saturnin rrethoret e veta? Dhe si do tė jetoja i vetėm pėr dy vjet andej poshtė nga po shkoja? Vetėm atė ēast nuk durova dot dhe m’u njomėshtitėn sytė. I fshiva shpejt pėr tė mos rėnė nė sy tė turmės. Pastaj e shkėputa vajzėn me forcė, ia lėshova Kleas mbi barkun gjer nė grykė dhe u nisėm. Nga qendra e sheshit, ku mbetėn doēkat e saj tė ngritura pėrpjetė me ulėrima tė pareshtura, e deri te ura nė tė dalė tė qytetit, ndjeva dhimbjen mė tė madhe qė kam provuar ndonjėherė.
Afėr mbrėmjes arritėm nė vendin e quajtur, Imshtė e Lushnjės. Dy baraka tė rėndomta nė fushė tė hapur, turma ushtarėsh tė rraskapitur, tė ulur pėrtokė dhe kazma e lopata rretheqark. Kjo ishte pamja e parė qė u ravijėzua nė sytė e mi.
Tė dhėnat biografike, tė sajuara te shkresa idiote e kopsitur nė dosje, me “ballistė, diversantė dhe mina nė Kanalin e Korfuzit”, sipas motos sė fshehtė tė regjimit: Ne tė nxijmė, ti s’di gjė dhe s’ke si zbardhesh, mė kishin destinuar tė kryej shėrbimin ushtarak nė repartet famėkeqe tė punės. Ky ishte sekreti i vetėm qė s’ma tha togeri. Por edhe po tė m’a kishte thėnė, s’bėja dot asgjė. Pėr arsye, se regjimi sė pari na kishte hequr gojėn tė gjithėve, pastaj nėntėdhjetenėntė tė tjerat, deri nė shpėlarjen e plotė tė trurit.
Ende pa rėnė mirė nata, mizėria e mushkonjave gjakthithėse tė Myzeqesė u lėshuan tė etura mbi pjesėt e zbuluara. Pickimet e tyre tė hidhura nuk tė linin as tė mendoje, as tė flisje nė errėsirė me ndonjėrin nga zėrat e panjohur. Ushtarėt e deklasuar, tė grumbulluar nga tė gjitha anėt vendit, zhurmonin pėrqark me pyetje tė shumta. Pas pritjes nė kėmbė mė tepėr se njė orė, pėr rregullimin e rreshtimit, na futėn nė barakėn e mensės. Hangari i gjatė me thupra shelgu, ndriēohej vetėm nga dy fenerė tė zbehtė. Pėr tė ngrėnė ēajin e darkės, qė binte erė klor, me njė copė bukė tė thatė prej elbi tė pėrzier me misėr, duhej tė ishe tejet i uritur dhe po aq i lodhur. Atė natė s’kisha as uri dhe as ndjehesha i lodhur. Por isha tmerrėsisht i trishtuar, nga ai kalim i menjėhershėm prej parajsės familjare, nė purgatorin ushtarak tė brigadės sė punės.
Edhe para barakės sė fjetores u pėrsėrit i njėjti refren i pritjes sė gjatė tė rreshtimit. Pas shumė klithmave tė kapterit vlonjat, mezi u futėm nė shtratin prej kashte. Ishte ora njėmbėdhjetė, dhe sapo ishim shtrirė, kur u dėgjua sėrish klithma e kapterit tė tmerrshėm, me katėr urdhra njėherėsh:
- Ēou!...Vishu!...Dil pėrjashta, rreshtohu!
- Ah, ah, nėnėn, o kapterro!... - dikush shau me zė tė ulėt.
Kapteri kishte zakonin e atij dhėndrit fanatik, qė theri macen, pėr t’i futur frikėn nuses natėn e parė tė hyrjes nė shtėpi. Ishte paksa e papritur dhe e pakėndshme pėr fillimin. Se mė pas, ky urdhėr dhe shumė tė tjerė u bėnė krejt tė zakonshėm, madje edhe kur pėrsėriteshin shumė herė me radhė.
Megjithatė, kėto britma ishin pėr mua, njėsoj si qetėsia absolute, sepse netėt e para nuk mbylla sy. Si mund tė flija, kur nė retinėn e syve, si nė perden e kinemasė, mė shfaqej vazhdimisht imazhi i pėrlotur i sime bije. Doēkat e saj tė vogla, tė ngritura pėrpjetė, sikur kėrkonin ndihmė nga qielli pėr tė jetuar me babanė?... O zot, ē’torturė e dhimbshme dhe njėkohėsisht e ėmbėl ishte aty pėrfytyrimi i figurės sė saj engjėllore!...
Pas pjatės me fasule, ora gjashtė e mėngjesit na gjeti me vegla nė duar buzė Semanit. Lumi ishte pėrherė i turbullt dhe me shkėlqime fosforeshente, prej njollave tė naftės. Ato notonin mbi sipėrfaqe dhe i jepnin mjedisit rretheqark erėmim tė rėndė. Kėrkohej nga ne pėr pak kohė, ta detyronim Semanin tė ndante njė pjesė tė ujėrave me kanalin e gjerė, qė do tė hapnim aty pranė.
I veshur me uniformė doku tė blertė, reparti ushtarak i punės, i shpalosur nė gjatėsi rreth dy kilometra, dukej nga larg si njė gjerdan i madh gėzhojash tė shkrehura. Kapiteni i kompanisė sonė, me njė purtekė shelgu tė gjatė nė dorė, qėndronte sipėr ledhit tė ngritur nga lopatat. Ai endej pareshtur poshtė e pėrpjetė, se mos ndonjėri nga ushtarėt pushonte sipėr bishtit tė veglės. Hija e tij e stėrzgjatur nga dielli i mėngjesit, dukej si bishti i njė dinozauri qė fshikullonte pa pushim shpinat tona tė zhveshura. “Forca, forca, forca! ” dėgjohej shpesh britma e tij dhe pasohej nga klithma e zemėrimit, sapo dallonte diku ndonjė pozicion statik. Dheu ishte i butė, po nė lopata peshonte mjaft rėndė.
Orėt e para tė mėngjesit pėrballoheshin disi. Por mė tej, kur dielli me temperatura tė larta fillonte tė digjte shpinat e sapoekspozuara, fillonte edhe lemeria. Asnjė pemė, asnjė gur, asnjė kodrinė, qė tė lėshonte hije rretheqark. Po vetėm fushė e zbuluar, ajėr pėrvėlues dhe rrėke djersėsh. Sikur tė ishim nė grykėn e njė furre gjigante.
Ditėn e tretė, njėri nga ushtarėt, njė kurbat nga ata qė gjithė jetėn kishin bėrė vetėm shporta, filloi tė qante me kuje nga dhimbjet e forta tė muskujve.
- O lele, vdiqa, o lele vdiqa! - ulėrinte sikur po e rrjepnin pėr sė gjalli dhe shtrėngonte krahėt e kryqėzuar.
Duke vėrejtur fytyrėn e tij tė ligėshtuar, m’u kujtua thėnia e njė fshatari kur e pyeta pse kishte lėnė fshatin pėr tė punuar nė sharrėn e Stravajt : “Nuk e munda dot dheun e madh me dy krahėt e mi tė vegjėl. Dheu mė linte ta rėmih aq sa, pėr tė ngrėnė njė toē bukė.” Ky kurbat, qė ishte mėsuar ta nxirrte toēin nga shportat, e ndjeu veten menjėherė tė mundur e tė sfilitur prej dheut tė madh.
- Ē’plasje ke qė pėllet si ndonjė buall i zi? - iu avit kapiteni me sy tė vrenjtur gjithė zhubra.
- Tė keqen, o sho’ kapiten, tu bėfsha kurban, tė shplodhem pak, se vdiqa nga krahėt, mė dhembin sikur mė pickojnė njėmijė grenxa...
- Hajt, hajt, jepi, arixhiu i mutit! - i klithi kapiteni mbi krye. - Je mėsuar t’u mbash erė fustaneve tė arixheshkave...
- Jo, tė keqen, jo mė vdektė babai! - tha ai i mbuluar nga lotėt e me njė pikėllim prej zhabe nė sy.
- Lere babanė gjallė, or qafir, se je mėsuar vetėm tė shtrėngosh ēupat pėr sisėsh e tė punosh pėrmbys mes shalėve tė zeza! - vijoi kapiteni tė tallej nė mėnyrė tė pėrbindshme.
- Jo, mė vraftė rrufeja nė tė gėnjej, jo, qafsha nanėn!...
- Lere nėnėn, or parazit, se ajo tė ka mėsuar tė fshihesh gjithė jetėn pas gaxhoit pėr t’i shpėtuar plumbit, por kėtu luaj krahėt tė plotėsosh normėn, se tė piu e zeza!...
Atėherė ushtari kurbat filloi tė qante me zė. Dhe e qara gati fėminore e njė burri, shkaktoi tė qeshura masive.
Nė pasditen pas punės dhe pjatės me “pilaf makaronash” tė skuqura, na duhej tė uleshim pėr t’u shpėlodhur sadopak e pėr t’i shpėtuar pėrvėlimit tė diellit. Nė fjetore lejohej hyrja vetėm nė orėn dhjetė tė darkės. Atėherė kopeja jonė detyrohej tė mėrzente tufa-tufa, nėn ca kallamishte e bimė tė gjata fshesash, qė qerthullonin dy shtėpi pėrdhese fshatarėsh, tė ndėrtuara me lesa dhe baltė aty pranė. Pasi pastronim glasat e rosave kokėgjelbėra, qė kuaknin me zė tė ējerrė, mbėshteteshim te shpinat e njėri-tjetrit pėr tė dremitur pakėz, derisa tė na thėrriste ndonjė ēangė e beftė.
Nėn kallama, mė tėrhoqi tufa e tiranasve. Mė i dėshpėruari dukej Tonini; Djaloshi truplidhur e simpatik, flokėzi me faqe tė kuqėrremta, tė pushėritura nga njė mjekėr e hollė. Pamja e bukurisė rinore, qė dallova tek ai ditėt e para, filloi tė tjetėrsohet ēuditėrisht. Nuk po u besonim syve, se si ishte e mundur qė flokėt e tij tė shkurtėr, aq tė zinj, zunė pak nga pak tė zbardhen. Brenda javės, filloi tė dukej si plak i thinjur, fytyrėrreshkur. Bėhej krejt i xhindosur, tek shihte veten nė pasqyrėn e xhepit. Nisėm ēdo pasdite tė qerthulloheshim rreth tij, pėr ta qetėsuar. Dhe nuk po kuptonim ē’ishte ajo gjėmė e brendshme, qė e kishte kapluar aq mizorisht, atė djalė tė mirė. Ishim tė gjithė nė tė njėjtat kushte, po gjurmėt e dėshpėrimit e tė lodhjes, nuk i kishim aq tė tmerrshme. Gjendja e tij na ngjalli tė gjithėve, jo vetėm keqardhje, por edhe panik.
Ngjarja mė tronditėse ndodhi nė njė mesnatė gjumi. Njė zė i llahtarshėm tundi kapanonin:
- Heu, bre, m’ka dalė nana kurvė, do shkoj ta vras!... - dhe kėrceu nga krevati lakuriq.
- Dale, bre! - u lėshuan disa nga shokėt e tij dhe e kapėn pėr ta veshur.
Djaloshin Verior e ēmendi mėrzia dhe sfilitja nė vapėn e padurueshme. E pėrcollėn qysh atė natė nė spitalin e Lushnjės dhe mė tej gjendja e tij nuk u muarr vesh. Por mė vonė ēdo gjė do tė merrej vesh. Madje u fol se te kodrat e Kavajės, ku ushtarėt e reparteve tė punės hapnin tunele pėr maskimin e teknikės luftarake, pati shembje tė formacioneve tė buta prej shtufi. Kishin vdekur dhe ishin sakatuar disa ushtarė tė deklasuar. Tragjedia e tyre u mbajt sekret.
Togeri nga Dropulli, qė ishte informuar se pėrveē kinomekanik, isha dhe disenjator e fizarmonicist, mė foli me mirėdashje para se tė niseshim pėr nė punė:
- Mos u mėrzit, se kemi kėrkuar nga komanda dhe sė shpejti do na vijė njė fizarmonikė!...
I tregova duart e shkatėrruara nga lopata, tė ėnjtura e tėrė flluska dhe ia prita:
- Tani veē t’i bie fizarmonikės me gishtat e kėmbėve...
- Hajt, hajt, se shėrohen shpejt! - ma ktheu duke qeshur dhe shkoi te toga e ushtarėve tė vet.
Me bajgat e thata tė lopėve, qė mblidhnim gjatė muzgut nėpėr fushė, mundoheshim tė krijonim mbi kokat tona njė tymnajė verbuese pėr mushkonjat. Pamja e Imshtės nė mbrėmje i ngjante e njė arene tė madhe tymi, qė shkonte drejt qiellit me shkulme tė mėdha. Kjo bėnte qė edhe mushkėritė tė na binin era bajgė.
Nisnim letra ēdo ditė dhe prisnim postierin si vetė freskun e mbrėmjes. Klea ishte nė ditėt e fundit tė shtatzėnisė dhe i kishin shkuar pranė e ėma me Lirikėn. Nga pėrvoja kam konstatuar, se jeta ėshtė ndėrtuar me ekuilibra tė tillė, qė edhe nė errėsirėn e mjerimit tė shkrepin rreze lumturie. Telegrami me lajmin se Klea lindi djalė mė ēmendi nga gėzimi. As njė i mbetur pa fėmijė prej vitesh, nuk do tė kishte bėrė si budalla i ndėrkryer. Kėrceja pėrpjetė kot mė kot. Mė dukej trupi krejt i lehtė, i pamposhtur nga lopata dhe dielli pėrvėlues i fushės mė tė madhe tė Shqipėrisė. Mendoja i pėrgjėruar, kur vallė do tė vinte ajo ditė qė tė shihja kryeveprėn e re, me tė cilėn mė priste Klea ime e vetmuar.
Vajzėn e doja mbi ēdo gjė tė shtrenjtė tė kėsaj bote dhe gėzimin e tejskajshėm nuk ma solli lindja e djalit, por se mė lindi edhe njė fėmijė. Gjithė jetėn i kam dashur marrėzisht fėmijėt e moshės sė njomė. Buzėqeshja miturake, era qumėsht dhe belbėzimet fantaziste, mė kanė lėnė pa mend. Engjėjt jo mė kot janė konfiguruar si foshnja, nė tė gjitha tablotė e artit gjithshekullor. Nuk e kuptoj dot, se si mund tė drejtosh armėn, tė bėsh tė vuajnė, apo tė lėsh pa ushqim engjėjt e kėsaj bote, pėr ēfarėdolloj arsyeje! Kush e bėn, ėshtė shpirt antinjeriu, i gatuar vetėm pėr krim. E megjithatė, shumė engjėj fluturojnė nga kjo tokė, kur sapo kanė zbritur. Mosndalimi i vetasgjėsimit ėshtė fatkeqėsia mė e madhe dhe vetė fataliteti i racės njerėzore. Me kėtė dua tė tregoj se jam njė pacifist i ekstremit.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA