krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 33

Home
Curiculum

33
Ndonėse e kisha fjetur deri diku mendjen, nuk vonoi mė thirrėn nė degėn ushtarake. Kapteri i sportelit tė sekretarisė mė bėri regjistrimin e nevojshėm sipas letėrnjoftimit. Kishte pamjen e njė djaloshi tė ri, nga ata qė pasi shkėmbejnė pak fjalė, tė ngjiten sikur tė njohin prej kohėsh. Nga pėrzemėrsia qė shprehte fytyra e tij, kuptova se nė dosjet e kėsaj dege tė re nuk kishte ende ndonjė tė dhėnė biografike pėr mua. Mė ishte bėrė zakon, qė pėrmbajtjen e dosjeve ta lexoja nė sytė e nėpunėsve. Po edhe kapteri, sikur ta kishte lexuar merakun nė sytė e mi, tha se, derisa tė vinte dosja nga dega ushtarake e Sarandės, do ta kryeja stėrvitje paraushtarake me djemtė kuadrove, te pika e Rrapishtės. U mata t’i thosha, se mė bėnte nder tė madh, tė mė jepnin pushkėn prej druri, pėr t’u stėrvitur te ndonjė pikė e largėt me djemtė e tė damkosurve. Por mendova, se pas premtimit tė sekretarit pėr ta shtyrė vajtjen ushtar, kisha ende kohė pėr deklarimin tim.
Pas pak ditėsh kapteri po mė buzėqeshte te dera e kinemasė me njė aparat fotografik tė markės sovjetike “Pobjeda”. Sapo e kishte blerė dhe nuk vendoste dot filmin. E mėsova aty pėr aty dhe i bėra njė shkrepje, duke pozuar pėrballė afishes sė madhe tė filmit “Nė moshėn e dashurisė”, ku artistja e bukur kishte mbushur tė gjithė kuadratin. Kėrkoi tė dilnim edhe njė herė bashkė, qė ta ruante pėr kujtim. Nuk kisha dėshirė tė afishohem nėpėr fotografitė e atyre, qė mund tė mė largonin mė vonė me gėrshėrė. Megjithatė, gjetėm njė shokun tim tė dhomės sė beqarėve, inspektor nė arsim, qė kaloi rastėsisht. Peka, mė shkeli syrin pėr kėtė shok tė ri dhe na e shkrepi, pasi kapteri mė shkoi krahun rreth qafės.
Mė pas ai vijoi tė vinte shpesh nė kinema, si i njohur personal. Dhe vėrtetė mė bėri pėr vete me gatishmėrinė shoqėruese, sa herė mė shihte vetėm, pėr tė pirė ndonjė kafe elbi te klubi. Kuptohej qė ishte i etur pėr kulturė e dije. Hapi kartelė nė bibliotekė dhe filloi tė tėrhiqte shpesh librat qė i rekomandoja. Kthehej i mrekulluar pas ēdo leximi duke diskutuar pėr subjektin. Ndėrsa fillova tė mendoj, se me afrimin e shpejtė mund tė ishte ndonjė nga ata “kalecat”, qė tė ngjiste prapa dega e brendshme, ai mė befasoi me sinqeritetin e tij tė frikshėm.
- Je shok besnik? - pyeti papritmas.
- Deri nė vdekje. - i thashė.
Mė kundroi njė grimė i pavendosur tė shprehej lirshėm.
- Eja tė hyjmė te kabina, kam njė muhabet me spec! - tha dhe u nis pėrpara.
Hapa derėn me kureshtje e padurim tė dukshėm.
- Hė, si ėshtė puna, or mik?…
- Duhet tė dish se unė shkoj nė burg, po ia the njeriu kėtė qė do tė them…
- Ē’mė pandeh ti mua, ndonjė kalama llafazan?…
Atėherė filloi tė thotė me frikė, se shefi i tij, mė kishte caktuar tė bėj stėrvitjen paraushtarake te Pėrroi i Shejes, nė hapjen e transheve, me ca djem kulakėsh.
Kėrkova tė di arsyen. Ndonėse, isha pėrgatitur shpirtėrisht pėr ta pritur atė deklarim biografik tė dėgjuar shpesh, qė atij i dukej i tmerrshėm.
- Nuk tė kanė ardhur tė mira dokumentet nga Saranda… - tha pas pak.
- E kam ditur qė s’mė vijnė tė mira, qė ditėn kur babai im pa njė ėndėrr sikur fluturoi me kalė tė bardhė mbi Greqi, - i thashė duke qeshur, krejt ndryshe nga ē’e priste. Por me njė buzagaz tė dėshpėruar.
- Ē’a kali, mor jahu, - ma priti gati i nervozuar. - Tė lutem se mos e hapėsh gojėn me njeri, po shkresa e degės ushtarake tė Sarandės thotė, se sipas tė dhėnave nga komiteti i partisė, babai yt ka qenė komandanti i Ballit Kombėtar tė rrethit, ka strehuar diversantė dhe ka minuar Kanalin e Korfuzit…
O, sa budallenj qenkan, mendova. Si mundet, qė komandanti i ballit kombėtar tė rrethit, tė vihej mėsues nė preventorium, te shkolla mė e mirė e qytetit, fill pas ēlirimit?... Mirėpo kur donte nėnėloke Partia tė tė nxinte, do pėrdorte patjetėr ngjyrėn mė tė zezė. Oktopodi ka njė qeskė boje tė tillė, me tė cilėn ia bėn kundėrshtarit sterrė tė gjitha anėt. Dy tė parat m’i kishte zėnė veshi te shkresa pėr motrėn e Elbasanit. Po pėr tė tretėn, mė shkoi menjėherė ndėr mend mėsimi i historisė nė shkollė. Incidentin e minimit, Shqipėria e kishte mohuar kategorikisht nė Gjyqin e Hagės, se nuk kishte mina detare dhe specialistė. Dhe ja ku doli babai im, tė minonte Korfuzin me torbėn e fletoreve dhe lapsave, qė u ndante nxėnėsve tė fshatrave... Ky ishte njė “zbulim i madh” i mbushėsve mediokėr tė dosjeve partiake, nė favor tė kundėrshtarėve politikė tė Shqipėrisė. Por unė s’mund tė dija dhe s’duhej tė dija, se ky monstruozitet ishte shkruar pėr mua mbi letėr tė bardhė me bojė damke tė zezė. Nga ana tjetėr, e dija kaherė se ishte krejt absurde tė kėrkoje tė bėje sqarime, kur tentakulat e Partisė oktopod nguleshin vetėm te shkresat dogmatike tė dosjeve.
Qesha hidhur dhe i thashė me ton tė qetė.
- Babai im ka qenė vetė Hitleri dhe as mė pak e as mė shumė, ktheu gjithė rrotėn e historisė sė prapthi …
Ai mė vėshtroi me sy tė shajnitur nga habia e njė pohimi tė tillė.
- Do ta ketė bėrė ndonjė andej pėr inat, - tha me shqetėsim tė dukshėm, - po zėre se s’tė thashė gjė, se po shkove kund tė sqarohesh, kanė me tė thanė kush ta tha dhe mua mė gjen te birucat e policisė…
E sigurova tė flinte i qetė, se fjalėt qė mė tha, kisha pėr t’i varrosur. Tashmė isha mėsuar me gjepura tė tilla dhe s’mė bėnin aq pėrshtypje.
- Tė vjen inat me kėso njerėzish, e bėjnė njeriun tė deklasuar me zor! - tha gjithnjė me mosbesim.
- S’ke ē’i bėn. Edhe hėnėn e ka bėrė tė deklasuar rruzulli tokėsor, pėrderisa e ka mbajtur tė lidhur pas vetes, tė thahet pa gėzuar jetė njeriu.
Ai qeshi dhe kėshtu vijuam tė mbetemi si mė parė, por jo me atė pėrzemėrsinė e parė. Pėr arsye se njeriu jetėsor ishte tjetėr dhe pėrbindėshi i pėrfytyruar prej biografisė, ishte me pamje tė frikshme nė mėnyrė tė llahtarshme.

Ende pa mbaruar ndėrtesa dykatėshe pranė lumit, apartamentet e tij ishin ndarė. Mė kishin dhėnė njė dhomė nė katin e dytė. Nė hyrje tė pėrbashkėt me njė gjeometėr tė komunales. Nuk u kėnaqėm dhe Klea u mėrzit tepėr, qė kuzhinėn ia kishin dhėnė ēiftit pa fėmijė. Gruaja e tij, Sanda, ishte njė korēare shtatlartė me shtjekat e buzėve tė trasha, paksa tė varura dhe me sy tė mėdhenj, vėshtrimndezur. Nuk kishte lindur fėmijė prej vitesh. Nė pamjen e parė na dha pėrshtypjen e njė zonje tė vėrtetė. Por kur e njohėm mė mirė, “zonja e vėrtetė“ na qenkėsh “zuskė e vėrtetė”. Sapo hymė nė banesėn e re, filluan vizitat e shpeshta tė “miqve”. Ishin kryesisht kuadro tė Partisė dhe tė pushtetit, qė ftoheshin nė darka e gosti tė sajuara prej kėsaj shefeje te llogaria e komitetit. Vinin pa orar, deri nė orėt e vona. Madje edhe kur gjeometri leshko shkonte te fėmijėt, qė kishte lėnė nė fshat me gruan e parė. Sanda kishte dėshirė tė shfrenuar tė provonte ndijime tė reja, sikur tė nxitej nga zilia: sulltani kishte njėmijė gra, pse tė mos kem dhe unė njėmijė burra. Dhe, ndonėse beronja ngulmonte shumė nė shpėrdorimin e vetvetes me eksplorime tė pėrsėritura, ēuditėrisht, nuk po ngelte shtatzėnė. Kuptohet, si grua qė nuk mund tė prodhonte fėmijė, ajo ishte e aftė tė prodhonte thashetheme dhe trillime nga mė fantastiket, me tė cilat i linte tė tėrė gojėhapur, derisa zbulohej e vėrteta e trishtueshme.
Klea filloi t’i qėndronte pak ftohtė dhe atėherė Sanda i shtonte mė tepėr lajkat e saj tė mbarsura me gėnjeshtra. Banja e vetme gjendej gjithmonė e bllokuar dhe si familje me fėmijė tė vogėl, kjo na shqetėsonte mjaft. Po s’kishim ē’bėnim. Dukej sheshit prapavija e saj potenciale dhe ne me pafuqishmėrinė tonė modeste, s’mund t’i kundėrviheshim kurrėsesi.
Mirėpo kjo e keqe pati edhe njė tė mirė. Pėr tė patur hyrjen tė lirė paradite, Sanda i gjeti punė Kleas, si ekonomiste plani nė ndėrmarrjen e grumbullimit. Kėsisoj, duke mos qenė dėshmitarė nė tė gjitha “bamirėsitė” e komshies, po e ndjenim veten mė tė qetė, jo vetėm shpirtėrisht, por edhe ekonomikisht.

* * *

Pasi u end pėr nėntė vjet, nėpėr disa nga burgjet e shumtė tė vendit, mė nė fund babai u lirua. Ėndrra e tij e dėnuar aq rreptė, kishte pėrfituar nga faljet dhe amnistitė, njė zbritje prej gjashtė vjetėsh. Kėtė lajm tė shumėpritur nėna e njoftoi me telegram.
Duke e ndjerė veten tė lehtėsuar nga forca shtypėse e asaj damke shumėvjeēare dhe duke menduar se tani e tutje do tė fshihej pėrfundimisht nga balli im, atė natė gėzimi nuk fjeta fare. Krejt ndryshe Klea, qė s’e kishte vėnė asnjėherė nė peshoren e mendimeve tė saj problemin biografik, ndjeu kėnaqėsi vetėm nga gėzimi im i tejskajshėm dhe ia kėputi gjumit.
Kaloi ca kohė, derisa gjetėm rastin dhe tė tre me vajzėn u nisėm pėr nė Sarandė. Ishte rrugė e mundimshme pėr Klean dhe sidomos pėr Mondėn aq tė vogėl. Por rrugė tejet fluturake pėr mua, pas kaq vitesh, kur gjatė gjithė gjatėsisė ndjehesha, si duke vozitur nėpėr re. Pas mallit pėr njerėzit e afėrt, malli pėr vendlindjen vjen i dyti, pa dyshim. Dhe ėshtė mė trazimtari, pėr kėdo qė i ka mbushur mushkėritė qysh i vogėl me aromėn e tokės ku ka lindur dhe i ka ushqyer sytė me peizazhet e saj. Sidoqofshin ato tė lidhura me kujtimet.
Takimi me babanė ishte prekės, deri te lotėt pėr tė dy palėt. Ai ishte plakur e rrėgjuar mjaft. Por ndjehej ende optimist, se e drejta e tij do tė dilte nė dritė njė ditė .
- Dhe mbajeni mend, - foli pėr tė gjithė sa ishim aty, - nuk do vdes pa ardhur ajo ditė!...
- Si zor, tė tė japin tė drejtė ata qė e shkelėn me ēizme tė drejtėn tėnde! - i thashė me mosbesim.
- Kėtu do jemi, unė qė ua nxiva padashur, unė do t’jua zbardh prapė! - shprehu sėrish besimin e vet, duke ngritur syzet qė i binin shpesh.
Nėna, heroina e dalė prej traumės sė rėndė qė kishte pėsuar familja jonė, shihej nė atė mjedis si njeri me pushtet absolut. Para saj edhe babai, qė dikur kishte qenė diktues, tani pėrkulej me respekt tė thellė.
- More burrė, - qeshi ajo me dėlirėsinė e zakonshme tė shpirtit tė saj, - mos shih ėndrra tė tjera, se e pe si dalin ato!...
Ne qeshėm tė gjithė dhe i fėrkuam krahėt.
- Kjo ėshtė filozofe e vuajtjes, - i thashė babait, -i studioi tė gjitha poshtėrsitė e kėsaj bote dhe gjeti rrugėn e shpėtimit tonė.
Babai buzėqeshi dhe heshti i nėnshtruar. Pastaj mori Mondėn nė duar dhe filloi t’i kėndonte ninullat e tij ledhatare. Shprehu disa herė konsiderata dhe respekt tė veēantė pėr Klean. Sidomos pėr mendimin e pavarur dhe pėr vendosmėrinė nė zgjedhjen e saj.
Ai kishte kryer qysh herėt normalen e Elbasanit dhe punėn si mėsues e kishte filluar nė fshatrat e Labėrisė. Pas qarkullimeve tė zakonshme, punoi nė disa fshatra tė zonės sė Konispolit, ku edhe u martua me nėnėn tonė bukuroshe. Me prirjet dhe pasionin e vet, u mėsonte nxėnėsve mandolinėn, vizatimin, qėndisjen. Prej tij mėsoi edhe nėna fare e re, tė qėndiste e tė bėnte triko. Orėndreqės dhe fotograf i dėgjuar. Fillimisht, ai realizonte stampimin e fotografive me mjete krejt rrethanore. Kur brerorja e diellit binte nė mes tė oxhakut, vendoste pėr pak sekonda filmin 6x9 mbi letrėn fotografike dhe pastaj nė zhvilluesin e lėngshėm fiksonte me mjaft cilėsi objektin e fotografuar. Mė vonė siguroi pajisje dhe kėrkohej nga tė gjitha anėt e zonės sė Jugut. La mbresa tė pashlyeshme te nxėnėsit, tė cilėt edhe kur dolėn nė jetė, nuk reshtėn me lavde e poezi pėr tė. Por tani, pas nokautit politik, e ndjente veten tė nxjerrė jashtė vorbullės sė jetės.
Goja e tij i ngjante portės se ferrit nė miniaturė. Zbuloheshin njėra pas tjetrės tė vėrtetat e punės prej skllavi, lėtyrat e ushqimit, torturat dhe poshtėrimi aq i ulėt qė i bėhej njeriut shqiptar nga shqiptari i kuq. Psherėtinte dhe kalonte njė nga njė tespihet e bėra me bėrthama ullinjsh. Ato shkėlqenin si prej sedefi, nga fėrkimi nėpėr gishta, pėr numėrimin e miliarda sekondave mynxyrore tė burgut komunist.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA