krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 32

Home
Curiculum

32
Nė pyll, ushtritė e drurėve tė ahut kishin filluar tė shpartalloheshin njėra pas tjetrės. Dhe nė qytezėn e drunjtė, ofensiva e ditėve tė dimrit po shpartallohej, nga mėsymja e pranverės sė re, qė pėrparonte me shpejtėsi.
Bashkė me pranverėn erdhi nė Stravaj edhe lajmi i papritur i transferimit. Mė prisnin nė Librazhdin e vogėl, qė ishte bėrė rreth mė vete dhe sapo ishte ndėrtuar kinoklubi. Duke patur tani nė vartėsi ndėrmarrjen e sharrės, ata kishin urdhėruar lėvizjen time nė kinemanė e qytetit me pak banorė, por me qendrėn administrative tė rrethit. Derisa tė pėrgatisja njė person tjetėr, kinemaja e sharrės do tė mbyllej pėrkohėsisht. Pemuli, qė mund tė pėrgatitej me kėtė rast, i pėrmalluar sė tepėrmi, kishte shkuar pėr pak ditė nė Sarandė dhe s’ishte kthyer prej kohėsh. Bashkimet profesionale tė Stravajt u ankuan deri nė Kėshillin Qendror, qė punėtorėve tė sharrave u mbeti kinemaja mbyllur. Por rrethi i pavarur vendoste vetė pėr punėt e tij. Pėr mua, kėrkesa e sharrės, pasi mė kishin dhėnė rrogėn e elektricistit, kishte kuptimin e shprehjes: ”Rro tė tė shaj, vdis tė tė qaj!”
Lashė Klean me vajzėn te baraka e Pandit dhe zbrita me njė frymė. Por pa ndonjė ngazėllim tė ndjeshėm, pėr tė dalė nga hija e maskimit, nė mjedisin e zbuluar ndanė rrugės nacionale, prej sė cilės isha shmangur nė fillim me kėnaqėsi. Sepse e pashė, qė sado tė maskohesha, ishte njėsoj si tė mbaje damkėn mbuluar me dorė e tė prisje tė tė thonin: “Thuaje vetė ē’ke fshehur aty!”
Nga meraku se kjo pyetje do tė mė bėhej dikur patjetėr, ia tregova vetė sekretarit tė komitetit tė partisė qė mė thirri. Pothuajse u zbulova lakuriq, cili isha dhe pse do tė ishte mė mirė tė mė linin nė Stravaj pranė familjes. Selimi, qė mė njihte nga veprimtaritė me fizarmonikė dhe kishte parė filma nė Stravaj, mė qetėsoi.
- Vendin e sekretarit e kam zėnė vetė... - u krenua duke ngjeshur nofullėn e gjerė me njė nėnqeshje tė lehtė. - Ty tė duam pėr kinema dhe pėr fizarmonikė. Po i bėre mirė kėto punė, nė rregull jemi bashkė.
Pa pikė dyshimi, kjo shprehje qėndronte nė fuqi, pėr aq kohė sa do t’u nevojiteshin bėmat e mia. Kur tė dilte dikush tjetėr, sajohej shpejt edhe shprehja tjetėr...
- Po pėr banim, shoku sekretar, se kam grua dhe fėmijė?...
- Tash pėr tash do flesh nė dhomė me ca nėpunės beqarė. Ma vonė, kur tė mbarojė apartamenti dykatėsh te lumi, do tė tė japim njė dhomė pėr familjen.
- Po kam pėr tė shkuar dhe ushtar...
Ai u mendua njė grimė, duke mė kundruar nė sy.
- E shohim edhe atė punė. Tash qė kemi degėn tonė ushtarake, mund ta shtyjmė nja dy-tre vjet. - dhe mė zgjati dorėn pėr mbylljen e takimin.
Dola i kėnaqur vetėm me premtimin e fundit. Shansin e ri, pėr ta mėkėmbur Mondėn bashkė, shkova menjėherė ia tregova Kleas, qė ishte nė merak. Ngazėlleu nė ēast. E lamė tė merrte vajzėn dhe bashkė me Pandin tė shkonin nė Korēė, ku Thina priste prej kohėsh. Pastaj u ktheva nė Librazhd brenda ditės.
Ndryshe nga tė tjerat, kinemaja kėtu ishte njė sallė dyqindvendshe e suvatuar dhe me karrige tė lustruara. Kabina, e ndėrtuar sipas projektit tip tė urbanistikės, kishte dy aparate gjermanė “Zais” tė pa vėnė nė punė. Bėra gati gjithēka dhe fillova tė projektoj filmat e parė, me banorėt e Librazhdit tė mbledhur gjithandej si kokrra misri. Motori, qė pėrdorej pėr ndriēim, ndizej vetėm nė mbrėmje. Bashkė me zhurmėn e tij te cepi i fushės sė sportit, zhurmonin edhe hapat e njerėzve qė vraponin pėr tė zėnė vendet e mira. Filmat shiheshin ēdo natė, derisa dialogėt mėsoheshin pėrmendėsh pėr tu pėshpėritur ditėn. Pėr kohėn qė flasim, pasqyra prej bezeje e kinemasė, ishte i vetmi projektim argėtues, ku mund tė hidhje njė sy mbi disa imazhe tė qethura tė botės enigmatike.
Nė pjesėn e pėrparme tė ndėrtesės, gjendej objekti i lakmuar pėr mua, biblioteka me shtėpinė e kulturės. Fondin e kėnaqshėm tė librave dhe njė fizarmonikė tė re, m’i dhanė nė dorėzim menjėherė. Me mėnyrėn time, lexim plus muzikė, fillova tė rivendos komoditetin e orėve e lira.
Ende nuk ishte mbushur java, kur te dera e kabinės trokiti paradite pastruesja e komitetit ekzekutiv. Gruaja shtatshkurtėr me gėrsheta mėrmėriti malėsorēe me zė tė dobėt, se mė kėrkonte sekretari me urgjencė. U trondita paksa dhe nė ēast mė shkoi mendja te dyshimi im kryesor. Kaq shpejt tė ishin penduar pėr zbritjen time nga pylli!…
Sekretari skeletik, kishte pamjen e spikatur tė njė zyrtari tė hershėm, qysh te mėngoret e zeza deri te bėrrylat. Ai buzėqeshi sapo kapėrceva pragun e derės dhe kjo mė bėri tė mbushem me frymė lehtėsimi. Mesa dukej, rrethit tė sapoformuar nuk i kishte ardhur ende shkresa kobzezė qė i pati shkuar qarkut nga Saranda. Ai mė shpjegoi se brigada e ndėrtimit kishte nevojė pėr njė elektriēist, tė bėnte instalimet e ndėrtesės sė re tė Degės sė brendshme. Kėtu nuk gjendej person tjetėr pėr kėtė punė dhe duhej ta merrja pėrsipėr. Duke mos dashur tė pėrzihem me veprime qė kishin tė bėnin me Degėn, i sugjerova motoristin e “centralit tė dritave”.
- Nuk e ēojmė atė pijanec aty, - u shpreh sekretari me pėrēmim. – Na ban ndonji ngatėrresė telash e po na e djeg Degėn ala pa u dorėzue…
Pas mėdyshjes sime tė zgjatur dhe pas ngulmit tė tij, se kisha kohė tė bollshme ēdo paradite pėr ta ndihmuar rrethin e ri pa specialistė, u detyrova tė pranoj. Tekniku i brigadės sė ndėrtimin, njė gollobordas me aksent maqedonas tha se nuk kishte skemė, instalimesh pėr kėtė ndėrtesė dykatėshe nė dukje. Por mori pėrsipėr t’i pėrcaktonte vetė kėrkesat dhe mė dha njė punėtor pėr tė hapur rrugėkalimet e tubacioneve elektrike.
Kati i nėndheshėm me birucat e padukshme tė burgut doli se ishte njė llahtari e vėrtetė. Jo vetėm nga dimensionet e birucave, ku njeriu mund tė qėndronte veēse nė kėmbė ose i mbledhur kutullaē mbi ēimenton e lagėsht tė nėndheshme, por edhe nga vėshtirėsia e instalimeve. Duhej tė mos futej brėnda asnjė tel elektriku, pėrveē njė kafazi prej hekuri tė montuar nė thellėsi tė murit, ku do tė vendosej njė llambė e komanduar me ēelės nga korridori i jashtėm.
- Kush hyn kėtu brėnda, zor se del i gjallė prej kėndej. – tha tekniku papritmas.
E vėrejta me dyshim pėr tė pikasur spiunin provokator nė shprehjen e fytyrės sė tij tė qetė.
- Po e bėri veten tė hyjė, le tė mos dalė ! – ia ktheva pas pak.
- Ka edhe qė s’e bėjnė veten, - kėrceu nga pas shpine punėtori qė hapte kanalet e tubave. - Njė fshatari ynė s’e piu shėndetin me njėzet gota pėr byronė politike, se nuk mbante ma tepėr, dhe e rrasėn nė burg…
- Ta pinte, se nuk vdiste edhe me njė shėndet ! – ia ktheva pėr tė qenė i sigurt gjithsesi dhe vijova punėn, duke iu shmangur kėsaj bisede.
Por, duke u rrekur t’i bėj tė gjitha siē kėrkoheshin dhe me kujdes tė posaēėm, mė qėndronte pareshtur si ēengel nė tru njė pyetje: Nė cilėn nga kėto biruca tė tmerrshme, me errėsirė ditore tė pėrhershme, mund tė mė vinte dikur radha mua ?!… O zot i madh, thashė me vete, mos e sjellsh kurrė atė ēast fatzi, e mos mė rėntė nė tru asnjėherė ai guxim i marrė, qė tė zgjidh gjuhėn pėr t’i prirė hyrjes sime kėtu !…

Sakaq, mė kėputi malli binjak pėr dy femrat e mia tė shtrenjta. Mezi prita ditėn e pushimit pėr tė shkuar nė Korēė. Rrugėn pėr nė qytetin e ndaluar, nga rrėmbimi i Kleas, ma kishte shtruar me mėndafsh tė butė Monda ime e vogėl.
Sapo arrita nė atė shtėpi tė panjohur, pėrmes derės sė hapur, pashė Thinėn nė kulminacione lumturie. Me vogėlushen nė dorė, ajo po belbėzonte njė nga kėngėt e saj zėholla, pėr ta vėnė nė gjumė. Fytyra i vezullonte nga mrekullimi shpirtėror dhe mė priti me buzagaz tė ndjeshėm. Nė sytė e vajzės sė shtrenjtė dhe tė Kleas gazmore, gjeta nė ēast prehjen e madhe, qė mė kėrkonte shpirti nė kėtė botė.
Ndėrsa i mora nga duart vajzėn pėr t’u ēmallur, Thina u vu nė lėvizje pėr tė mė pritur sa mė denjėsisht.
- Tė mora njė vajzė tė madhe, po tė fal njė tė vogėl dhe jemi tė larė! - i thashė vjehrrės tek po mė qeraste.
Ajo qeshi e befasuar nga kėto fjalė tė papritura.
- E he, - ia bėri dhe u step njė ēast. - Kur tė bėhet kjo jotja sa imja, mua mė kullot gomari te koka...
- Kėtu do jemi dhe nė dasmėn e Mondės ti ke pėr tė kėrcyer vallen e Sufarapit... – e sigurova, duke e ditur nga Klea, se atė valle e kishte kėrcyer me pasion qysh nė rininė e saj.
- Tė lumtė goja, - qeshi me zė ajo dhe u kėnaq. - Po atė qė desha, unė e arrita. Mondėn e pagėzova nė kishėn e Mitropolisė dhe tani s’kam asnjė merak tjetėr.
E kundrova me vėrejtje.
- As pėr dhėndrin qė prapė e ke “turk”! - bėra shaka, pa shtuar dhe cilėsorin “i deklasuar”.
- Eh, si gjithė bota edhe unė... Ka ardhur koha. Edhe kėtu nė Korēė shumė vajza janė martuar me myslimanė... Sa pėr biografitė, ato i duhen qeverisė, ėshtė puna e saj kė mban mė pranė e kė mė larg. Njerėzve u duhet njeriu...
Mė habiti. Kishte ndodhur pikėrisht ai transformim botėkuptimor, qė dukej krejt i pabesueshėm. Vjehrrės tashmė i kishin ardhur mentė dhe unė s’desha t’i jap tė tjerė. Truri mė punonte gjetkė. E dija se ajo kishte vetėm atė dhomė. Mė kishte marrė malli shumė pėr hiret femėrore tė Kleas. Shkuam nė bodrum pėr tė mbushur gjymat te ēezma e ftohtė dhe aty, mes mureve tė errėt, bėmė dashuri murale.
Ndoshta, si e keqja edhe antiteza e saj, mirėsia, krijojnė nė kohė rrathė koncentrikė, qė zgjerohen si te guri i hedhur nė ujė. Pasdite erdhėn pėr tė na takuar kunata Lirikė me tė shoqin Marko.
Lirika ishte motra e tretė e Kleas. Vinte paksa e shėndetshme dhe kishte dy fėmijė tė vegjėl, vajzė e djalė. Me dashuri e ngrohtėsi tė shumėfishtė pėr motrėn e vogėl, ajo u lidh me ne si me asnjė nga ēiftet e tjerė tė rrethit tė gjerė familjar. Ashtu si beduini i lodhur nga rruga e vaposur nėpėr shkretėtirė, gjen befas njė oaz me ujė tė bollshėm, freski dhe ushqim, ne gjetėm strehė nė shtėpinė dhe shpirtin e kėtyre dy njerėzve tė mirė. Dhe qysh nga ai ēast, ata do tė na bėheshin personazhet jetėsor mė tė afėrt nga i gjithė fisi i Kleas.
Markoja ishte komunist dhe ortodoks. Por mesa nuhata, Partia dhe feja ishin pėr kėtė njeri si kėpuca dhe ēorapja. I duheshin sa pėr tė mos ecur zbathur, ta shponin gjembat e kohės. Dhe nuk donte t’ia dinte aspak se ēfarė kėpucė e ēorape mbante veshur dikush qė ndodhej pėrballė tij. Markoja punonte banakier te lokali “Panda” i Birra Korēės. Ndjesinė e dashurisė pėr Partinė dhe fenė e kishte zėvendėsuar me birrėn dhe muzikėn. Pinte, kėndonte, duke mbajtur lehtė akordet e fizarmonikės dhe s’donte t’ia dinte pėr “llogje Kavaje”, siē shprehej vetė. Ai krenohej duke mė prezantuar te shokėt dhe miqtė, si baxhanakun e vogėl. Krejt ndryshe nga baxhanaku i madh, sylarushi i “anės sė deleve” te stacioni i trenit tė Elbasanit, qė nuk afrohej lehtė,
Markoja me Lirikėn na morėn pėr tė bujtur nė shtėpinė e tyre dhe na dhanė ēelėsat pėrgjithmonė. Qysh atė mbrėmje, na ēuan te “Panda”. Pimė birrė, vallėzuam nė pistėn e ndriēuar dhe dėgjuam muzikė, nga orkestrantėt e hipur si majmunė, nėpėr podiumet e veēantė sipėr pemėve. Sakaq, Monda pėrkundej nga duart e Thinės, bashkė me Marjanėn dhe Vangjushin e Lirikės, nė njė treshe kushėrinjsh tė vegjėl, qė sfidonin propagandėn pėr ndarjen klasore qysh nė djep.
Sė fundi, po ndjenim se pas daljes nga izolimi i gjelbėr i pyjeve, nė Librazhd ishim vendosur te njė nyje transporti qė lidhej me tė gjitha rrugėt. Kishim kurdoherė linja tė hapura pėr nevojat dhe fundjavėt nė Elbasan te njerėzit e mi, apo nė Korēė te farefisi i Kleas. Kjo mė jep shkas tė them, se pas kėsaj, peneli i tablosė sė jetės sonė, u ngjye nė tavalocin e ngjyrave tė luftės klasore, jo vetėm tek e zeza, por edhe te nuanca tė ndėrmjetme.
Ndėrkohė nėnėza ime andej poshtė nė Jug, vijonte tė luftonte me pėrbuzjen dhe skamjen. Kujtesa, qė zgjohej herė pas here nė vetėdijen time, m’i mbushte sytė me lot. Po ē’mund tė bėja me pafuqinė time ekonomike, pėrveēse tė mbetesha njė barrė e shkėputur prej saj. Martesa dhe lindja e vajzės e kishin gėzuar, pėr arsyen e thjeshtė, se nuk kisha mbetur fillikat. Fotografitė i kishte marrė dhe letrat i shkonin shpesh. Edhe me kaq, stoikja ime e shtrenjtė pėrgjigjej e kėnaqur. Pas Pemulit, e provoi edhe Loshi, tė cilit i gjetėm punė te njė dyqan ushqimesh nė Pishkash. Por pas pak muajsh, forca magnetike e shtėpisė dhe e qytetit bregdetar e tėrhoqėn sėrish.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA