krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 31

Home
Curiculum

31
Pas pesė ditėsh tė njohura si leje martese, mė duhej patjetėr tė kthehesha nė Stravaj. Nuk besoja tė humbisja vendin e punės, se s’gjendej aq lehtė zėvendėsuesi, por paga mė pritej domosdo. Dhe kjo nuk ishte pak, tani qė rroga ime e ulėt duhej tė plotpjesėtohej me dy, madje me tre, bashkė me Pemulin...Ndaj, jo mė larg se ditėn e dhjetė, e lashė Klean nė Elbasan dhe u nisa me Salo Memėn pėr nė Stravaj.
- Paske qėnė trim si Selam Musai dhe kusar si Shemo Hajduti, - u shpreh ai me gjestin e tij tė adhurimit, duke mė fėrkuar kokėn. - E hodhe gunėn mbi stanin e sharrėxhiut, ia zure shelegen me kėrrabė pėr kėmbe dhe ia mbathe. Tė lumtė! Kot nuk na thonė gjysmopingė neve. Tani ai tė merr tė keqen...
Shoferi besnik mė tha se kishte pėrgatitur mbrojtjen time me njė brigadė karpentierėsh gollobordas, miq tė pėrnatshėm tė kinemasė. Sapo zbrita te sheshi para barakave, Salo Mema u bėri zė nga larg. Dhe sikur tė isha presidenti Xhavaharlal Nehru i Indisė nė filmat dokumentarė, anėtarėt e eskortės me sqeparė nė dorė mė vunė mes e mė shoqėruan deri nė kapanonin e tyre. Aty mes ngazėllimit, qė shprehnin sytė e tyre tė ndritshėm dhe mes pyetjeve pa fund pėr guximin, kalova njė ditė mjaft tė kėndshme. Kur erdhi mbrėmja, ata mė vunė pėrsėri nė mes dhe bashkė me tim vėlla, u zhvendosėm tė gjithė te kinemaja. E ndjeva veten tė veshur me parzmore, si Skėnderbeu. Tani veēse po tė mė vrisnin kalin, tė mbetesha nė kėmbė...
Vura re, se shumė palė sy mė drejtoheshin nga tė gjitha barakat. Nė Stravaj kishin marrė vesh deri te rojtarėt e pyllit pėr “grabitjen” qė kisha kryer nė strofkėn e viganit. Tė shumtė ishin ata qė mė pėrqafonin e mė uronin. Jo tė paktė kishin qenė edhe ata qė kishin folur me sharrėtarin e zemėruar rėndė, pėr vlerat e mia. Si dhe pėr urtėsinė qė ai duhej tė tregonte, pėrderisa kjo ngjarje nuk ishte e para, as e fundit.
Ndonėse qėndroja nė vėzhgim tė pėrhershėm, babanė e Kleas nuk ma kapi syri askund rretheqark. Dėgjova se kishte filluar kaherė tė ndėrtonte njė barakė me dy dhoma, pėrmbi rrugėn qė shkonte te sektorėt e pyllit. Mbase kalonte orėt e pushimit, duke punuar aty brenda. Larg syve dhe kontakteve me pyetjet e mėrzitshme tė njerėzve.
Ndryshe nga ē’e mendoja, drejtor Reshiti erdhi te kinemaja dhe mė pėrgėzoi sė pari pėr reportazhin “Nėn tendėn e gjelbėr”. Pena ime e virgjėr kishte shkruar pėr herė tė parė ato ditė njė faqe tė plotė nė gazetėn “Zėri i Rinisė. Mė pas, me atė mėnyrėn e vet tė kthimit nė objekt humori tė ēdo gjėje, ai tha se e miratonte “zullumin” qė kisha bėrė nė shtėpinė e Pandit. Mirėpo, unė tani nuk kėrkoja vulėn e askujt nga administratorėt. Veprimin tim e kisha vulosur vetė pėrfundimisht. M’u desh vetėm t’i lutem e t’i hap zemrėn pėr Pemulin. Duke i treguar “ėndrrėn” e babait, si shkakun e vėrtetė tė dėnimit dhe gjendjen e mjeruar tė nėnės me gjashtė fėmijė tė tjerė. U duk se mė besoi. Mė dha nė ēast njė copė pusullė pėr pėrgjegjėsin e sektorit tė sharrės, qė ta merrte si shkrues dėrrasash.
Pas kėsaj, im vėlla, me njė metėr shirit nė dorė dhe me njė qeskė me thėngjij, filloi tė shkruante dimensionet pėrkatėse mbi ēdo dėrrasė qė dilte nga gatrat. Kundrejt njė pagese qė mbulonte vetėm ushqimin e mensės.
Ndėrkohė, pėrgatitjet e nevojshme, pėr tė sjellė edhe Klean nė dhomėn time tė vogėl, mė kishin pushtuar tė gjithė vėmendjen. Bleva njė tenxhere, njė tigan, dy lugė, dy pirunė dhe dy pjata. Tė gjitha prej alumini, si mė tė lira. Solla aty edhe njė krevat hekuri pėr Pemulin. Dhe e ndava hapėsirėn njėmetėrshe mes shtretėrve, me njė ēarēaf tė varur nė tavanin prej kompesate.
E shtuna pa film, dukej sikur ishte njė muaj larg. U nisa pėr te Klea ime nė Elbasan me regėtima zemre tė padurueshme. Oh, sa e kishte marrė malli vetėm pėr aq pak ditė! Po sa mė kishte marrė mua...Ndarja pėr ne ishte bėrė tani nėna e tmerreve.
- Shpirt, nuk rri dot vetėm asnjė ditė tjetėr, do vij me ty tė hėnėn se s’bėn! - ngulmoi ajo me ton tė prerė.
- Zemėr, aty yt atė na pret kokėn me sėpatė! - i thashė me njė shpoti qė kishte brėnda edhe dyshimin.
- Atė s’e bėn kurrė ai... - reagoi Klea me bindje tė plotė. - Shpirtin e tij e njoh unė. Fjalėn ka tė rėndė...
Ma mbushi mendjen plot, edhe pse pėr kėtė veprim ishte paksa herėt. Por shpesh, nė raste kritike mė kishte thėnė mendja se pushka e tjetrit s’kishte gjė brenda. Treguesit e mi gjenetikė thonin se kisha njė damar tė mbushur me barut. Do ta provoja sėrish, le tė bėhej si tė bėhej. Dhe tė hėnėn nė agim u nisėm si dy shpendė shtegtarė, pėr t’u kthyer te foleza jonė mes degėve tė pyllit.
U ngujuam nė dhomė dhe vėzhgonim nga dritarja, duke pritur ē’do tė ndodhte. Oso Kuka do tė na kishte zili, kur ne “hasmin” e pėrgjonim nga frėngjia prej xhami, me syrin nė shėnjestrėn e dashurisė. Kisha aty aparatin “Odesa”, sa njė makinė qepėse, tė sjellė nga Hotolishti pėr sektorėt. Shfaqja film pėr Klean te ēarēafi qė ndante dhomėn, dėgjonim radion dhe lexonim libra me derėn gjithmonė tė kyēur. Kaluam kėsisoj dy javė tė plota dhe nuk na kėrcėnoi asnjė rrezik.
Pemuli, tashmė i rritur, e kuptoi se s’duhet tė na bėnte tė vuanim, me prezencėn e tij nė atė mjedis aq tė ngushtė. Kėrkoi me dėshirė tė shkonte nė fjetoren e punėtorėve tė sharrės. Mirėpo unė nuk pranova, duke menduar se ishte ende i paformuar pėr tė bashkėjetuar me lloj-lloj tipash dhe nė mjedise jo aq higjienike. Ndaj i rregullova vend nė skenėn e sallės sė kinemasė, duke ia mbyllur teshat ditėn nė dollap.
Ndodhi ajo e mirė, qė na habiti pa masė. Babai i Kleas, aq egėrshan nė pamje, shpalosi mė nė fund butėsinė e fshehtė tė shpirtit tė tij, prej njeriu tė regjur nėpėr pyje e tė dėshiruar pėr tė afėrm. Mund tė renditen disa faktorė, si malli, turpi, presioni i opinionit pozitiv. Por ai vendosi me zemėrgjerėsi tė na tėrheqė tė banojmė nė dhomėn pėrballė, tė barakės qė sapo kishte ndėrtuar. Dhe kėtė e bėri kundėr dėshirės sė plakės nė Korēė, e cila vijoi tė qėndronte e vetme nė transhenė e saj luftarake. Madje, ajo bėri edhe mė tė keqen.
Do tė mė duhet ta pėrshkruaj me detaje, pėr arsye se kjo ngjarje nuk meriton tė lihet nė harresė. Pas shumė vajtimeve pėr fatin e “tmerrshėm” tė vajzės, mama Thina shkoi nė Tiranė te dhėndėri i dytė, oficer nė ministrinė e mbrojtjes. E bindi t’i bėnte letėr Kleas, tė mė braktiste, pėr tė jetuar me tė motrėn nė kryeqytet. Nėnteksti linte tė kuptohej edhe martesė tė mėvonshme me ndonjė ushtarak.
Letrėn e solli nė Stravaj njė hale fshati e paqėruar, njė lapangjoz, ēapaēul e halabak, siē ishte sekretari i partisė sė sharrės, Shaban Jevgu. Ai kishte shkuar enkas nė shtėpinė e Pandovicės nė Korēė. Do t’ju duhet tė mė falni pėr ēiltėrsinė e shprehjeve pėrbuzėse nė pėrshkrimin e kėtij njeriu. Pėr arsye se, shėmbėlltyra e tij nuk ishte njė pėrjashtim. Po ishte shėmbėlltyra tipike e njeriut, nė duart e tė cilit Partia lėshonte tė gjithė besimin e saj.
Klea, shtatzėnė nė muajin e gjashtė, ma dha me lot nė sy, sapo hyra nga jashtė nė dhomėn tonė tė re. E lexova dhe u tėrbova. Mesazhi i asaj letre dallohej qartė midis tė gjitha formave tė pėrgjakura tė luftės klasore, qė zhvillohej deri nė brendėsi tė familjeve. Kjo ishte njė formė e turpshme dhe e shėmtuar. U tėrbova, jo pėr pėrmbajtjen, qė mė nxinte mua mė keq nga katrani. Po, sepse dėshirėn e ēmendur tė vjehrrės, kishte pranuar ta shkruante njė intelektual, i cili kishte mbaruar studimet e larta ushtarake nė Moskė.
I ndodhur para opsionit mendor kaq absurd tė tij, i thashė Kleas, sa pėr ta ēuar deri nė fund rrugėn “protokollare” tė atij dokumenti tė zi:
- Si mendon, moj biografibardhė, ke dėshirė tė banosh nė kryeqytet, larg armikut tė klasės dhe vuajtjeve tė pyllit?...
Oh, sa gabim gjuajti shigjeta ime! Nuk e kisha parė kurrė Klean tė mė shihte me sy aq tė pezmatuar e zemėrcoptues, sa kėtė herė. Befas i rrėshqitėn mbi dorėn time dy-tri pika lot, mė tė shpejtė se herėn e parė dhe mė pėrvėlues.
- Bravo tė qoftė, se nga ty, nuk i prisja kurrė kėto fjalė!- tha me tonin qortues qė i diktonte dashuria e patjetėrsueshme.
- Mė fal, mbase nuk u shpreha me butėsinė qė meriton, sidomos tani qė je vet i dytė brėnda vetes. Po ca njerėz tė tillė tė pashpirt, ma plasėn shpirtin e ma nxinė jetėn. S’mė lanė tė jetoj njė ditė i qetė.
U zgjat mė mbėshtolli kokėn me duar e mė puthi duke mė pėrlotur fytyrėn.
- Ke hak, zemėr, po mos u mėrzit kaq shumė, se veē mos e pafsha edhe njė herė atė mamanė me sy, s’kam pėr t’i lėnė gjė pa thėnė... Sa pėr atė Todin, ta dish se nuk kam pėr t’i folur me gojė sa tė jem gjallė...S’ma merrte mendja kurrė tė tregoheshin kaq injorantė...
Nuk e zgjata mė tej. Sepse me fjalėt e saj, me dashurinė dhe me solemnitetin e besnikėrisė sė pėrjetshme, ajo e kishte kyēur vetė kėtė bisedė. Letrėn ia dhamė nė mbrėmje edhe tė atit. Sharrėtari shtatvigan nuk ishte tani aspak dakort me kėto marrėzira qė bėnte e shoqja poshtė e pėrpjetė Tiranės. Dhe nuk i erdhi mirė qė po zgjateshin kundėrshtitė, kur gjithēka kishte marrė fund. Ai tha, se duke na futur nė shtėpi, na kishte marrė jo vetėm nė prehrin e tij, po edhe nėn mbrojtjen e tij. Ky ishte njė pohim i nevojshėm dhe ngushėllim i mirė pėr ne tė dy.
Atėherė me ngulmin e pėrsėritur tė Kleas, mu desh tė thur pėrgjigje pėr Todi, oficerin e ministrisė. Shkriva me mllef tė spikatur, tė gjithė aftėsinė letėrshkruese tė fituar deri nė ato ēaste. Thelbi i tė gjitha shprehjeve ishte ky: “ Kush tė duket vetja se je ti, more rrobajeshil i padenjė, qė paske tė drejtė absolute tė urdhėrosh zemrat e tė tjerėve tė mos duhen? Si mund tė quhesh intelektual, duke zbritur nė shkallėn zero tė nivelit mendor? Apo mos vallė kėrkon tė imitosh Zeusin zemėrvrarės, jo me heshtėn e tij, po me koburen tėnde nė brez? Nė emėr tė dashurisė sonė tė pėrjetshme, ne e pėshtyjmė letrėn tėnde me neveri dhe e hedhim nė WC.” Nė fund, tekstin e mbyllnin tė dy emrat dhe firmat tona.
Letra iku shpejt dhe pėrgjigjja e Todit erdhi brenda pak ditėsh. Njė njeri dramatikisht i ndryshėm, kėrkonte falje. Pėr njė marrėzi dhe poshtėrsi qė kishte bėrė, i kapur ngushtė nė ēaste dobėsie nga lutjet vajtuese tė vjehrrės. Pėr mė tepėr, thoshte se do tė bėnte ē’ishte e mundur ta shlyente atė “gafė”, tė bėrė pa vetėdije tė plotė. Dhe pėr kėtė na ftonte tė dy nė shtėpi, qė t’i jepej mundėsia tė tregonte tė vėrtetėn e shpirtit tė tij.
Nuk shkuam brenda harkut tė shkurtėr tė kohės qė na ftonte. Por me dashurinė tonė, qė sfidonte prioritetet politike, fituam mbi tė dhe mbi tė gjithė tė tjerėt, qė mund tė korrigjoheshin prej autoritetit tė tij.
Pas pėrgjigjes sė Todit, edhe Pandi vigan u bė me mua mė babaxhan nga ē’kishte qenė deri atėherė. Njė pasdite, pa pritur e pa kujtuar, ia behu nė oborr, tepėr i ngazėllyer dhe me njė derr tė egėr. Gjahun e pyllit e mbanin mbi supe, tė shkuar nė njė hu tė gjatė, dy punėtorė. Ishte mbi gjashtėdhjetė kile dhe e kishte marrė nga gjahtarėt kundrejt tė vetmit shėrbim: ta rrjepte e t’u kthente lėkurėn pėr ta shitur nė grumbullim. Mishin ata e kishin pėr gjynah ta hanin. “Gjynahu i turkut, qari i kaurit!”, u shpreh vjehėrri Pandi, duke mė llogaritur edhe mua si njeri tė fesė sė tij.
Ato biseda mė janė skalitur thellė nė kujtesė. Pasi hėngrėm e u kėnaqėm nga mishi i derrit tė egėr, qė ia kalonte edhe qengjit, tė shoqėruar me verė tė kuqe, ai mė tha:
- Ti s’ngjan fare si mysliman, dukesh tėpkė i krishterė...
- Mund tė bėhem i krishterė puro, po tė mė pagėzosh nė njė kazan me nga kjo verė! – i thashė buzagaz.
- Jo, bre, pse ta shkojmė dėm njė kazan me verė tė kėtillė. Ne mė mirė e pimė dhe pagėzohesh nga pėrbrėnda... - qeshi ai me gėrgamė.
- Shpirtėrisht mua mė ka pagėzuar Klea, - ia ktheva, - kėshtuqė vera dhe mishi i derrit janė gostia qė po bėjmė sonte pėr kėtė zakon...
- E po, atėherė, hajt, gėzuar! - tha ai i pėrdėllyer dhe krejt nė qejf ngriti gotėn i pari.
Pasi e trokitėm me tė, mora fizarmonikėn dhe tė tre me Klean ia nisėm kėngės korēare “O vemi, o s’vemi, nė mes tė pyllit do vemi!” Pandi kėndonte me tonalitet gjėmimtar. Nga zėri i tij i fortė, buēiste tavani prej kompesatash dhe cėrcėritnin xhamat e dritareve. Jashtė i gjithė vendi ishte mbuluar me zbardhėllimėn e dėborės dhe stuhia kishte ngritur pirgje tė lartė. Pėrrenjtė gjatė shpateve malorė ishin bėrė kallkan dhe era rėnkonte e ulėrinte nėpėr pyje si njė zogori ēakejsh. Ndėrsa brenda, fuēia e kthyer nė stufė, bubullonte nga drutė e ēara pa kursim, qė kishim stivuar nė korridorin mes dy dhomave. Dhe kėshtu, baraka jonė ushtoi nė paqe e hare deri natėn vonė.
Mishin e copėtuam dhe e futėm nė tre qypa balte, duke e qerthulluar nga tė gjitha anėt me borė tė ngjeshur. Pėr ta shtyrė dimrin kėsisoj, me gėzim dhe barkun plot. Mė tej, ky derr, si tė ishte prijėsi i kopesė sė egėr, u pasua edhe nga tė tjerė. Po tė ishte afruar edhe vjehrra me kohė, do tė ishte kėnaqur dhe ajo. Po tani, bashkė me ne tė dy, Pandi e ndjente veten plot me njerėz. Madje dhe im vėlla, Pemuli, ndonėse e kisha kaluar tė flinte nė dhomėn e vogėl te qendra e zėrit, shpesh pjesėtohej nė bashkėjetesėn tonė.
Por dora qė do ta mundte pėrfundimisht viganin e pyjeve, dhe do ta hidhte, si i thonė fjalės, tuē pėrtokė, nuk ishte dora e hekurt e ndonjė gjiganti tjetėr tė rritur nė ato anė. Por njė doēkė fare e vogėl, e bardhė, transparente si prej qelqi. Sapo ajo dorė magjike e hibridit tonė engjėllor, u mbėshtoll rreth asaj qafės sė tij si lėvore bredhi, ai u shndėrrua nė njė rob tė pėrjetshėm, me zemėr tė lidhur tėrėsisht te ne.
Fjalėt nuk do tė mjaftonin pėr tė shprehur, se ēfarė bėri zėri i hollė i njė foshnje nė ato dy dhoma prej dėrrasash. Ai zė aq i ėmbėl, misteri dhe mrekullimi i krijesės sonė magjepsėse, e ngriti pezull viganin, qė peshonte mbi njė kuintal. I shpėrtheu tė qeshurėn nė fytyrė, aq sa, kėrcackat e gazit tė tij tundnin qelqurinat e dollapit. E bėri tė kėrcejė pupthi me tė nė dorė dhe e mbushi plot jetėn e tij tė vetmuar prej vitesh. Tani, shtatstėrmadhi Pandi, nga njeri aq i frikshėm, kishte marrė nė sytė e mi pamjen e Panit, perėndisė mitologjike tė pyjeve. Me tė cilin, ēuditėrisht, kishte ngjasim edhe nė emėr. Dhe kėtė e kishte bėrė vetėm fuqia e pabesueshme e ēudibėrėse e njė foshnje, qė u shfaq mes atij tensioni tė krijuar nga lidhja e padėshiruar prej tij dhe solli reagime tė reja me pėrmasa marramendėse. Pikėrisht, prej magjepsjes sė kėsaj krijese, buroi njė ndjesi kėnaqėsiplote dhe njė botė plot kuptim, qė e pasuroi pa masė jetėn tonė tė thjeshtė. Dukej sikur Monda e vogėl rrezatonte njė vezullim gurgullues, qė lodronte nga vėshtrimi shkėlqimtar nė sytė e Kleas, deri nė ekstazėn qė pėrjetonim tė gjithė. Njė rrezatim tė mahnitshėm, qė na bėnte aq tė mrekulluar, sa kishim harruar krejt, se jetonim tė izoluar nga bora nė thellėsi tė pyjeve tė largėt. Nė njė barakė tė vogėl, qė ndrinte si njė xixėllonjė nė prehėr tė tufanit.
Ishte njė paradite me diell tė ngrohtė, por verbues prej reflekseve tė borės. Jashtė dritares shkriheshin krongjijtė e akullt dhe cicėronin harabelat. Me vajzėn nė dorė, tė mbėshtjellė si jastėk pambuku, zbritėm pėr ta regjistruar nė lokalitetin e Qukėsit. Ofiqari i gjendjes civile kontrolloi regjistrin themeltar dhe tha me sy tė shajnitur:
- Po ju martohuni njė herė, pastaj t’u lindė fėmija!...
- I kemi bėrė tė gjitha sė prapthi, - i thashė pėr ta zbutur.- Sot do fillojmė nga e mbara...
Gjetėm dy dėshmitarė, emrat dhe fytyrat e tė cilėve u harruan sapo u hėngrėn llokumet e rastit. Pastaj u martuam dhe na lindi vajzė aty pėr aty, brenda ditės.
Monda e vogėl, me fuqinė e saj shpėrthyese, rrėzoi edhe kėshtjellėn e fundit kundėrshtare, qė mbahej nė kėmbė nga gjyshja Thinė. Plaka kėrkoi qė Klea me vajzėn tė shkonin nė Korēė pėr tė qėndruar sa tė ngrohej koha. Si shenjė, qė provonte rėnien e qėndresės sė saj, dėrgoi me Pandin veshjet dimėrore tė Kleas, qė ia kishte mbajtur si peng tė arratisjes.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA