krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 30

Home
Curiculum

30
Naxhies, disi tė pakėt nga trupi, i mbetėn sytė te bija shtatlartė dhe faqekuqe e sharrėtarit.
- Pu, pu, pu, ē’ėshtė kjo zanė kėshtu!... Ku ėshtė rritur kjo perri?... Epo kishte hakė im vėlla qė u ēmend pėr ty! – ēuēuriste dhe e puthte pareshtur sikur tė ishte motra e saj.
Pasi na serviri darkėn, qė nuk na hahej asnjėrit prej vėrshimit emocional, i shtroi Kleas pėr tė fjetur nė shtratin mė tė mirė tė dhomės sė pritjes. Kurse mua nė divanin e kuzhinės. E mbylli laureshėn e pyjeve nė kuvli dhe mė dha ēelėsin. Sipas motrės Naxhie, nuk ishte mirė tė flinim bashkė qysh atė natė, pa bėrė njė lloj ceremonie. U binda.
Sapo agoi dita e nesėrme, shkuam nė postė bashkė me Klean dhe i bėmė njė telegram mamasė sė saj. E bija e siguronte tė mos bėhej merak, se gjendej fare mirė.
Nė mbrėmje Naxhia pėrgatiti njė darkė tė bollshme. Pėr tė pritur urimet e nevojshme tė kėsaj martese “urgjente”, kishte ftuar rrethin shoqėror, komshinjtė dhe disa farefis tė largėt tė Xhevitit. Nusja ime, e grabitura ime, pa vello e formalitete tė tjera, la pėrshtypje tė jashtėzakonshme te tė gjithė tė ftuarit, qė mbushėn dy dhoma.
Mund tė tingėllojė si paradoks i moshės rinore, por natėn e martesės, shijova gjithēka mund tė shijohej nga njė lule madhėshtore me aromė dehėse. Dhe ajo mbeti sėrish vajzė pėr pothuaj disa ditė tė tjera. Mospėrdhosja e saj, mė ishte ngulitur qysh nė ēastet e para tė dashurisė sonė nė Stravaj. Dhe s’mund tė isha ndryshe, pėrveēse njė romantik i rėnė keqas nė dashuri. Pėrderisa u martuam para kohe, kishim kohė tė bollshme pėrpara. Dhe tjetra: mendova se mund tė ma merrte i ati prapė. Tė paktėn Klea tė ishte pėr tė, po ajo vajzė e pastėr qė erdhi me mua me dėshirėn e saj...
Ditėn e dytė paradite, sipas porosisė sė Xhevitit, shkuam nė Degėn e Punėve tė Brendshme. Deklaruam para oficerit tė rojės, se ishim martuar me dėshirėn tonė tė lirė. Por pa pėlqimin e prindėrve tė saj, tė cilėt kundėrshtonin pėr shkak tė ndryshimeve fetare. Ai mbajti shėnimet pėrkatėse nė njė fletore procesverbalesh, i bindur thellėsisht pėr ato qė deklaruam tė dy. Nė fund ky oficer i policisė, njė peqinas kompetent nė detyrė e nė shprehje, na uroi trashėgim edhe na tha: “Mos e ēani trapin pėr ata fanatikėt e mutit!”
Lajmthirrjet telefonike bėheshin tri ditė pėrpara. Dhe tė shtunėn nė mbrėmje Klea foli me tė ėmėn. Unė i ndiqja nė telefonin paralel tė sportelistes. Pėrmendorja e thinjur tundi e shkundi telat e gjatė tė linjės dhe i mbylli qortimet e ashpra: ”Ē’bėre, moj urupkė pėr mishtė tėnd?... Korba, korba ti, moj tė preftė perėndia ditėt, qė do bėhesh pishman si derri!”
Klea, krejt gjakftohtė, iu pėrgjigj, se kishte merak vetėm pėr shėndetin e saj, tė mos prishte gjakun. Po pishman nuk bėhej kurrė, se ishte e lumtur sa mė s’ka. Nė fund tė bisedės mamaja i tha, tė dilte tė takoheshin te stacioni i trenit tė Elbasanit tė shtunėn tjetėr. Do tė kalonte me vajzėn e tretė pėr te vajza e dytė nė Tiranė.
Ne dolėm te stacioni dhe pritėm deri sa erdhėn autobusėt e Korēės. Bashkė me to, ishte edhe burri i motrės sė madhe tė Kleas me tri motra. U dhashė dorėn dhe u tėrhoqa mėnjanė, pėr t’u krijuar mundėsi tė kuvendonin lirshėm. Por nga larg, ndiqja me kureshtje ēdo lėvizje tė mimikave dhe duarve tė tyre tė shqetėsuara. Debati gjithė ngėrēe zgjati rreth tre ēerek ore. Pothuaj, derisa erdhi treni dhe u bė gati hapja e portės sė hekurt. Pastaj shkova edhe njė herė u dhashė dorėn dhe i thashė mamasė:
- Mos na mbani mėri, ne jemi fėmijėt tuaj dhe do bėhemi miq pėr gjithė jetėn!...
- Me turk, mos e dhėntė perėndia! - tha ajo krejt e zverdhur nė fytyrė.
Ndėrsa kunati i madh, njė ish oficer nė pension, me sy laramanė, si tė mbushur me vrer tė akullt dhe me tre dhėmbė tė rralluar nė pjesėn e pėrparme tė gojės, shfryu duke brambullitur nėpėr buzė metafora biografike tė urrejtshme:
- Tė lumtė ty, i anės sė dhive, qė arrite tė pėrzihesh me delet!... - lėshoi thumbin e vet dhe heshti tėrė hundė e buzė.
E vėshtrova ftohtė nė sytė e akullt.
- Unė jam qengj manar, - i thashė me njė nėnqeshje qesėndisėse tė lehtė. - Megjithatė, vajzėn ja ku e keni, po u erdhi, merreni me vete nė tufėn tuaj tė deleve!...
Ai u mek. Po shpėrtheu e ėma:
- Lipsur qoftė, tani, si u llangos me turqit, mbaje, tė qoftė ty! Se ne nuk e pranojmė mė nė shtėpi, edhe sikur tė mbetet rrugėve e tė katandiset pėr flamė. - tha plaka gjithnjė me kokėn mėnjanė e duke u dridhur.
- Moj, mama, - kėrceu Klea me patos tė mahnitshėm, krejt e tensionuar tashmė. - Unė isha nė shtėpi dhe ika, se e desha me shpirt kėtė djalė dhe e dua deri sa tė vdes. Edhe sikur tė mė kthejė zoti prapė nė shtėpi, prapė do ikė pėr tė ardhur te ky!...
Ashtu si atė natė nė Stravaj, kėto fjalė e bėnė mamanė tė nxihej krejt nga fytyra. Rrėmbeu befas ēantėn pėrtokė dhe u nis e para drejt trenit. Kazanit tė madh qė avullonte me shkulme, iu vu mė nė fund edhe kapaku.
Mė duhet tė shpjegohem, se pėr herė tė dytė u ndjeva aq tepėr krenar pėr dashurinė e palėkundur tė Kleas, sa nga lumturia nuk durova dot, po e tėrhoqa dhe e putha pas barakės sė frutave, nė cep tė stacionit. Dhe atė natė, pėr herė tė parė, nė momentin kozmik, kur shpirtrat tanė shkuan nė kopėshtiet me lule dhe u takuan ballas me Zotin e madh tė tė gjitha feve, racave dhe dasive klasore, porositėm njė krijesė tė dashurisė njerėzore. Njė zogėz tė vogėl, qė tė cicėronte te foleza jonė nė pyllin e Stravajt. Kush thotė se nuk e ka parė Zotin ndonjėherė, nuk ka dashuruar me tė gjithė fuqinė e shpirtit. Unė e pashė atė natė dhe nuk e harroj kurrė atė pamjen e madhėrishme tė konvencionit unik tė Tij.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA