krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 29

Home
Curiculum

29
Nuk kishte orė tė ditės tė mos mendoja pėr Klean. S’dija nė ē’kushte ndodhej dhe ē’bėhej me tė. Mė gėrryente mendimi, se ndoshta luhej tortura e maces me miun, pėr ta lodhur t’u nėnshtrohej dėshirave tė tyre. Pėr fat tė keq, ajo s’mė kishte lėnė as adresėn. Nė kėto rrethana, ēdo veprim i mėtejshėm pėr t’u lidhur, varej kryesisht prej saj. Dyshimet shqetėsuese mė kishin vėnė poshtė me njė forcė fshikulluese tė re.
Javėn e tretė erdhi letra.
“ I dashur... do jem shumė e lumtur po tė ra nė dorė kjo letėr. Duan tė mė fejojnė me zor. Ngulin kėmbė pėr njė mjek nė lagje. Po ti e di mendimin tim. Nė ke ndėrmend tė mė marrėsh, tė lutem eja shpejt pa u trashur puna. Ah, ta dish sa mė ka marrė malli tė tė shoh. Tė pres me padurim.
Jotja, K...
P.S. Adresa ime ėshtė : Lagja 1, Rruga “Teni Konomi” numėr 25. Mos eja vetė nė shtėpi. Nė gjimnazin “Raqi Qirinxhi” kėrko shoqen time Violeta Tėrova. Ajo mė lajmėron.”
Gjoksi mė mori flakė menjėherė. U bėra befas me flatra tė padukshme, ndonėse gojėkyēur. Por kėtė e zbulonte padashur pamja ime, gazi i shkujdesur qė mė lodronte nėpėr fytyrė. Dhe ecejaket varavingo poshtė e pėrpjetė barakave kot mė kot. Kushdo qė mė takonte, mė pyeste, ē’kisha qė gazmoja asisoj. S’mė mbante vendi, sa tė vinte e nesėrmja, tė shkoja nė Elbasan te motra, pėr tė biseduar lajmin e madh tė ardhur nga parajsa.
Nuk kishte asnjė zgjidhje tjetėr, pėrveēse t’i pėrgjigjesha thirrjes sė saj. Nga pėrvoja jetėsore kisha arritur tė kuptoj, se nė kėtė botė nuk janė moshat, trupat apo pasuritė, ato qė duhet t’i lidhin njerėzit, po vetėm shpirtrat. Njė shpirt i mirė, ėshtė njė thesar. Unė e kisha gjetur thesarin tim. Tani ēdo alternativė tjetėr ishte eliminuar. Vendimi kishte marrė formėn e prerė. Ajo mė kishte thirrur me zėrin e shpirtit dhe unė do tė shkoja, edhe sikur tė mė ftonte pėr nė varr.
Pemuli erdhi nga Saranda tė nesėrmen paradite, pikėrisht kur do tė nisesha. E kishte pritur Xheviti nė Elbasan dhe e nisi pėr nė Stravaj me Salo Memėn. U ēmalla me tė dhe me veten time, duke u parė nė pasqyrėn e moshės, nė tė cilėn ika pėrgjithmonė nga qyteti i bukur jugor. I bėra njėmijė pyetje pėrmallimi pėr gjithēka. Dhe mora njėmijė pėrgjigje, tė cilat i regjistrova tė gjitha nė pėrfytyrimin tim, tė ndezur si projektori i kinemasė. Pastaj duke u kthyer te realiteti i shqetėsuar ku ndodhesha, i dhashė ēelėsin e dhomės dhe bllokun tim tė mensės. Po atė ditė pasdite u nisa pėr nė Elbasan, pėr ta shndėrruar ėndrrėn magjike nė nuse. Nėse fati s’mė kishte braktisur pėrgjithmonė.
Mbrėmja e kėsaj dite doli mė e mbarė nga ē’e prisja. Xheviti kishte mbaruar kursin e shoferėve. Ishte regjistruar nė parkun e kamionėve dhe priste skodat e reja tė vinin nga Ēekia. Krejt i lirė siē ishte, shprehu gatishmėrinė tė vinte me mua nė Korēė, pėr rrėmbimin e Kleas. Do tė vinte nė pėrdorim taktikat e tij prej ish ushtaraku, pėr tė siguruar suksesin “si nė sulm, ashtu edhe nė mbrojtje”. Mendimet i kishte mjaft shpresėdhėnėse. Fjeta atė natė nė ēarēafėt e artė tė ėndrrės mė tė bukur, tė rinisė sime fatzezė.
Tė nesėrmen nė mėngjes u nisėm drejt Korēės me autobusėt e linjės. Xheviti mė dha kostumin e tij tė ri, prej stofi terital me vija. Ēuditėrisht, mė qėndroi fare mirė pas trupit dhe mė transformoi menjėherė nė dhėndėr. Kjo u bė shkak, tė duroja me kėnaqėsi shpotitė e pėrsėritura, qė pėrdoren zakonisht pėr tė cytur dhėndurėt.
Udhėtimi u bė pėr mua i mėrzitshėm edhe nga hamendjet qė mė pėrlesheshin herė pas here nė kokė. Po rruga ishte tepėr e keqe dhe zgjati gjashtė orė tė plota. Arritėm nė qytetin e madh lindor, aty nga ora tre pasdite. Kur ishte mbyllur gjimnazi, ku do tė takoja shoqen e Kleas. Na u desh tė zinim hotel, pėr tė pritur agimin e ditės tjetėr dhe kjo e shtoi peshėn e padurimit tim tė ankthshėm.
Xheviti tregohej mjaft gjakftohtė dhe nė ēdo kohė rrekej tė mė injektonte optimizmin e vet me terma ushtarake.
- Tėt motėr e mora pa ekzistuar fare fronti i kundėrt, kėshtuqė tė gjitha energjitė dhe guximin do t’i pėrdorim tani pėr fitoren e plotė tė betejės tėnde, - ishin fjalėt qė mė kanė mbetur nė mendje prej tij.
U nisa tė kėrkoj gjimnazin “Raqi Qirinxhi” dhe e gjeta lehtė. Nxėnėsit ishin nė mėsim. M’u desh tė prisja tė binte zilja. Mė pas dėrgova njė vajzė, qė doli rastėsisht te porta e hekurt, pėr tė thirrur Violetėn e panjohur.
S’vonoi shumė dhe te dalja e oborrit u afrua njė nxėnėse, brune, e gjatė. Kishte fytyrė gazmore dhe flokė kaēurrela.
- Kush mė kėrkoi? - pyeti duke qarkuar vėshtrimin e druajtur qark meje.
- Unė, - i thashė. - Besoj tė ka folur Klea pėr mua...
- Po, po, - ajo mė hetoi nga koka te kėmbėt tepėr e habitur dhe mė dha dorėn duke u purpuruar nė fytyrė. - Do shkoj ta lajmėroj tani. E ka shtėpinė kėtu afėr, ja, tek ajo ndėrtesa dykatėshe me atė ballkonin me parmakė hekuri.
- Tė lutem jepi dhe kėtė! - i zgjata njė fotografi timen, ku kisha dalė para makinės sė Salo Memės. - Unė po largohem, pasdite kur tė dalėsh nga shkolla, shoqėroje Klean po deshe deri te banka, ku kryqėzohen rrugėt.
Ajo mė pa edhe njė herė me atė vėshtrimin e saj zhbirues. Buzėqeshi, pohoi me kokė dhe u largua me vrap.
Prapa fotografisė kisha shkruar imėt: “Klea, sipas porosisė nė letrėn tėnde, kam njėzetekatėr orė qė gjendem nė Korēė. Ėshtė e para dhe e fundit herė. Ēdo zgjatje na rrezikon tė dyve. Mė ka marrė malli shumė pėr ujėrat e kaltra.”
U ktheva ku mė priste Xheviti, me shpresa tė shkruara, jo vetėm nė fytyrėn e ēelur tėrėsisht, po edhe nė ecjen kėrcimtare. Ai kishte gjetur taksinė dhe bashkė me shoferin kishin vėnė nė gojė nga njė cigare. Shoferi, njė mesoburrė i parruar me kasketė mbi sy, po mundohej tė ndizte fijet me njė shkrepse vendi. U shau nėnėn tė gjitha fijeve me radhė. Pastaj njė fije u ndez dhe ata filluan tė tymosin duke u kthyer drejt meje. I shkela syrin Xhevitit duke gazmuar dhe ai kuptoi gjithēka.
- Ky ėshtė kunati, sa tė vijė dhe kunata, nisemi! - i tha shoferit.
Dita po binte, duke mė krijuar edhe mua njė gjysmėhije ndjenjash. Sekondat po zvarriteshin nė mėnyrė tė padurueshme. Isha duke i bėrė sytė katėr, me nerva tė tendosura nga pritja dhe ankthi. Sakaq Klea me shoqen po pėrshkonin njė rrugė tė paparishikuar prej nesh, pėr tė mos rėnė nė sy. Dhe nė ēastin, kur Xheviti pėr tė shtyrė kohėn bėnte ca muhabete kodra pas bregut, duke hequr drejtėza nervoze me njė kleēkė nė pluhurin e rrugės, ato u shfaqėn befas e po buzėqeshnin.
Tė gjitha poret e mia kumbuan nga hapi i saj i zjarrtė. Brofa nga prevazi i vitrinės ku isha ulur dhe njė valė e nxehtė gjaku mė vėrshoi nėpėr gjymtyrė. Kalimi nga meraku nė gaz dhe hutimi, qenė aq tė shpejtė, saqė u pleksėn tė tre njėherėsh dhe ma rrėqethėn tė gjithė trupin.
- Klea! - thirra dhe nė gjoksin tim zemra mė tringėlliu, sikur tė kishin trokitur njėherėsh tė gjithė qukapikėt e pyllit tė Stravajt.
Ajo zgjati dorėn nė heshtje dhe sytė e saj ujėra-ujėra sikur lėshuan dallgė tė ngrohta. Kishte veshur njė fustan basme me lule tė mėdha, me mėngė zhapone dhe njė palė sandale tė bardha.
Atė fustan tė puthitur aq bukur pas trupit, qė e tregonte njė goxha vajzė, s’do ta harroj deri nė fund tė jetės, sepse asnjė tjetėr nuk e pati hijeshinė e tij. Jo se copėn e basmės ia kishte dėrguar tezja nga Amerika, po sepse me atė fustan Klea u fiksua nė sytė e mi ditėn e parė, kur erdhi pėr tė bashkuar pėrgjithmonė jetėn e saj me timen.
Njė mall e dhimbsuri e ēuditshme buronte nga ata sytė e saj tė mėdhenj, qė s’mi ndante asnjė ēast. Pėrdridhte papushim gishtat e shqetėsuar, qė tregonin se brenda saj po zhvillohej njė duel i fshehtė. Pata pėrshtypjen, se mos vendimi i saj po luhatej midis dėshirės dhe pavendosmėrisė pėr tė braktisur prindėrit.
- Klea, je e vendosur pėrfundimisht? - e pyeta me zė tė lehtė qė tė mos dėgjonte taksisti.
- Po, - tha duke mė goditur me vėshtrimin e saj nė bebėzat e syve.
- Dhe ke menduar se do shkoj ushtar?...
- Po. Do qėndroj aty ku tė mė lėsh, mė e lumtur se nė shtėpinė e njė tjetri qė nuk e dua. - shqiptoi pėrfundimisht me njė zė tė prajshėm.
- Hip, shpejt! - i thashė i frikėsuar se mos e kishte ndjekur ndonjė nga shtėpia dhe ma rrėmbente zogun e artė nga dora.
Vajzat u puthėn. Klea zuri vend nė sediljen e fundit. Violetės i rrėshqitėn lot, ndonėse e dinte pėrse e kishte shoqėruar deri aty shoqen e ngushtė. Unė e falėnderova dhe u nisėm. Njė copė herė Klea tundte dorėn nga xhami i hapur. Derisa Violeta pak nga pak mbeti sa njė thėrrime nė udhėkryqin e largėt.
Po binte muzgu. Xheviti pranė shoferit nuk e hapi gojėn pothuajse fare. Sapo arritėm nė Maliq, taksisti hapi krahun dhe doli tė shihte motorin. Taksia e vjetėr, tip “Varshava” e angazhuar pėr tė na ēuar deri nė Pogradec, ngeci pėrfundimisht aty mbi asfalt. Nė ato ēaste ankthi, mbetėm para saj, si para njė mize tė madhe, tė ngecur nė shiritin ngjitės tė letrės mizakapėse. Zgjidhja taktike e Xhevitit, pėr tė zhdukur gjurmėt, duke ndėrruar mjetin me targė tė Korēės nė Pogradec, dėshtoi qė nė kilometrat e parė. U mundova ta bind veten, se taksisti, i regjur nė kėso punėsh, e kishte nuhatur me anėn e pasqyrės, qė puna jonė ishte rrėmbim i pastėr. Dhe u shmang pėr tė mos patur probleme mė larg, ku mund tė ndiqej nga policia e lajmėruar prej familjes sė vajzės.
Merak ky, pėr tė cilin Klea e porositi Violetėn, tė kthehej vonė, kur tė kishim arritur Elbasanin. Dhe pėr tė justifikuar veten e pėr tė mos u bėrė merak prindėrit, t’u thoshte se Klea takoi nė bulevard atė djalin e kinemasė dhe iku me dėshirėn e saj. Kėtė, Violeta e dėgjoi edhe vetė, kur i thashė Kleas, se kisha pėr tė shkuar ushtar dhe m’u pėrgjigj se ishte mė mirė tė mė priste, se sa ta ēonin tek ai tjetri qė s’e donte.
Por ja, qė ne ngecėm qysh nė hapat e parė dhe rreziku shtohej nga ēasti nė ēast. Gjithsesi, paguam taksistin dhe Xheviti doli pėr tė gjetur mjet tjetėr.
Unė dhe Klea prisnim nė anė tė trotuarit. Ende pa shkėmbyer ndonjė fjalė tė rastit, vura re se po vinte drejt nesh fytyra e ngulitur nė sytė e mi prej muajsh tė tėrė, nė klasėn e shtatė tė Sarandės. Afesaja...Nuk po mė gėnjenin sytė, ishte pikėrisht ajo. Rritur e zbukuruar si pėr ēudi. M’u kujtua menjėherė, se kur endesha pa punė rrugėve, babai i saj oficer ishte transferuar nė qarkun e Korēės.
- Ua, ē’bėn kėtu ti, mo? – u shtang ajo, duke kaluar vėshtrimin sa te Klea, tek unė dhe na shtrėngoi dorėn.
- Ik tani, Afesa, se je bėrė kaq e mirė, sa ka rrezik tė tė rrėmbej edhe ty, tė bėhem me dy nuse! – shpotita dhe pashė se Klea qeshi me zė, krejt e sigurt se isha veēse skllavi i saj.
- U mo, tė rėntė pika, kur u bėre kaq shpejt pėr nuse, se mė ēudite!
- Ėshtė problem pak i ngatėrruar, pėr t’u shpjeguar kėtu, tak-fak! - qesha padashur.
- Mirė, po ku e gjete kėtė artiste filmi? - shqeu sytė mbi Klean.
- Nė kinema, duke luajtur filma, - i thashė dhe mė shkoi ndėr mend, se pėr herė tė parė kisha kuptuar qė i pėrkisja gjinisė mashkullore, kur te banka e pėrbashkėt shihja kofshėt e zbuluara tė Afesasė, dhe pėrsėri, e quaja motėr.
Erdhi Xheviti duke dihatur. Tha se duhej tė niseshim nė kėmbė pėr tė dalė sa mė shpejt nga Maliqi e tė prisnim ndonjė mjet rrugės. Arsyet kuptoheshin, por mė mirė i dinte ai qė kishte ndėrtuar planin taktik. U ndamė ngrohtėsisht me Afesanė dhe u nisėm menjėherė.
Ishte bėrė natė. Pėrshkuam me hapa tė shpejtė plepat, qė zgjateshin nė tė dy krahėt e rrugės, deri nė fshatin e parė matanė Maliqit. Disa makina nuk ndaluan. Por befas Xheviti ndali njė kamion “Gaz Molotov”. Iu lut shoferit, gjoja na qe prishur makina nė rrugė dhe ishte rimorkjuar pėr nė ofiēinė. Fati ynė filloi tė kthehej pėr sė mbari. Ai pranoi tė na merrte dhe shkonte pikėrisht nė Elbasan. Xheviti hipi nė tė vetmin vend qė kishte pėrpara ky lloj kamioni. Ne u ngjitėm mbi thasėt me oriz dhe u rrasėm prapa kabinės pėr t’u mbrojtur nga era. Nata vjeshtore dukej mjaft e ngrohtė, po Klea ishte me mėngė zhapone. Nga meraku, hoqa xhaketėn time dhe i mbėshtolla krahėt. Ishte data e paharruar, 25 shtator. “Molotovi” vraponte si i shkalluar, kėrciste, dridhej, hidhej pėrpjetė nėpėr gropa. Ndėrsa ne mbaheshim fort me buzėt shtrėnguar te njėri-tjetri dhe ndjeheshim sikur tė ishim nė prehrin e butė tė perėndisė.
Duke menduar pėr dyshekun me thasė orizi, nė njė nga pauzat e frymėmarrjes i thashė Kleas:
- Po ta dinė njerėzit se mbi kokrrat e pilafit tė tyre ka udhėtuar njė dashuri e madhe, kushedi sa do t’u shijojė!...
Fytyra e saj rrėzėllitėse gazmoi dhe tha me njė zė pėrkėdhelės, sikur njė burim i qetė tė kullonte fare pranė veshėve tė mi:
- Ku s’tė fluturoka ajo mendje, o shpirti im!
Ėmbėlsia e shprehjes sė parė intime nga goja e saj, mė shkaktoi njė dridhmė tė kėndshme qė mė pėrshkoi tė gjithė trupin.
- Mė fluturon, moj Klea, mė fluturon, moj xhan, nga gėzimi qė filmi i jetės tonė po na del kaq i bukur! - i thashė dhe psherėtiva thellė nga njė vegim i beftė pėr tė ardhmen. Se kushedi me sa seri tė dhimbshme do tė ishte ky film kilometrik, qė sapo kishte filluar.
Duke ndjerė dritėn e fshehtė qė rrezatohej prej saj, mbi tė gjithė qenien time, mendova se ashtu si hajduti i vetėdijshėm, tani qė e kisha rrėmbyer atė pasuri tė ėndėrruar, po zhytesha nė merak. Vallė, a do ta gėzoja dot, pėrballė urrejtjes dhe egėrsisė klasore qė mė kishte kėrcėnuar gjithsaherė?!...
Atė natė pėrrallore, gjysmėhėna e ndritshme voziste mes rrėkeve tė pafundme tė yjeve dhe dukej nė sytė e Kleas, qė vezullonin ngjitur me fytyrėn time, si njė varkė prej argjendi qė lundronte drejt pėrjetėsisė. Qielli mė bėri tė mendoj, se mbase qysh para njė milionė vjetėsh ka qenė vendosur, qė unė me Klean tė niseshim nga drejtime krejt tė ndryshme dhe tė takoheshim nė pyje tė largėt, pėr t’u lidhur pėrjetėsisht.
Tė humbur nė atė puthje tė gjatė magjike, rruga prej nėntėdhjetė kilometrash, na u duk nėntė metra. U shkėputėm me dhimbje, vetėm kur “Molotovi” ndaloi ta Rrapi i Bezistanit. Mund tė kishim udhėtuar ashtu deri nė Polin Jugor tė globit, duke harruar ēdo vuajte tė kėsaj bote...

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA