krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 28

Home
Curiculum

28
Ishte mbrėmja e njė tė shtune, nė fund tė gushtit. Vendosa tė shkoja me zisin e Salo Memės te motra nė Elbasan, pėr t’i qarė hallin.
Ia tregova motrės Naxhie dhe kunatit Xhevit, tė gjitha ndodhitė e mia. Mė tej u bėra tė ditur vendimin tim dhe me mjaft druajtje e maturi i luta tė mė jepnin njė shans pėr tė jetuar me Klean. Ata e pritėn me entuziazėm tė gjithė ligjėratėn e gjatė dhe pak nga pak u pushtuan nga njė lloj tifozllėku, pėr tė fituar ndeshjen me kolosin pėrbuzės.
Xheviti, me njė pamje krejt gazmore, miratoi veprimin:
- Ne “Turqit”, siē na quan ai, e kemi pėr mirė t’i rrėmbejmė kaureshat.
- Meqė thua se vajza ikėn nga shtėpia kur tė duash ti, merre pa rėnė nė sy dhe sille kėtu, - mė pėrkrahu motra Naxhie, me sy tė ndriēuar nga dėshira e papritur.
Kjo mbėshtetje e re mė ngjalli ngazėllim tė tejskajshėm.

Mbrėmje e bukur dhe shpresėdhėnėse. Gjatė kthimit tė hareshėm pėr nė Stravaj, ia tregova Salo Memės planin tim, tė pranuar prej tyre dhe kėrkova ndihmėn e tij.
- Lesh me qime, - nxitoi tė thotė ai duke fėrkuar mjekrėn. - Pse me axhele kaq tė madhe, ti do shkosh ushtar!...
- Ka kohė ajo punė, kjo tjetra s’pret, se ata mund ta fejojnė...
Ai u ndėrmend pak sekonda, duke mė kundruar me qesėndi.
- Me demek, do e rrėmbesh e do e mbash te motra... - shtoi me mėdyshje.
- Nė fillim te motra, sa tė plotėsoj javėn e martesės. Pastaj kėtu, nė dhomėn time tė vogėl. Ajo do tė mė presė deri sa tė mbaroj ushtrinė...
Salo Mema ēakėrriti sytė dhe vėshtrimi i tij brodhi me shqetėsim mbi fytyrėn time.
- Or, po ti, sikur s’mbush mirė, a derėzi?... Kėtij i thonė hajvanllėk me okė. Nuk e di ti, qė tė ha xhuxhullima? Ai feēkėderri tė bėn fėrtele, ta rrjep lėkurėn pėr sė gjalli!…
- Unė do tė jem burri i sė bijės...
- Mos u bėj kaq gdhė, mor jahu, ai u rrjep tė dyve dhe me lėkurėn tuaj bėn dy palė opinga, - tha me shpoti dhe njė e qeshur e shtrembėr i rrėshqiti padashur nė buzė.
U pėrtypa pak sekonda nė mėdyshje.
- Jo, more, nuk ėshtė aq i tmerrshėm sa e bėn ti.
- Epo vallahi, bilahi, qofsh ti qė je, unė mė mirė marr vajzėn mė tė humbur qė ka Vlora, se sa tė lė puplat kėtu, nėpėr degėt e pyllit. Ē’tė paska goditur kaq keq nė kaplloqe, pse je marrosur kėshtu xhanėm?!
- Ti duhet tė mė ndihmosh, Salo, se tė kam vėlla. S’kam tjetėr aq tė besuar sa ti...
Atij iu bė qejfi dhe ia mori labēe: “ O bilbil, aman, aman, ike dhe na le pėr njė copė fustan...” Pastaj tha befas:
- Ti, mo birazer, je shumė patriot...
- Pse e thua kėtė?
- Se je gati tė vdesėsh pėr dy gisht vatan...
- Mos mė ēaj kokėn dhe mos tė dėgjoj tė flasėsh mė kėshtu! Dėgjove? - bėrtita i inatosur. - Unė s’vdes pėr ato vatanet e qelbur qė vdes ti, - Kisha parasysh njė kurvė sisėmadhe nga Elbasani, qė kishte sjellė dikur nė pyll.
- Se s’tė punon me kurvat ty, ē’faj kam unė!...Tė thashė, do kuēu-kuēu, ti s’deshe... - u skėrmit, duke vėnė buzėn nė gaz dhe mė fėrkoi kokėn pėr tė mė zbutur.
Pėrpara farfurinte Shkumbini me rrėshqitjen e vet melankolike dhe me buzėt plot shelgjishte tė ndriēuara nga hėna e plotė. Dhe anės rrugės parakalonin rrapet gjethedendur, tė goditur nga projektorėt e fuqishėm tė Zisit.
- E vėrteta, ajo vajzė ėshtė e mrekullueshme dhe e meriton ta vėsh kokėn nėn satėr pėr tė, - tha Salo Mema pas njė copė heshtjeje, duke vėshtruar pėrpara. - Po kėta malukatėt pleq s’duan t’ia dinė se heq e vuan tjetri pėr t’ua bėrė bijėn tė lumtur. Atyre sikur ua merr pėr ta therur, e jo se ua do shumė pėr gjithė jetėn.
Desha t’i them, se nė rastin mė tė mirė ai ishte njė budalla i lezeēėm. Por u pėrmbajta e qesha padashur me atė shpjegim naiv. Dhe pas buzagazit tė tij ēarmatosės, kaluam sėrish nė gjendjen e mėparshme.
Me tė arritur te dhoma nė Stravaj, i shkrova njė letėr tė shpejtė Kleas, ku ia shpjegova tė gjitha me eufori. Dhe ajo mė dėrgoi pėrgjigjen e gatishmėrisė sė saj absolute.
Tė nesėrmen qeshnin me mua dhėmbėt e bardhė tė disa kallinjve tė misrit tė zhveshur nė arėn aty pranė. Le tė frynte erė dhe le tė grindej stomaku pėr bukė. Qė prej mėngjesit deri nė mbrėmje, prisja i fshehur te korija e gjelbėr ndanė xhadesė, me sytė lėshuar udhėve tė sharrės. Po makina e Salo Memės s’dukej gjėkundi. U bėra i tėri njė vesh i vetėm, i madh. Diēka duhej tė kishte ngjarė. Boria e Zisit duhej tė binte tri herė me radhė te kthesa e urės. Ē’tė kishte ndodhur?... Po mė mundonin ankthet.
Klea duhej tė kishte dalė nga shtėpia qysh nė orėn nėntė. Pasi tė linte ēelėsin e dyqanit tė bukės, duhej tė zbriste para dyqaneve, ku e priste makina e Salos, ngarkuar me dru. Ai do ta priste gjithė ditėn. Planin e dinte. Ajo duhej tė kishte zbritur deri te ledhi dhe sa tė vinte kėmbėn mbi parafangon e Zisit, Salo Mema do tė ishte bėrė erė. Ajo duhej tė kishte zbritur patjetėr...
Ato ēaste risolla ndėrmend letrėn e saj tė fundit:
“ Ti nuk mund ta besosh, sa e vendosur jam. Tani edhe nga tė rrahurat e babait nuk kam frikė. Pėr tė dashur, i dua prindėrit shumė, po edhe nuk mund tė pranoj ato qė duan tė bėjnė ata. Seē llafosen pėr fejesė tė shpejtė nė Korēė, pėr tė shpėtuar nga turpi i fjalėve qė janė hapur pėr ne tė dy. Po kjo gjė s’do tė bėhet kurrė, se vetėm unė kam tė drejtė tė vendos pėr jetėn time...”
Ndėrsa kisha mbetur i nemitur, si strumbullari nėn hėnė, mė nė fund, atje tej, dy drita tė largėta filluan tė vizatonin nė errėsirė rrathė tė mėdhenj tėrė ngjyra. Rrathėt rriteshin me shpejtėsi dhe ngjyrat i zinin vendin njėra-tjetrės si flurudha fishekzjarrėsh. Njė bori theri ajrin e vakėt tri herė me radhė. Zbrita me nxitim nė xhade, si njė copė shkėmb i rrokullisur. Gurėt e bardhė anėsor po ndizeshin me zhurmė dhe pak nga pak udha e tėrė lulėzoi si lėndinė me luleshqerra nga ardhja e saj. Pastaj klithėn frenat e Zisit dhe u dėgjua zėri i ashpėr i Salo Memės:
- Hip shpejt!
Kalova nė krahun tjetėr dhe hapa derėn e kabinės.
- Po Klea? - klitha i shtangur.
- Hip, pastaj e merr vesh! - gjėmoi ai.
Hyra si nė pus. Makina lėvizi pėrpara me shpejtėsi. Saloja bėri njė pauzė tė padurueshme pėr mua. Kuptohej qė ishte bėrė nevrik.
- Ty sikur tė kanė mallkuar katėrqindmijė dreqėr, a derėzi, - tha pas pak me keqardhje. - U bė puna lesh arapi. Ajo doli nga dyqani me njė pako makarona nė duar dhe po vinte drejt. Unė e ndiqja me sy nga pasqyra. Do ti, atė minutė, sikur e kishte fshehur i paudhi, del pėrpara makinės ai duduku, xhėk, xhėk, si ndonjė kalė i madh dhe e mbėrtheu pėr flokėsh me atė panxhėn e tij tė gjatė. Eh, mė erdhi plasje, kur e pashė qė e tėrhoqi zvarrė... Kisha gjithė ditėn qė prisja, po s’desh fati yt ta linte tė vinte. Ti sikur ke qimen e derrit. Prita dhe ca, se mos ajo ia mbathte e kthehej prapė. Kisha hapur kafanon, gjoja mė kishte difekt motori, kur mė vjen njė punėtor e mė thotė: “Nisu, ore, shpejt, se erdhi e tė bėri gjėmėn! Tė bijėn e zhdėpi dhe e mbylli me ēelės.” Kur pashė qė sharrėxhiu doli prapė te cepi i dyqaneve me njė sėpatė tė madhe nė dorė, ia mbatha me gazin nė dėrrasė, sa desh u rrokullisa nė pėrrua...
Unė s’fola. Po haja veten me dhėmbėt e mendimeve tė trishta. Te motra gdhiva syhapur natėn e dyshimeve dhe supozimeve mė tė mjegullta tė jetės sime. Mė dukej vetja si njė shpend me pendė tė lagura i mbetur nėn shi.
Tė nesėrmen u ktheva nga Elbasani qysh herėt dhe duke rrėshqitur tinėz e kokulur anės pėrroit, shkova u mbylla nė dhomė. Skena e paharruar, qė pashė prapa kortinave tė dritares, ishte e tmerrshme pėr zemrėn time. Aty nga koha e drekės, grupi i shoqėrimit e hipi Klean mbi njė makinė tė zbuluar para dyqaneve. Ēastet ishin tepėr tė rėnda dhe tronditėse. Tė dy prindėrit dhe njė shok i tė atit e vunė vajzėn nė mes. Pastaj ashtu kryepėrpjetė, me sytė nga dhoma ime dhe e pėrcjellė nga kori madhėshtor i zogjve, Klea u nis.
M’u duk sikur m’u kėput zemra dhe mė ra nė fund tė thembrave. Ka ēaste kur, nga tendosja e vrazhdėt e njė ndjenje tė fuqishme, ndryshon pėrnjėherėsh kuptimi i vėrtetė i sendeve dhe fenomeneve qė tė rrethojnė. Ato qė ndodhnin rreth meje i shihja tani vetėm kalimthi, nuk mė depėrtonin nė ndėrgjegje. Dhoma mė ngjante e huaj dhe dyshemeja prej dėrrasash po mė hidhte pėrpjetė, sikur lėkundej toka. Gjithēka mė dukej e turbullt dhe e vagėlluar. Tė gjitha kishin ndryshuar papritur, madje edhe rrezet e diellit ishin gjilpėra shpuese, edhe ajri kishte erėmim tė rėndė, tė padurueshėm. Pėrroi dhe jazi i mullirit dukeshin tmerrėsisht tė trishtuar, gurgullima dhe gjallėria e tyre vdiq befas. Bota rretheqark kishte humbur ngjyrat reale. Peizazhi i gjelbėr ishte bėrė tashmė njė ornament i padobishėm, barakat me ēatitė alpine dhe kinemaja mė dukeshin si pamje tė rėndomta. Klea i paskish dhėnė tė gjithė vlerėn dhe hijeshinė kėtij vendi. Njė trishtim tė tillė, s’kisha provuar kurrė nė jetė, ndonėse kisha vuajtur shumė. As vetė nuk e dija, pse ajo vajzė e ēuditshme mė kishte rėnė aq keq nė tru. Mbase ishte engjėllushja e caktuar nga zoti tė bėhej gati, pėr tė hyrė nė tufėn e engjėjve tė damkosur pa faj.
Malet ngriheshin kryepėrpjetė atje larg dhe pėrtej tyre, Klea po largohej me shpejtėsi. Imazhi i saj po zhdukej nga pyjet malorė, si ylberi kur fillon tė japė shpirt. Ata tani mė kishin ndarė mizorisht nga engjėlli i tetė, qė tėrhiqte pas vetes fijen e padukshme tė dashurisė, tė mbėshtjellė prej saj nė rrotullėn e zemrės sime. E largonin pėr ta tėrhequr atė fije derisa tė kėputej pėrfundimisht... U ndjeva tėrėsisht i braktisur, krejt i vetmuar dhe me ankthin e pasigurisė pėr ditėt pasardhėse. Po ashtu, nė njė cep tė dhomės, krejt e braktisur edhe fizarmonika ime, qė kishte kėnduar aq shumė pėr Klean, dukej sikur qante. Rashė nė njė trishtim aq tė thellė, sa pata pėrshtypjen se po ēmendesha. Dhe, ose kam qenė vėrtetė i lojtur menē gjatė gjithė asaj dite, ose tė gjitha ato ndijime qė pata, s’kanė qenė gjė tjetėr, veēse njė haluēinacion i zgjatur. Sepse arrita deri aty, sa tė kisha ndjesinė se njė kometė e madhe do tė vinte nga qielli tė pėrplasej me tokėn dhe pylli nga ēasti nė ēast do tė ndizej flakė. Por gjithēka kishte qenė pjellė e fantazisė sime tė tronditur.
I rėnduar sė tepėrmi nga ajo llokoēitje mendimesh brengosėse e nga zbrazėtira e pėrhimėt, rreth orės gjashtė tė mbrėmjes zbrita dhe u ula te shkallėt e kinemasė. Ndėrsa pėrpiqesha tė rifitoja ekuilibrin e humbur, duke shkėmbyer ndonjė fjalė me kalimtarėt, mbėrriti korrieri i sharrės nga posta e lokalitetit tė Quksit. Ai hapi njė ēantė mushamaje tė zezė, qė i varej deri poshtė kėmbėve. Pasi kėrkoi ndėrmjet gazetave dhe letrave tė shumta, nxori njė zarf pėr mua. Pastaj iku gojėkyēur, duke llapashitur ēizmet e llastikta, tė cilat i arrinin deri sipėr gjunjėve.
“ Djalė i dashur, mė shkruante nėna, na ka marrė malli, sa nuk thuhet. Tė gjithė tė kujtojmė e tė shohim vetėm nė ėndėrr. U ndamė nė kėtė botė pėr sė gjalli. Po s’kemi ē’bėjmė. Ky ishte fati ynė, tė rrojmė veē. Vėllezėrit t’u rritėn e kanė mbetur udhėve, siē ishe dhe ti nė moshėn e tyre. Merre tėt vėlla Pemulin andej, tė bėjė ndonjė punė sa tė nxjerrė bukėn e gojės, se nuk kam mė fuqi ta ushqej....”
M’u bė njė xhėngė nė grykė, m’u mbushėn sytė me lot dhe e lashė letrėn pėrgjysmė. Pėr kė duhej tė mė qante zemra mė pėrpara. Pėr kė duhej tė mė lotonte shpirti... O zot i madh, pse mė solle deri nė kėtė buzė gremine, tė varur nė njė fije peri!... Ndjeva se nė fyt mė kishte ngecur njė kokėrr arrė. Filluan tė mė shfaqeshin me qartėsi tė pashpjegueshme shtėpia pėrdhese me pesė shkallė tė gurta qė shihte nga deti, ulliri para derės qė kishte mbjellė babai dhe fytyra e lodhur e nėnės sė shtrenjtė. Ah, nėna, plaga ime gjithmonė e hapur, qė mė ka dhembur aq shumė tėrė jetėn...M’u shfaq deti, valėt e tij tė shkumėzuara, shkėmbi i gėrryer nga kripa, ku hidhesha me kokė dhe humbisja nė pėrkėdheljet e kaltra tė dallgėve. Pemuli, qė i ngjante aq shumė babait, ishte rritur dhe kėrkonte punė. Emrin ia kishte vėnė gjyshi atė vit qė pemėt nė fshat lidhėn kokrra shumė. Gjithė emrat tanė ishin marrė nga natyra, nga kafshėt e rralla dhe nga lulet: Vjollca, Luani, Loshi, Agimi, Parimi... Thėllėzė, quhej nėna. M’u shfaqėn tė gjithė. Me atė fizionominė karakteristike tė bukurisė sė fisit, por me pamjen e tyre tė paushqyer dhe tė keqtrajtuar.
Pikėrisht tani, nė rrethanat mė kritike tė rinisė time, duhej patjetėr tė merrja edhe vėllanė me vete. Ishte njėlloj si tė fusje nė kallėpin e jetės sė kėtushme dy veta. Kur edhe njėri ishte bėrė i tepėrt e me probleme. Duhej tė bėheshim dy Siamezė tė bashkėngjitur me damkėn e zezė... I dėrgova nėnės telegram, se do tė dilja tė dielėn nė Elbasan tė prisja Pemulin. S’kisha ē’bėja tjetėr, as mė mirė, as mė keq. Thirrja e nėnės nuk mund tė kthehej mbrapsht. Fjalėt e saj ishin fjalėt e gjakut.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA