krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 27

Home
Curiculum

27
Ndjeja pėr Klean njė dashuri tė atillė, qė mė bėnte tė besoja, se nga ajo vajzė buronte gjithė drita e bardhė e kėsaj bote. Shpirti im kishte patur uri tė thellė pėr ngrohtėsi njerėzore dhe tani dashuria e saj e kishte mbushur plot vakuumin e zemrės sime. Ndaj dhe lidhja me atė vajzė mori njė domethėnie pėrtejtrupore. Nuk di si mund t’u ketė ndodhur tė tjerėve, por unė s’mendoja kurrė marrėdhėnie intime me tė, siē u shkon mendja rėndom djemve pėr vajzat. Madje atė veprim e quaja si diēka tė pistė, pėrdhosės, si njė shtupė tė zezė me tė cilėn mbyllej pėrfundimisht burimi i fuqishėm i dritės sė saj vajzėrore. Ashtu si disa yje gjenden pėrtej rrezes sė shikimit, ashtu edhe seksualiteti gjendej pėr mua pėrtej rrezes sė dashurisė.
Pas gjithė atyre qė ndodhėn, mė kapi paniku se po e humbisja Klean. Shumanshmėria rrėshqitėse e arsyetimeve pėr tė gjetur njė zgjidhje, se si mund tė siguroja bashkimin me tė, mė ēoi nė pėrfundimin e tensionuar, se duhej vepruar shpejt. Pa llogaritur fare moshėn, damkėn dhe kushtet nė tė cilat ndodheshim. Pa llogaritur as cilat do tė ishin rrjedhojat. Gjithmonė e kisha menduar martesėn time, si njė problem thjesht abstrakt. Por tani isha i detyruar ta bėja patjetėr tė zgjidhshėm. Me kėtė do tė bėja edhe pėrcaktimin e drejtimit tė jetės sime, qė ajo tė mos ishte aq spontane, aq e rreptė, aq e vetmuar. Kjo ndjenjė e tendosur, mė shkrepi nė mendje njė guxim tė ēuditshėm. Po sikur tė shkoja njė herė te shtėpia e xha Pandit dhe ta bisedoja shtruar hallin tim...Thashė rastėsisht dhe dalėngadalė ky mendim i frikshėm zuri vend nė trurin tim. Besimin se mund tė arrija diēka, mbase ma pėrforconte mė tepėr afrimi i dikurshėm me tė. Do t’i hapja zemrėn si babait tim dhe s’kishte si tė tregohej aq harbut, sa ishte shprehur pėr mua nė familjen e tij. Aq mė tepėr, duke i shkuar nė shtėpi, si shqiptari te shqiptari, nuk mund tė mė bėnte ndonjė tė keqe...
Njė mbrėmje, kur s’kisha pėr tė shfaqur film, e gradova trurin vendosmėrisht dhe u nisa drejt dhomės sė tij. Nuk e kuptova as vetė, se si i bėra ato pak metra qė ndanin banesat tona. Kėmbėt kishin ecur pa i komanduar mendja. Pothuaj, si njė robot i shtyrė nga energjia e fuqishme e baterisė qė ushqen lėvizjen e tij. Mirėpo kur u afrova, befas u rrėqetha i stopuar nė vend, sikur tė kisha shkelur mbi njė varr. Po sikur ai tė bėnte ndonjė tė pabėrė? S’mė kishte ndodhur ndonjėherė mė parė tė pėsoja njė tronditje si ajo qė ndjeva, kur pashė se ndodhesha ballė pėr ballė me derėn e tij. Kėmbėt e kishin bėrė punėn e tyre pa pyetur fare ē’pėsonte koka... Por pasi u ndėrmenda njė grimė, u mbusha me frymė dhe e konsiderova veten njė copė frikacak ordiner, qė, prapėseprapė, shkon pėr tė kėrkuar nuse. Pastaj me njėrėn dorė shtrėngova dorezėn dhe me tjetrėn trokita dy herė. S’prita pėrgjigje. Hyra brenda trimėrisht, por pa frymė.
Sharrėxhiu vigan ishte aty fare vetėm. Ai u ngrit pėrgjysmė nga kanapeja me sy tė zgurdulluar. Dhe i befasuar nga kjo vizitė krejt e papritur, shtangu nė atė pozicion, si i mbėrthyer me gozhdė kovaēi. Ndonėse aq tė afėrt dikur, gjendeshim tani ballė pėr ballė, nė njė situatė dramatikisht tė ndryshme. Duke pikasur stepjen e tij tė rėnduar, m’u prenė gjunjėt dhe mė rrahu fort damari i qafės. Kaluan kėshtu disa sekonda memece. Fytyra e tij e rreptė, si e farkėtuar prej metali, ishte ftohur krejtėsisht. E vetmja gjė qė mund tė thuhet pėr kėtė ēast, ėshtė kjo: kishim mbetur tė dy pa gojė.
Mė nė fund mblodha tė gjitha forcat pėr tė ruajtur njė pamje tė qetė dhe iu drejtova, duke i ngrėnė fjalėt padashur:
- M... fal, erdha tė bisedoj pak me ty...
- Pėr ēfarė? - pyeti me rrėmbim.
- Po qe se ke pak durim tė mė dėgjosh... - i thashė duke m’u dridhur zėri.
- Hė, fol! - thirri me zėrin si jehonė dhe drejtoi trupin e stėrmadh.
Sa i frikshėm m’u duk nė ato ēaste! Ndjeva se m’u zu fryma. U kollita dhe njoma buzėt.
- Nuk mund tė flas, kur ti mė qėndron kaq ashpėr...
- Pse, si do tė tė rrinė ty? – ma ktheu me armiqėsi tė dukshme.
- Siē rri shqiptari kur i vijnė njerėz nė shtėpi... - pėshpėrita.
Ai u ftillua pėr traditėn. Aty pranė ishte njė karrige prej drurit tė panjės sė bardhė.
- Hė, ulu! - pranoi me njė zė grykor tė trashė, duke i lėshuar fjalėt si ashklat, nga prerja e trungut.
Ra heshtje. Ai u lėshua nė kanape. Unė drejtova vėshtrimin e thyer.
- Dikur bisedonim bashkė si miq tė mirė... Nuk ka pse tė krijojmė armiqėsi mes nesh... - ia nisa me keqardhje, duke e ditur mirė reagimin e tij.
- Do, pa i krijon. - u pėrgjigj me qepalla gjysmė tė mbyllura, ku sytė i dukeshin si dy plasa tė vogla dhe ngjeshi nofullėn.
Kontrasti midis lėvizjeve plot nervozizėm tė duarve tė mėdha dhe fytyrės sė tij tė ftohtė, ishte aq i madh, sa mė ngjallte shqetėsim padashur.
- Dua tė bėhemi miq mė tė mirė nga ē’ishim, - shtova duke marrė zemėr. - Mė prano tė fejohem me Klean...
- Si the, more? - bėrtiti nė kupė tė qiellit dhe kėrceu vrikthi nė kėmbė, sikur ta kishte shpuar nėnvete njė gozhdė.
Sa s’mė doli zemra nga kraharori. I hodha njė sy vetes dhe u habita tepėr, kur pashė se gjendesha gjithashtu nė kėmbė pa e ditur se si.
- Tė lutem, ta marrim mė shtruar, - pėshpėrita dhe u ula i pari.
- Mos fol broēkulla qė s’janė pėr tė folur! - thirri rėndė. .
Guxova t’i buzėqeshja njė xhindi dhe u pėrpoqa t’i flisja sa mė i shkujdesur qė tė ishte e mundur.
- Ke qenė vetė i ri dhe mė ke treguar se ke vuajtur shumė nė atė kohė, pse i bėn tė tjerėt tė vuajnė sot?
- Kė bėra? - pyeti ashpėr.
U mendova njė grimė.
- Mua dhe Klean. - kuturisa e thashė me zė tė shuar.
Ai u ndez sėrish dhe sytė i shkreptinė nga zemėrimi.
- Klean mos guxo ta zėsh me gojė, se ajo s’ka punė me ty, dėgjove! - shfryu ashpėr me vėshtrim kėrcėnues. - Ne ia kemi gjetur tė sajin...
- Ēfarė, Ēfarė? - belbėzova fjalė pa lidhje.
- Ajo s’ka punė me ty! - ulėriu trashė.
Vura re i shqetėsuar, se tashmė mezi po mė duronte. Nofulla e poshtme kishte zėnė t’i pėrpėlitej nga nervozizmi.
Isha ende i tronditur e i mbėrthyer nga emocione tė forta, kur u dėgjua pas derės e qeshura me dredhule e Kleas. Ajo hapi derėn e shkujdesur dhe hyri brenda bashkė me tė ėmėn. Por mbeti e ngrirė befas dhe iu zbardh buza. Pastaj ato tė dyja u shtynė brenda dhomės ngadalė.
Pėr njė grimė zotėroi heshtja. E prishi xha Pandi:
- E more vesh? - pėrsėriti edhe njė herė duke vėshtruar nga e shoqja. - Vajza jonė s’ka punė me ty... Gjej ndonjė nga sėra jote!...
Klea me tė ėmėn, tė dyja fytyrėzbehta dhe tė nemitura, kishin qėndruar kokulur nė cep tė dhomės.
- O Shėnmėri, ē’mė dėgjuan veshėt!... - kėrceu menjėherė pėrmendorja e thinjur. - More ti, nė ke ardhur pėr tė kėrkuar vajzėn, shko andej nga turqit dhe gjej ndonjė! Mos e dhėntė perėndia, turk nuk i japim Kleas ne, sikur kaq ta bėsh dhėmbin! - ajo zgjati gishtin tregues.
Ndjeva njė ngashėrim nė zemėr dhe njė spazmė e zjarrtė mė shtrėngoi fytin.
- Mirė, - thashė qetėsisht duke marrė fuqi nga njė kundrim i ėmbėl qė vura re nė fytyrėn e sė bijės. - Megjithėse turq e kaurė s’ka sot, po nė qoftė se Klea thotė kėtu se mė pranon, atėherė ju bini dakord?
U duk sikur atė ēast ēdo gjė u paralizua papritur. Pėr njė periudhė qė u duk sa pėrjetėsia, ra njė heshtje e tillė, qė dėgjohej edhe miza. Tė gjithė sytė kureshtarė u drejtuan vetvetiu nga Klea, te buzėt e saj tė kyēura, te zėri i saj i ngrirė, nė njė pritje tėrė nerva. Ajo u dėrrmua pėrnjėherėsh dhe zuri tė dridhej sikur tė ishte mbi njė mjet lėvizės. E dija thellėsisht, se kjo ishte pėr tė prova mė e rėndė, gati e tmerrshme, po s’kisha si veproja ndryshe. Mora parasysh, se ajo nga frika mund edhe ta mohonte dashurinė tonė. Ose i ati do ta rrihte keq dhe mua do tė mė qante shpirti pėr shumė kohė. Por duhej ta kryeja patjetėr urdhrin qė mė diktonte zemra. Ia mbėrtheva e s’ia hiqja sytė, asaj fytyrės sė saj magjike, qė kishte marrė njė shprehje aq tė zbehtė vuajtjeje. Shigjetat e mprehta tė syve tė sė ėmės, tė tėrhequra vrazhdėt nė harqet e vetullave tė thinjura, ishin gatitur tė lėshoheshin me flakėrimė. Me nerva tė tendosura nga pritja dhe ankthi, sharrėxhiu e kishte zgjatur aq shumė qafėn drejt sė bijės, sa dukej se do t’i shqyhej prej trupit. Jashtė u dėgjua fisha e kaldajės sė sharrės, si ndonjė hingėllimė pele e zgjatur.
- Ti e ke kuptuar, baba, qė ne duhemi... - tha ajo duke marrė zemėr papritmas, me njė zė tė nemitur, por qė e grisi tejpėrtej atė heshtje tė shtangur.
E vėshtrova si tė ishte njė fytyrė shenjtoreje. Kjo shprehje kulminante, ky pohim i fortė i ndjenjave tė palėkundura tė Kleas, i hapi tejpėrtej dyert e shpirtit tim. Dhe mė bėri tė ndjehem tepėr krenar pėr dashurinė e saj tė sigurt e pėr guximin madhėshtor. Nė atė mjedis e nė ato rrethana tė tensionuara, njė pohim kaq i madh, kaq i guximshėm dhe kaq i mrekullueshėm, quhej vėrtetė i merituar tė bėhej vetėm prej buzėve tė njė vajze pesėmbėdhjetėvjeēare, qė e ndjente me shpirt atė qė kishte thėnė. Mua mė rrahu zemra aq fort, sa desh bėra budallallėkun, t’i shtrėngoja dorėn me atė lehtėsi, sikur tė ishte ndonjė nga shokėt e zakonshėm. Por e pėrmblodha veten shpejt. Ka gėzim, magjepsje dhe mrekullim, unė u mrekullova.
Fjalėt e saj i habitėn dhe i irrituan aq shumė ata, sa mamaja e tmerruar pėrpoqi duart me llahtarė dhe nxitoi ta pyeste mos ishte ēmendur. Kurse i ati, sapo dėgjoi fjalėn e fundit, brofi nė kėmbė i tėrbuar nga zemėrimi i shfrenuar. Tiparet e tij u dukėn tmerrėsisht tė shfytyruara, tė ngrysura dhe tė frikshme si prej bishe. Dy damarė tė trashė i kishin kėrcyer te tėmthat dhe nė ballė iu dukėn rrembat, qė iu frynė e i rrihnin sikur tė ishin ndezur fitila dinamiti.
- Tė ngordha, moj e zezė, tė lashė pa frymė! - klithi si i tėrbuar me njė pamje agresive tė paparė ndonjėherė. Duke shfryrė me atė energji gjiganti, krahu i tij i stėrmadh u rrotullua me mjaft forcė nė ajėr. Dhe atė ēast, dora e tij si panxhė ariu, rrėzoi nga tavolina njė nuse tė vogėl prej porcelani. Kukulla e bukur shkoi duke tingėlluar drejt e te kėmbėt e Kleas dhe atje u bė tri copash. Ai i largoi menjėherė sytė e egėrsuar nga e bija dhe vėshtroi atė tė pandreqshme tė vogėl, me njė keqardhje tė habitshme, sikur ishte gati tė vajtonte pėr tė. Mė shkoi ndėr mend se po tė ishte edhe Klea pa gojė si ajo kukull, ai nuk kishte pėr ta ngritur kurrė dorėn kundėr saj.
- Mos! - klithi e shoqja njė fjalė tė vetme. E kapi shpejt pėr krahu dhe me pushtetin e saj absolut e uli, sikur tė ishte njė fėmijė qė shkon pėr tė thyer lodrat.
- Po e the edhe njė herė atė fjalė, unė tė bėra gjėmėn!... - turfulloi ai me gjakun nė kokė dhe me vėshtrim tė pėrflakur nė drejtim tė sė bijės.
Fytyra e Kleas ishte bėrė tani bojė hiri. Nuk mund tė duroja mė gjatė t’i shihja sytė e saj tė bukur tė rrėzuar nė njė mėnyrė aq tė trishtuar. Kuptohej se nė kraharorin e saj ziente njė shakullinė. Duhej patjetėr qė nė njė farė mėnyre t’ia lehtėsoja gjendjen e tejrėnduar.
- Tė kam nė vend tė babait, po s’ke pse nxehesh nga e vėrteta!... - ia ktheva me guxim.
- Shko, ik, kėrko ndonjė... Zenepe! - gjėmoi ai me njė ton tė ftohtė, pėrbuzės e zemėrthyes dhe ngjeshi nofullėn me potere.
Mė pushtoi njė ndjenjė pakėnaqėsie e hidhur dhe u hodha tė dyve njė vėshtrim keqardhės tė shpejtė.
- S’kam ardhur nga Turqia, - u shpreha me pezėm. - Po tė mos kishte ardhur Turqia kėtu, sot mund ta kisha emrin Thanas...
- More djalė, more djalė, hiqu, mor aman, gjej sėrkėn qė tė takon, hiqu nė ke besuar perėndinė! - rėnkoi plaka me njė zė tė hollė kumbues, duke u dridhur e duke zotėruar nervat e tė shoqit me goditje ritmike nė krahun e tij.
Po mua tani s’mė shkonte ndėr mend tė besoja as djallin, sepse ashtu si pikėnisjen, kisha marrė parasysh edhe pikėn e rrėzimit tim.
- Feja juaj, qė po e ngrini aq lart, nuk duhet t’ju bėjė njerėz pa shpirt!...- thashė me gjakftohtėsi.
- Jo, or, jo, ne ia bėjmė mishtė copė kėsaj ēupėrline, e ty s’ta japim, - shpėrtheu sharrėxhiu Pandi me zė tė trashė gati tė ngjirur. - S’tė ndrit te ne, po shko gjetkė, dėgjove?
Pikasa me bishtin e syrit, se pas kėsaj, Klea e kishte humbur krejt ekuilibrin shpirtėror. Ajo tani ishte kruspullosur kokulur dhe e pikėlluar nė njė cep tė tryezės. Sytė e saj tė trishtuar ishin fshehur krejt nėn qerpikėt e gjatė e tė dendur. U ndėrmenda, se ē’e priste pas melodramės sė kėsaj ngjarjeje. Tashmė e kisha krejt tė qartė se guximi im, pėr tė kėrkuar prej tyre tė pamundurėn, ishte fund e krye njė ēmenduri. Pėrpjekja ime tragjike kishte dėshtuar plotėsisht. Orteku i mendimeve, dėshirave dhe ėndrrave tė mia, ishte pėrplasur nė murin e trashė tė kundėrshtisė sė tyre dhe ishte shkėrmoqur tėrėsisht. Mendova se kishte ardhur ēasti pėr tė shpėtuar jo vetėm pohimin e Kleas nga ndėshkimi, por edhe vajtjen time atje, nga ndonjė pasojė e mėvonshme. Atėherė rizgjodha fjalėt.
- Ju lutem, mos u egėrsoni kaq shumė, sikur po bėhet kiameti! Unė shfaqa njė dėshirė pėr vajzėn tuaj. Pas meje mund tė vijnė edhe njėqind tė tjerė ta kėrkojnė. S’keni pse u hidheni pėr fyti, as atyre, as vajzės. Se fundja, fajin s’e ka ajo, po ju qė e keni bėrė aq tė mirė...- u orvata t’i qetėsoj pėr ta mbyllur sa mė fisnikėrisht dhe vėshtrova nga Klea, e cila befas i zmadhoi nė mėnyrė tė habitshme sytė e saj tė kaltėr, gati tė pėrlotur.
Pashė se kėto fjalė ua ēelėn fytyrėn prindėrve dhe sikur e shtendosėn situatėn. Por nė tė vėrtetė, ato shprehnin veēse tėrheqjen time taktike pėr tė menduar ndonjė sulm grabitqar tė mėvonshėm.
Dola si i goditur nė tru. Dhe me sy tė verbuar nga gjaku i tensionuar, eca marrakėmbėsh pėrmes barishteve tė kėrleshura. Pa arritur tė eci nė rrugėn e shkelur pėr te dhoma.
E brengosur pėr “tėrheqjen” time, Klea mė dėrgoi letėr tė nesėrmen. Shkruante se nuk ishte vetėm feja shkaku i kundėrshtimit tė tyre aq tė madh. Njė natė mė parė sekretari i partisė, Shaban Jevgu, i nxitur nga fjalėt qė ishin pėrhapur nė Stravaj, kishte takuar tė atin dhe i kishte folur keq pėr biografinė time. Fill pasi kisha ikur prej andej, prindėrit e kishin kėrcėnuar: “Po dėgjuam tė hapėsh edhe njė herė gojėn pėr atė kulak, ta pėrdrodhėm kokėn si tė pulės!” Klea u kishte thėnė se kulakėt janė fshatarė, dhe se unė isha ai qytetar qė shfaqja filma dhe i bija fizarmonikės. Po meqė ata s’donin, edhe ajo nuk po ua prishte qejfin. Por tė vėrtetėn e thoshte nė mbyllje tė letrės:“Unė o me ty, o vdes!“ Dhe ndonėse kanarina e mbyllur nė kafaz kishte kėnduar aq bukur pėr mua, bėra “puf!”nga zemėrimi. Mė erdhi inat sa s’plasa, qė njė “oxhakpastrues”, mori letėr tė bardhė dhe shkroi me gishta afishen e biografisė sime, pasi i bėri duart me blozė nė oxhakun e ndezur tė urrejtjes klasore…

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA